Dilema prinderore - Blog per prinderimin

Dilema prinderore - Blog per prinderimin "Dilema Prinderore" - Një emision për prindërimin, në Radio Tirana. Nga Valbona Su
(3)

13/10/2023

Unë jam rritur në një shtëpi ku lajmet e këqija nuk kanë arritur kurrë ta kalojnë pragun e derës e të mbërrin në vesh të fëmijëve. Hallet, dertet e mërzitë nuk kanë arritur kurrë te unë si fëmijë. Unë jam rrit në botë përrallash ku babi ishte heroi më i madh që nuk gabonte kurrë. E këtë ua kam borxh prindërve të mi.

Pavarësisht se jam rritur në një rreth ku probleme ka pasur shumë, unë me to jam njoftuar shumë vonë, atëherë kur mund të gjykoja vetë se çfarë është e drejtë e çfarë gabim.

Hidhërohesha me prindërit saherë në shkollë kuptoja “ngjarjet e mëdha” që ndodhnin në fshat: vdekje, vrasje, sharje, ofendime e çfarë jo tjetër. Tani e kuptoj se ata kanë ditur të më mbrojnë e të më lejojnë të jetoj e lumtur në botën prej fëmije.

Rrisni dhe edukoni fëmijët tuaj larg problemeve që ju nuk keni pasur mundësi t’i zgjidhni. Ata meritojnë të rriten në një botë ku hallet e dertet tuaja nuk kanë kuptim.

Tani e kuptoj përse është shumë e lehtë të dalloj të bardhën nga e zeza.

Rita Behadini, mollekuqja.mk

17/05/2023

Na ktheni femijet tane mbrapsht!
Thirrja e Kate Winslet kunder varesise nga rrjetet sociale!

01/05/2022

Fëmijët, interneti dhe sfida e madhe me talljen e cinizmin!

“Të them diçka babi? – Ti nuk e kupton fare brezin tim!”. Kështu më tha disa kohë më parë im bir, Marini, katërmbëdhjetëvjeçar, teksa i flisja lidhur me efektin e keq që mund t'i shkaktojën kujtdo prej nesh ndjekja e vazhdueshme e videove të pakontrolluara në internet, plot xhirime me provokimeve, ku shfaqet hapur dhuna, tallja dhe seksualizimi i shoqërisë së sotme. Në bashkëbisedimin me tim bir kisha ndërmend t’i kërkoja që të vijonim të bënim diçka bashkërisht që lidhet me qëndrimin që duhet të kemi kundër bullizmit në shkollë e në lagjet tona, si dhe për rëndësinë e madhe që kanë shokët, miqtë, në jetën tonë. Por fjalët e tij më shtynë që të përpiqesha që më parë duhet të kuptoja se përse isha kaq larg kuptimit të asaj që i interesonte brezit të tim biri.
E teksa i kërkova që të më shpjegonte diçka se përse nuk e shihte mundësinë që bashkë me mua të xhironim disa filma të shkurtër për të shfaqur pasojat e bullizimit në marrëdhënien mes fëmijëve, apo nevojën që kanë fëmijët me aftësi ndryshe për t’u bërë pjesë e shoqërisë, ai më tha hapur frikën që kishte: “Nëse do shfaqem me këto filma apo me video të tilla, shokët e mi mund të tallen me mua! Sepse kështu bëjnë të gjithë moshatarët e mi – tallen me gjithçka, vënë në lojë këdo”.
Ndoshta në këtë pozitë si unë janë vënë shumë prindër kur kanë dashur të largojnë fëmijët nga videot që kanë në qendër të shfaqjes së tyre vënien në lojë të të tjerëve, pa kursyer as të lindurit me aftësi ndryshe.
Padyshim që nuk është aspak e lehtë në fakt t’i mbushësh sot mendjen një adoleshenti se bota zgjidhet duke besuar më shumë te vetja. Ndoshta nuk e kanë pasur kaq të lehtë as prindërit tanë me ne vite më parë, kur edhe ne na dukej sikur dinim gjithçka, pa pasur nevojën e mençurisë dhe përvojës së tyre për të gjykuar botën. Madje ka shumë të rritur që ndoshta nuk e kanë gjetur kurrë në jetë besimin as te vetja e as te tjetri edhe pasi janë bërë prindër.
Dhe duhet ta imagjinojmë se sa vështirë e kanë fëmijët e sotëm ku përmes internetit në telefonat tanë që transmeton në çdo kohë gjendjen dhe fjalët tona, tallja nuk mbetet thjesht në një ambient të vogël, por bëhet publike, shpërndahet duke tronditur këdo, sidomos të vegjlit, që nuk arrijnë të kuptojnë fuqinë e gabimeve të çastit, sidomos të gabimeve që kanë të bëjnë me botën e tyre në rritje e plot enigma për mendjen dhe trupin e tyre. Ndoshta këtë fakt e kanë ndeshur me dhjetëra prindër, sidomos në këtë kohë teknologjie. Dhe për dikë mundet që tallja të ketë krijuar një hendek të madh jo vetëm të fëmijëve me prindërit, por edhe të atyre vetë me ëndrrat e veta, me dëshirat për të bërë diçka të mirë.
Por a është e mundur t’i ndihmojmë fëmijët të mos enden me këtë cinizëm në kokë? Si mund të besojmë te vështrimi i tyre me dashuri për veten dhe tjetrin kur në mes është bota vrastare e talljes?
Teksa rreshtoja dhjetëra mendime pas asaj që im bir më tha për brezin e tij, i lashë mënjanë projektet e çastit dhe po përpiqesha t’i thosha diçka lidhur me fuqinë e madhe që ka dashuria në jetët tona, duke i rrëfyer se si gjatë historisë njerëzore, ai apo ajo që kanë arritur të pengojë talljen e një shoku apo shoqeje, apo të keqen ndaj dikujt, janë ndjerë gjithnjë më mirë se të tjerët, pasi shpirti i tyre ka notuar në qetësi. Ashtu mbaj mend se iu drejtova, sikur ta kisha njëkohësisht afër dhe larg, duke i kërkuar që të mos jetojë kurrë me urrejtje dhe frikë dhe se edhe shokët duhet t’i kërkojë të tillë:

