Shtepia Botuese Uegen

Shtepia Botuese Uegen UEGEN është themeluar në tetor të vitit 1991 dhe prej vitesh ka arritur të krijoj profilin e vet

Bungu - Xhevair Lleshi«Nese nuk eshte e juaja, mos e merrni; nese s'eshtë e drejte, mos e kryeni; po te mos jete e verte...
24/02/2025

Bungu - Xhevair Lleshi

«Nese nuk eshte e juaja, mos e merrni; nese s'eshtë e drejte, mos e kryeni; po te mos jete e vertetë, mos e thoni; e nese nuk di, gepe gojën...»

Ambasadori Shëtitës - Xhevair LleshiNgjarjet e ketij romani, duke ecur në teh të thikes, vrtiten mes reales dhe sureales...
21/02/2025

Ambasadori Shëtitës - Xhevair Lleshi

Ngjarjet e ketij romani, duke ecur në teh të thikes, vrtiten mes reales dhe sureales. Personazhet më shumë meditojnë sesa flasin, por - përmes tij - gjithnjë veprojnë. Emrat e njerèzve dhe të vendeve janë ata gë kemi pëlqyer të jenë dhe gë na ndihmojne për të ndjekur të sigurt se sfarë ndodh. Megjithatë, kushdo që e lexon ka të drejtën e Zotit gë të perfytyrojë gjërat ashtu si atijlasaj i ujen më për mbarë...

Orteku Billa '85 - romanAutori: Xhevair LleshiNga ajo shkeputje e menjehershme, prej shpatit jugperëndimor te Tetirës, m...
20/02/2025

Orteku Billa '85 - roman
Autori: Xhevair Lleshi

Nga ajo shkeputje e menjehershme, prej shpatit jugperëndimor te Tetirës, me aq shumë deborë në pjerrësine e madhe, zhveshur nga pemët e medha, i asaj mase te jashtëzakonshme debore, qe befas u shkeput dhe zbriti me shpejtësi skëterre drejt lugines, ku janë Billat e Vilës, duke e shtuar me kryeneçësi e mëri të papare vëllimin, pasi mori me vete deborën, trungjet, gurët, s'gjeti perpara. Shto edhe masën e ajrit qe zhvendosej (era e ortekut) e gë perhapej për së gjeri per te shkatërruar gjithçka që gjeti perpara...
Të nesërmen qielli mbi Tetire ishte pa nje re dhe s'frynte erë.
Drini në sfratin e Skavices sikur kishte rënë fashë dhe lutej me nje larushi vezullimesh ge luanin dhe në fytyrat e njerëzve qe vejevinin nëpër mal si të luajtur mendsh. Korabi renkonte pak me tej me ca fishkellima gjigante. Ah, Tetira e mjerë, e kish humbur madhështine, ndaj dhe njerëzit ecnin ngadalé mes permes, çuditérisht me buzën në gaz. Që në kohët e vjetra ka ardhur fjala e urtë se në mal çdo njeri ecën me buzën në gaz, ndonëse kjo pamje të behet ca e frikshme, por kaq e hijshme, me sy të mëdhenj e të futur, plot ngasje, saqë mbeteshe pa fryme. Edhe sot eshtë e njejta gjë, ndonëse kohët janë permbysur.

"Një histori pasionante e ëndrrave, zhgënjimeve dhe pasioneve që shpërthejnë 💔📖. Emma Bovary kërkon më shumë nga jeta, p...
06/02/2025

"Një histori pasionante e ëndrrave, zhgënjimeve dhe pasioneve që shpërthejnë 💔📖.
Emma Bovary kërkon më shumë nga jeta, por çmimi është i lartë ⚖️. A do t’i japë fund ëndrrave të saj për lumturi? 💭🌹

“Vëllezërit Karamazovë”, roman nga F.M.Dostojevski, kryevepra e tij, vjen në dy vëllime, vepra e zgjedhur XI e XII, përk...
03/02/2025

“Vëllezërit Karamazovë”, roman nga F.M.Dostojevski, kryevepra e tij, vjen në dy vëllime, vepra e zgjedhur XI e XII, përkthyer nga origjinali rusisht, prej të mirënjohurit Jorgji Doksani.

