Fjala e Lirë

Fjala e Lirë FJALA e LIRË - suplement i uebfaqes Shkoder.net... Merret me publikimin e shkrimeve, komenteve, opi

FJALA e LIRË është një suplement i uebfaqes Shkoder.net... dhe merret me publikimin e shkrimeve, komenteve, opinioneve dhe analizave të ndryshme, me karakter kombëtar e mbarëshqiptar...

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni - shkruan Prof. Xhelal Zejneli, Tetovë
09/01/2025

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni - shkruan Prof. Xhelal Zejneli, Tetovë

Xhelal Zejneli Me Marrëveshjen e Ohrit si dhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, shqipja në Maqedoninë e Veriut është gjuhë zyrtare. Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, përkatësisht në Maqedoninë e Veriut është rregulluar me Marrëveshjen e Ohrit, të nënshkruar...

Një libër për gazetarinë nga Musa Sabedini
09/01/2025

Një libër për gazetarinë nga Musa Sabedini

ARIF EJUPI Profesori i Fakultetit Media dhe Komunikim, Musa Sabedini, ka botuar librin e tij të tretë universitar të titulluar: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, i cili u dedikohet studentëve të gazetarisë, studiuesve të medias, gazetarëve hulumtues dhe redaktorëve të profe...

Jakov Xoxa - Lumi i vdekur - një vepër disi ndryshe, në kohën e realizmit socialist - shkruan prof. Xhelal Zejneli nga T...
18/12/2024

Jakov Xoxa - Lumi i vdekur - një vepër disi ndryshe, në kohën e realizmit socialist - shkruan prof. Xhelal Zejneli nga Tetova

JAKOV XOXA Drama e fshatarësisë shqiptare në vitet ’30 në romanin ‘Lumi i vdekur’ të Jakov Xoxës Jetëshkrimi i shkurtër i autorit Jakov Xoxa lindi në Fier më 15 prill 1923 në fushën dikur me këneta dhe mushkonja të Myzeqesë. Vdiq në Budapest të Hungarisë më 28 prill 1979. Vi...

Lea Ypi ishte një vajzë me fat, me familje të persekutuar për shkak të kryeministrit Ypi, që ia dhuroi Shqipërinë Italis...
16/12/2024

Lea Ypi ishte një vajzë me fat, me familje të persekutuar për shkak të kryeministrit Ypi, që ia dhuroi Shqipërinë Italisë fashiste, ajo u rrit në vitet e komunizmit deri në 11 vjeçe, para se regjimi të binte.

Ajo ishte edukuar me dashurinë për atdheun dhe xhaxhin Enver, dhe kur regjimi ra, ajo si shumë të tjerë, e gjeti veten nën traumat dhe trazirat e një sistenmi psikopatik kapitalist, që po lindte me vështirësi e me viktimat e veta, që u shoqërua me eksode, hajni e korrupsion, pasiguri e luftë civile, si në vitin 1997.

Lea kishte një shoqe të ngushtë Elonën, ajo u gënjye nga një djalë i ri dhe iku në Itali, ku përfundoi si prostitutë. Lea shkoi më vonë në shkollë në Itali dhe eci përpara në rrugën e studimeve për filozofi dhe historinë e letërsisë. Në një moment, ajo u njoh me burrin e saj anglez, Jonathan White - profesor në LSE - London School of Economics, dhe më pas u zhvendos edhe Lea atje, në vitin 2016, ajo hyri në punë aty, si profesore në LSE, ku jep mësim për Kantin dhe Marksin.

Historia e Leas është si një histori për filnmat e Hollywoodit - thotë ajo vetë, u pranua në partinë Laburiste angleze, dhe së fundi edhe në Akademinë e Shkencave të Britanisë. Përveç zgjuarsisë së saj, Lea ka edhe burrin politolog, si duket me lidhje, që asaj ia hapën rrugën drejt famës, sidomos pas botimit të librit 'Të lirë'.

Më kërë shkrim të gjatë Dossier, nga gazeta gjermane 'Die Zeit', Lea Ypi na vjen me portretin e saj dhe me përshkrime rreth librit në një trajtesë interesante prej 12 faqesh.

Lea ka ditur ta shesë bukur mesazhin e saj, e ne shqiptarët duhet të ndihemi mirë, që kemi zonja të bukura e kaq të mençura, që na përfaqësojnë në një skenë politike, intelektuale e filozofike me një nivel të admirueshëm botëror. Lea Ypi mbahet sot si një ndër 10 kokat intelektuale politike më të zgjuara në Angli, dhe ideologe e së majtës Europiane.

Për më gjatë, lexoni shkrimin në 'Die Zeit' - përkthyer nga unë.

Për filozofen Lea Ypi, bota u shemb dy herë. Së pari ajo pa komunizmin të dështonte, pastaj kapitalizmi e çoi atdheun e saj Shqipërinë në luftë civile. Sot ajo ka një ide se si mund të shpëtohet demokracia perëndimore. Nga Caterina Lobenstein Nga ZEIT Nr 53/2024 – 11 Dhjetor 2024 –...

