Botimet Toena

Botimet Toena A good book has no ending. ~R.D. Cu***ng TOENA NDER VITE

•Kur është krijuar personeli, bashkëpunëtorët? Aktualisht boton mbi 150 botime ne vit, d.m.th.

Shtëpia Botuese TOENA e ka filluar veprimtarinë e saj në janar te vitit 1993 me tre punonjës. Në organikën e saj sot përfshihen mbi 30 punonjës, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh (mbi 100) nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës shqipare

•Sa dhe çfarë boton? Që nga data e krijimit te saj ajo ka botuar mbi 2000 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe uni

versitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, madje dhe albume dhe harta të ndryshme. Paolo Coelho shkrimtari brayilian që ka thyer rekordet botërore të përkthimit, publikimit dhe sh*tjes i ka dhënë, gjithashtu Toena-s ekskluzivitetin në gjuhën shqipe. Në botimet për fëmijë Toena sot është yotëruese e fushës me rreth 60 tituj të botuar në vit. në cdo 2-3 ditë një libër të ri.

•Botimi i periodikëve
Që prej disa vjetësh ka filluar botimin e periodikut Universi Shqiptar i Librit si dhe të buletinit informativ Botimet Toena.

•Shtypshkronja e Shtëpisë Botuese Toena
Shtëpia Botuese Toena ka shtzpshkronjën e saj të nivelit bashkëkohor, një nga më të mëdhatë dhe më të kompletuarat në vend, me përgatitje të kompjuterizuar dhe em të gjitha proceset e mekaniyuara, me kapacitet rreth 160 000 fletë tipografikë në orë.


•Shpërndarja
Shtëpia Botuese Toena merr përsipër shpërndarjen e librave që ajo boton. Me personelin dhe mjetet e transportit që disponin organizon shpërndarjen e botimeve të saj në të gjithë vendin, si dhe disa prej qyteteve kryesore të Evropës, krzesisht atje ku numri i emigrantëve shqiptarë është i madh.


•Panairët ndërkombëtarë të librit
Që nga dita e krijimit të saj, shtëpia Botuese Toena merr pjesë rregullisht në shumë panaire ndërkombëtare të librit, si në Frankfurt (tetor), Gjenevë (maj), Bolonjë (prill), Goteborg (shtator), sofje (nëntor), Shkup (prill) etj., duke bërë kështu promovimin e autorëve shqiptarë në botë , si dhe shpërndarjen e veprave të tyre kudo që ka shqiptarë.


•Panairet panshqiptare të librit
Shtëpia Botuese Toena është pjesëmarrëse e përhershme në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen për librin në Shqipëri dhe trojet e tjera shqipate.

VALENTINA LESKAJPOLITIKA SI IDEVjen sërish në vëmendje të teleshikuesve libri i znj. Valentina Leskaj "Politika si ide" ...
08/02/2025

VALENTINA LESKAJ
POLITIKA SI IDE

Vjen sërish në vëmendje të teleshikuesve libri i znj. Valentina Leskaj "Politika si ide" - si një libër unik i shkruar nga një politikane shqiptare me një karrierë të patëmetë dhe me plot arritje që prej fillimit e deri sot.

Në studion e News 24 me gazetarin e mirënjohur Endri Xhafo.

Ish-deputetja dhe politikania e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, e ftuar në emisionin Log. në News 24, foli mbi situatën politike në Shqipëri dhe nevojë...

JANI KALPUZORAJAromanPërktheu: Kristo Pulla 1816-1829. Patra, Tripolica, Nafplio, Mesolongji...Qëkurse Angjeli u gjend i...
04/02/2025

JANI KALPUZO
RAJA
roman

Përktheu: Kristo Pulla

1816-1829. Patra, Tripolica, Nafplio, Mesolongji...

Qëkurse Angjeli u gjend i burgosur në kotecin e pulave të Shahin agait, urrejtja, si një gjarpër helmues, bëri fole në shpirtin e tij.

Gjatë rrugëtimit të tij shpërthyes, por edhe ndjellës njëkohësisht, ai punon për një sh*tës ambulant, kurnac dhe të vrazhdë, që të shet xixëllonjën për fener. E mbërthen reja ngjyrë plumbi e skllavërisë dhe e poshtërimit të rajave. Bashkohet me Kerasinë, në fytyrën e së cilës zhyten dhe notojnë ëndrrat. Takohet me koxhabashë, bujkrobër dhe bashkëluftëtarë që janë më shumë se vëllezër, më shumë se gruaja në momentet e betejës. Ndërkohë, një djalosh turk, i tmerruar, kapet fort pas tij.

Në rrugën e tij ndesh edhe dy të moshuar, të cilët analizojnë stimujt mbrapa çdo gjëje që ndodh, por edhe substancën e ëmbël dhe helmuese të egos, takon edhe Aspasinë mashtruese, takon të huaj djallëzorë, aventurierë vendas, ndesh Simeonin që kishte tridhjetë e gjashtë vjet pa folur, ndesh një kalorës që shpëton turkesha të zëna robinja, por ndeshet edhe me armikun më të madh të njeriut të lirë: frikën.

