Vesa News

Vesa News 100 Histori, 1 e vërtetë!

12/02/2024

Një 54-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu, ndërkohë që po pastronte armën në fshatin Kosmaç, në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital. Arma…

06/02/2024

Monedha e eurozonës sh*tet sot me 104.3 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97.3 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 122 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 72.1 lekë. Franga zv…

31/08/2023

Teksa Fatos Nano po përballet me gjendjen e vështirë shëndetësore, kreu i qeverisë Edi Rama e ka nderuar me medaljen për mirënjohjen publike, duke i vlerësuar kontributin si ish-kryeministër i vend…

Rrëzimi i një helikopteri në Kiev ka shkaktuar të paktën 16 viktima ku ndër to janë edhe ministri i Brendshëm ukrainas D...
18/01/2023

Rrëzimi i një helikopteri në Kiev ka shkaktuar të paktën 16 viktima ku ndër to janë edhe ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskiy, zëvendësministri i Brendshëm dhe një zyrtar ukrainas. Helikopteri, ka rënë sipër një ndërtese e cila shërbente si kopsht për fëmijë. Raportohet se mes viktimave janë edhe 2 fëmijë.

Sipas mediave ndërkombëtare, ende nuk ka një version të saktë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë, nëse ka qenë një goditje nga ana e forcave ruse apo aksident.

2700 liderë nga 130 vende të botës, duke përfshirë 50 krerë shtetesh dhe qeverish dhe përfaqësues nga 700 organizata ndë...
17/01/2023

2700 liderë nga 130 vende të botës, duke përfshirë 50 krerë shtetesh dhe qeverish dhe përfaqësues nga 700 organizata ndërkombëtare janë mbledhur këtë javë në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.

Në fokus të diskutimeve është lufta Rusi-Ukrainë dhe ndryshimet klimatike. I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry, u kërkoi ndihmë të pranishmëve që klima të jetë ccështje prioritare dhe të investohet për të ruajtur jetën në Tokë.

I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka folsur për sulmet kibernetike, ku tha se Irani nuk e ka arritur qëllimin e tij.

“Po luftojmë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare. Ne e dimë shumë mirë që kapaciteti i këtyre që bëjnë këto sulme është shumë i madh dhe unë nuk njoh një vend që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndonjëherë edhe me dëme të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm.

Ai solli në vëmendje se Shqipëria ëhstë ndër të paktat vende ku 95% të shërbimeve i ka digjitale.

“Sot jemi një vend që 95% të shërbimeve publike i kemi online. Martesën nuk e kemi jo online akoma, shenjat e gishtërinjve po apo ndonjë gjë tjetër por thuajse gjithçka i bëjmë nga telefoni”, tha Rama.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve, ku pati probleme me sistemin TIMS po edhe me e Albania, apo edhe te serverave të policisë.

Shqipëria dhe Kina kanë firmosur marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga ...
17/01/2023

Shqipëria dhe Kina kanë firmosur marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas një postimi të shkurtër të kreut të qeverisë në rrjetet sociale, marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh.

“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkruan Rama.

Me firmosjen e kësaj marrveshjeje, shqiptarët do mund të qëndrojnë në Kinë, njësoj si në Europë, pra do mund të rrijnë nga 90 ditë deri në 180 ditë pa patur nevojën që të marrin vizë

Kina bëhet vendi i 116 që shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm në të gjithë botën. Indeksi i pasaportave Henley e renditi Shqipërinë në vendin e 93-të pasi me anë të pasaportës tonë mund të shkohej në 115 vende, e ndërsa tashmë është shtuar në listë edhe Kina.

Reshjet e shumta të rëna gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme në Bashkinë e Shkodrës....
17/01/2023

Reshjet e shumta të rëna gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme në Bashkinë e Shkodrës. Sipas të dhënave, problematike është situata në rrugën e Prekalit. Ky segment rrugor është aktualisht i pakalueshëm dhe kjo për shkak se në rrugë ka pasur rrëshqitje gurësh dhe dherash.

Sipas bashkisë Shkodër, firma e cila ka për detyrë që të merret me këtë segment rrugor po merret me pastrimin e saj.

Reshje shiu ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit, por fatmirësisht nuk janë raportuar probleme. Ditën e sotme, sipas sinoptikanëve priten reshje dhe rrebeshe të mëdha.
Sipas IGJEUM, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës.

