🔴🎥 Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve në terrene shumë të vështira malore, asgjësohen 2848 bimë cannabisi.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të 74 prej këtyre bimëve, në vendin e quajtur “Lugu i thive”.
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në terrene shumë të vështira malore në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. Sh., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar 74 bimë cannabisi, në vendin e quajtur “Lugu i thive”. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit. Gjithashtu, këto shërbime gjetën dhe asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1986 bimë të tjera cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 508 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 182 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Luf-Qerret, 98 bimë cannabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
🎥#VIDEO Sa te sigurte jane qytetaret e Shkodres kete e deshmon ngjarja e mbremshme ne Velipoje. Nje ngjarje tronditese me dy te rinj te vdekur dhe një të plagosur.
Shkodra dhe Shkodranet po perballen çdo dite e me shume me pasigurine, ku organet ligj-zbatuese po deshtojne çdo dite e me shume ne kryerjen e detyrave te tyre ne mbrojtje te jetes se qytetareve.
Në vendin tone ligjin e bejnë të fortët ndërsa policia e shtetit si garante e rendit dhe qetesise që do duhej të ishte, merret me pasojat dhe jo me parandalimin e ngjarjeve te renda. Kjo tregon qarte se kemi te bejme me nje strukture policore totalisht te dorezuar perballe krimit dhe jo në mbrojtje të rendit dhe sigurisë.
Krimi ka arritur shkallen me te larte aq sa askush nuk eshte me i sigurte ne vendin tone.
Vetë policia e shtetit sot komandohet nga bandat dhe ajo thjesht nje shtojcë elektorale e tyre.
Me saktë ajo quhet sot policia e bandave.
Kjo qeveri dhe strukturat e saj ne vend qe te garantojne jeten e qytetareve dhe turisteve ne zonat turistike, merren me propagande bajate dhe fasada të rrejshme.
Kjo ngjarje do te prandalohej nese shteti nuk do ishte i kapur kokë e këmbë nga bandat e krimit dhe parate e droges dhe të korrupsionit.
Partia Demokratike Shkodër i ben thirrje policise se shtetit te ngrihet ne lartesine e detyres kushtetuese, dhe te mos behet pjese e propagandes bajate te qeverise por te garantojë jeten, rendin dhe qetesine e qytetareve.
Eliona Kodra Shkreli keshilltare bashkiake e PD
🎥#VIDEO Ngjarja me dy viktima në Velipojë, flet drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj.
Vijon trafiku i rënduar në hyrje të Shkodres...
🔴 #LIVE Prag ndeshja Partizani - Vllaznia, stafi kuqeblu në konferencë për media
🎥🚨 Policia Rrugore e Shkodres, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun 🚔
Gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve në akset rrugore kryesore të Shkodrës dhe të zonave bregdetare është në kulmin e tij, Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin. Me patrullime të shtuara dhe përdorim të teknologjisë së avancuar, fokuset kanë qenë rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.
Gjatë 10 ditëve të fundit, në Qarkun Shkodër janë proçeduar penalisht 12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur & pa leje drejtimi si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.
Janë vendosur 717 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:
•262 për parakalime të gabuara 🚗;
•30 për mosvendosjen e rripit të sigurimit 🚔
•19 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit 📱🚗;
•27 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse 🪖;
•18 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit 🍻🚫;
•16 për mungesë të polices se sigurimit ⚠️;
•78 për parkim të gabuar 🚫🅿️;
•320 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor ⚠️.
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, dhe të moderoni shpejtësinë.
🎥 Zëri brilant i këngëtares shkodrane Marije Kraja...
🔴🎥#VIDEO Qarku Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat, në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, asgjësuan 11 637 bimë dhe 6832 fidanë narkotikë cannabis sativa, si dhe sekuestruan 10.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje.
Në Vaun e Dejës është kapur në flagrancë, pas një hetimi me metoda proaktive, një 24-vjeçar, si dhe është proceduar penalisht një 57-vjeçar, autorë të dyshuar të 2 rasteve të kultivimit.
Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, 3 kryetarë fshatrash dhe 2 specialistë pyjesh.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejes gjetën dhe asgjësuan 300 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të 86 bimëve në këtë zonë, shtetasi K .P., 24 vjeç. Gjithashtu, u identifikua dhe u procedua në gjendje të lirë, autori i dyshuar i një rasti tjetër kultivimi në Vaun e Dejës, shtetasi A. P., 57 vjeç. Më tej, nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, për kryetarin e fshatit Mnelë e Madhe, shtetasin Z. B..
