18/10/2023
BYTYÇI, VULOS ÇLIRIMIN E TROPOJËS, ME 12 SHTATOR 1944
16 tetori dita e rrejshme!
, Av.Agron GJEDIA
---16 tetori 1944, ishtë datë pushtimi dhe jo çlirimi e Tropojës, qe ketë vitë duhet të shenojnë një herë e pergjithmonë, “postë-mortumin”, për të dhe ata qe moren pjesë kete vitë le te jenë pjesëmarrësit “funeber të funeralit të kesajë datë”.
---Deshmoret meritojnë qe të nderohen, edhe çdo ditë, çdo javë, çdo muaj pa le qe ne çdo vitë është një detyrim moral i panegocueshem.
---Por në Tropojë, jo me 16 Tetorë, se është njesoj sikur tu ribeshë atentat atyrë.
---Më 16 tetor, deshmorve mundet tu shkohet të koka, qe simbolikishtë, për tu thenë se u’kemi “pastruar nga data e rrejshme e çlirimit të Tropojës”, e tu pastroheën ferrat dhe bari qe i ka kapluar varrezat e tyrë, e jo se Tropoja është çliruar, pikërisht me 16 tetor të vitit 1944.
---Dikush qe ka marrë e merr pjesë për ti nderuar deshmorët, jo vetem sivjetë por pë çdo vitë tjetër me 16 tetor, e nuk ka qenë i qartë për te verteten historike dhe interpretimin logjik te asajë të vertetë, e “mpleksur me injorancën” ne ketë drejtim, pa i renduar më ndonjë për ndonjë “mekat” për ketë, sepse ka pandehur se u’ka berë nderim deshmorvë, duhet për ti respektuar e nderuar të gjithë ata të cilet nuk kan ditur ndryshë.
---Kurse ndonje “trutharë e trushperlar”, qe me patjetër kete datë e ka dhe e perdorë si një datë nostalgji te tijen per atë sistem, e atë mundet qe ta ketë lirshëm sejcili ne bindjen e ti, por nuk duhet të mundët që 16 tetorin e vitit 1944, ta perdorin edhe mëtutjë, si datën e rrejshmë të çlirimit të Tropojës nga okupatori nazi-fashistë, pasi kjo datë nuk është ne të vertetë, sepse e po të kishte ndodhur ne atë ditë, ashtu duhej kujtuar.
---Pra 16 tetori i vitit 1944, nuk është as më pak dhe as më shum se sa data e pushtimit komunist të Tropojës e jo e çlirimit nga okupatori nazi-fashistë.
---Ndonse të pamësuar për ta ndegjuar ndonjeherë, togëfjalshin “pushtimi komunist”, ndokujt do ti duket një perdorim ekstreme i ati togfjalshi, por praktikisht reasti ne fjalë i i çlirimit të rrejshëm të Tropojës, i tillë ka qenë.
---Pra sipas kuptimit klasik, gjuhësorë, dhe ati praktik, data 16 tetori 1944, ishtë dita dhe datë pushtimi komunist të Malësisë së Gjakovës-Tropojë dhe jo çlirimi nga okupatori nazi-fashist i sajë sepse ne atë datë ajo ishtë plotësisht e çliruar nga gjermanët.
---Kotonacionet, pushtim, reaksionarë (veprimi ne mes veti i substancave te ndryshme ne kimi) , nacionalistë (atëdhetarë, patriot, kombetarë) , si nje reminishencë e kuptimësisë qe kanë marrë ne praktikë keto fjalë nga e kaluara komunistë, sotë duhet te merren të “filtruara”, nga ato ngarkesa, per ta marr kuptimsin e gjuhes se vertet shqipë.
---Në rastin tonë pushtim do thotë marrja ne posedim ne menyrë të dhunshmë e gjesë, te drejtës, atributit te të tjetrit, sikurse u’morë ne Tropojë data e çlirimit, pushteti pa e marr pelqimin e mandatin e popullit të kesaj trevë, por edhe pa ndonjë kontribut ne çlirimin e ti.
---Ardhja e forcave partizanë të Brigadës së III-të S, në Malësin e Gjakovës-Tropojë më 16 tetor 1944, ne menyrë të paditur e të pakerkuar, të panevojshëm dhe të pamerituar, me pretendimin e çlirimit, nuk ishte as me pakë dhe as me shumë se sa një praktik e pushtimit, duke marrë atribute dhe pushtet te pamerituar, i cili nuk u’mandatue as nga populli i kesaj trevë, dhe as nuk u’fitue me “gryken e pushkës”, kunder okupatorit në ketë trevë.