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psikanalitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.

Romani i madh “Vëllezërit Karamazovë” renditet si një vepër e veprave dostojevskiane, filozofike dhe me një temporitëm të jashtëzakonshëm. Ai u drejtohet të gjitha moshave, por kryesisht të rinjve, botës së tyre të larmishme, duke arritur të përshkruajë, dashurinë si një temë e madhe dhe e fuqishme, marrëdhëniet midis njerëzve, por nga ana tjetër edhe karaktere të gdhendura bukur, sidomos personazhet kryesore, të cilët veçohen për më tepër se kanë një anë tipike që nuk e kanë kurrë të tjerët. Kjo zgjedhje dhe analizë i nënshtrohet edhe marrëdhënieve që ka shoqëria e asaj kohe, por gjithnjë me një tingëllim të fuqishëm aktual.

Themeli i librit është “atëvrasja”, filozofia e gjerë fetare plot kolorit dhe mjeshtëri, botëkuptimi asgjësues i personalitetit të fuqishëm, nga ana tjetër ngrihet “muri” i një morali që depërton thellë në qenien njerëzore, ndonëse vepra nuk është aspak moralizuese. Ky moral, vlerësimi mbi aktet e shëmtuara edhe me pamje kriminale dhe fakti që ndaj tyre duhet të ngrihet e gjithë shoqëria përbën një dukuri të zakonshme në këtë vepër, e cila është shkruar me sinqeritet dhe sigurisht me art të madh, pa anashkaluar edhe bashkëshoqërimin psikanalitik në vepër.

Ëndrra e xhaxhait – e F.M.Dostojevskit, të krijon një gjendje të lartë psikologjike, të rrëmben, jo vetëm me frazën e bu...
30/01/2025

Ëndrra e xhaxhait – e F.M.Dostojevskit, të krijon një gjendje të lartë psikologjike, të rrëmben, jo vetëm me frazën e bukur, të thjeshtë në dukje, të ngashënjen me planet e shumta dhe me analizën e hollë sociale, artistike dhe psikologjike që u bën heronjve, situatave dhe dukurive që përshkruan. Ky roman mbahet në nivelet më të larta të autorit, duke u bërë mjaft i lexuar dhe pasqyron një psikanalizë interesante.

Veprat e Dostojevskit lexohen me ëndje, duke kërkuar gjithnjë të papriturën, që mban ndezur përplasjen e madhe, me objektiv të qartë dhe ftillues, duke u ndjerë pse jo edhe të afërt me të.

Ky është rrafshi ku vendosen me vërtetësi gjërat. Aty është i pranishëm perceptimi i hollë, intuita njerëzore, imagjinata e jashtëzakonshme, mendimi i qartë dhe solid, freskia e motiveve, po edhe e interesave të mëdha e të thjeshta, aty është gjithnjë bashkëshoqërues emocioni dhe ndjenja, teoria dhe filozofia, aftësia dhe rëndomtësia.

Gjithçka njerëzore e gjen aty, ndonëse shpesh të duket sikur mbizotëron nota e errët, lodhëse dhe e papranueshme. Por realiteti i tillë është. Në këtë ndërkohë ngrihet edhe zëri i protestës artistike, i lartë, i fuqishëm, njerëzor, i thjeshtë dhe sublim.

Romani i Dostojevskit “Adoleshenti” u drejtohet të gjitha moshave, por kryesisht adoleshentëve, duke arritur të përshkru...
28/01/2025

Romani i Dostojevskit “Adoleshenti” u drejtohet të gjitha moshave, por kryesisht adoleshentëve, duke arritur të përshkruajë sjelljen dhe veprimtaritë e tyre, dashurinë si një temë e madhe dhe e fuqishme, marrëdhëniet midis të rinjve, por nga ana tjetër edhe karaktere të gdhendura bukur, sidomos personazhet kryesore, të cilët veçohen për më tepër se kanë një anë tipike që nuk e kanë kurrë të tjerët.

