Me daljen e numrit të parë të revistës kulturore-artistike BOTA SHQIPTARE (tetor 1992) merr udhë zanafilla e shtëpisë së librit dhe të filmit BOTA SHQIPTARE, që
krahas botimit të letërsisë do t’i kushtojë po aq vëmendje realizimit dhe prodhimit të filmit dokumentar dhe vizatimor. Duke u prezantuar para lexuesit dhe artdashësit shqiptar me këto dy gjini tepër të dashura, BOTA SHQIPTARE krijoi dhe k
ristalizoi fizionominë e saj unikale. Shtëpia e librit dhe e filmit BOTA SHQIPTARE e ka pasuruar bibliotekën shqiptare me mjaft autorë të shquar, me tema të reja dhe botime të shumëllojshme nga fusha të ndryshme; ekranit shqiptar i janë shtuar filma me tema madhore nga historia dhe figurat e shquara të kombit shqiptar, si dhe mjaft filma të animuar për fëmijë. Kujdesi i vazhdueshëm si dhe serioziteti në përzgjedhjen e autorëve, titujve të librave dhe skenarëve të filmave nga një staf profesionistësh ka bërë që shtëpia e librit dhe e filmit BOTA SHQIPTARE të renditet ndër botuesit dhe producentët më prestigjiozë dhe të vlerësuar në vend. Gjatë kësaj periudhe BOTA SHQIPTARE realizoi dhe prodhoi mbi 30 filma dokumentarë dhe të animuar si dhe ka botuar mbi 600 tituj librash. Nga viti në vit u rrit dukshëm gama e botimeve duke shënuar mbas vitit 2004 një hop të rëndësishëm cilësor, jo vetëm në përzgjedhjen e autorëve dhe bashkohësisë letrare, por edhe në imazhin e botimeve me paraqitje të lartë grafike dhe prurjes së përkthyesve të talentuar. Me botimet e saj,
BOTA SHQIPTARE ka sjellë pranë lexuesit autorë shqiptarë e të huaj, klasikë e bashkëkohorë. Në saj të BOTËS SHQIPTARE janë bërë të njohur e të suksesshëm edhe në shqip shumë autorë
modernë e të traditës, duke u përpjekur për pikëtakime me literaturën e sotme si dhe për të ruajtur shijen e pavdekshme të letërsisë klasike. Kolanat tona si: Letërsia e huaj, Letërsia Shqipe, Lexime historike, Biografi të mëdha, Të vërteta të fshehura, Kundër-rrymës, Dossier, Klasikë të mëdhenj, Studime-publicistikë, Letërsi për fëmijë etj. Në këto kolana janë botuar autorë si: E. Heminguej, E. Remark, S. Cvajg, J. D. Salinger, N. Kazanzaqis,
A. Kronin, B. Breht, G. Flober, A. Kamy, F. Kafka, L. N. Tolstoi, Balzak, Stendhal,
A. Peréz-Reverte, Y. Khadra, G. Musso, V. Hygo, A. Nesin, A. Çehov, N. Sparks, J. Marrs, D. Icke, S. Berry, E. Shafak, N. Mailer, K. Abe, G. Greene, E. Vizel, C. Ahern, J. Lindsay, L. J. Smith, Sh. Jones, G. Brooks, P. Merime, J. L. Borges, W. Martin-Leak, P. Gilliard, M. Zusak e shumë të tjerë.