Shtëpia botuese dhe studio letrare "Naimi"

Shtëpia botuese dhe studio letrare "Naimi" Shtëpia botuese “Naimi" synon promovimin mbi baza profesionale të literaturës dhe kulturës n?

Ne marrim përsipër jo thjesht publikim të literaturës, por edhe këshillim e asistencë për ideim, orientim, solecitim, parapërgatitje, stilizim, përkthim, strukturim, redaktim dhe promovim të librave, teksteve dhe letrave në përgjithësi, duke harmonizuar interesat e autorëve me profesionalizëm të lartë.

Me Ardian Vehbiu – sapo u njoha si një nga admiruesit e tyre kryesorë! 🎉
18/12/2024

Me Ardian Vehbiu – sapo u njoha si një nga admiruesit e tyre kryesorë! 🎉

“Koburja nga Evropa” i Dhimitër AnagnostitNdonëse subjekti i romanit “Koburja nga Evropa” zhvillohet në atmosferën e tur...
14/12/2024

“Koburja nga Evropa” i Dhimitër Anagnostit

Ndonëse subjekti i romanit “Koburja nga Evropa” zhvillohet në atmosferën e turbullt të Shqipërisë së viteve ’20 të shekullit të kaluar, trazuar nga luftërat ballkanike dhe prania e ushtrive të huaja, në thelb “Koburja nga Evropa” është një roman psikologjik për fatin e gruas së izoluar dhe të mos-realizuar, e cila, me burrin që jeton prej vitesh në kurbet, një ditë përfundon në krahët e një ushtari italian që shërben në Himarë. Pikërisht pas kësaj ngjarje, e cila deri në këtë moment shtjellohet si një tërmet i padukshëm në thellësi të detit Jon, vjen rrëmeti dhe tragjedia, ku vorbulla e gjykimeve dhe paragjykimeve do të përfshijë familjet nën krushqi, fshatin, për të shkuar pastaj si kumt i korkolepsur deri në qytetin evropian të Lionit (Francë), ku punojnë e robtohen burri dhe vëllai i kësaj gruaje fatkeqe, të dy miq dhe shokë të ngushtë. Dhe “nyjën” do e marrë përsipër ta zgjidhë jo burri i gruas, por vëllai i motrës. Ai, edhe pse e ka njohur modelin evropian të sjelljes dhe bashkë-jetesës, edhe pse e ka shkelur edhe vetë tabunë e nderit dhe besnikërisë, rrëmben koburen e kthehet në vendlindje për të ndëshkuar motrën... Konvencionet si “tjetri”, “i huaji”, “pushtuesi”, “lufta” nuk shërbejnë tek autori për të mbetur në trajtimet e njohura. Përkundrazi, në fakt ato theksojnë dhe nxjerrin në evidencë akoma më tepër brishtësinë e qenies njerëzore që mund të thyhet për arsye edhe më të thella që lidhen me dilemat dhe motivet bazë jetësore dhe jo me faktorë të jashtëm.

Skeda e librit:

Titulli: Koburja nga Evropa
Autor: Dhimitër Anagnosti
Gjinia: roman
Redaktor: Naim Zoto
Recensent: Ak. Shaban Sinani

Botues: “Naimi” -Shtëpi botuese dhe studio letrare
www.botimenaimi.com
Arti grafik: V. Gjikondi
ISBN: 978-9928-818-05-8
© Dhimitër Anagnosti

Vitit i botimit: 2024
Nr. i faqeve: 130
Formati: A5
Çmimi: 800 lekë.

Një nga gazetat më të mëdha në botë, The Times, e vlerëson librin “Lufta e fshehtë në Shqipëri” e Roderick Bailey, profe...
14/12/2024

Një nga gazetat më të mëdha në botë, The Times, e vlerëson librin “Lufta e fshehtë në Shqipëri” e Roderick Bailey, profesor i historisë në Universitetin e Oksfordit si “Një çelës për të gjithë ata që janë të interesuar për të kaluarën e kësaj zone, për luftën dhe politikën e saj ose përvojat e njerëzve që luftuan në Shqipëri”.