Kjo zgjedhje dhe analizë i nënshtrohet edhe marrëdhënieve që ka shoqëria e asaj kohe, por gjithnjë me një tingëllim të fuqishëm aktual.

Nga ana tjetër ngrihet “muri” i një morali që depërton thellë në qenien njerëzore, ndonëse vepra nuk është aspak moralizuese. Ky moral, vlerësimi mbi aktet e shëmtuara edhe me pamje kriminale dhe fakti që ndaj tyre duhet të ngrihet e gjithë shoqëria përbën një dukuri të zakonshme në këtë vepër, e cila është shkruar me sinqeritet dhe sigurisht me art, pa anashkaluar edhe bashkëshoqërimin e tij psikanalitik në vepër.

Marrëdhëniet midis të rinjve janë të ndërlikuara, por subjekti i romanit e ndjek linjën e vet pa u marrë shumë me ndërlikimet e tjera. Kjo anë e veçantë e bën edhe artin të epërm dhe vetë shkrimtarin që të ndihet se nga dora e tij ka dalë një libër krejt i veçantë dhe mbi të gjitha tingëllues nga pikëpamja artistike.

Libri të mban në tension deri në faqen e fundit dhe lexuesi mezi pret që ta mbyllë për t’u ndjerë edhe i lehtësuar e ngadhënjyes.

Pashë si grindesh*t, si zemërohesh*t, por të qeshnit me gjithë shpirt nuk dinit. Sa shumë pasuri sa pak hare!F.M.Dostoje...
24/01/2025

Pashë si grindesh*t, si zemërohesh*t, por të qeshnit me gjithë shpirt nuk dinit. Sa shumë pasuri sa pak hare!

F.M.Dostojevski - Djajtë

‘Të fyer e të poshtëruar”, romani që u shkrua me një frymë të vetme dhe që arriti të pushtojë zemrat e rinisë. -Fragment...
22/01/2025

‘Të fyer e të poshtëruar”, romani që u shkrua me një frymë të vetme dhe që arriti të pushtojë zemrat e rinisë.

-Fragment
"Është vajza juaj, - i shkruante, është juaja, ju fare mire e dini që është juaja, bija juaj është. E kam porositur të vijë te ju pas vdekjes sime dhe t’ua japë në dorë këtë letër. Në mos e mohofshi Nelin, ka mundësi që atje t’jua fal dhe ditën e gjyqit të madh do të jem unë ajo që do të qëndroj para fronit të Zotit dhe do t’i lutem atij gjyqtari të drejtë t’ua falë gjynahet. Neli e di përmbajtjen e letrës, ia lexova, ia shpjegova të gjitha, ajo i di të gjitha, të gjitha...”
Por Neli s’e plotësoi amanetin: i dinte të gjitha, por te princi nuk shkoi, vdiq pa u pajtuar.
Pasi u kthyem nga varrimi i Nelit, une dhe Natasha dolëm në kopsht. Ishte ditë e nxehtë, vendi shndriste nga drita. Pas një jave Ihmenievët do të niseshin për udhë. Natasha më pa me një vështrim të gjatë, të çuditshëm.
-Vanja! – më tha, - Vanja! Mos ishte ëndërr?
-Cfarë ishte ëndërr? – e pyeta.
-Të gjitha, të gjitha… - m’u përgjigj. – Gjithë ç’ndodhi këtë vit, Vanja! E pse e shkatërrove lumturinë tënde?
Në sytë e saj lexova:
“Ne mund të ishim bashkë përgjithmonë të lumtur!”