Angjeli përjeton madhështinë, por edhe anën e errët të 1821-sh*t të përgjakur, duke shembur mite të groposura thellë dhe që kishin lëshuar rrënjë, duke i nxjerrë në sipërfaqe të vërteta. Përqafon me pasion zjarrin e revolucionit, shndërron egërsinë e vet në shpresë, në çlirim dhe ëmbëlsi, e ngre zërin duke bërtitur: “Dua të mos jem raja i askujt. Nuk dua të jem raja i asgjëje!”.

LUIGI UGOLINIBUTRINTI - MITI I ENEAS - GËRMIMETMes pranverës së vitit 1924 dhe 1925, Ugolini u dërgua në Shqipëri për dy...
02/02/2025

LUIGI UGOLINI
BUTRINTI - MITI I ENEAS - GËRMIMET

Mes pranverës së vitit 1924 dhe 1925, Ugolini u dërgua në Shqipëri për dy udhëtime eksploruese, me iniciativën e drejtorit të misioneve arkeologjike në Lindje, Roberto Paribeni dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në vitet 1926 dhe 1927 Ugolini realizoi synimin e tij për të kryer gërmime në Finiq, duke marrë rezultate të rëndësishme.
Nga viti 1928 e deri në ndarjen e tij nga jeta, misioni arkeologjik italian në Shqipëri i drejtuar nga Ugolini, e zhvendosi qendrën e veprimtarisë nga Finiqi te Butrinti i ndodhur aty pranë. Tetë vitet e gërmimeve në Butrint dhanë rezultate të bujshme, duke i dhuruar Ugolinit famë të madhe: zbulimi i një faltoreje të madhe të Asklepios, siç e njohim sot, me një teatër të pasur me mbishkrime greke dhe skulptura të shumta; bazilikat paleokristiane; një pagëzimore e rëndësishme e shekullit VI me plan qendror dhe shumë më tepër.

BOTIMET TOENA ju uronGËZUAR KRISHTLINDJET& VITIN E RI 2025!
24/12/2024

BOTIMET TOENA
ju uron
GËZUAR KRISHTLINDJET
& VITIN E RI 2025!


🎊Dhurata e duhur për festat e fundvitit… LIBRI🎁Muaji dhjetor është muaji i dritës, festës dhe gëzimit… e ku ka më mirë s...
23/12/2024

🎊Dhurata e duhur për festat e fundvitit… LIBRI🎁

Muaji dhjetor është muaji i dritës, festës dhe gëzimit… e ku ka më mirë se këto të përçohen përmes LIBRIT!

📚Dhuro një LIBËR në muajin e MAGJISË!


🎊Dhurata e duhur për fëmijët tuaj… LIBRI🎁Muaji dhjetor është muaji i dritës, festës dhe gëzimit… e ku ka më mirë se këto...
19/12/2024

🎊Dhurata e duhur për fëmijët tuaj… LIBRI🎁

Muaji dhjetor është muaji i dritës, festës dhe gëzimit… e ku ka më mirë se këto të përçohen përmes LIBRIT!

📚Dhuro një LIBËR në muajin e MAGJISË!


🎊Leximet e dhjetorit🎁Muaji dhjetor është muaji i dritës, festës dhe gëzimit… e ku ka më mirë se këto të përçohen përmes ...
17/12/2024

🎊Leximet e dhjetorit🎁

Muaji dhjetor është muaji i dritës, festës dhe gëzimit… e ku ka më mirë se këto të përçohen përmes LIBRIT!

📚Dhuro një LIBËR në muajin e MAGJISË!


17/12/2024
🎊Për të gjithë ata që pëlqejnë letërsinë klasike🎁Muaji dhjetor është muaji i dritës, festës dhe gëzimit… e ku ka më mirë...
13/12/2024

🎊Për të gjithë ata që pëlqejnë letërsinë klasike🎁

Muaji dhjetor është muaji i dritës, festës dhe gëzimit… e ku ka më mirë se këto të përçohen përmes LIBRIT!

📚Dhuro një LIBËR në muajin e MAGJISË!


🎊Për të gjithë ata që pëlqejnë letërsinë thriller🎁Muaji dhjetor është muaji i dritës, festës dhe gëzimit… e ku ka më mir...
12/12/2024

🎊Për të gjithë ata që pëlqejnë letërsinë thriller🎁

Muaji dhjetor është muaji i dritës, festës dhe gëzimit… e ku ka më mirë se këto të përçohen përmes LIBRIT!

📚Dhuro një LIBËR në muajin e MAGJISË!


Address

Rr. Muhamet Gjollesha
Tirana
1420

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botimet Toena posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Botimet Toena:

Videos

Share

Category