11/12/2021
“Është e ndaluar të thuash që nuk mund ta bëj”.
Sot, do ju tregoj historinë e Nicole Orlando.
Përpara se të bëhej kampione italiane, Nicole ka bërë një rrugë të gjatë, duke kapërcyer pengesat në konkurrencë dhe në jetë, por motoja e saj ka mbetur gjithmonë e njëjtë. E lindur në Biella më 8 nëntor 1993, nga një baba futbollist dhe një nënë basketbolliste, Nicole Orlando mundi vetëm të ndiqte gjurmët e tyre. Ishte vetëm 3 vjeç kur shkeli për herë të parë në një palestër. E aftë për t'ë guxuar në çdo përvojë, Nicole Orlando ka arritur 4 rekorde botërore, në Triathlon, kërcim së gjati, 4x100 dhe 4x400.
Por pikërisht në vitin 2015, me rastin e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, duke u ngjitur 4 herë në shkallën më të lartë të podiumit, emri i Nicole ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe fushën sportive, madje është përmendur në fjalimin e fundivitit të Presidentit Italian, Sergio Mattarella. Që atëherë nuk është ndalur asnjëherë dhe nuk është kënaqur me sukseset e arritura. Historia e Nicole është një mësim jete për të gjithë.❤💪