Qyteti antik i Shkodrës, krahas vlerave historike, shoqërore, ekonomike, ka edhe nje varg karakteristikash kulturore, te cilat ia njeh mbarë vendi e më tej. Ndërmjet relikeve të një tradite kulturore mijëravjecare, vend të rëndësishëm ruan ceremoniali i dasmës Shkodrane, ardhur nga kohërat si simbol i hyjnizimit te jetës, i dashurisë së qytetarëve për trashëgimin e saj nga brezi ne brez . Nisur ng
a eksperiencat ndërkombëtare në fushën e marketingut dhe përvoja e fituar në organizimin e I-re dhe te II-te te ketij lloji, perkatesisht ne vitin 2008 & 2010; rezulton se një formë mjaft e mirë dhe efikase e afrimit të produktit me klientin janë edhe panairet tematike. Nga vrojtimi i kujdesshem i tregut lokal por mbi te gjitha i nevojave te publikut te Shkodrës,ne ideuam dhe morem përsiper organizimin e një panairi tematik me pjesëmarrjen e të gjithë aksesorëve të industrisë së dasmës.
“Shkodra bahet nuse” do të prezantojë disa nga sipermarrësit e industrisë së dasmës, të lidhur ngushtë me organizimin dhe mbarëvajtjen e një dasme:
Agjenci të specializuara për organizimin e dasmave;
Butikë dhe atelier për fustanet e nusërisë dhe veshjeve te dhëndërisë;
Studio fotografie dhe shërbime audio-vizuale;
Pastiçeri dhe shërbime katering;
Aksesorë, stoli etj;
Sipërmarrës prodhues apo shpërndarës te aksesorëve për dekorim;
Studio Grafike dhe Printimi;
Lulesh*tësit;
Revista, magazines, web-site fashion & people;
Rent-a-car service për makinat e dasmave;
Agjensi turistike – me paketat e tyre të “muajit te mjaltit”
Dyqane dhuratash, punime artizanale, tezgjahu etj;