Biri im, çdo qytet në botë ka shpirt dhe shpirti i qytetit tonë je ti dhe shokët e tu, ata që janë më të vegjël se ty, ata më të rritur se ty, ata që jetojnë në lagje të ndryshme e që kanë ardhur nga shumë qytete e fshatra të këtij vendi ku kemi lindur. E nëse ne të rriturit jemi treguar të pakujdesshëm që ta mbajmë këtë qytet me një shpirt të pastër, me njerëz që të adhurojnë të mirën, apo që kemi heshtur përpara së keqes së përditshme, atëherë mundet që këtë pakujdesi tonën, këtë gabim tonin, ta ndreqni ju. Sepse, biri im, nëse jeton në një qytet me zemra të errësuara dhe që humbin besimin se ia vlen të jetosh duke menduar dhe vepruar mirë, atëherë ti nuk do ndjehesh kurrë i qetë, e aq më pak i gëzuar që po jeton këtu.
Biri im, shpesh njerëzit justifikohen se nuk kanë faj përballë së keqes, sepse nuk kanë bërë ndonjë gjë të keqe. Por në jetë ka gabime nga veprimet, aq sa ka edhe nga mosveprimet. Sepse shumë gjëra ndodhin kur ne mbyllim sytë ndaj talljes së një shoku apo një shoqeje, ndaj vjedhjeve, ndaj së keqes apo ndaj së ligës, duke mos e ditur se ajo është errësira jonë, që na mbulon të gjithëve e na pengon të lëvizim drejt një vendi me dritë.
Ne të gjithë kemi gabimet tona. Dhe unë e di, unë nuk mund të jem shoku yt më i mirë e as i vëllait tënd më të madh, sepse ju jetoni në kohën tuaj, por e di që mund të jem gjithmonë njeriu që nuk do të lodhet kurrë duke kërkuar që të besoni se një qytet ka nevojë për njerëz që nuk pëlqejnë errësirën e zemrave të tyre. Le të mos ia hapim derën cinizmit që na pengon drejt dëshirës për të jetuar më mirë me veten dhe me të tjerët. Le të jenë sado të shumtë ata që duken sot se argëtohen nga tallja. Bota ka pasur gjithmonë të tillë e do të ketë. Por të kërkoj që të mos e helmosh zemrën tënde me cinizëm, por të kalosh nga rruga e dashurisë.
E di, nuk është kurrë e lehtë të ecësh duke besuar në fitoren e së mirës, por, dije ama, se është një rrugë që ia vlen të ecësh edhe nëse rrëzohesh, sepse është një rrugë që nuk do të ta çojë kurrë shpirtin tënd në qorrsokak, por do të të j*pë vetëm mundësi.
Thjesht, biri im, dua të të them që nëse do të përpiqesh t’i zgjidhësh problemet në jetë me dashuri, do të kuptosh se zemra do të të mbrojë që ligësia të të mos bëhet streha jote.
Agim Baci

