Tring

Tring Vizitoni www.tring.al
https://www.facebook.com/Tring
http://www.youtube.com/TringDigitalTV E ardhmja TRING është me siguri DIXHITALE.

Tring është një kompani shqiptare aktive në fushën e medias, të transmetimit televiziv, dhe telekomunikacionit. Ofron shërbimet:

-Transmetimin e programacionit nëpërmjet shërbimit Tokësor, Satelitor, Kabllor dhe IPTV
-Shërbimet e Internetit, Telefonisë dhe Televizionit për klientët familjarë dhe biznese në Shqipëri. Tring është themeluar në vitin 2008 në territorin e Shqipërisë, me seli në Tiran

ë. Tring është pjesë e Grupit Edil, një ndër më të mëdhenjtë në vend. Më parë Tring TV ishte pjesë e kompanisë Albanian Satellite Communications (ASC), e cila u themelua në vitin 2006. Me rritjen e shërbimeve dhe klientëve, ASC u përqendrua në ofrimin e shërbimit të internetit dhe telefonisë duke shtyrë kështu në lindjen e dy kompanive simotra: Tring TV dhe Tring Communications. Në gusht 2014 Tring, një nga operatorët lider në Shqipëri sa i takon shërbimeve të teknologjisë së lartë ka realizuar bashkimin në një brand unik, të dy kompanive Tring TV dhe Tring Communications. Kjo do të thotë se shërbimet përkatëse janë bashkërenduar në një platformë dhe orientim të unifikuar. Ndryshimet e fundit që ka bërë Tring në fushën e teknologjisë janë:
-Kalimi I transmetimit televiz në cilësinë më të lartë, nga MPEG-2 në MPEG -4. Tashmë gjithҫka vjen në një cilësi maksimale figure dhe zëri në 2 paketat Tokësore dhe Satelitore sipas shijes tuaj.

-Lanҫimi në treg I shërbimit më inovativ në tregun shqiptar, My Tring IPTV. My Tring IPTV nënkupton që televizori, kompjuteri, interneti dhe telefoni bashkohen për t'ju dhuruar shërbime pafund por mbi të gjitha më shumë kontroll dhe personalizim të televizorit tuaj. Tring TV ka një portofol aktiv me 300 MIJË ABONENTË FAMILJE, të cilët shohin kanalet e Tring nëpërmjet sistemit satelitor, dixhital tokësor, kabllor dhe IPTV. Ka gjithmonë diçka për secilin prej klientëve tanë dhe këtë e pohojnë shikuesit e kanaleve Tring në të gjithë Botën, që tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre përfundimtare.
• Platforma dixhitale tokësore me 40 kanale për të gjitha shijet dhe moshat ka një portofol me 20 mije abonentë aktiv.
• Platforma dixhitale satelitore me 50 kanale për ҫdo kategori: kinema, fëmijë, lifestyle, dokumentarë, sport & për të rritur ka një portofol me 30 mije abonentë aktiv.


• Produksionet Televizive Tring
Tring mbështet kryesisht në prodhimin e programeve origjinale, formate dhe programe argëtuese në gjuhën shqipe. Këto programe janë “rezultat” i energjisë personale dhe profesionionale që “gjendet” në Tring . Pjesa e programacionit dhe e prodhimit, kohët e fundit është angazhuar me përgatitjet e kanaleve të rinj tematikë. Prodhimet e Tring synojnë të jenë unikë dhe ekskluzive në cilësi dhe përmbajtje. Tring mendon për të gjithë që nga të vegjlit deri tek të rriturit...mendon për tradicionalët dhe ata që duan të dalin jashtë klisheve...Kemi menduar për nostalgjikët, ëndërrimtarët, rebelët dhe ata që duan artin e mirëfilltë dhe që nuk bëjnë kompromise me vlerat.

⚪️⚫️ Sandro Tonali është objektivi i Juventus për mesfushën në merkaton e verës.60-70 milionë euro do të ishte çmimi që ...
05/04/2025

⚪️⚫️ Sandro Tonali është objektivi i Juventus për mesfushën në merkaton e verës.
60-70 milionë euro do të ishte çmimi që Newcastle mund të pranonte për mesfushorin italian.
Juventus po mendon të përfshijë kartonin e Douglas Luiz dhe Vlahovic për të ulur çmimin e vendosur nga anglezët.