Skeda e librit:

Autor: Roderick Bailey
Titulli: Lufta e fshehtë në Shqipëri

Përktheu në gjuhën shqipe: Edval Zoto, Alvin Saraçi
Recensues: Pëllumb Xhufi

Botues: “Naimi” www.botimenaimi.com

ISBN: 978-9928-234-40-7

Të gjitha të drejtat e botimit në gjuhën shqipe: “Naimi”

Numri i faqeve: 456
Botimi i parë në gjuhën shqipe: “Naimi”, Tiranë 2019.
Ribotimi, “Naimi”, Tiranë 2024.
Çmimi: 2000 lekë.

“Pavarësimi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë” i  Fan S. NolitNoli e shkroi “Librin e 50 vjetorit të Kishës Ortodo...
14/12/2024

“Pavarësimi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë” i Fan S. Nolit

Noli e shkroi “Librin e 50 vjetorit të Kishës Ortodokse në Amerikë (1908-1958)”, i cili, në këtë botim në gjuhën shqipe, botohet me titullin Pavarësimi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë”, për të dëshmuar historinë e kishës që ai vetë e pavarësoi përgjatë një gjysmë shekulli: fillimisht përmes meshimit shqip dhe më pas përmes organizimit të Kongresit të Beratit (1922) dhe shpalljes së autoqefalisë, e cila, më së fundi, më 12 prill 1937, përmes tomos-it partriarkal të autoqefalisë, iu njoh kishës orthodokse shqiptare nga Patriku i Kostantinopojës. Jo vetëm simbolikisht, por edhe nga pikëpamja e strukturës, libri është dypjesësh: historia e kishës, e pavarësimit të saj, dhe biografia e Nolit kryepeshkop sipas Nolit vetë. E shkroi këtë libër duke qenë i bindur se shumë prej të vërtetave që përmbante askush nuk i kishte jetuar nga kreu si ai dhe se, si dëshmitar i vetëm i tyre, e kishte për detyrë të shërbehej te lexuesi me ungjillin e tij. Libri i pesëdhjetëvjetorit, siç njihet më gjerësisht, është vepra e fundme që doli nga duart e Fan S. Nolit. Njëherësh është dhe vepra më pak e njohur e tij nga lexuesi i gjerë.

Skeda e librit
Autor: Fan S. Noli
Titulli: Pavarësimi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë
Titulli në origjinal: Fiftieth Anniversary Book of the Albanian Orthodox Church in America (1908-1958). Published by the Albanian Orthodox Church in America, Boston,1960.
Përgatiti për botim: Anila Ajdini
Përktheu nga origjinali: Alqi Kristo
Redaktore e këtij botimi: Prof. Dr. Diana Alqi Kristo
Recensent: Ak. Shaban Sinani
Botues: Enja
ISBN: 9789928910455

Vitit i botimit: 2024
Nr. i faqeve: 312
Formati: B5
Çmimi: 1500 lekë.

Rindërtohet  “pema” gjenealogjike e Heroit Kombëtar  Nën titullin “Donika dhe Gjon Kastrioti Skënderbeu në Itali”, profe...
14/12/2024

Rindërtohet “pema” gjenealogjike e Heroit Kombëtar

Nën titullin “Donika dhe Gjon Kastrioti Skënderbeu në Itali”, profesori italian Giancarlo Vallone, pas shumë vitesh kërkime nëpër arkiva, sjell historinë e Donikës dhe Gjon Skënderbeut, përkatësisht gruas dhe djalit të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, të cilët u zhvendosën në Itali pas pushtimit osman. Gjithashtu, një vend të rëndësishëm zë në këtë monografi edhe Vrana Konti, i cilësuar si “krahu i djathtë i Skënderbeut”, si edhe stërmbesa e Heroit, Erina Kastrioti Skënderbeu, e cila konsiderohej një nga gratë më të bukura të Mbretërisë së Napolit. Sipas autorit, me këtë “shuhet edhe linja e ligjshme e pasardhësve të Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Në këtë monografi mund të shihni për herë të parë një dokument me firmën e djalit të Skënderbeut, Gjon Kastriotit e, po ashtu, të Donika Kastriotit, si edhe rindërtimin e pemës gjenealogjike të pasardhësve të Skënderbeut. Shumë mistere e gojëdhëna marrin përgjigje.
Autori, Giancarlo Vallone, njihet si profesor i Historisë së Institucioneve Politike dhe Historisë së të Drejtës Italiane në Universitetin e Romës 'La Sapienza', ofron në libër informacione dhe dokumente të reja mjaft interesante që publikohen për herë të parë për fatin e familjes së Gjergj Kastriotit. Libri botohet nga shtëpia botuese “Naimi” dhe është përkthyer në gjuhën shqipe prej prof. Aljula Jubanit dhe me konsulencën e prof. Pëllumb Xhufit.

