Be the first to know and let us send you an email when Empower Magazine Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Keni dëshirë të ndani këshillat apo mësimet tuaja në jetë apo biznes me komunitetin tonë online me mbi 10 mijë lexues të apasionuar pas fushës së rritjes personale, zhvillimit profesional dhe fuqizimit të karrierës e sipërmarrjes? Jeni në mjedisin e duhur! Ne jemi gjithmonë në kërkim të informacionit me përmbajtje cilësore dhe aktuale.
Nëse mendoni që informacioni që do të ndani me lexuesit e www.empowermag.al do t’i nxisë të reflektojnë lidhur me përmirësimin e vetvetes dhe t’i motivojë ata të kenë sukses, atëherë ne kemi kënaqësinë e promovimit tuaj. Ju lutemi përpara se të shkruani njihuni me kategoritë e artikujve që ne mbulojmë, ndonëse jeni të lirë edhe të sugjeroni përtej atyre.
Përpara se të dërgoni artikullin tuaj, lutemi lexoni udhëzimet në vijim.
Cilët mund të kontribuojnë me artikuj?
Rritja personale dhe zhvillimi profesional janë fokusi ynë. Ne preferojmë artikuj të lidhur me sferën e vetë-zhvillimit: motivimi, komunikimi, produktiviteti, udhëheqja, karriera, suksesi, etj. Ne gjithashtu mirëpresim artikuj në lidhje me fushën e sipërmarrjes dhe biznesit.
Ne dëshirojmë që artikujt të jenë informues, interesantë, pozitivë dhe të lidhura edhe me detaje nga jeta personale (për aq sa është e mundur). Ne duam ti ndihmojmë lexuesit tanë të fuqizohen dhe të ndihen të frymëzuar.
Udhëzimet për të shkruar artikullin tuaj.
Sigurohuni që artikulli juaj të jetë 800-1200 fjalë, font Arial, madhësia 10. Ne po kërkojmë artikuj të qartë dhe të përmbledhur që kanë fuqinë të ndikojnë pozitivisht.
Aplikoni paragrafë për ta bërë artikullin sa më të lehtë për tu lexuar. Preferohet gjuha e tekstit e thjeshtë dhe kuptueshme. Nënvizoni pjesën e tekstit që dëshironi të forconi mesazhin.
Artikulli duhet të ruajë origjinalitetin tuaj. Ekipi ynë editorial rezervon të drejtën për të bërë redaktime të vogla në përputhje me udhëzimet dhe qëllimin për të përmirësuar qartësinë e artikullit.
Ju mund të sugjeroni foton apo konceptin e fotos (cover) që do shoqërojë artikullin, ndonëse kjo është përgjegjësi e ekipit editorial.
Jeni gati për të na dërguar artikullin tuaj?
Dërgojeni artikullin e shkruar (format WORD) bashkë me një përshkrim të shkurtër (format BIO) të vetvetes (rreth 150 fjalë) me email në [email protected].
Sigurohuni që artikulli të na vijë me një propozim unik për titullin. Mos harroni, titulli është gjëja e parë që tërheq vëmendjen e lexuesve. Jini krijues, por mbani në mend se titulli juaj duhet të jetë tërheqës. Të gjithë titujt shqyrtohen në procesin e publikimit. Nëse mendojmë se ka një titull më tërheqës, ne marrim përsipër ta ndryshojmë atë.
Ju falenderojmë për kohën tuaj dhe ju jemi mirënjohës për gadishmërinë tuaj për të kontribuar me artikuj. Mezi presim të lexojmë atë çfarë keni për të thënë për lexuesit.
Mos hezitoni të na komunikoni për çdo pyetje ose sugjerim me email në [email protected] ose në numrin celular +355 69 981 1925.
Oltjon Valisi
Kryeredaktor
Empower Magazine Albania