Kalendari i ditës së Shtunë në Serie A.🏆🇮🇹 Ndiqni të gjitha ndeshjet e Serie A LIVE dhe ekskluzivisht në Tring Sport 🏆  ...
05/04/2025

Kalendari i ditës së Shtunë në Serie A.🏆🇮🇹 Ndiqni të gjitha ndeshjet e Serie A LIVE dhe ekskluzivisht në Tring Sport 🏆

04/04/2025

Dueli i parë anglo-spanjoll elektrizon Europën. ⚡ 2 ekipe legjendare, 2 super trajnerë, një paradë yjesh. 🌟⚽
Në gjysmëfinale ka vetëm një vend, është koha e së vërtetës. 🏆
🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Arsenal - Real Madrid 🇪🇸
Të Martën - Ora 21:00
Live dhe ekskluzivisht në Tring Sport 2

04/04/2025

Në episodin e 12-ë, gjithnjë e më shumë ndihen ethet e finales dhe tensioni sa vjen e rritet. Gara vazhdon midis skuadrës së kuqe🔴 përfaqësuar nga shkolla “Vinçens Prendushi” nga Durrësi dhe skuadrës se verdhë🟡 përfaqësuar nga shkolla “Vasil Shanto”. Nuk mungon loja ikonike “Tring-Kids”, një nga të preferuarat e fëmijëve, por është loja BONUS, e cila përcakton fituesin.
PLAY, çdo të premtem, ora 17:30 në Kids👧🧒

04/04/2025

Prilli sjell programe argëtuese, më të mirat e animacionit, episode, aventura e personazhe të dashur, në kanalet Tring Tring💕, Kids👧🧒 dhe Tip Tv✨

🇮🇹 Gara për titull po bëhet më surprizuese: të gjitha ndeshjet e Interit dhe Napolit deri në përfundim të Serie A. 🏆🔥Kus...
04/04/2025

🇮🇹 Gara për titull po bëhet më surprizuese: të gjitha ndeshjet e Interit dhe Napolit deri në përfundim të Serie A. 🏆🔥
Kush ekip mendoni se ka kalendarin më favorizues? 🤔

04/04/2025

Klikoni për të parë se ç’do të ndodhë sot në serialin “Të humbur në dashuri”
Këtë serial e ndiqni nga e hëna në të premte ora 20:10 në Series dhe 21:00 në 3Plus.

22/09/24 Inter 1-2 Milan ❌06/01/25 Inter 2-3 Milan ❌02/02/25 Milan 1-1 Inter 🤝02/04/25 Milan 1-1 Inter 🤝Ishte vetëm ndes...
04/04/2025

22/09/24 Inter 1-2 Milan ❌
06/01/25 Inter 2-3 Milan ❌
02/02/25 Milan 1-1 Inter 🤝
02/04/25 Milan 1-1 Inter 🤝
Ishte vetëm ndeshja e parë e Kupës së Italisë dhe kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit, por në 4 ndeshje derbi të këtij sezoni, Interi nuk ka mundur të fitojë asnjë prej tyre.

Kalendari i ditës së Premte në Serie A.🏆🇮🇹 Ndiqni të gjitha ndeshjet e Serie A LIVE dhe ekskluzivisht në Tring Sport 🏆  ...
04/04/2025

Kalendari i ditës së Premte në Serie A.🏆🇮🇹 Ndiqni të gjitha ndeshjet e Serie A LIVE dhe ekskluzivisht në Tring Sport 🏆

Memphis Grizzlies - Miami Heat🏀 SONTE, ora 01:30, LIVE dhe ekskluzivisht në Tring Sport 1 HD.
03/04/2025

Memphis Grizzlies - Miami Heat🏀 SONTE, ora 01:30, LIVE dhe ekskluzivisht në Tring Sport 1 HD.

03/04/2025

Me katalogun më të larmishëm, prilli do të sjellë një gamë të pasur dokumentarësh, duke zbuluar natyrën, sekretet e universit dhe ngjarjet që kanë lënë gjurmë në histori.
Të gjitha këto mund t'i ndiqni në kanalet Tring Planet🌿, Tring World🌍 dhe Tring History🏛️.

Milani kërkon De Zerbin si trajnerin e tyre në sezonin e ardhshëm 🔴⚫️Tekniku italian i cili drejton momentalisht në Fran...
03/04/2025

Milani kërkon De Zerbin si trajnerin e tyre në sezonin e ardhshëm 🔴⚫️
Tekniku italian i cili drejton momentalisht në Francë është më i pëlqyer për projektin e klubit, përpara emrave të tjerë si Conte dhe Allegri.
A mendoni se De Zerbi është trajneri i duhur për stolin e Milanit? 🤔

Në nderim të ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, Tring Shqip ju sjell dy mbrëmje filmash, që pasqyrojn...
03/04/2025

Në nderim të ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, Tring Shqip ju sjell dy mbrëmje filmash, që pasqyrojnë magjinë e saj artistike. Një homazh për një figurë që preku zemrat e publikut dhe la një trashëgimi të pavdekshme në botën e kinemasë shqiptare.
In memoriam Margarita Xhepa në Tring Shqip 🕊️

