Shtepia Botuese Morava

Shtepia Botuese Morava Shtëpia Botuese MORAVA e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e shtypshkrimeve që në vitin 1991.

Pas shumë viteve përvojë, aktiviteti i saj u shtri edhe në fushën e botimeve të teksteve shkollore dhe librave artistikë.

LIBËR I RITitulli: Na ishte se ç’na ishteAutor: Luigi CapuanaPërktheu: Marjana Çuçka“Na ishte se ç’na ishte” është një p...
19/06/2024

LIBËR I RI

Titulli: Na ishte se ç’na ishte
Autor: Luigi Capuana
Përktheu: Marjana Çuçka

“Na ishte se ç’na ishte” është një përmbledhje e jashtëzakonshme përrallash me motive folklorike dhe plot me elemente fantastike, që ushqehen nga tradita popullore italiane. Janë rrëfime që i ofrojnë lexuesit një panoramë të larmishme personazhesh dhe situatash nga bota e mbretërve dhe mbretëreshave deri tek ajo e njerëzve të thjeshtë.

LIBËR I RITitulli: Martesa e përsosurAutore: Jeneva RoseSara Morgan është një avokate e suksesshme 33-vjeçare dhe një nd...
23/05/2024

LIBËR I RI

Titulli: Martesa e përsosur
Autore: Jeneva Rose

Sara Morgan është një avokate e suksesshme 33-vjeçare dhe një ndër ortaket kryesore të një kompanie ligjore. Një profesioniste e spikatur, tërësisht e përkushtuar në punën e saj, së cilës duket se jeta i shkon pikërisht ashtu siç e ka parashikuar.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bashkëshortin e saj, Adamin, karriera e të cilit si shkrimtar nuk mund të konsiderohet edhe aq e suksesshme. Tashmë ka filluar të ndihet i lodhur nga marrëdhënia që ka me Sarën, e cila pjesën më të madhe të kohës ia kushton punës.
Larg qytetit, në shtëpinë e tyre të dytë, të veçuar mes pyllit, Adami përfshihet në një lidhje pasionante me Kelli Samërsin.
Kohë më vonë, një mëngjes, gjithçka kthehet përmbys. Adami arrestohet për vrasjen e Kellit, e cila u gjet e goditur për vdekje me thikë në shtëpinë e dytë të Adamit dhe Sarës.
Shumë shpejt Sara e gjen veten në rolin e avokates mbrojtëse të bashkëshortit të saj - i akuzuar për vrasjen e dashnores së tij.
Gjithçka ngre pyetjen: është fajtor apo i pafajshëm Adami?

Së shpejti në librari!
11/05/2024

Së shpejti në librari!

Address

Rr "Gjon Kastrioti", Laprake, Tirane
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 17:00

Telephone

+35542227202

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtepia Botuese Morava posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtepia Botuese Morava:

Share

Category

Botimet Morava

Shtëpia Botuese MORAVA e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e shtypshkrimeve që në vitin 1991. Pas shumë viteve përvojë, aktiviteti i saj u shtri edhe në fushën e botimeve të teksteve shkollore dhe librave artistikë.

Botimet në fushën e letërsisë artistike i përkasin grupmoshave të ndryshme, duke iu ofruar një kohë të vyer në praninë e librit.

Shtëpia botuese MORAVA i ka kushtuar një hapësirë të veçantë titujve të letërsisë së huaj bestsellerë dhe autorëve të vlerësuar, që të rrëmbejnë në tregimet e përshkrimet e tyre.

Te ne do të gjeni botime për fëmijë, libra artistikë, filozofikë dhe triller.