---Data 16 Tetor i 2023, sapo iku, duke shenuar edhe datën “Postë mortum 2023, i 16 Tetorit, i datës së rrejshë të çlirimit të Tropojës nga okupatori nazi-fashist
Përveçse pjeses me te madhë të pa-sqaruarve dhe të pa-informuarve me të drejtën historikë edhe për sa i përketë datës 16 tetor 1944, ka edhe asi trutharësh dhe trushperlarësh, të cilet si nostalgjik të se kaluarës, edhe pse sotë ne një realitet tjetër, jetojn me te kaluaren, ku e verteta ua turbullon nistalgjinë duke u’sjellë alivanosjë shpirtërorë.
---Për ironi të fatit vijojë edhe ketë vitë, qe si “ksentabul” ne “mjegullnajën demokratikë”, kjo datë edhe sivjet të festohet si datë e rrejshme e çlirimit të Tropojës nga okupatori nazi-fashistë.
---Edhe pse vonë pas afër 80 vitësh, por më mirë vonë se sa kurrë, për të reflektuar lidhur me datën e vertet të çlirimit të Tropojës.
---E jo vetëm data e çlirimit, por të shkruhet edhe historia e vertet te asaj luftë për Tropojën, si një rastë “Sui generis ”, qe është ne shkallë vendi dhe jo vetëm, se paku për sa i përketë asajë periudhë.
---Data e rrejshme e çlirimit të Tropojës sikurse është 16 tetori i vitit 1944, bie dhe është ndeshë me të vertetn historikë, stimulon genjeshtren, krijon nje precedient te rrezikshem qe pushka vellavrasese të jetë “date çlirimi”, pa hy me nxjerrë fajtorët.
---Por kjo forme manifestimi ne vijimsi për 78 vitë, të cilën e presim dhe shohim edhë kete vitë se si do të ndodhë, për të 79 vitë, si e tillë e mban gjallë kete precedent te pashembullt të krijuar si një rastë unik ne mbarë vendin tone.
---E ku ndodhë kjo, qe të vijojnë për tu festuar data e rrejshmë e çlirimit të malësis së Gjakovës – Tropojës nga të tjeret (kushdo qofshin ata) pikërishtë atje, ku nder shekuj është gjeneruar luftë kundër çdo pushtuesi, jo vetem ne vendin e vetë ku kanë lindur dhe janë rritur, por deri ne Shkup, Sanxhak, Plavë e Gusi, Vlorë e Korçë, Presheve dhe Byjanovc, e çdo cepë tjetër të trojeve etnikë shqipetarë.
---Mbajtja edhe me tutjë e datës 16 Tetor 1944, si datë të çlirimit të Tropojës, pikë se pari e mohon luften çlirimtare te popullit të Malësis së Gjakovës gjatë luftës së II-të Botërorë.
---E po ashtu e mohon luften çlirimtare të formacioneve partizane atje, mohon luften çlirimtare të formacioneve nacionalistë, mohon luftën e çetave territorjale e ato te vetë-organizimit mbarë-popullor te cilet u’bashkërenduan ne mes tyrë, etje.
---Njekohësisht mbajtja ne axhenten e perkujtimit të datës 16 Tetor 1944, vijon qe të ushqejnë edhe me tej ishë propoganden komuniste e cila se paku për ketë rastë ishte plotësisht e genjeshtërt e cila në të vertetë e kamuflon festimin e datëlindjes se udhëheqësit komunist Enver Hoxha, edhe sot e kesajë ditë nga neokomunistet e ditve tona, e ku pikerisht në Malësin e Gjakovës-Tropojë.
---Pasojat e asaj datë të rrejshmë të vijimit duke u’njohur 16 tetori 1944, si datë e çlirimit te asaj, vijojn qe të pengojnë shkruarjen e të vertetës historikë lidhur me kete datë, por jo vetem, pengon ne vetëvete shkrumjen e histories se vertetë te asaj treve heroike e patriotikë.
---Po ashtu pengon për tu kthjelluar ne të vertetat historikë në tersi, dhe e mbanë gjallë mashtrimet qe janë berë deri tani me historin e Malësis së Gjakovës-Tropojës, se paku, për periudhën e luftës kundër okupatorit nazi-fashist.
