Arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos detyrim paraqitje për 5 biznesmenë
GJKKO përveç se ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka dhënë masa edhe për bashkëpunëtorë të tij.
GJKKO mësohet se ka dhënë “detyrim paraqitje” për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.
Kujtojmë se GJKKO vendosi gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.
Veliaj u hetua për një kohë të gjatë nga SPAK, në lidhje me pasurinë e tij.
Arrestohet me urdhër të SPAK kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj
GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për Veliajn.
Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.
Kryebashkiaku i Tiranës ka qenë në zyrën e tij kur është shoqëruar nga oficerët e BKH-së.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe më pas do të dërgohet te Blloku i Sigurisë, tek Rruga “Mine Peza”.
Mësohet gjithashtu se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt.
Momenti kur oficerët e BKH-së shoqërojnë Erion Veliajn
GJKKO mësohen se ka dhënë masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Në pamjet e dërguara nga LSA, duket Veliaj teksa shoqërohet nga oficerët e BKH-së. Në momentin e shoqërimit, Veliaj ishte në zyrë.
Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për Veliajn.
Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.
Me dy gishtat lart! Christ LaCivita shkon në selinë blu, takon Sali Berishën
Drejtuesi i fushatës së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA Chris Lacivita do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
Pasi u prezantua në një konferencë të përbashkët për mediat, Chris Lacivita ka shkuar në selinë blu.
Siç shikohet në pamje, LaCivita ka zbritur nga makina dhe është futur në selinë blu. Pak përpara se të futet në seli, Christ LaCivita ka ngritur dy gishtat, simbolin e demokratëve.
Ai po takon kreun demokrat Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, La Civita theksoi se do ta ndihmojë Berishën, një mik të vjetër të SHBA-ve, që të bëhet sërish kryeministër.
“Berisha si Trump, u përndoq”/ Do drejtojë fushatën e PD,LaCivita: Arsyeja e vërtetë që erdha këtu…
Kreu i PD Sali Berisha ka prezantuar sot drejtuesin e fushatës të Partisë Demokratike, i cili është Christopher LaCivita, që më herët ka drejtuar fushatën e Donald Trump në SHBA.
Berisha shprehet se LaCivita do drejtojë fushatën e PD-së drejt fitores në zgjedhjet e 11 majit.
“Mirëdita, sot është një ditë e madhe jo vetëm për PD-në dhe opozitën shqiptare, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.
Këtu jam para jush me zotin Chris LaCivita, kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkëkryetarin, bashkëarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në të gjithë historinë e njerëzimit,që ishte rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Zoti Chris LaCivita dhe zonja Susanne Ëillis ishin bashkëkryetarë të fushatës më të pabarabartë në historinë e kombit amerikan.
Ata kishin përballë makinerinë propagandistike më gjigante të mashtrimit, manipulimit dhe censurës së mediave kryesore dhe polleve më kryesore të vendit, por pothuajse edhe të planetit, përfshi këtu edhe përpjekjet për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në SHBA me metoda terroriste.
Por pavarësisht nga të gjitha këto, ky ekip arritën që presidenti Trump të fitojë mendjen dhe zemrën e shumicës dërrmuese të qytetarëve amerikanë dhe të shënojë njërën nga fitoret më spektakolare në historinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Zoti Chris LaCivita është njeriu që pati fatin e madh t’i drejtohet kombit amerikan nga Mar-A-Lago natën e shpalljes së fitores nga presidenti amerikan në krah të këtij të fundit.
Koalicioni ynë ka zgjedhur, është i nderuar që kryearkitekti, një nga dy kryeartitektët e fushatës së fitores së datës 11 maj të jetë zoti Chris LaCivita”, tha Berisha.
Berisha jep lajmin e bujshëm: Kryearkitekti i triumfit të Trump do drejtojë fushatën tonë për fitore
Christopher LaCivita: Opozita e bashkuar jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i SHBA dhe do të punojë në mënyrë të suksesshme me Trump dhe SHSBA. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se kukull i Sorros. Nuk mund të jesh edhe kukull e tij edhe mik i SHBA. Vetëm Berisha është një mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA.
Shumë në SHBA në media në partitë e së majtës kanë thënë se Trump nuk mund të fitonte por ai fitoi pavarësisht sulmeve të administratës Biden. Populli donte më shumë nga qeveria, këtë do edhe populli shqiptar. Këto ishin rrethanat që na bashkuan dhe na sollën këtu, sepse ne e dimë që Berisha mund të fitojë.
Berisha si Trump është përndjekur nga një qeveri që nuk respekton demokracinë.
Tentoi të dilte nga Shqipëria me drogë me vete, arrestohet një 38-vjeçar nga Mali i Zi
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihet në pranga një 38-vjeçar nga Mali i Zi.
Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, automjeti dhe 1 celular.
Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së rriskut u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin A. D.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Në lidhje me këtë rast u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, të cilët në përfundim të veprimeve të para procedurale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 38 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Aksident në aksin Lushnje-Berat/ U përplas nga një automjet, ndërron jetë në vend 65-vjeçarja, arrestohet drejtuesi
Një aksident me pasojë vdekje është shënuar këtë mëngjes në rrugën nacionale Lushnje-Berat ne fshatin Barbullinjë.
Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi.
Mjeti i drejtuar nga 46 vjeçari-Aleksandër Misto ka përplasur viktimën e cila kalonte në anën tjetër të rrugës. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Pasi Partizani barazoi ndaj Tiranës në minutën e 90-të, pati përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Në bazë të pamjeve shihet se ka konfrontim fizik mes futbollistëve të ekipeve, çka solli ndëhyrjen e forcave të sigurisë.
News 24 mëson se gjithçka nisi nga pankina e Tiranës, që pas golit të pësuar, u ngritën që të godisnin Gudjufin.
Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përmendur se ka patur sherr edhe tek ata në stol dhe si rrjedhojë, janë përfshirë edhe stafet e ekipeve.
Pas qetësimit të situatës në “Arenën e Demave”, derbi rifilloi normalisht për të luajtur minutat e mbetura të takimit. Arbitri nuk ka hezituar të përjashtojë me karton të kuq disa lojtarë, me të kuqtë dhe bardheblutë që mbyllën ndeshjen me nga 9 lojtarë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me shqiptarë që jetojnë në Itali, në kuadër të votës së diasporës dhe zgjedhjeve të 11 majit, i ka bërë thirrje diasporës t’i dalin për zot vendit.
“Udhëtimi drejt emigracionit, është udhëtim drejt dhimbje, sakrificës e mallit, atyre që e nisën jetën e tyre nën zero, që u ndanë me lot me nënën të pasigurt nëse do t’i gjenin ndonjëherë tjetër.
Por është udhëtim i njerëzve dhe triumfojnë dhe mposhtin çdo vështirësi.
Jam besimplotë tek ju për të ndarë me ju rreziqet e mëdha me të cilat përballet vendi ynë.
Çdo patriot i lindin nënat për të dashur Shqipërinë. Erdha me bindjen se çdo shqiptar i lindin nënat për t’i dalë zot Shqipërisë.
Kryeministri mund të quhej Toto Rino, El Chapo. Nëse ai merr një mandat tjetër, Toka e Zotit e bukura e dheut do shuhet, do bëhet vend i krimit dhe bandave”, tha ai.
“Nuk është merita jote që vinë më shumë turistë është merita e zotit që na ka fal një vend të bukur e të bekuar por është për të ardhur keq që nuk kemi ditur të zgjedhim njerëzit e duhur për të na drejtuar se dhe ti njësoj me Berishën e Metën je nuk ke asnjë ndryshim prandaj më mirë rri rehat sa të kesh pushtet se inshallah të vjen dhe ty radha siç ju erdhi atyre të luftosh nëpër gjykata e nëpër burgje” ka qenë një nga komentet që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet në “Sy s’sy”.
Rama u shpreh se PS është ndryshe, është vetë ndryshimi, dhe ka qenë pikërisht PS që e ka bërë Shqipërinë turistike.
“Punët tona të mira janë meritë e Zotit por kur bie shi për 3 orë sa për tre muaj është faji ynë.
Lind pyetja kur na e fali Zoti këtë vend të bukur, kur erdha unë në qeveri? Pse nuk vinin turistët më parë se PS të vinte në qeveri, pse nuk na zinte njeri me gojë për këto bukuri por vetëm për plehrat e tërë të zezat.
Kush e përmbysi këtë histori të botës me ne dhe bëri tërë mediat e botës të flasin për Shqipërinë si destinacion turistik? Pse u kujtua tani zoti dhe jo kur qeverisnin ata që e bënë këtë vend zhele katran me bojë në sytë e botës dhe që nuk ua hidhte sytë askush?
Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër”, tha ai.
ITALI
Një person i cili dyshohet të jetë me origjinë shqiptare, duke dashur t’i shpëtojë kontrollit të policisë në Parma, Itali ka përplasur me makinën e tij dy efektivë.
Por falë ndërhyrjes së shpejt të një shoferi autobusi ndalimi i tij u bë menjëherë dhe u më pas u dërgua në polici. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Parmës.
Në videon e publikuar nga mediat italiane shihet makina që nuk i ka ndaluar urdhrit të policisë.
Gjatë tentativës për t’u larguar drejtuesi ka marr përpara me makinë edhe dy efektivë e policisë, por fatmirësisht nuk pati asnjë lëndim për ta.
(BalkanWeb)