Përktheu: Jorgji Doksani

A e keni menduar ndonjëherë se sa larg mund të shkojmë për të arritur qëllimet tona? 🤔"Krim dhe Ndeshkim" nga Dostojevsk...
20/01/2025

A e keni menduar ndonjëherë se sa larg mund të shkojmë për të arritur qëllimet tona? 🤔

"Krim dhe Ndeshkim" nga Dostojevski është një udhëtim në shpirtin njerëzor, ku pyetje të thella mbi moralin, fajin dhe ndëshkimin dalin në pah. ⚖️

Raskolnikov, protagonisti i librit, lufton me veten për të justifikuar një krim që mund të ndryshojë jetën e tij përgjithmonë. 🔥

Cilat janë pasojat e veprimeve tona dhe si mund të shpëtojmë nga ata që ndihen të humbur? 📚

Ky libër është një sfidë për mendjen dhe një pasqyrë e thellë e natyrës njerëzore! 💭✨

"Jetë në vetmi" i Fjodor Dostojevskit është një udhëtim i thellë në shpirtin e njeriut, duke eksploruar dramat e ekziste...
17/01/2025

"Jetë në vetmi" i Fjodor Dostojevskit është një udhëtim i thellë në shpirtin e njeriut, duke eksploruar dramat e ekzistencës dhe psikologjinë e individit. 🌑

Ky roman i jashtëzakonshëm sjell perspektivën e një njeriu të izoluar, që përballet me moralin, vetminë dhe paudhësinë e shoqërisë.

Dostojevski na fton të shohim brenda thelbit të njeriut dhe të pyesim veten për kuptimin e jetës dhe vendin tonë në botë. 📚

📚✨ Manastiri i Parmës nga Stendali është një histori e fuqishme pasionante që na zhyt në botën e intrigave, dashurisë dh...
16/01/2025

📚✨ Manastiri i Parmës nga Stendali është një histori e fuqishme pasionante që na zhyt në botën e intrigave, dashurisë dhe fuqisë. 🔥❤️

🌿 🏰 I vendosur në një manastir të izoluar, ky roman pasqyron përballjet e brendshme të një njeriu mes moralitetit dhe dëshirave të tij. Përdorimi i psikologjisë së thellë dhe analizës sociale e bën këtë vepër një klasike të pavdekshme. 🧠💭

🌸 Një udhëtim i ndërlikuar mes shpresave, tradhëtive dhe peripecive që ndryshojnë jetët e personazheve. Cila është e vërteta pas maskës? 🤔🖤

📖

Është e vështirë të rezistosh gjatë pa lexuar Dostojevskin, autorin që përfaqëson aftësinë e të zbërthyerit psikologjiki...
14/01/2025

Është e vështirë të rezistosh gjatë pa lexuar Dostojevskin, autorin që përfaqëson aftësinë e të zbërthyerit psikologjikisht të njeriut dhe frikërave të tij më të fshehura, shkrimtarin që shkrihet me anë të gjuhës, të mprehtë si tehu i thikës, në ankthin ekzistencial të çdo njeriu, të njeriut si i tillë, kësisoj e njohur nga gjithkënd, edhe për burrat e të gjitha kohërave.

Autori do ta përkufizojë protagonistin Goljadkin, një zyrtar të zymtë dhe të ngrysur të punësuar në administratë, një kryevepër, një kryevepër dhimbjeje dhe dështimi. Në roman kemi dy Goljadkinë, cili do të jetë autentiku? Cili është i shtiruri dhe mashtruesi? Nuk arrijmë ta kuptojmë, ashtu siç nuk jemi në gjendje të kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, ajo çfarë pranojmë dhe u demonstrojmë të tjerëve, apo ajo çfarë ndrydhim dhe përpiqemi të luftojmë.

Tek “Sozia” elementi mbizotërues është sfera e brendshme e protagonistit, ose më mirë shqetësimi i tij psikik. I shkruar pothuajse tërësisht në formën e një monologu të brendshëm, për rrjedhojë në vetën e parë, romani alternon dialogët e gjatë me reflektime, dyshime dhe përshtypje të një mendjeje të sëmurë, atë të protagonistit… Por ia vlen, na besoni. 🧠🤯

📚

Violet - Kimberly Derting ✨📚Një histori mbushur me mister, ndjenja dhe tension! 🔍 Violet ka një dhunti të pazakontë: mun...
13/01/2025