---E mbi të gjitha e mban ne themel të propogandës, akoma sotë e kesaj dite diskreminimin krahinorë të Bytyçit, të Malësis së Gjakovës-Tropojë, të cilës nga rrethanat e luftës (e jo se ishtë ndryshë nga zonat e tjera të asaj malësie) i ra për hisë qe të kthehej ne një sheshë betejash të pergjakshmë, me pasojat me te renda për të, sikur se ishtë:
Me të vrarë, të plagosur, më djegje banesash e pasurishë, por edhe te zhdukjes se pjesës më te mirë të trashegimisë material dhe etno-kulturore, si ne kulla e ndertimet e tjera ne funksin te saje, orenditë shtepiakë, kostumet popullorë, etje.
---Ajo vlerë historikë e ai heroizem i shkrirë me mbarë heroizmin e popullit të Malësis së Gjakovës, nuk ishte e vlerë ne vetë, por pjesë integrale e vlerave të mbarë popullit të Malësis së Gjakovës-Tropojë.
---Po ashtu mbajtja e kesaj datë të rrejshmë si datë për çlirimin e Malësis së Gjakovës-Tropojë, është një diskreminim përmanent edhe për mbarë Veriun e Shqipërisë, se ai “nuk kishte qenë i zoti” qe të çlirohet vetë nga okupatori nazi-fashist pasi ishin të lidhur me “raksionin”, ishin si “bashkëpunetor të pushtuesit”, ne një kohë kur Veriu i Shqipërisë, kur erdhen Brigadat Partizanë, ishtë thuajse plotësisht i çliruar, etje.
---Njeherit kjo datë e rrejshme e çlirimit të Tropojës, e zeron faktin shum domethënes dhe të vlerës unikë ne vendë, por mbase edhe në Ballkan, lidhur më faktin e ngritjës se të parës çetë nacionalistë-konvertuar me pasë ne “komunistë” sikurse ka qenë ajo e Malësis së Gjakovës nen drejtimin e Ram Mujë Hoxhës.
---Është faktë dhe nuk mundet të mohohet se edhe 16 Tetori i vitit 1944, është datë historikë, por jo e çlirimit të Tropojës nga ana e okupatorit nazi-fashist, por është ajo e vendosjes se “Pushtetit Popullorë”, sikurse është quajtur vendosja e “Pushtetit Komunist” edhe në ketë rrethë.
---Nuk është “turpë” qe edhe neokomunistat ta festojn ketë datë si datën e vendosjes se “Pushtetit Popullorë”, sikurse është quajtur vendosja e “Pushtetit Komunist” edhe në ketë rrethë, pasi qe vetë PKSH, nuk e ka fshehur asnjeherë se krahaz luftës për çlirimin nga okupatori-nazifashist, ishtë edhe ajo për marrjen e vendosjen e pushtetit, qe në të vertetë ishtë objektivi parësor i sajë per të mos e ndarë me askënd tjeter, perpos vetës se sajë.
---Për te mos ja fshehur mekatët dhe për te mos ja humbur meritat e egzagjeruara deri në sotë, duhet thenë dhe marrë në konsideratë se:
---Partia Komunistë Shqipetarë, e instruktuar dhe urdhëruar gjatë luftës së II-të Botërorë, nga emisaret Jugosllav të PKJ e posaçerisht nga Josiv Broz Tito, veprontë kryekeput si një degë dhe filjal i sajë në Shqipri, me pikësynimët e saja të qarta të urdheruara nga ata:
---Që krahaz luftës se kursyar kunder gjermanve ne ikjë e sipër, të luftonte me perparsi të padiskutueshmë nacionalistët shqipetar në shqiperi e cila synohej qe të ishtë Republika e VII-të e Federatës Jugosllavë, e me se shumti në Kosovë ku pushtetin efektiv gjatë luftës e kishin nacionalistat shqipetarë, me qellimin e qartë, marrjen e pushtetit për të mos e ndarë me askendë.
---Sikurse dihet nga të gjithë, në tersin e vetë PKSH, marrjen e pushtetit “perms grykës së pushkës, e mbrojtjen përmes sajë”, nuk ishte as më pakë dhe as më shumë se sa një “vetlegjitimim”, e të pakursyar nga ana e tyrë qe çdo shqipetar qe do ti pengontë ne atë sipermarrjë të eleminohëj.
---Edhe ardhja e Brigadës së III-të S, në Tropojën e çliruar e ne menyrë të pa paralajmëruar, erdhi për ta pushtuar atë e vendosjën e pushtetit komunist, e jo për ta çliruar, sepse ajo ne atë kohë ishtë e çliruar dhe me atë aktë të sajin barbar, efektivishtë as më pak dhe as më shum, por e grabiti fitorën e forcave çlirimtare te Malësis së Gjakovës-Tropojë.
