Egla Shkurta

Egla Shkurta Social Media Agency Digial Marketing

Ka njerëz që kanë pësuar epifani në momente afër vdekjes…Unë i ndjej thellësisht, sepse më ka ndodhur. 17 vite më parë, ...
24/12/2024

Ka njerëz që kanë pësuar epifani në momente afër vdekjes…

Unë i ndjej thellësisht, sepse më ka ndodhur. 17 vite më parë, unë dhe familja ime pësuam një aksident që mund të kishte marrë gjithçka. Unë isha duke u mbytur në ujë dhe në atë heshtje, në atë moment, diçka më foli.

Më tha: Nuk është ende momenti yt. Ke shumë për të bërë. Ka ende kaq shumë për të krijuar, për të provuar, për të shijuar.

Aty ndodhi epifania ime.
Aty vendosa jo thjesht të mbijetoj, por të jetoj. Të jetoj plotësisht. Të dua më shumë, të përqafoj më fort, të falënderohesha për çdo mëngjes të ri.

Sot, në këtë moment, dua të të kujtoj edhe ty diçka që ndoshta e di, por nuk e ndjen çdo ditë: Jeta është një dhuratë. Dhe ti e meriton ta jetosh me gjithë zemër, çdo ditë, pavarësisht vështirësive.

Prandaj uroj sot për ty të guxosh, të dashurosh, të festosh! Fal veten dhe të tjerët! Përqafo fuqinë që ke brenda dhe kujtohu që çdo ditë mund të jetë një fillim i ri.

Gëzuar ✨

Dhjetori ka qenë një muaj i mbushur me angazhime që e mbyllin këtë vit në mënyrën më të bukur për mua.Nga menaxhimi i pr...
23/12/2024

Dhjetori ka qenë një muaj i mbushur me angazhime që e mbyllin këtë vit në mënyrën më të bukur për mua.

Nga menaxhimi i projekteve të klientëve tanë në GlantX dhe krijimi i strategjive të reja për 2025, te ftesat si folëse dhe trajnuese në eventin e organizuar nga , ky muaj ka qenë plot sfida dhe arritje 😊

Ishte kënaqësi të vlerësohesha si Entrepreneur of the Year nga , një moment që më rikujtoi fuqinë e punës së palodhur dhe vizionit të qartë.

Nominimi si Influencer i Vitit për të dytin vit radhazi nga .al ishte një tjetër arritje që e vlerësoj pafund sepse pikësëpri ka ardhur si nominim nga ju miqtë e mi, dhe për mua do të thorë shumë të jem impaktuese në industrinë tonë, kjo do të thotë që misionin që të influencoj pozitivisht qoftë edhe një person e kam arritur 🙏🏻 (PS: vazhdojne votimet edhe pak)

Dhjetori konceptohet si mbyllje e një kapitulli por për mua është vetëm një muaj tjetër, me shumë punë dhe projekte në kokë që shumë shpejt do ti dëgjoni edhe ju 😍.

Pra për mua vetëm sa filloi 🤣

Si ka qënë ky Dhjetor për ty? Më trego në koment 💜

I kërkova AI një photoshooting dhe më solli këto versione…gati surreale apo jo?Si erdhi dita që ne sot me kaq pak përpje...
18/12/2024

I kërkova AI një photoshooting dhe më solli këto versione…gati surreale apo jo?

Si erdhi dita që ne sot me kaq pak përpjekje kemi gati materiale të tilla 🤯

Tani jemi para faktit që çdo gjë në botë po ndryshon me ritme të frikshme dhe shumica prej nesh janë frikësuar…

Çfarë po ndodh realisht? A jemi të rrezikuar? A na jep AI produkt cilësor?

Nuk e parashikojmë dot të ardhmen por ajo që dimë ne sot është që kemi një mjet që na lehtëson punën.

Unë mendoj që AI nuk na zëvendëson dot plotësisht, ende…Dhe çështë e vërteta nuk kam frikë sepse preferoj të mendoj versione të realitetit që preferoj të më ndodhin 😆 dhe mos të shpenzoj energji duke u shqetësuar.

Kështu që ne në GlantX e përdorim AI për task të vogla, editime, informacione, analizë etj.

Produkti që të sjell AI të paktën në versionin me pagesë që ne përdorim nuk është 100% relevant dhe i përshtatshëm ndaj ne duhemi ende.

AI mund të na lehtësojë punën por duhen njerëz që ti japin imformacionet e duhura.

Unë preferoj materialet humane, autentike…dhe 2025 do jetë e gjitha dedikuar autenticitetit.

Do shikoni më shumë materiale të krijuara në real life, prapaskena, emocione, kontent të realizuar me mjete jo super profesionale edhe me gjithë teknologjinë e zhvilluar të ditëve të sotme ne përsëri do zgjedhim njeriun ☺️.

Ndaj pa panik loves, kështu u ndjemë edhe kur erdhi Interneti, mezi adoptojmë gjërat e reja sepse jemi skeptikë.