Qeveria shqiptare i dorëzoi një notë verbale ambasadorit të Britanisë në Tiranë, ku i paraqiti shqetësimin për deklaratë...
16/01/2023

Qeveria shqiptare i dorëzoi një notë verbale ambasadorit të Britanisë në Tiranë, ku i paraqiti shqetësimin për deklaratën e ashpër ndaj shqiptarëve nga Ministri britanik i shtetit dhe Emigracionit.

Ky vendim erdhi pasi dy ditë më parë, Robert Jenrick u bëri thirrje oficerëve të emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe ta dërgonin drejt Tiranës.

“Gjeni shqiptarët, ndaloni ata i çoni në aeroport dhe kthejini në Tiranë. Jo vetëm këta emigrantë të paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që janë dënuar për drogë” .

Ka qenë ministrja e punëve të Jashtme Olta Xhaçka e cila thirri këtë të hënë në një takim urgjent ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith, dhe i dorëzoi një notë verbale.

MEPJ sqaroi së në notën verbale është ngritur shqetësimi për deklaratën diskriminuese ndaj shqiptarëve.

Bosi i mafies italiane Matteo Messina Denaro është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane pas plot 30 vitesh n...
16/01/2023

Bosi i mafies italiane Matteo Messina Denaro është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane pas plot 30 vitesh në arrati.

Ai u arrestua brenda klinikës private ‘La Maddalena’ në Palermo, klinikë kjo e specializuar për trajtimin e sëmundjes së kancerit, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar terapisë. Mediat italiane shkruajnë se ai prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Denaro është dënuar nga drejtësia italiane me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, përfshirë atë të vogëlush*t Giuseppe Di Matteo, i cili u mbyt dhe u tret në acid.

Vrasja e vogëlush*t Giuseppe Di Matteo u krye më 11 janar 1996, për të penguar babanë e tij, Santino Di Matteo, një bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ish -anëtar i mafias që të mos bashkëpunonte me hetuesit italianë.

Matteo Messina Denaro ishte një nga nxitësit e masakrave të vitit 1992, të cilat i kushtuan jetën gjyqtarëve Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino,dhe të sulmeve të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë.

Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij ndër vite, aksione të cilat patën rezultat vetëm ditën e sotme.

Tërmet me magnitudë 5.2 në qytetin e Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Dibrës.
15/01/2023

Tërmet me magnitudë 5.2 në qytetin e Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Dibrës.

Tërmet me magnitudë 4.7 në qytetin e Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Dibrës.
15/01/2023

Tërmet me magnitudë 4.7 në qytetin e Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Dibrës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe presidentja Vjosa Osmani, të shoqëruar edhe nga...
15/01/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe presidentja Vjosa Osmani, të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99 kanë bërë homazhe pranë Kompleksit Memorial në Reçak.

Pas homazheve, liderët do të marrin pjesë edhe në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Që prej orës 09:00 qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, të ndodhur 24 vite më parë.

Në homazhe nuk ka munguar edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka kryer nderimet përkatëse tek varret e të vrarëve në Reçak.

Njëra ndër masakrat më të rënda të luftës së Kosovës të 1998-99 që tronditi botën, ajo e 15 janarit të vitit 1999 në Reçak të Komunës së Shtimes, ka mbushur 24 vjet, por ende vetëm një person është shpallur fajtor për pjesëmarrje në kryerjen e saj nga gjykatësit e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

Mëngjesi i 15 janarit të vitit 1999 për banorët e fshatit Reçak të Komunës së Shtimes zbardhi të rrethuar nga formacionet policore serbe, njësitet ushtarake dhe paramilitare me mjete motorike të rënda të luftës.

Në orën 6 e 45 minuta të mëngjesit, shumica e banorëve të fshatit u zgjuan nga zhurma e artilerisë së rëndë serbe e cila filloi ta granatojë fshatin nga pozicione të ndryshme.

Pas një serie granatimesh, pjesëtarët serbë fillojnë bastisjet shtëpi-për-shtëpi, ku banorët e këtij fshati tentojnë të ikin, por ata tashmë ishin rrethuar. 24 burra të renditur në rresht derisa po ecnin bashkërisht nën përcjelljen e trupave serbe, të nxjerrë nga njëra prej shtëpive të fshatit ku po fshiheshin, ekzekutohen me automatikë nga afër dhe masakrohen tek lokacioni i njohur si “Gropa e Bebush*t”.

Të gjithë i kemi parë ato etiketat e vogla të ngjitura në fruta. Përveç logos së ndritshme që kanë në to, është edhe një...
13/01/2023

Të gjithë i kemi parë ato etiketat e vogla të ngjitura në fruta. Përveç logos së ndritshme që kanë në to, është edhe një kod digjital jo pak i rëndësishëm. Rezulton se prodhuesit e frutave jo vetëm përpiqen të reklamojnë veten e tyre, por gjithashtu të japin informacione të rëndësishme për konsumatorin. Por cili është misteri që fshihet pas këtyre mini-etiketave?

