Shtepia Botuese Ideart

Shtepia Botuese Ideart “NUK BOTOJMË THJESHT LIBRA, KRIJOJMË BIBLIOTEKA”
Adresa: Rruga Ibrahim Rugova, Kompleksi Green Park 2/10 Kontakt: +355 4 2233205
E-mail: [email protected]

Shtëpia botuese IDEART e nisi veprimtarinë në vjeshtën e vitit 2002. Që në krye ajo nuk u konceptua si një editor për t’iu bashkuar radhës së botuesve të tregut shqiptar të librit; përkundrazi, larg çdo lloj prirjeje për t’u shpalosur si një aneks i ndonjë forme a natyre, që në hapat e para të veprimtarisë së vet botuese, IDEART ka mëtuar vazhdimisht t’u ofronte
lexuesve dhe botuesve shqiptarë diçkanë që mungonte: lidhjen dhe familjaritetin e fortë dhe të qenësishëm me Librin.

09/12/2024


Ndonjëherë magjinë e ke përpara dhe se sheh! Kështu i ndodhi Tomasit kur zbuloi lulen e dragoit në kopshtin e gjysh*t. P...
05/12/2024

Ndonjëherë magjinë e ke përpara dhe se sheh! Kështu i ndodhi Tomasit kur zbuloi lulen e dragoit në kopshtin e gjysh*t. Por çfarë i ndodhi më pas?
Lexoni serinë dhe do zbuloni shumë të papritura e të fshehta!
Përkthyer profesionalisht bukur nga Artan Miraka!

Seria që ka bërë për vete edhe lexuesit më indiferentë vijon me botimin e 19-të!
03/12/2024

Seria që ka bërë për vete edhe lexuesit më indiferentë vijon me botimin e 19-të!

Gëzuar festat! Janë ditët kur duhet të rikujtojmë se atdhedashuria dhe patriotizmi janë vlerë! 112 VJET PAVARËSI!80 VJET...
28/11/2024

Gëzuar festat! Janë ditët kur duhet të rikujtojmë se atdhedashuria dhe patriotizmi janë vlerë!
112 VJET PAVARËSI!
80 VJET LIRI!
Shqiponja është punuar nga duart e arta të

🇦🇱

Në 24 nëntor 1826 lindi në Firence Karlo Kollodi, babai i personazhit me të njohur në botë – PINOKU. Shkrimtari toskan e...
24/11/2024

Në 24 nëntor 1826 lindi në Firence Karlo Kollodi, babai i personazhit me të njohur në botë – PINOKU. Shkrimtari toskan e botoi për herë të parë në qershor të 1881 me titullin “Aventurat e Pinokut”, historia kukullës prej druri, i cili nga dashuria e madhe e babai i tij u kthye në një njeri të vërtetë.

Që atëherë libri është përkthyer në 260 gjuhë dhe mbetet një nga librat më të lexuar në botë. Po kështu nga kjo vepër janë frymëzuar edhe kineastë, duke e kthyer edhe në film, apo regjisorë në shfaqje teatrale.

Ai vazhdon të ribotohet me të njëjtin sukses edhe sot.

Në gjuhën shqipe “Pinoku” është botuar nga Shtëpia Botuese Ideart, si pjesë e një kolane të letërsisë artistike për fëmijë, e ilustruar me fantazi nga Manuela Adreani.

23/11/2024
22/11/2024
Matias dhe Ilioni janë dy vëllezër që i duan shumë librat, sidomos Ditarin e Gregut. Prej disa vitesh ata bëhen pjesë e ...
20/11/2024

Matias dhe Ilioni janë dy vëllezër që i duan shumë librat, sidomos Ditarin e Gregut. Prej disa vitesh ata bëhen pjesë e panaireve tona, sepse duan jo vetëm të lexojnë vetë, por edhe t’u tregojnë bashkëmoshatarëve të tyre për librat më të bukur, t’u tregojnë për personazhin më të dashur Greg, për historitë e tij gazmore dhe mesazhet që përcjell.
Matias dhe Ilion faleminderit që na bashkoheni në këtë ngjarje kaq të bukur! Faleminderit prindërve që ju shoqëronin çdo ditë në Panair duke iu gëzuar dëshirës së fëmijëve për të qenë pjesë e festës më të bukur librore!

Nuk botojmë thjesht libra, krijojmë biblioteka!   botueseideart
20/11/2024

Nuk botojmë thjesht libra, krijojmë biblioteka!
botueseideart

… në vijim lexuesit na gjejnë në LIBRARI, në gjithë vendin ka të tilla, ndaj mos iu ndani librave. Leximi është ushqimi ...
20/11/2024

… në vijim lexuesit na gjejnë në LIBRARI, në gjithë vendin ka të tilla, ndaj mos iu ndani librave. Leximi është ushqimi shpirtëror për të cilin kemi nevojë çdo ditë!
Mirënjohës për të gjithë lexuesit tani që na ndjekin kudo!

Libri na frymëzon! Faleminderit të gjithë fëmijëve të talentuar të Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë që na u bashku...
16/11/2024

Libri na frymëzon! Faleminderit të gjithë fëmijëve të talentuar të Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë që na u bashkuan në këtë aktivitet ku fëmijët prezantuan kopertina dhe personazhe të librave që kanë rikrijuar sipas imagjinatës së tyre dhe grupit të recitimit që lexuan me shumë përkushtim fragmente nga librat.