Violet - Kimberly Derting ✨📚

Një histori mbushur me mister, ndjenja dhe tension!
🔍 Violet ka një dhunti të pazakontë: mund të ndjejë trupat e të vdekurve dhe t'i gjejë ato. Por kur një seri krimesh të tronditshme ndodhin në qytetin e saj, ajo duhet të luftojë me frikën dhe ndihmën që mund t'i ofrojnë këto aftësi. 😨💔

Një përzierje e misterit, dramës dhe dashurisë që të mbërthen! 💘📖
Mos e humbisni këtë libër emocionues që do t'ju mbajë në tension deri në faqen e fundit! 😱✨

📚✨ "Zhgënjimi i Qytetit të madh" nga Jennifer Worth është një histori e prekshme dhe e fuqishme që ndihmon për të kuptua...
09/01/2025

📚✨ "Zhgënjimi i Qytetit të madh" nga Jennifer Worth është një histori e prekshme dhe e fuqishme që ndihmon për të kuptuar më mirë jetën dhe përpjekjet e ndihmës së mamive në Londrën e pas Luftës së Dytë Botërore. Me një narrativë të thellë dhe të ndjerë, Worth na çon përmes rrugëve të vështira të një lagjeje të varfër, duke na treguar momentet e ndihmës, dhimbjes, por edhe gëzimit të lindjeve që shpesh janë shoqëruar me sakrifica të mëdha.

Një libër që ngre pyetje mbi jetën, dashurinë, dhe forcën e gruas në çdo epokë. ✨💪🌸

Për ata që duan një histori të pasur me emocion, kjo histori është një thirrje për më shumë humanizëm dhe mirësjellje. Nuk do të dëshironit ta humbisni këtë libër! 📖

#

Gëzuar Vitin e Ri! 📚✨ Le të jetë ky vit plot me libra të rinj dhe histori që frymëzojnë. Faleminderit që jeni pjesë e ud...
31/12/2024

Gëzuar Vitin e Ri! 📚✨
Le të jetë ky vit plot me libra të rinj dhe histori që frymëzojnë. Faleminderit që jeni pjesë e udhëtimit tonë letrar. Ju urojmë një vit të mbushur me gëzim, pasion dhe shumë lexime të bukura! 📖❤️

🎁 GIVEAWAY PËR VITIN E RI! ✨Me rastin e Vitit të Ri, Botimet UEGEN do të dhurojnë një tjetër libër  📚✨Libri që do të dhu...
26/12/2024

🎁 GIVEAWAY PËR VITIN E RI! ✨

Me rastin e Vitit të Ri, Botimet UEGEN do të dhurojnë një tjetër libër 📚✨

Libri që do të dhurohet është “Rruga Stoike Drejt Pasurisë” nga Darius Foroux! 📖

Për të marrë pjesë në giveaway ndiqni këto hapa:

1️⃣ Follow profilin tonë 🔔
2️⃣ Like këtë postim ❤️
3️⃣ Tag një mik/mikeshë që adhuron librat! 👯‍♂️👯‍♀️
4️⃣ Bonus: Ndajeni këtë post në storie, na bëni tag për mundësi shtesë për t'u përzgjedhur!

⏳ Fituesi do të zgjidhet dhe shpallet më 02 Janar 2025 ⏰

🌟Suksese dhe Gëzuar Vitin e Ri! 🎉📖

Për fituesit jashtë Shqipërisë: Mund ta tërhiqni librin pranë ambjenteve tona në Tiranë, nëse jeni në Shqipëri, ne do t'ua dërgojmë librin në adresën tuaj!


Gëzuar Krishtlindjet! Qoftë kjo ditë plot me paqe, dashuri dhe shumë lumturi për ju dhe familjet tuaja. ✨🎄
25/12/2024

Gëzuar Krishtlindjet! Qoftë kjo ditë plot me paqe, dashuri dhe shumë lumturi për ju dhe familjet tuaja. ✨🎄

Address

Rruga “Vaso Pasha” Pall. 7/1, Kat. 3
Tirana

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtepia Botuese Uegen posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtepia Botuese Uegen:

Videos

Share

Category