1.Kodi katër-shifror që fillon me numrin 3 ose 4

Nëse keni ndonjë nga këto ushqime në frigorifer, nxirrini menjëherë. Nëse kodi është katër-shifror do të thotë që fruti ose perimi është prodhuar me ndihmën e mjeteve moderne agronomike, duke përfshirë sasi të bollshme plehrash dhe pesticidesh.

2.Kodi pesë-shifror që fillon me numrin 8

Kur e shihni këtë afishe, frut është i modifikuar gjenetikisht si pjesë e procesit të rritjes. Kërkimet tregojnë se pjeprat, bananet dhe papajat janë llojet e frutave që modifikohen gjenetikisht më shpesh.

3.Kodi pesë-shifror që fillon me numrin 9

Nëse e shihni këtë lloj kodi, kjo do të thotë që fruti është rritur me metoda të vjetra bujqësore, me ndihmën e duarve dhe pa ndonjë pleh kimik. Këto janë produktet organike.

4.Nëse fruti nuk ka kod

Shumë nga ne përpiqen të gjejnë fruta pa etiketë duke menduar se janë më të shëndetshme. Por kjo në fakt mund të jetë e rrezikshme: frutat dhe perimet që importohen nga jashtë duhet të etiketohen gjithmonë në këtë mënyrë. Nëse nuk ka një etiketë, shanset janë që janë hequr për një arsye specifike.

Janë zbardhur disa nga temat kryesore të diskutimit që janë bërë në takimin e kryeministri Edi Rama me drejtuesit e poli...
12/01/2023

Janë zbardhur disa nga temat kryesore të diskutimit që janë bërë në takimin e kryeministri Edi Rama me drejtuesit e policive në vend. Ai u ka lënë porosi në lidhje me zbardhjen e ngjarjeve kriminale, mbarëvajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 si dhe për sezonin turistik.

Rama ka kërkuar goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetëror të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion. Gjithashtu Rama u ka lënë porosi, që të ngrihen grupe hetimore dhe në mënyrë që të zbardhen sa më shpejtë ngjarjet kriminale. Teme specifike duket se ka qenë edhe zbardhja e misterit te Ervis Martinajt.

Një tjetër pikë e diskutimit ishte dhe situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë ndërsa kërkoi që asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.

Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe ishte temë tjetër që u la porosi nga kryeministri Edi Rama. Sipas burimeve, mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar që raste të ngjashme si ai i vogëlushes Janada Avdia të mos përsëriten dhe të shtohen kontrollet me motorë uji për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda. Ndërkohë që një ditë më parë, ministri Bledi Çuçi tha se do jenë 40 motorë uji që do të vihen në dispozicion të strukturës së re që do të monitorojë vijën bregdetare.

Jeff Beck, kitaristi i njohur që luajti me Yardbirds dhe drejtoi grupin Jeff Beck ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Vdekje...
12/01/2023

Jeff Beck, kitaristi i njohur që luajti me Yardbirds dhe drejtoi grupin Jeff Beck ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Vdekjen e tij e ka konfirmuar përfaqësuesi i tij.
“Familja e tij kërkon privatësi ndërsa ata përballen me këtë humbje të jashtëzakonshme”, shtuan ata.
Shpesh i përshkruar si një nga kitaristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Beck, njihej si një novator i mprehtë. Ai ishte pionier i jazz-rock-ut, eksperimentoi me efektet e fuzzit dhe distorsionit dhe hapi rrugën për nënzhanre më të rënda si psi rock dhe metali i rëndë gjatë karrierës së tij.
Ai fitoi tetë herë ‘Grammy’, marrës i ‘Ivor Novello’ për kontributin e jashtëzakonshëm në muzikën britanike dhe u fut në Rock and Roll Hall of Fame si artist solo dhe si anëtar i Yardbirds. Muzikantët dhe miqtë e vjetër filluan të bënin homazhe disa minuta pasi u publikua lajmi.

Sylvio Mendes Campos Júnior i njohur si Sylvinho e ka nisur punën menjëherë dhe kësaj here ka vendosur në fokus futbolli...
11/01/2023

Sylvio Mendes Campos Júnior i njohur si Sylvinho e ka nisur punën menjëherë dhe kësaj here ka vendosur në fokus futbollin shqiptar me qëllim zbulimin e talenteve.