24/01/2022

Familja I ka origjinat e saj antropologjike dne kulturore te ushqimi qe gruaja dhe burri ndanin mes tyre. Si pasoje eshte logjike ta shohesh vdekjen e familjes ne piken qe ata nuk hane me bashke. Ditet e sotme kjo gje eshte mjaft e perhapur. Njerezit ushqehen, gjithnje e me shume, para televizorit dhe ne ne menyre interesante, piketakimi me i shpeshte midis anetareve te ndryshem te familjes formohet nga vija diagonale midis frigoriferit, mikrovales due televizorit.

Dashuri ne kohe vetmie, Paul Veghaeghen, 2011

24/01/2022

Sot, si funksioni perkujdeses, ashtu dhe dallimi mes brezit te te vjeterve dhe te rinjve ne familje, realisht, eshte zhdukur. Ekziston miti i rinise se perjetshme dhe i mungeses se semundjes, gje qe ilustrohet ne reklamat ku nena dhe e bija paraqiten si dy motra.

Dashuri ne kohe vetmie, Paul Veghaeghen, 2011

24/01/2022

Ne ditet e sotme, nje femije rritet thuajse jashte familjes. Ne ato pak ore qe ai shpenzon ne shtepi me familjen, shumicen e kalon para televizorit, i cili ne disa aspekte ka marre persiper rolin e "edukimit" te femijes.

Dashuri ne kohe vetmie, Paul Verhaeghen, 2011

24/01/2022

Nese i permbahemi pikepamjes se shoqeria dhe individi i nenshtrohen vazhdimisht nje procesi te vazhdueshem ndryshimi, ngreme pyetjen: cfare ka ndryshuar te familja? Triada, nene, femije, baba? Dhe ne kete aspekt, identiteti mashkullor dhe femeror?
Me konkretisht mund te pyesim se cfare ndryshimesh ka patur qe nga fillimi i ketij shekulli. Mund te thuhet, ndoshta duke e tepruar pak, se si pike konvergjuese kane mbetur vetem termat e perdorur. Ne 100 vjecarin e fundit, virtualisht te gjitha funksionet-te permbledhura shkurt ne trekendeshin e seksit, lindjes dhe vdekjes- te cilat me pare perbenin thelbin e FAMILJES, jane deleguar jashte saj.

Dashuri ne kohe vetmie, Paul Verhaeghe, 2011

20/11/2021

Çdo brez, ndonjëherë duke u mbështetur dhe nganjëherë duke hedhur poshtë mënyrat e mëparshme të prindërimit, zhvillon idetë e veta mbi këtë çështje

01/10/2021

Vrapoj ne shtepi.
Vrapoj sepse kam frike.
Vrapoj sepse nuk dua te shikoj shishet e tejdukshme.
Vrapoj sepse te gjithe femijet e botes vrapojne me mua.
Vrapojne sepse nuk dua qe gjerat te jene keshtu.
Vrapoj sepse duhet t'i j*p babait ne fshehtesi nje gote vodka.
Vrapoj sepse ai eshte duke me pritur.

Shishet e tejdukshme
Robinson, Aram Pachyan, tregime te shkurtra
Fitues i cmimit Europian te letersise 2021

14/09/2021

Te rritesh do te thote te imitosh dhe te kesh modele. Kerkon durim dhe praktike, vetmi dhe shoqeri. Ne vend te kesaj, shume nga femijet tane kane celular ne duart qe ne duhet t'i mbanim.