Përmes leximit imagjinata shkon kudo!
16/11/2024

Përmes leximit imagjinata shkon kudo!


Krijojmë duke u frymëzuar nga librat!Fëmijët e QKKF të frymëzuar nga leximi i librave të ndryshëm, si: Princi i vogël, P...
16/11/2024

Krijojmë duke u frymëzuar nga librat!
Fëmijët e QKKF të frymëzuar nga leximi i librave të ndryshëm, si: Princi i vogël, Pinoku, Liza në botën e çudirave, Djali që donte të rriste dragonj etj., kanë rikrijuar në vizatime sipas imagjinatës së tyre personazhet e librave.
Ndërsa grupi i recituesve do të lexojë fragmente nga botimet tona më të bukura për fëmijë.
Aktiviteti do të zhvillohet në stendën e Shtëpisë Botuese Ideart, në hollin kryesor.
Ju presim të na vizitoni!


… mezi e kam pritur librin e ri të Greg!
15/11/2024

… mezi e kam pritur librin e ri të Greg!

Në kujtim të shkrimtarit tonë të dashur Loredan Bubani, autor i serisë shumë të njohur për fëmijë Poku Çamarroku
15/11/2024

Në kujtim të shkrimtarit tonë të dashur Loredan Bubani, autor i serisë shumë të njohur për fëmijë Poku Çamarroku

Serisë “Djali me dragonj” iu shtua edhe vëllimi i gjashtë “Udhëzuesi përfundimtar për rritjen e dragonjve”
15/11/2024

Serisë “Djali me dragonj” iu shtua edhe vëllimi i gjashtë “Udhëzuesi përfundimtar për rritjen e dragonjve”

15/11/2024

Jemi në ditën e tretë të panairt! Ju presim të njiheni me botimet tona të reja dhe të bëheni pjesë e takimeve tona për librin dhe leximin.

14/11/2024

Address

Rruga “Ibrahim Rugova” Kompleksi “Green Park” 2/10, Tiranë
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:30
Tuesday 09:00 - 16:30
Wednesday 09:00 - 16:30
Thursday 09:00 - 16:30
Friday 09:00 - 16:30
Saturday 09:00 - 13:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtepia Botuese Ideart posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtepia Botuese Ideart:

Videos

Share

Category

Botimet IDEART

Shtëpia botuese Ideart e nisi veprimtarinë në vjeshtën e vitit 2002. Që në krye, kjo iniciativë nuk u konceptua si një botues i radhës në tregun e botuesve shqiptarë të librit; përkundrazi, larg çdo lloj prirjeje për t’u shpalosur si një aneks i ndonjë forme a natyre, që në hapat e para të veprimtarisë së vet botuese, IDEART ka mëtuar vazhdimisht t’u ofronte lexuesve dhe botuesve shqiptarë diçkanë që mungonte: lidhjen dhe familjaritetin e fortë dhe të qenësishëm me Librin.

Ky synim ka qenë dhe mbetet linfa e veprimtarisë botuese të IDEART, çka shfaqet qartësisht e mishëruar në moton: Nuk botojmë thjesht libra, krijojmë biblioteka Duke ndjekur me besnikëri dhe përkushtim moton tonë, përmes veprimtarisë së vet botuese, IDEART arriti të bëhet shumë shpejt faktor në fushën e përfaqësimit të librit shqiptar dhe atij të përkthyer në shqip, librit shkollor e së fundmi me risi si: librin dhuratë, librin e kuzhinës dhe metodat interaktive për mësimin e gjuhës shqipe dhe anglishtes fillestare për fëmijë. Falë përkushtimit të stafit, përzgjedhjes së autorëve dhe veprave, përkthyesve, grupit redaktorial dhe paraqitjes së lartë grafike, IDEART ka arritur të krijojë profilin e vet si botues i prirë drejt vendosjes së një sistemi vlerash, të rregullave të paanshme të botimit, respektimin e të drejtave autoriale, orientimit nga bashkëkohësia letrare dhe hapje për bashkëpunim efikas. Në botimet e veta, të formatuara për nivele të ndryshme lexuesish, që nga ai akademik e shkollorë e deri te lexuesi i zakonshëm dhe fëmijët, IDEART ka ofruar, nga njëra anë, pikëtakime me literaturën e sotme si përparësi dhe nga ana tjetër, ruajtjen e kujtesës së shijes klasike të leximeve përmes prurjeve të përkthyesve të rinj në moshë, por me përvojë dhe sharm gjuhe. IDEART ka botuar rreth 300 tituj veprash, duke investuar kështu, për librin, autorët dhe lexuesin. Në tregun e librit IDEART prezantohet me këto kolana botimesh: Letërsi Shqipe, Letërsi e Përkthyer, Lexime Filozofike, Lexime Historike, Letërsi për Fëmijë (Libërngrënësi), Libër Dhuratë, Libër Kuzhine, Libër Shkollor. Misioni ynë është që me botimet e larmishme Ideart, të nxisim vëmendjen e lexuesit dhe të krijojmë një vend më shumë në bibliotekë.

Kontakt: +355 4 2233205 / +355 68 408 4442 E-mail: [email protected]