---Ardhja e forcave të Brigadës së III-të S, në Tropojë, ne menyrë të panevojshmë dhe të pamerituar, e aq më tepër edhe të pa paralajmruar, asë të forcat partizanë e komunistë qe vepronin në Tropojë, nuk ishte as më pakë dhe as më shum, se sa një veprim kriminal, qe nuk e kishin për gajlë qe ti perdornin si “mishë për topë” forcat partizanë ashtu sikurse edhe ne Kosovë, duke mos ju kursyar pushkës vellavrasëse, si një veprim direkt i nxitur haptazi apo ne menyrë të kamufluar nga sllavët.
---Ishtë ajo perplasje e padeshiruar ne terren ne mes shqiptarvë, e me pasë si një merit e padiskutueshmë edhe e perplasjes verbal ne mes partizanve-komunist të Tropojës, konkretisht të Idriz Mulosmanit, më killerin Shefqet Peçi, i cili kishtë egzekutuar ne ato ditë, pa gjyqë një malësorë nga Luzha.
---keto qe ndodhën fatëkeqësishtë, i vunë fre ambicjeve të Shefqet Peçit, e të tjervë ndihmaqar të titë, për ta përseritur edhe në Malësin e Gjakovës-Tropojë, ne menyrë të pajustifikueshmë “Fushë-Alin” e Dibrës, Mirditën, Postribën, Buzë-Madhin e Kukësit, etje.
---Pretendimi i pa bazë se duhej të çlirohej Tropoja nga forcat rreaksionarë dhe kalabracionistë, jo vetem se ishtë i panevojë por ishte edhe i pabazë, sepse në Tropojë në kulmin e forcës së pushtuesit, e gjetën strehën e tyrë të sigurtë Shtabi i Kos-Metit, çeta partizanë “Perlat Rexhepi”, e Shkodrës, aradha partizanë “Bajram Curri”, e Kosovës, si dhe u’mbajtë më sukses të plotë Konferenca e Bujanit.
---Në të gdhirë të datës 16 tetor 1944, ne qendren e Tropojës-Astë qe synohej për tu “çliruar” si një aktë konkret e imagjinar çlirimi, nga forcat partizanë të Brigadës së III-të S, të urdheruar qe ai aktë të ndodhtë pikërisht më 16 tetor 1944, ne te vertetë aty e ne atë vendë nuk kishte forca të armatosura.
---Lidhur më publikimin keto ditë në fb, si “argumentë”, të disa faqëve të nje libri te Rrahman Parllakur, ku flitet per çlirimin e Tropojës, po ta lexosh në kontekstin permbajtësor te njres nga shprehjet, thuhet pak a’shum se nga forcat partizanë “u’çlirue Tropoja e çliruar”, dhe se nga çdo kullë e frangji e Tropojës së Vjetër ose Astës, luftohej, ketë e ka ngaterruar me Junikun e Kosovës, kur forcat partizanë shqipetarë, shkuan dhe luftuan kundër shqipetarvë ne pragun e shtepis së tyrë, etje.
---Administrate nuk funksiononte prej ditësh, kurse reagimi popullor ishte “instiktiv”, e vetëveprues, sepse në Tropojë, ne ato dit të turbullta, pritëshin forcat çetnikë Jugosllave e ato të “Bokolje Brigadë”, të Malit të Zi të cilat në Kosovë po bënin kerdin ne popullsin shqipetarë, dhe jo qe të vinin forcat partizanë shqipetarë.
---Pra në Tropojë më 16 Tetor 1944, u’vendos pushteti komunist, e nga aty u’ngriten “keshillat nacional-çlirimtarë, e me pasë të quajtura keshillat popullore, komandat e vendit.
---Malësia e Gjakovës-Tropoja nuk u’çlirue nga ana e Brigadës së III-të S, e cila erdhi nga Jugu i Shqiperisë dhe se paku pasi e kaloj Drinin e Bardhe, neper Hasë, neper Bytyçë e deri ne Tropojën e Vjeter, erdhi nepër territore të çliruar një herë e përgjithmon nga vetë malesoret e Malesis së Gjakovës.
---Si për Tropojën ashtu edhe për Hasin, data e vertet e faktikë e çlirimit të tyrë është ajo kur forcat pushtuese gjermane perms luftimesh të ashpera e me pasoja njerzore e material për palët ne lufime, u’hoqën dhe u ndoqen nga krahina e Bytyçit deri në Vagovë, pikërisht më datën 12. Shtator 1944.
