19/11/2019
Me qejf e marr rrugën,
për me shku tek daja,
n'at shpi të modhe,
me mall m'pret nondaja.
Të gjith' atje mblidhemi,
o xhins i modh ne jena.
të na rroj' nondaja,
lum ne që e kena.
Ke nondaja ke nondaja,
shtrohet mezja e bakllavaja,
hyn e del e gjith' dynjoja,
der' e modhe kjo nondaja.
Ke nondaja ke nondaja,
ha zengjini e fukaraja,
i qan hallet gjith' dynjoja
ke nondaja ke nondaja.
Sa her' kena dasma,
sa her' kena gzime,
nuk mun' rrij pa e kënu,
nji kong' nondajës time.
Të gjith' atje mblidhemi,
o xhins i modh ne jena.
të na rroj' nondaja,
lum ne që e kena.
Ke nondaja ke nondaja,
shtrohet mezja e bakllavaja,
hyn e del e gjith' dynjoja,
der' e modhe kjo nondaja.
Ke nondaja ke nondaja,
ha zengjini e fukaraja,
i qan hallet gjith' dynjoja
ke nondaja ke nondaja.
Facebook: https://www.facebook.com/ArkivaShqip Instagram: https://www.instagram.com/arkivashqip/