Pse duhet mbrojtur flamuri kombëtar shqiptar?- shkruan Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha - ish-deputete e Kosovës
15/12/2024

Pse duhet mbrojtur flamuri kombëtar shqiptar?
- shkruan Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha - ish-deputete e Kosovës

Sabile Keçmezi-Basha Qysh fëmijë, në shpirtin tim lindi një pyetje e madhe: çfarë është flamuri ynë kombëtar? Dhe, si një vegim që shfaqet papritur në horizont, përgjigjja më erdhi në një ditë të thjeshtë që mori peshën e një kujtese të pavdekshme. Ishte 28 Nëntori, një di...

Kultura arabe e turqelike në Kosovë po e minon rrugën e saj drejt Europës - po e çon Kosovën drejt Libisë e Sirisë...
15/12/2024

Kultura arabe e turqelike në Kosovë po e minon rrugën e saj drejt Europës - po e çon Kosovën drejt Libisë e Sirisë...

Shkruan Luan-Asllan Dibrani Lejimi i një spikereje me mbulesë fetare në një televizion shqiptar, siç është rasti i Kaltrina Zenelit në Tëvë1, është një akt që duhet të gjykohet me seriozitet. Ky veprim është një kërcënim për identitetin tonë kombëtar dhe për vlerat laike që ...

Parashqevi Simaku, e pastrehë në New York
15/12/2024

Parashqevi Simaku, e pastrehë në New York

Skënder Karaçica Këngëtarja Parashqevi Simaku ka mbetur në rrugë dhe pa kulm mbi kokë në Nju Jork! Këngëtarja Parashqevi Simaku erdhi në Amerikë dhe, në ëndrrat e saj kishte të bëhet pjesë e skenës në Holivud. Kjo ëndërr mbeti në dhomat e gjumit e, ajo e vazhdoi jetën në metr...

Kultura e artit të shkruar - nga Prend Buzhala
15/12/2024

Kultura e artit të shkruar - nga Prend Buzhala

Brahim (Ibish) AVDYLI: (Studim për veprën e veçantë poetike të Prend Ndue Buzhalës, „Pesëdhjetë oratorio për fjalët e hirshme“, SHB „LENA“, Prishtinë, 2024) (Version i përmirësuar) Parafjalë e një studimi Të marrësh në duar që të shkruash për veprën e veçantë poetike,...

Ja, më në fund e kreva përkthimin e librit prej 284 faqesh në PDF, të Stiven King, 'Mbi të shkruarit - Kujtimet e një mj...
02/12/2024

Ja, më në fund e kreva përkthimin e librit prej 284 faqesh në PDF, të Stiven King, 'Mbi të shkruarit - Kujtimet e një mjeshtri' - dhe bëra edhe një shkrim përshkrues për të. Mendoj se libri është mjaft interesant dhe i mirë për lexim, sidomos për ata që duan të bëhen shkrimtarë.

Arben Çokaj Sapo i dhashë fund edhe një përkthimi tjetër. Është libri i shkrimtarit të njohur amerikan Stiven King, Mbi të shkruarit – Kujtimet e një mjeshtri. Një libër i mirë dhe që ia vlen të lexohet, sidomos nga ata, që synojnë të bëhen shkrimtarë. Stiven (Stephen) King ës...

Të shash komunizmin, është normale, për shkak të krimeve që bëri regjimi dhe varfërisë e prapambetjes ekonomike që krijo...
10/11/2024

Të shash komunizmin, është normale, për shkak të krimeve që bëri regjimi dhe varfërisë e prapambetjes ekonomike që krijoi.

Po Zogu, si erdhi në pushtet? - me ndihmën e ushtrisë serbe të Pashiqit. Ai e futi vendin në borxhe dhe i hapi rrugën Italisë fashiste për pushtim.

Të ashtuquajturit nacionalistë, e ndërruan shpejt Zogun me Italinë fashiste, ndaj së cilës u vunë në shërbim. Harruan se pushtimi është pushtim, sido që të jetë ai. Këshu që Zogun nuk e rrëzoi Enveri, si pati rrëzuar Zogu Fan Nolin me ndihmën e serbëve... e rrëzoi pushtimi italian.

Aleanca botërore, përfshirë SHBA-të dhe Anglinë ishin kundër nazi-fashizmit, nacionalistët tanë ishin me fashizmin, si dikur kur humbëm territore, se u bënë me turkun...

Zgjedhjet tona na kanë kushtuar, shpesh, nga padija e paaftësia. Kështu që erdhi Enveri, regjimin e të cilit e rrëzuam më 1990. Por nuk zgjodhëm Europën, si e kishim synimin, zgjodhën turko-islamizimin, i cili për shkak edhe të mentalitetrit, hajnisë, korrupsionit e krimit, e vonoi integrimin Europian. Edhe tani, Rama synon shtet islamik berktashi në mes të Tiranës, çmenduri, çfarë duhet një shtet islamik?! Rama abuzon, nuk investon sa e si duhet në integrimin Europian të Shqipërisë.