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz asgjësuan 6832 fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë dhe 1280 bimë narkotike në proces tharjeje, si dhe sekuestruan 10.5 kg të kësaj lënde narkotike, gjithashtu në proces tharjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Y. S., kryetar i njësisë administrative Fierzë dhe A. M., specialist pyjesh në këtë njësi.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 4407 bimë narkotike cannabis sativa. Në vijim të
🔴🎥 #VIDEO Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në zonen e Zdrales në Shkodër. Një banesë e braktisur është përfshirë nga flakët, ku dyshohet se shkak mund të jetë bërë ndonjë cigare e cila mund të jetë hedhur nga pallati aty pranë.
Fatmirësisht ndërhyrje e forcave zjarrfikëse ka qenë e shpejtë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat rrezikonin të përhapeshin në banesat aty pranë.
🎥 Pushuesi nga Italia leksion shqiptarëve, pastron shishet plastike dhe kanaçet në luginen e lumit Kir në Postribë...👏👏
🔴🎥#VIDEO Dy shtetas të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash. Dy shtetasit të prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme. Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt ti sillnin lekët. Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura por pa euro brenda. Është bërë denoncimi në policinë e Shkodrës ndërsa janë kçyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytettit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot. Ndërkohë kjo pikë shërbimesh kërkon ndihmën e kujtdo që në rast se i shohin diku të lajmërojnë menjëherë policinë. Në pamje duken qartazi fytyrat e dy hajdutëve që vodhën sasinë e konsiderueshme të eurove. Policia po heton për gjetjen sa më parë të tyre.
🔴🎥#VIDEO Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 2944 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 988 bimë kanabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Temal dhe Hajmel, dhe asgjësuan 1809 bimë kanabisi;
-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 147 bimë kanabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
🎥#VIDEO Kabllot e internetit të varuara kudo nëpër Shkodër janë një problem jo vetëm estetik, por dhe i rrezikshëm për banorët.
Prej disa ditësh, Bashkia Shkodër dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, kanë nisur sistemimin e kabllove pranë pallateve, që i janë nënshtruar proçesit të restaurimit të fasadave.
Nga ana e bashkisë i është kërkuar të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbim interneti, saktësisht 26 të tillave, që të bëjnë vetë brenda datës 15/08/2024, heqjen e linjave kabllore ajrore për të cilat nuk janë paisur me lejen përkatëse, si edhe atyre ekzistuese jashtë funksionit.
Fatkeqësisht raste të tilla abuzimi nuk janë të pakta e në çdo rast shkeljeje, Bashkia do të ndërhyjë duke shkëputur linjat e duke ndëshkuar me forcën që jep ligji.
E pyetën? A e di ajo që ti je djali saj ?
Iu përgjigj: ç'më duhet, kur un e di që ajo është Nëna ime! 👏👏😔😔
Zoti i shperblefte kush kujdeset për prindërit.
🎥 Plazhi i Velipojës ndër më të preferuarit, fluks automjetesh ditën e sotme të cilët janë nisur për të kaluar pushimet atje...
🔴🎥#VIDEO Protestuesit përplasen me Policinë në Thumanë, futen në autostradë...
🔴🎥#VIDEO Vau i Dejës/ Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Kontrollet intensive nga toka dhe nga ajri, u kryen në zona me terren shumë të vështirë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve nga toka dhe nga ajri, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, në terrene shumë të veshtira, janë goditur disa raste të kultivimit dhe të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Gjenden në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësohen 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
🔴🎥#VIDEO Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 8839 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shosh, Postribë dhe asgjësuan 5586 bimë kanabis;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 957 bimë kanabis;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësuan 2167 bimë kanabis;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelëz dhe asgjësuan 72 bimë kanabis;
-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 57 bimë kanabis.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
🔴🎥 #VIDEO Një banesë përfshihet nga flakët në lagjen Xhabie të Shkodres. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, ndërkohë që forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët...
🔴🎥 #VIDEO Vau i Dejës/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga kontrollet intensive të territorit nga ajri dhe grupet e kontrollit nga toka në njësitë administarative Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 8602 bimë kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan 8602 bimë kanabis.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.