21/12/2024
Zonja Kim, e cila nuk foli asnjë fjalë për inceneratorët, për pastrimin e parave në ndërtim, që merrte në mbrojtje çdo të korruptuar në këtë vend që padrejtësisht kishte ngjitur shkallët e hierarkisë, nuk kishte pse i hynte një “zavalli” të tillë duke folur në emër të politikave të administratës. Ajo mund të fliste në emër të administratës që ajo përfaqësonte siç me korrektësi bëri zoti Kasanof, por jo në emër të administratave që ndërrohen çdo tetë apo katër vjet atje siç ndodhi aktualisht. Historia ka treguar që qëndrimet politike amerikane kanë ndryshuar për gjëra që as mund të imagjinoheshin siç fjala vjen ishte rasti i fundit me liderin e rebelëve në Siri, për të cilin SHBA jepte 10 milionë dollarë në këmbim të kokës së tij, dhe jo më për një “bullsh*t” të Edi Ramës në Shqipëri, siç po e tregon koha.
Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, në raport me zotin Berisha, mund të shihet farë mirë si...