7 vite më parë Cristiano Ronaldo shënoi një ndër golat më të bukur në historinë e Ligës së Kampionëve 🏆Magjia e Uefa Cha...
03/04/2025

7 vite më parë Cristiano Ronaldo shënoi një ndër golat më të bukur në historinë e Ligës së Kampionëve 🏆
Magjia e Uefa Champions League rikthehet në fazën e çerekfinaleve në datat 8-9 Prill, Ekskluzivisht në Tring Sport ⚽⚡

Sot festojmë ditëlindjen e Eddie Murphy-t (64), një legjendë e kinematografisë, aktori dhe komediani që ka pushtuar Holl...
03/04/2025

Sot festojmë ditëlindjen e Eddie Murphy-t (64), një legjendë e kinematografisë, aktori dhe komediani që ka pushtuar Hollywood-in dhe fitues i shumë çmimeve për talentin e tij të jashtëzakonshëm.
🤔 Në cilin film ju ka pëlqyer më shumë?

Për herë të katërt këtë sezon, rikthehet Derby della Madonnina 🔥Milan dhe Inter do të përballen përsëri, këtë herë në Co...
02/04/2025

Për herë të katërt këtë sezon, rikthehet Derby della Madonnina 🔥

Milan dhe Inter do të përballen përsëri, këtë herë në Coppa Italia. 🇮🇹
Pas dy ndeshjeve në kampionat dhe ndeshjes në Supercoppa Italiana, dy skuadrat milaneze rikthehen të luajnë aktin e parë të gjysmëfinales, me objektivin për të siguruar një avantazh që mund t’i afrojë në finalen e Kupës që do të zhvillohet më 14 maj në Romë. 🏟️
Inter ka qenë ndjeshëm ekipi më i mirë këtë sezon, por bilanci në përballjet direkte është në favor të Milanit: një fitore në kampionat në Shtator, triumfi me përmbysje rezultati në finalen e Supercoppa Italiana në Janar dhe barazimi 1-1 me golin e De Vrij në minutën e 93-të më 2 shkurt. ⚔️
Që atëherë kanë kaluar 59 ditë dhe shumë gjëra kanë ndryshuar: Inter ndodhet në krye të renditjes së Serie A dhe ka vazhduar rrugëtimin në Champions duke eliminuar Feyenoord, që disa javë më parë kishte eliminuar pikërisht Milanin.
Rrugëtime të ndryshme, objektiv i përbashkët: për kuqezinjtë triumfi në kupë do të ishte shpëtimi i vetëm i këtij sezoni të komplikuar, por zikaltërit e Simone Inzaghi janë ende në garë në të gjitha kompeticionet.
Kush do të jetë fituesi i derbit në Kupën e Italisë? 🤔👇

42 ndeshje: 42 gola ⚽Viktor Gyökeres kryeson renditjen e golashënuesve në ligat më të mira të Europës këtë sezon 🤯🇸🇪
02/04/2025

42 ndeshje: 42 gola ⚽
Viktor Gyökeres kryeson renditjen e golashënuesve në ligat më të mira të Europës këtë sezon 🤯🇸🇪

Address

Rr. Qelqit, Kombinat
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tring posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Tring:

Videos

Share

Our Story

Fillimet e Tring startojnë që në vitin 2006 me themelimin e Albanian Satellite Communications, një kompani private me zyra qëndrore në Tiranë. Ajo është ofruesi kryesor për Hi-Speed Internet, shërbimet e telefonisë dhe Dixhital TV, për klientët familjarë dhe biznese në Shqipëri. Por me rritjen e shërbimeve dhe klientëve, ASC u përqendrua në ofrimin e shërbimit të internetit dhe telefonisë duke shtyrë kështu në lindjen e dy kompanive simotra: Tring TV dhe Tring Communications.

Tring TV u themelua në vitin 2008, me pjesëmarrje 100% nga investitorë shqiptarë. Ai Ju dhuron eksperiencën unike të shijimit të televizionit falë larmishmërisë së kanaleve për të gjithë familjen dhe produksioneve 100% shqiptare. Tring është pjesë e Grupit Edil, një ndër më të mëdhenjtë në vend.

Në gusht 2014 Tring, një nga operatorët lider në Shqipëri sa i takon shërbimeve të teknologjisë së lartë ka realizuar bashkimin në një brand unik , të dy kompanive Tring TV dhe Tring Communications. Kjo do të thotë se shërbimet përkatëse janë bashkërenduar në një platformë dhe orientim të unifikuar.

Tashmë Tring ofron disa produkte njëkohësisht- me qëllim lehtësimin e jetës dhe argëtimin pa limit- falë shërbimeve të avancuara të platformës tokësore dhe satelitore, të televizionit të gjeneratës së ardhshme My Tring IPTV dhe shërbimeve të internetit me shpejtësi të lartë.