Skeda e librit
Autor: Giancarlo Vallone
Titulli: Donika dhe Gjon Kastrioti Skënderbeu në Itali
Titulli në origjinal: Andronica e Giovanni Scanderbeg in Italia.
Në ballinë: Riprodhim në qeramikë i një portreti të humbur të shekullit XVI të Erina Skënderbeu Sanseverinos. Publikohet për herë të parë.
Përktheu nga origjinali: Prof. dr. Aljula Jubani
Recensent: Ak. Pëllumb Xhufi
Redaktor: Naim Zoto

Botues: “Naimi”
ISBN: 978-9928-818-11-9

Vitit i botimit: 2024
Nr. i faqeve: 356
Formati: B5
Çmimi: 2000 lekë.

Koha, vendi dhe origjina e gjuhës shqipeLibri i sapobotuar, “Përrallëtarët e gjuhës shqipe”, kërkon të jetë një përgjigj...
14/12/2024

Koha, vendi dhe origjina e gjuhës shqipe

Libri i sapobotuar, “Përrallëtarët e gjuhës shqipe”, kërkon të jetë një përgjigje e arsyetuar ndaj të gjithë atyre që po duan të rrëzojnë traditën albanologjike dhe rezultatet e studimeve serioze për gjuhën shqipe dhe historinë e saj. Sipas autorit, libri “Përrallëtarët e gjuhës shqipe” vjen në rrjedhën e debatit për origjinën e gjuhës shqipe dhe ‘është menduar si një përpjekje imja për të kundërshtuar, sistematikisht, denigrimin e albanologjisë nga alternativët, amatorët dhe demagogët; të cilët falë edhe simpatisë së papërgjegjshme të masmediave dhe frymës konspirativiste që këto ushqejnë, tani gëzojnë një numër të habitshëm ndjekësish dhe përkrahësish anembanë botës shqiptare”. Pse, si dhe ku gabojnë amatorët që merren me historinë e gjuhës shqipe. Libri i merr me radhë të gjithë autorët e sotëm që duan të merren me origjinën e gjuhës shqipe dhe të vetë shqiptarëve, duke i njohur lexuesit edhe ku e kanë burimin fillestar këto hipoteza dhe si kanë ardhur deri në ditët tona të ambalazhuara me slogane kombëtariste.

Skeda e librit:

Titulli: Përrallëtarët e gjuhës shqipe
Autor: Ardian Vehbiu
Gjinia: Ese monografike
Redaktore: Prof. as. dr. Teuta Toska
Recensent: Ak. Shaban Sinani
Botues: “Naimi” -Shtëpi botuese dhe studio letrare
ISBN: 978-9928-81810-2
www.botimenaimi.com

Vitit i botimit: 2024
Nr. i faqeve: 400
Formati: B5
Çmimi: 1500 lekë.

16/11/2024

Personazhe të artit dhe kulturës rrëfejnë jetën artistike dhe personale në Pas Mesnatë. Nga e hëna në të enjte në ABC News Per informacionet me te fundit kli...

12/11/2024

Me rastin e prezantimit të librit “Përrallëtarët e shqipes”, po sjell më poshtë një fragment nga parathënia për lexuesit e revistës si bashkudhëtarë në këtë përpjekje. Gjej rastin te falënderoj miqtë dhe koleget që më nderuan sot me pjesëmarrjen e tyre.

https://peizazhe.com/2024/11/06/perralletaret-e-shqipes/

Address

Rr. "Vellezrit Manastirli"
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtëpia botuese dhe studio letrare "Naimi" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtëpia botuese dhe studio letrare "Naimi":

Share

Category