The Guardian

26/08/2021

Droga dhe burgu...
Neser , ne oren 11:00 perpara gjykates se Vlores del per tu njohur me akuzen e "vrasjes me paramendim" , vrasesi i Xhuljan Bullarit,nje i ri qe dy vitet e fundit te jetes i kaloi midis burgut, endrres e planeve per tu larguar ne Gjermani dhe papunesise. Ishte 25 vjec dhe mbremja e fundit e jetes se tij kalon shkurtimisht si nje film bardh e zi, treguar nga kamerat e sigurise tanime te sekuestruara si prova. I riu e mori vrasesin e tij si pasagjer prane nje parkimi afer drejtorise se Policise Tirane, se bashku me te shfaqet teksa po udheton me mjetin Fiat Punto drejt vdekjes, me vdekjen ne makine edhe ne kamerat e qytetit te Lushnjes , kapercen rotondon e Vlores, hyn ne muzg rreth ores 19.54 me drejtim "Transballkaniken" . Me pas, 1 ore me vone ai shfaqet kur kalon prane nje pike karburanti ne Qafe Babice. Sa afer vdekjes qe eshte , por ai nuk e di . Ai po shkon drejt vendit te quajtur " Lapidari", ku pasagjeri qe ai duhet ta kishte mik burgu do ta qelloje me dy plumba me nje pistolete te llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy, e groposur me pas ne shtepine e tij.
I dyshuari si vrases i 25 vjecarit eshte Bledar Selmanaj, nje 39 vjecar qe u njoh dhe jetoi ne te njejten qeli me viktimen dhe madje dhe u miqesuan se bashku. Viktima e kishte lene burgun me heret, ndersa vrasesi i tij u lirua ne daten 5 korrik 2021. Te dy se bashku u ritakuan jashte burgut dhe sipas rrefimit te vrasesit ata hyne ne tregti droge , nje ngarkese per te cilen i dyshuari si vrases nderhyri tek ca miq te tij per tua sh*tur ca miqve te viktimes.
Por nese deshmia e tij eshte apo jo e vertete do te duhet shume pune dhe prova , vec qelizave dhe kamerave te sigurise, mes tyre edhe konfirmimi nese arma e varrosur ne lagjen " 15 Tetori" eshte e njejta nga u kryen qitjet vdekjeprurese.
Por Selmanaj qe dyshohet se mund ta kete kryer krimin edhe nen efektin e droges apo per te vjedhur , çapitet në deshmine e tij mes frazave qe nuk shprehin asgjë tjetër përpos dramave qe ndodhin me rinine tone.
Ai thote se negocioi per sh*tjen e 100 kilogrameve hashash te presuar që u shkembye ne Elbasan. Ai thote se miqte e viktimes i paguan miqte e tij me para false. Ai thote se i kerkoi 3 mije euro shokut te burgut. Ai thote se sherri i droges eshte vdekjeprures. Pastaj ai thote se nuk e vrau ai. Por nje telefon qe ai e la ne banese menjehere mbas arratisjes , referuar analizes se antenave thone te kunderten, jane loguar ne te njejtat antena.
Derisa te dalin pergjigjjet e laboratorit te kriminalistikes nese eshte apo jo ai vrasesi, Selmanaj mbetet i akuzuari kryesor dhe droga mbetet pista kryesore.
E njejta droge qe dergon po asnje dallim ne qeli , te shoqeruar e te ndaluar dhjetra te rinj e te mitur me statusin "perdorues".
Ne Tirane nje plage e re sociale vazhdon e hapur dhe padyshim nuk bejne dallim edhe qytetet e tjera. Jo vetem femije qe rrahin prinderit dhe kerkojne 5 mije leke te vjetra per nje cigare hashash, gjithashtu mes tyre ka fëmije gjyqtaresh , prokuroresh, ish shefash policie , shefash , mjekesh e biznesmenesh që kapen rastesisht me dozat e droges qe mbillet në atdheun e tyre. Ceshtjet mos fillohen mbasi ata konsiderohen perdorues dhe sasirat jane të pakonsiderueshme . Parcelat ne mal gjelberojne me bindjen se ato tonelata dergohen larg, drejt nje vendi tjeter qe nuk eshte Shqiperia.
Rast pas rasti monitorimi i Qendres FOL tregoi se nga 1 nentori 2020 , vetem ne kryeqytet u shoqeruan mbasi u konstatuan me droge 640 te rinj dhe adoleshente apo te mitur. Prej tyre 191 u arrestuan.
A nuk duhet te shqetesohemi per rinine dhe te ardhmen tone?