Mësohet se Sylvinho është i pranishëm në tribunë për ndeshjen mes Partizanit dhe Vllaznisë, së bashku me stafin e tij. Sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë është kryendeshja e javës së 16-të në Superligë, dhe Sylvinho nuk e ka humbur nga rasti për ta parë, jo thjesht si një tifoz, por si një specialist në kërkim të yjeve që mund t’i shërbejnë kombëtares.

Sylvinho mori drejtimin e kuqezinjve pas largimit të Edi Rejas me kushtin kualifikimin në kampionatin Europian.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shpë...
11/01/2023

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Mësohet se ai ishte i përfshirë në një skemë mashtrimi me një dëm ndaj shtetit prej 1.2 mln euro. Në pranga kanë rënë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave’, Fatmir Hoxhaj.

Skema e mashtrimit
Referuar njoftimit të Prokurorisë, këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e saj nr. 16, datë 14.07.2000 ka vendosur: “Urdhërohet zgjidhja e pasojave për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës së sh*tjes datë 23.04.1992 të lidhur mes sh*tësave Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar dhe A.K Privatizimit dhe blerësit I.Th, duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme, ku objekti magazinë nr.2 i kthehet Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar dhe kjo e fundit së bashku me AKP-në t’i kthejë bleresit I.Th vlerën e objekteve të blera (magazine dhe truall) që është 103.046 lekë të konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve në kohën e ekzekutimit të vendimit”.
Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka ekzekutuar vendimin nr.9150 datë 12.11.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, duke shlyer detyrimin e plotë ndaj kreditorit I.Th sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.
Në zbatim të vendimit të mësipërm, nga Ministria e Financave është transferuar në llogaritë në llogaritë e I.Th vlera prej 284.139 me urdhër shpenzimi nr.90 datë 27.02.2015…vijon në linkun në bio.

Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë zhvilluan sot një takim me shefin e Komisariatit numër 1 në Tiranë, Petrit H...
11/01/2023

Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë zhvilluan sot një takim me shefin e Komisariatit numër 1 në Tiranë, Petrit Halo në lidhje me dhunimin e vajzës keniane Joy në kryeqytet, disa muaj më parë. Ata kërkojnë informacion në lidhje me hetimet që po kryhen për ngjarjen, si dhe nëse autoritetet shqiptare kanë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë. Dosja fillimisht u regjistrua në Prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish policisë për t’u plotësuar.

Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino. Ajo vijon të jetë akoma në koma në spital. Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa tashmë pritet verifikimi i celularëve dhe i tabulateve telefonike për të kuptuar mes bisedave të vajzës keniane për të shkuar tek autorët e mundshëm të vrasjes.

Është rënduar bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq në Amerikë. Sipas mediave ndërkombëtare numri i viktimave ka ...
11/01/2023

Është rënduar bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq në Amerikë. Sipas mediave ndërkombëtare numri i viktimave ka shkuar në 17 ndërsa mbetet ende kritike gjendja pasi sipas meteorologëve moti i keq do të vijojë edhe për disa ditë të tjera. Vdekjet e qytetarëve kanë ardhur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave.

Lumenjtë në Kaliforni kanë dalë nga shtrati i tyre duke përmbytur mijëra shtëpi dhe duke bërë që mijëra qytetarë të evakuohen nga banesat e tyre.

Në Kaliforninë Jugore, vetëm në veriperëndim të Los Anxhelosit, të paktën 18 persona u shpëtuan nga Departamenti i Zjarrfikësve.

Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar probleme në linjat e tensionit të lartë duke lënë pa energji elektrike më shumë se 500 mijë shtëpi, biznese dhe ka bllokuar funksionimin e shërbimeve bazë të komunave.

Arrestimi i nënë e bir të cilët kishin bërë ‘kërdinë’ duke vjedhur banesa në Tiranë, po nxjerrin në dritë çdo ditë nga n...
10/01/2023

Arrestimi i nënë e bir të cilët kishin bërë ‘kërdinë’ duke vjedhur banesa në Tiranë, po nxjerrin në dritë çdo ditë nga një të dhënë. Falë kontrollit në telefonin e Rozeta Dobit, policia ka arritur të gjejë edhe 2 persona të tjerë të cilëve ajo, në bashkëpunim me të birin kanë arritur që t’i vjedhin. Policia ka gjetur kontaktin e Leonard Cikos dhe Altin Dines të cilët pasi janë marrë në pyetje nga policia, kanë konfirmuar se u janë vjedhur vetëm sende me vlerë dhe jo para.

Nga ana tjetër, 400 mijë eurot të fshehura në tubin e aspirimit në shtëpi janë zbuluar falë përgjimit që u është bërë nënë e bir teksa ata kanë qenë në dhomën e izolimit:

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua?

