11/12/2025
Kryebashkiaku Dodaj pret Prefekten e re të Shkodrës: Fokus te bashkëpunimi institucional dhe zgjidhjet për qytetarët
Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj, ka pritur në një takim zyrtar Prefekten e sapoemëruar të Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, me të cilën ka diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin për çështjet që prekin drejtpërdrejt komunitetin pukjan.
Dodaj theksoi se bashkëpunimi mes niveleve të ndryshme të qeverisjes është çelësi i suksesit për mirëmenaxhimin e problematikave dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.
Gjatë takimit, palët biseduan për projektet në vijim, sfidat e territorit dhe nevojën për një koordinim më efikas, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe nxitjen e zhvillimit të zonës.
Kryebashkiaku i Pukës uroi znj. Duda për detyrën e re dhe e siguroi për gatishmërinë e tij dhe të Bashkisë Pukë për një bashkëpunim të hapur e efektiv. Ai nënvizoi se administrata vendore do të vijojë të mbetet një partner aktiv në adresimin e problematikave dhe në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta që i shërbejnë interesit të qytetarëve.
Statusi i plotë i kryebashkiakut Rrok Dodaj:
𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶 𝗺𝗲𝘀 𝗻𝗶𝘃𝗲𝗹𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗺𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘀𝗷𝗲𝘀 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗰̧𝗲𝗹𝗲̈𝘀𝗶 𝗶 𝘀𝘂𝗸𝘀𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝗺𝗲𝗻𝗮𝘅𝗵𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗮𝘁𝗶𝗸𝗮𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗼𝗳𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗰𝗶𝗹𝗲̈𝘀𝗼𝗿𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁.
Me këtë fokus, pata kënaqësinë të mirëpres znj. Holta Duda, të sapoemëruar Prefekte e Qarkut Shkodër, e cila shfaqi angazhimin e saj për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe adresimin e prioriteteve që prekin komunitetin.
Duke e uruar për detyrën e re si Prefekte e Qarkut Shkodër, e sigurova për gatishmërinë time dhe të Bashkisë Pukë për bashkëpunim të hapur dhe efektiv, me fokus tek zgjidhjet që u shërbejnë qytetarëve.
Gjatë takimit u diskutua mbi vijimësinë e punëve të përbashkëta, si dhe u parashtruan nevojat, sfidat dhe mundësitë për koordinim më efikas në funksion të zhvillimit të territorit dhe përmirësimit të shërbimeve.
Në përmbyllje, theksova rolin tim konstruktiv dhe të administratës së Bashkisë Pukë në qasjen ndaj politikave të bashkëpunimit, bashkërendimit dhe koordinimit institucional, duke garantuar se Bashkia Pukë do të mbetet një partner aktiv në adresimin e problematikave dhe në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta në dobi të qytetarëve.