Anila Hoxha, gazetare

22/08/2021

Varesia dixhitale po na mbyt ne dopamine

Nje pacient i imi, nje djale i ri i shkelqyer ne te 20-at erdhi te me takonte per shkak te ankthit dhe depresionit. E kishte lene universitetin dhe jetonte me prinderit. Pothuaj kishte menduar vetevrasjen. Luante gjithe diten videolojera deri ne darke vone.
20 vjet me pare, gjeja e pare qe do te kisha bere me nje pacient te tille ishte t'i rekomandoja nje antidepresiv. Sot rekomandoj dicka krejt tjeter: nje agjerim dopamine. Nje muaj abstenim nga te gjitha ekranet, perfshire videolojerat.
Gjate karrieres sime si psikiatre kam para gjithnje e me shume paciente qe vuajne nga depresioni dhe ankthi, perfshire mosha te reja me familje qe i duan, edukim elitar dhe te pasur relativisht. Problemi i tyre nuk eshte trauma, dislokimi social ose varferia. Eshte shume dopamine, nje element kimik prodhuar ne tru qe vepron si neurotransmetues, i lidhur me ndjenjen e kenaqesise dhe shperblimit.

Anne Lembke, psikiatre, SHBA
Wall Street Journal, 13 gusht 2021.

18/08/2021

Sot autoriteti prinderor eshte ne terheqje te plote. Te rinjte gjithnje e me shume po shfajesohen nga mosbindja ndaj te rriturve, ndersa prinderit po fajesohen per gjithcka qe shkon keq ne jeten e femijeve te tyre.

Yuval Noah Harari, Sapiens

Jeni dakord?

18/08/2021

Ne korrik 2014, nje 13 vjecare ne Teksasin e Veriut u ngrit nga gjumi me eren e dickaje qe digjej. Telefoni i saj ishte mbinxehur dhe ishte shkrire tek carcafet. Mediat e lajmeve u moren me historine, duke u kujtuar lexuesve friken qe celulari i tyre mund te shperthente papritur. Per mua, pyetja ishte: Pse do te flinte dikush me telefonin ne krevat? Nuk eshte se mund te shohesh internet ndersa fle!
Kureshtare, pyeta studentet e mi ne universitet cfare bejne me telefonin ndersa flene. Pergjigjet e tyre vizatuan nje profil afer fiksimit. Pothuaj te gjithe flinin me telefonin poshte jastekut, ne dyshek ose afer krevatit. Kontrollonin mediat sociale para se te flinin dhe merrnin telefonin ne dore sapo ngriheshin( s'benin dot ndryshe se e perdornin dhe si zile alarmi. Nese zgjoheshin ne mesnate, kontrollonin rrjetet sociale. Disa perdoren gjuhen e varesise. Disa e shihnin si zgjatim te trupit, ose si nje te dashur. "ta kem telefonin prane ndersa fle, eshte siguruese.”

Mund te jete siguruese, por smartfonet po shkurtojne gjumin e adoleshenteve. Tani shumica flene me pak se 7 ore shumicen e neteve. Ekspertet e gjumit thone se adoleshentet duhet te flene afro 9 ore cdo nate; nje adoleshent qe fle me pak se 7 ore eshte konsiderueshem i pangopur me gjume. 57% me shume adoleshenet ishin me mangesi gjumi ne 2015 se ne 1991. Vetem ne 4 vitet e fundit nga 2012 ne 2015, 22% me shume adoleshente nuk flinin 7 ore ne dite.

Jean M. Twenge, profesoreshe e psikologjise ne Universitetin San Diego

Nga Dr Anila Sulstarova
14/08/2021

Nga Dr Anila Sulstarova

Rregullimi i emocioneve është lejimi i emocioneve që përjetohen, administrimi i tyre në mënyrë të përshtatshme për veten dhe mjedisin. Rregullimi emocional nuk ka të bëjë me shtypjen e emocioneve nga frika e reagimeve që do të keni si ndaj vetes, ashtu edhe të tjerët ndaj jush. Shka...