Nëna: Asgjë do rri unë këtu. (Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)

Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë.

Bazuar në fjalinë e fundit, është urdhëruar kontrolli i dytë në banesë ku u gjetën paratë e tjera. Në bisedë e sipër, Rozeta e ka kritikuar të birin se përse ka tërhequr aq shumë para, ndërkohë që ai i ka thënë se ka tërhequr vetëm 50 mijë euro.

Në fjalët e tij, Françesku e lidhi kundërshtimin e Vatikanit ndaj abortit me kundërshtimin e...
10/01/2023

Në fjalët e tij, Françesku e lidhi kundërshtimin e Vatikanit ndaj abortit me kundërshtimin e...

Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e dënimit me vdekje kundër demonstruesve që kërkonin respektim më të madh për të drejtat e grave. Vërejtjet e Papës, të bëra në fjalimin e tij…

E bujshme
09/01/2023

E bujshme

Britania po konsideron furnizimin e Ukrainës me tanke për herë të parë për të ndihmuar vendin të luftojë forcat ruse, raportoi Sky News të hënën, duke cituar burime të paidentifikuara. Diskutimet p…

Rozeta, Havier dhe Alda. Kush e thotë të vërtetën prej tyre?!
09/01/2023

Rozeta, Havier dhe Alda. Kush e thotë të vërtetën prej tyre?!

Rozeta dhe Havier Dobi (punonjëse pastrimi dhe i biri i saj) qëndronin kokëulur nga njëra anë, ajo e qelisë së improvizuar të gjykatës. Ndërsa ish-zyrtarja shqiptare (e Autoritetit të Mbikëqyrjes F…

Anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Marjana Semini është betuar këtë të hënë para presidentit Bajram Begaj.Presidenca ...
09/01/2023

Anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Marjana Semini është betuar këtë të hënë para presidentit Bajram Begaj.

Presidenca njoftoi se pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj, “gjyqtarja Marjana Semini me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti Begaj i uroi suksese Seminit në detyrën e re të anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Klotilda Ferhati Bushka, përfaqësues të Delegacionit të BE-së si dhe OPDAT si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Kujtojmë se ajo u zgjodh gjatë seancës maratonë plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Kandidatja mori votat e shumicës, 58 të tilla, ndjekur nga Ardian Dvorani me 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi regjistroi vetëm dy vota.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka argumentoi se sipas Kushtetutës, në momentin kur asnjë nga kandidatët nuk ka 84 votat e mjaftueshme, kandidatja e renditur e para në KED, Marjana Semini merr mandatin në Kushtetuese.

Tea i mohoi këto fjalë dhe i quajti veprimet e…
09/01/2023

Tea i mohoi këto fjalë dhe i quajti veprimet e…

Ronaldo dhe Tea kanë debatuar mbrëmjen e sotme teksa ndodheshin në oborr me disa nga banorët. Sipas Ronaldos, Tea është provokuese dhe kërkon të dalë çift me të. Tea i mohoi këto fjalë dhe i quajti…

Këtë javë i themi lamtumirë ditëve të ngrohta…
09/01/2023

Këtë javë i themi lamtumirë ditëve të ngrohta…

Këtë javë i themi lamtumirë ditëve të ngrohta pranverore, pasi moti merr një kthesë të madhe sa i përket kushteve sinoptike në vendin tonë, duke sjellë dhe reshje dëbore. Ulje të ndjeshme do të pës…

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë…
09/01/2023

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë…

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Orjana Grëmin 32-vjeçaren që hodhi në lumin Kir foshnjen e saj 8-ditëshe. Në seancën gjyqësore 32-vjeçarja nuk ka folur, ndërsa …

LAJMI I FUNDIT
09/01/2023

LAJMI I FUNDIT

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, bëri me dije se në nëntor të vitit 2023 do të hapet kantieri për HEC-in e Skavicës. Faza e parë e nisjes së …

Orjana Grëmi ishte e pamartuar, jetonte me dajën në fshatin Golem, fëmijës nuk i dha atësi.
09/01/2023

Orjana Grëmi ishte e pamartuar, jetonte me dajën në fshatin Golem, fëmijës nuk i dha atësi.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Orjana Grëmin 32-vjeçaren që hodhi në lumin Kir foshnjen e saj 8-ditëshe. Në seancën gjyqësore 32-vjeçarja nuk ka folur, ndërsa …

Address

Tiranë
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vesa News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Vesa News:

Videos

Share

Nearby media companies


Other Media/News Companies in Tirana

Show All