Po ju miq? Si gjendeni përballë këtyre ndryshimeve? Ju pres në koment 💜

PS: Po që na dha disa ide për look të ri AI 😂

09/11/2024
Jam mirënjohëse që pata mundësinë të jem e ftuar si mentore në eventin e organizuar nga  këtë të shtunë, ku ishin të pra...
28/10/2024

Jam mirënjohëse që pata mundësinë të jem e ftuar si mentore në eventin e organizuar nga këtë të shtunë, ku ishin të pranishëm profesionistë dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme.

Ky ishte një moment i veçantë, pasi për të disatën herë pata privilegjin të ndaja njohuritë dhe eksperiencat e mia me një audiencë të apasionuar për zhvillimin dhe rritjen personale dhe profesionale.

Ishte motivuese të shihja energjinë, kureshtjen dhe përkushtimin e tyre, që më kujtoi se sa i fuqishëm është bashkëpunimi dhe edukimi.

Për të gjithë ata që kërkojnë të rriten dhe të zhvillohen: vazhdoni të kërkoni njohuri, të shfrytëzoni çdo mundësi dhe të besoni në fuqinë tuaj për të arritur më shumë.

Suksesi është i arritshëm për këdo që punon me pasion dhe përkushtim✨

📸 credits

Para disa vitesh i fshihesha kamerës sa herë e shikoja, dhe më dridhej trupi para saj. I them Eglës së vogël sot: ‘Na sh...
06/09/2024

Para disa vitesh i fshihesha kamerës sa herë e shikoja, dhe më dridhej trupi para saj.

I them Eglës së vogël sot: ‘Na shiko vogelushe, sa shumë kemi ndryshuar e jemi rritur!’ 🥹

Sot kemi kuptuar fuqinë tonë dhe ndihmojmë biznese dhe individë të arrijnë potencialin e tyre më të lartë dhe të punojnë me Markën e tyre Personale dhe jo vetëm, të lulëzojnë në industrinë e tyre ✨

Sepse ne krijuam

✧ The creative element ✧

Kur lindi GlantX, gjithçka filloi si një ide e thjeshtë, një ëndërr për të krijuar diçka të veçantë në botën e marketing...
29/08/2024

Kur lindi GlantX, gjithçka filloi si një ide e thjeshtë, një ëndërr për të krijuar diçka të veçantë në botën e marketingut digjital.

Isha e vetëdijshme që rruga përpara do të ishte plot sfida, por ishte pikërisht ky emocion që më shtyu të vazhdoj, të ëndërroj dhe të mos dorëzohem kurrë.

Në fillim, isha vetëm unë dhe vizioni im – pa shumë burime, por me një dëshirë të zjarrtë për të bërë ndryshim.

Kalova netë të gjata duke menduar për mënyrat më të mira për t’u dalluar në një treg të ngopur dhe ditë të gjata duke ndërtuar nga e para çdo detaj të vogël që do të formonte identitetin e GlantX.

Çdo sukses i vogël më mbushi me frymëzim dhe më bëri të kuptoj se jam në rrugën e duhur.

Por nuk ishte gjithmonë e lehtë…

Pati momente kur çdo gjë dukej e pamundur, kur më duhej të përballem me vështirësi të papritura dhe të gjej forca të reja brenda vetes për të ecur përpara.

Pati momente kur mendoja se ndoshta ishte më mirë të dorëzohem, por çdo herë, ajo dëshira e brendshme për të krijuar diçka të veçantë më riktheu në rrugë.

GlantX është mishërimi i pasionit, përkushtimit dhe guximit për të ndjekur një ëndërr.

Dhe kjo është vetëm fillimi. Rruga përpara është ende e gjatë, dhe unë mezi pres të shoh se ku do të na çojë ky udhëtim i mrekullueshëm.

Photo credits platforma qe takoj miq te mire dhe networkun e duhur 🙏🏻

Guxo te ndjekesh endrrat!Mos u dorezo nese je duke bere ate qe te mbush shpirtin!Lexo, trajnohu, eksploro, universi reze...
01/08/2024

Guxo te ndjekesh endrrat!

Mos u dorezo nese je duke bere ate qe te mbush shpirtin!

Lexo, trajnohu, eksploro, universi rezervon surpriza te bukura per guximtaret dhe punetoret!

Dhe shikoooo puneeeen tendeeeee 😉!

Muaj te mbare my loves 💙

💙 my baby is growing 🥹

💫

Kush ka dritën brenda vetes, mund të shikojë ngjyra. Kur jemi të ndriçuar nga drita e ndërgjegjes dhe kuptimit të brends...
17/06/2024

Kush ka dritën brenda vetes, mund të shikojë ngjyra.

Kur jemi të ndriçuar nga drita e ndërgjegjes dhe kuptimit të brendshëm, shohim botën me gjithë bukurinë dhe ngjyrat e saj të vërteta.

Vetëm kur ndriçojmë shpirtin tonë, çdo moment i jetës bëhet i gjallë dhe plot me kuptim!

