Grace Models është një nga agjensitë kryesore që operon në Shqipëri në fushën e modelingut e cila nëpërmjet besueshmërisë dhe seriozitetit ka arritur të vendosë një standard të ri në këtë treg. E themeluar në vitin 2012 nga Greiss Petrović, e cila falë karrierës saj 10 – vjecare ka arritur të promovojë dhe përfaqësojë shumicën e të rinjëve shqipëtar në fushën e së bukurës. Grace Models ka s
iguruar marrëveshje me fotografët, revistat, televizionet dhe stilistët më të njohur në vënd , duke u bërë kështu një nga kompanitë kryesore të menaxhimit të modeleve dhe vendosjes së një standardi të lartë në këtë fushë. Keshtu që në vitin 2012 Grace Models është liçensuar nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale si e para dhe e vetmja Qëndër Kursesh Profesionale në fushën e modelingut në Shqipëri , duke hapur kështu një aneks shumë të rëndësishëm në këtë treg i cili në kohë shumë të shkurtër u furnizua me modelët e parë profesionistë të çertifikuar nga Grace Models. Si një pjesë e pashmangshme e kësaj fushe, u përqafua gjithashtu ideja e nisjes së kurseve të reja në shërbim të kësaj industrie si kurs për “make up”, “hair stylist”, etj. Tashmë, Grace Models numëron rreth 100 kursantë të trajnuar cdo vit nga kurset profesionale që ajo ka organizuar si dhe një numër të konsiderueshëm modelë e modele të cilët janë nën menaxhimin e agjensisë.