Ermal Azisllari me Dr. Blerta Bodinakun në këtë podcast: ◽️ Çfarë është ankthi? ◽️ Cilat janë simptomat që tregojnë që p...
04/08/2021

Ermal Azisllari me Dr. Blerta Bodinakun në këtë podcast:

◽️ Çfarë është ankthi?
◽️ Cilat janë simptomat që tregojnë që po përjetojmë ankth?
◽️ Çfarë është ankthi normal dhe ankthi i pashëndetshëm?
◽️ Ngjaret kryesore që mund të na shkaktojnë ankth.

Mund ta dëgjoni në linkun më poshtë!

Listen to Ankthi - Podcast Nr.3 by Mireqenia Mendore on

Nese rriteshPa askend qe te thote se je i bukur ose i zotiPa asnje fjale ngushellueseQe te te jae siguriDuke te dhene ve...
31/07/2021

Nese rritesh
Pa askend qe te thote se je i bukur ose i zoti
Pa asnje fjale ngushelluese
Qe te te jae siguri
Duke te dhene vendin tend ne drite te diellit
Ne bote,
Asgje nuk do te jete asnjehere e mjaftueshme
Per ta kthyer mbrapsht ate heshtje.
Perbrenda
Do te mbetesh gjithmone nje femije
I uritur per miresjellje
Qe ndihet i shemtuar
I pazoti dhe me mangesi
Cfaredoqe te ndodhe
Dhe ska rendesi nese
Nderkohe
Je bere krijesa
Me e bukur ne bote.....

Ferzan Ozpetek
Art. Claudia Tremblay

Se cresci
senza nessuno che ti dica
che sei bello o che sei bravo,
senza una parola di conforto
che ti rassicuri
dandoti il tuo posto al sole
nel mondo,
niente sarà mai abbastanza
per ripagarti di quel silenzio.
Dentro
resterai sempre
un bambino
affamato di gentilezza,
che si sente brutto,
incapace e manchevole,
qualsiasi cosa accada.
E non importa se,
nel frattempo,
sei diventato
la più bella delle creature...

Ferzan Ozpetek
Art. Claudia Tremblay

02/07/2021

Një foshnjë, sapo lind, qan. E qara, në përgjithësi, është një reagim që ka në bazën e vet emocionet. Në rastin e foshnjës së sapolindur e qara është një domosdoshmëri jetike, që nuk lidhet aq me emocionet, por me formën e parë të komunikimit dhe mbijetesës. Gjatë rritjes fos...

Prinder dhe adoleshente
10/06/2021

Prinder dhe adoleshente

Dilema pandemike
18/05/2021

Dilema pandemike

Kemi hyrë në vitin e dytë të pandemisë. Fushata e vaksinimit botërisht po ecën me ritme më të ngadalta se sa ishte parashikuar, e megjithatë po ecën. Me afrimin e stinës së verës, rastet e infektimeve të reja si dhe ato të vdekjeve në vendin tonë duket se po ulen në mënyrë të k...

"Prinderit jane te vetmit qe mund te ndihmojne femijet e tyre per te vendosur nje maredhenie te shendetshme me interneti...
11/05/2021

"Prinderit jane te vetmit qe mund te ndihmojne femijet e tyre per te vendosur nje maredhenie te shendetshme me internetin dhe gjithe aparaturat e tjera shume terheqese per femijen"
Anila Sulstarova

"Mes Rreshtave" ne Radio Tirana Një emision për prindërimin, nga Kozeta Hoxha dhe Anila Sulstarova Ideja Valbona SulceKryeredaktore Ermenita Stafa ...

Le të kujtojmë disa emisione pararendëse të Dilema Prindërore. Fillojmë me "Fëmijët dhe Agresiviteti" 😊😊https://youtu.be...
08/02/2021

Le të kujtojmë disa emisione pararendëse të Dilema Prindërore. Fillojmë me "Fëmijët dhe Agresiviteti" 😊😊

https://youtu.be/xKfPZ3KBU7A

"Mes Rreshtave" - Një emision për prindërimin në Radio Tirana nga Kozeta HOXHA dhe Anila SULSTAROVA.Ideja - Valbona SULÇE Kryeredaktore - Ermenita STAFA

Address

Radio Televizioni Shqiptar
Tirana
1001

Opening Hours

09:00 - 17:00

Telephone

0355697695203

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dilema prinderore - Blog per prinderimin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category


Other Podcasts in Tirana

Show All

You may also like