Special thanks to .al .cenko_sommelier for a special night full of colours, amazing people and the best Wine 🍷

Thank you for these beautiful pictues and angles 😘

And as always thank you .btq for making me feel myself 🙏🏻🤍

Cheers to life 🥂 al  ❤️  Special thanks to .btq for making me feel myself 😌🥰😘
10/06/2024

Cheers to life 🥂
al ❤️

Special thanks to .btq for making me feel myself 😌🥰😘

Mirëmëngjes Loves ❤️
30/05/2024

Mirëmëngjes Loves ❤️

Kënaqësi të isha pjesë e Workshopit DIGITAL MINDS ENGAGING EMPLOYEES IN DIGITAL CHANNELS organizuar nga  Po ti çfarë do ...
09/05/2024

Kënaqësi të isha pjesë e Workshopit DIGITAL MINDS ENGAGING EMPLOYEES IN DIGITAL CHANNELS organizuar nga

Po ti çfarë do të arrish sot?

Ne mungese te diellit po shkelqej vete sot ☀️Happy weekend my loves 🫶🏻
03/05/2024

Ne mungese te diellit po shkelqej vete sot ☀️

Happy weekend my loves 🫶🏻

Une jam thjesht nje vajze qe shikon punen e saj 💙
17/04/2024

Une jam thjesht nje vajze qe shikon punen e saj 💙

Letër vetes 31.03.2024Dashuri e mban mend ku ishim para dy vitesh? E punesuar 8-5 dhe cdo dite “shefja” na kercenonte qe...
31/03/2024

Letër vetes 31.03.2024

Dashuri e mban mend ku ishim para dy vitesh?
E punesuar 8-5 dhe cdo dite “shefja” na kercenonte qe do na jepte paralajmerim.

Na shikonte me percmim dhe hidhte poshte cdo ide tonen 🥲.

Ajo na kercenonte se nuk do punonim dot kurre me ne industrine e farmaceutikes, na kerkonte te jepnim doreheqjen me detyrim.

Atehere na u duk se ishte fundi, nuk e kuptonim fuqine tone 🥹

Pak dinim atehere qe drita jone verbonte ata qe i shikojne gjerat mbrapsh, me skema dhe interesa momental.

Sot te dergoj shume dashuri dhe perqafime, jam krenare per ty, jam shume e lumtur qe nuk u dorezove dhe mbi te gjitha jam e lumtur qe nuk u fute prape ne gracken e punes dhe rroges se sigurt.

Sot punojme me bizneset me te mira qe na vleresojne punen dhe zgjedhin te punojne me ne 😍

Sot me shembullin tone frymozojme qindra vajza dhe i ndihmojme ato te shikojne FUQINE E TYRE, TE ZBULOJNE TALENTET E TYRE dhe te jene TA PAVARURA dhe TE LIRA

VAZHDO, pusho kur duhet dhe rimerr FORCEN, disa dite jane gri por drita jote nuk zbehet nese TI NUK E LEJON ate te shuhet ✨

Cfare i thua vetes tende para dy vitesh 🥰
Te pres ne koment 🥹

Dëshiron të mësosh të krijosh një biznes të suksesshëm online? 🌟Ke menduar gjithmonë përse biznesi yt online nuk po rrit...
22/03/2024

Dëshiron të mësosh të krijosh një biznes të suksesshëm online? 🌟

Ke menduar gjithmonë përse biznesi yt online nuk po rritet? 🤔

Po kërkon ide për të ndërtuar biznes të suksesshëm? 💡

Të gjenerosh fitime maksimale nga biznesi yt? 💰

Do të jesh ndër të parët që shfaqesh në Motorët e Kërkimit? 🔍

Je një nënë dhe dëshiron të punosh nga shtëpia pa u shkëputur nga fëmijët e tu? 👩‍👧‍👦

Je një studente dhe dëshiron të punosh part-time? 🎓

Ke një ide, por nuk di si ta realizosh? 🤷‍♀

Dhe të tjera pyetje si këto?

Nëse PO, bëhu pjesë në trajnimin “DIGITAL XELLENCE HUB” me datën 15 Prill. 🚀

Ky program është krijuar për të bërë të mundur rritjen e shpejtë të brandit/markës personale ose biznesit tënd dhe diferencimin nga konkurrentët.

Komento “Trajnim” për më shumë informacion.

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas le të inspirohemi nga njëra tjetra 🫶🏻Bëj tag gruan që ka një biznes dhe të frymëzon njëk...
08/03/2024

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas le të inspirohemi nga njëra tjetra 🫶🏻

Bëj tag gruan që ka një biznes dhe të frymëzon njëkohësisht 🌸

Ju pres në komente 🤍

Address

Rruga LLuke Kacaj Nd 2 Ap 1
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 00:00 - 18:00
Tuesday 00:00 - 18:00
Wednesday 00:00 - 18:00
Thursday 00:00 - 18:00
Friday 00:00 - 18:00
Saturday 00:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Egla Shkurta posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Egla Shkurta:

Share