---E megjithatë, Malësoret e Malësis së Gjakovës-Tropojë, nga Nikaj-Merturi, Krasniqja, Gashi, Berisha e Bytyçi të organizuar edhe në luftimët e datës 12 Shtator 1944, të zhvilluara kundër pushtuesit gjerman në Zogaj të krahinës së Bytyçit, i kishin drejtuesit e tyrë lokal, e ata kryesorë sikurse ka qenë:
---Gani begë Kryeziu, me komandantet e çetave, Baram Ukë Aliaj, Selim Malë Bajraktari, Hasan Riza Kryeziu, kurse ato të Hasit qe u’angazhuan, me mbrapa ne luftimët nge Qafa e Prush*t deri në Vagovë (afër Gjakovës), e kishin drejtues të tyrë Mehmet Alia, Bajraktari i Vlahnës-Hasë.
---Gjatë luftimeve pergjakshmë të shtatorit 1944, të cilat u’kurorzuan me fitoren e forcave popullorë të malësis së Gjakovës-Tropojë, e cila u’pagezue me gjakun e te renve dhe te plagosurve.
---Duke filluar nga Zogajt e deri në rrethinën e Gjakovë, kan dhanë jetën gjatë luftimeve: Rrustem Avdyl Mulosmani, Selim Bardhec Gjyriqi, Selim Ramë Mustafaj, Sokol Shpend Hoxhaj, Bajram Sylë Pepnikaj, Xhemal Sadri Abazi, Hazir Rrustem Osmani, Maxhun Zog Brahaj, Ibrahim Sylë Mustafaj, Mehmet Ali Mehmetaj,
---Kurse afer Vagovës, janë vrarë, Hasan Iseni Selmani i Qarrit-Has, Sahit Alia i Vlahnës Bajraktar i Hasit.
---Pra çlirimi real i Malësis së Gjakovës-Tropojë, nga gjermanët, e ka vulën e gjakut të malësorvë, të derdhur si përher kur e ka lypur nevoja, për lirin e e keti trolli.
---Kurse me datën 14 Shtator 1944, pas informatash te sigurta se pas luftimeve te datës 12 Shtator 1944, populli i kishte braktisur fshatrat dhe se forcat e armatosura ishin pozicionuar ne malet e Dobrejtë, duke perfituar nga kjo, skuadra te caktuara gjermanesh u’rikthen dhe dogjen fshatrat e Hasit, Letaj, Perollaj Zgjeç, per te vijuar me fshatrat e tjera te krahines se Bytyçit qe kishin mbetur pa djegur, sikurse ishin Zogajt, Mjekërr-Bardhi, Kepeneku, Kami dhe Leniqi.
---Ne atë ditë krahaz djegjes se fshatrave u’dogjen per se gjalli edhe kater veta të shtepis së Muzli Mehmetit të lagjes Haxhi-Bekë, të fshatit Zogaj, sikurse ishin: Muzi, Kadri dhe Rexhe Mehmet Hajdarmataj si dhe Rush Brahim Hajdarmataj
---Keta te renë qe dhanë jeten për lirine dhe vatan nuk duhet dhe nuk mundet qe perjetësisht të shkojnë “gjakëhubur”, se ka dashur dhe donë njëri apo tjetri te mos dalin e verteta historikë dhe patriotikë qe I sfumon ne ne patriotizmin e tyre te rrejshëm apo fallso qoftë ai.
---Lidhur me sa sipër, per ti sqaruar rrethanat historikë të datës së vertetë të çlirimit të Tropojës, nga ana e Shoqatës Mbarkombetarë “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, ne menyr të dokumentuar ne numrin e fundit të gazetës “Bytyçi”, kemi botuar me dhjetra dokumente me burime të pakontestuara arkivore.
---Mbetet nje detyrë fisnike dhe patriotike qe ne kuadrin e 80 vjetorit të çlirimit te vendit nga okupatori nazi-fashist te zbardhet edhe e verteta historikë e Malësis së Gjakovës-Tropojë, për periudhen e luftës së II-të Botërorë dhe të kemi historikun tone të asaj trevë të lavdishmë i cili ka mbetur pa u’shkruar ndonjëherë, perpos disa perçapjeve dhe maketeve skeletikë.
---E kjo mangesi ka ardhur pikërisht ne saje te animeve dhe njeanshmerisë nga e verteta, ku kanë dashur për te marrë protoganizem të paqenit e te pamerituarit ata qe moren ferret e pushteteit, dhe njekohësisht donin qe ti merrnin edhe “fereret e historisë”.