08/01/2026
Zjarr i madh në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme disa magazina të tregut të rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Flakët kanë qenë aktive prej më shumë se një ore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje janë angazhuar rreth 60 zjarrfikës me 11 mjete, ndërsa për shkak të vështirësive janë kërkuar përforcime edhe nga bashkitë Vorë, Kamëz dhe Elbasan. Në operacion janë përfshirë gjithashtu Forcat e Armatosura dhe efektivë të Policisë së Shtetit.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.