Ne sot ngjajmë më shumë si popull turko-arab, se sa si europianë. Shajmë komunizmin e ngrejmë islamin, një ideologji shterpë e jo-produktive, më e keqe se komunizmi. Pra, provuam regres.

Prandaj historia duhet shkruar ashtu si është, me të mirat e të këqiat e saj, objektive, e jo me pasione ideologjike.

Arben Çokaj Shikojeni, Enveri është më kingu, më i mbajturi aty. Ata të dërguatit e Partisë Komuniste Jugosllave ndihmuan, por nuk e sollën në pushtet Enverin, siç e solli ushtria e Pashiqit në pushtet Zogun, duke rrëzuar Fan Nolin. Pastaj Zogun nuk e rrëzoi Enveri, e rrëzoi pushtimi ...

04/11/2024

A din kush me tregua, taksa që paguajmë për makinën, përse paguhet? Si quhet ajo? Po ajo pjesë e çmimit të naftës që rritet e ka të bëjë me një taksë për makinat, pse merret ajo? Si quhet ajo?

Se në Gjermani paguajmë një taksë, rreth 300 e ca Euro nëvit e Rama përmend Gjermaninë kur e pyetë për çmimin e naftës, që është 300-400 lekë më i lartë se në Gjermani!

Në Shqipëri në varësi të lëvizjes, dy taksat mbi makinat mund të shkojnë më shumë se 1000 Euro, në krahasim me Gjermaninë, 300-350 Euro.

Si ka mundësi që paguajmë kaq shumë në Shqipëri?! Pse shteti s’e bën si në Gjermani, paguan një taksë e bie çmimi i naftës i rritur artificialisht.

Duke parë se Bajrami ishte gati për t’i dëgjuar ndërkombëtarët edhe kur ata e kanë gabim, kuptova se ai pranon t’ia fusë...
04/11/2024

Duke parë se Bajrami ishte gati për t’i dëgjuar ndërkombëtarët edhe kur ata e kanë gabim, kuptova se ai pranon t’ia fusë edhe Kosovës, nëse i thonë ndërkombëtarët! Si ia futi Zelensky Ukrainës!

Shkruan Luan-Asllan Dibrani Bajram Kabashi është një gazetar i njohur nga Kosova, i cili ka kontribuar ndjeshëm në luftën kundër ekstremizmit fetar islamik përmes raportimeve të tij të ndershme dhe të mirëinformuara. Ai njihet për qëndrimin e tij të vendosur dhe kritik ndaj radikalizm...

Ish-këshilltari i Bill Clinton parashikon një fitore absolute në shkallé vendi të Donald Trump!
01/11/2024

Ish-këshilltari i Bill Clinton parashikon një fitore absolute në shkallé vendi të Donald Trump!

Candace Hathaway, TheBlaze.com – 01 nëntor 2024 – Përktheu Arben Çokaj “Trump do të fitojë rreth 360 vota elektorale.” Ish-këshilltari i fushatës së Bill Clinton, Dick Morris, parashikoi se Donald Trump do të sigurojë një “fitore elektorale në gjithë vendin” në zgjedhjet e ...

31/10/2024

Pushtetarët tanë janë pushta e kriminela, e vjedhin këtë popull si me qenë ne shkaut!

Ndikimi global i zgjedhjeve në Amerikë
31/10/2024

Ndikimi global i zgjedhjeve në Amerikë

The New York Times Bota nuk e zgjedh presidentin amerikan, por do të jetojë me pasojat e kujtdo që zgjidhet – Zëvendës Presidentes Kamala Harris apo Donald Trump. Korrespondentët e Times në mbarë botën dhanë pikëpamjet e tyre mbi atë që është në rrezik. Lexoni përgjigjet e tyre t....

Alfred Lela: 'Opozita e Zoti mund ta bllokojnë Shqipërinë... - ky ishte mesazhi.' Kjo puna me Zotin - dmth. me askushin.
30/10/2024

Alfred Lela: 'Opozita e Zoti mund ta bllokojnë Shqipërinë... - ky ishte mesazhi.' Kjo puna me Zotin - dmth. me askushin.

Nobelisti Ivo Andriç, para se të merrte çmimin Nobel në vitin 1961 në Letërsi, kishte një Elaborat për coptimin e Shqipë...
29/10/2024

Nobelisti Ivo Andriç, para se të merrte çmimin Nobel në vitin 1961 në Letërsi, kishte një Elaborat për coptimin e Shqipërisë në vitin 1939, të cilin mund ta merrni këtu. Kontribut nga Marjan Dodaj.

Elaborat për Shqipërinë 1939 – nga Ivo Andriç

E tërhoqi Meta edhe një horr pas vete!
24/10/2024

E tërhoqi Meta edhe një horr pas vete!

Address

Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fjala e Lirë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Fjala e Lirë:

Share