#VIDEO Ja si e priti Shkodra ndërrimin e viteve!
E dërguara me punë e SHBA, Nancy VanHorn ka shpërndarë një urim për shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale nga Ambasada e SHBA, VanHorn thekson se kur erdhi në gusht në vendin tonë shumë punë ishin në vijim e sipër, dhe se pret me padurim që puna të vijojë për të forcuar demokracinë në Shqipëri dhe partneritetin mes dy vendeve tona.
“Kur erdha këtu në gusht pashë që shumë punë ishin duke u kryer. Jam krenare për çfarë kemi bërë së bashkë për të forcuar demokracinë dhe për të ndërtuar partneritetin tonë në fushën e mbrojtjes. Mirëpres të vijojmë së bashkë në vitin që vjen. Nga të gjithë ne të Ambasadës së SHBA: Gëzuar Vitin e Ri”, shprehet ajo duke renditur arritjet në fushën e sigurisë nga vendi ynë.
Në postim është ndarë një video me disa nga ngjarjet kryesore të vitit që po lëmë pas.
“Urime për një vit me mundësi të reja dhe miqësi të forta!”, shkruan Ambasada Amerikane.
#VIDEO Në prag të natës së ndërrimit të Viteve, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2025.
Me anë të një video mesazhi të publikuar në Tik Tok, kryetari i PD-së ka uruar shqiptarët për një vit sa më të mbarë dhe ka bërë thirrje për bashkim që të gjithë të firmosin rotacionin politik në 11 maj.
#VIDEO Momenti kur i moshuari hidhet nga ura e Bahçallekut për tu vetëmbytur, por shpëtohet nga forcat e policisë
#VIDEO Presidenti Bajram Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri, mesazhi i veçantë për rininë
#VIDEO Viti 2024 per Bashkine Shkoder dhe banorët e saj prodhoi nje grumbull skandalesh nga keqmenaxhimi i kreut të saj Benet Beci dhe stafit të tij të ngushtë.
I deleguari politik i Rilindjes tashme zyrtarisht nen hetim per korrupsion nga ana e SPAK ka zgjedhur qe shumë vendime t’i marrë në kokën e tij, pa asnje transparence duke vendosur ne plan të parë interesa të ngushta klienteliste dhe aspak ne interes te banorëve të territorit që përfshin Bashkia Shkodër.
Keshilli Bashkiak, si organi vendimmarres eshte anashkaluar shumë herë, ne shkelje te plote te ligjit per pushtetin vendor dhe te rregullores se mirëfunksionimit të Këshillit Bashkiak. Shumica në Këshill me fuqinë e kartonit ligjëruan interesat e kryebashkiakut të tyre i cili Shkodren e cileson si çifligun e tij, klientëve dhe shefit te tij ne Tirane.
Mbledhja e fundit e keshillit Bashkiak ku do duhej te debatohej rreth projekt- buxhetit, u keqperdor nga Benet Beci per te bere propagande elektorale.
Kryebashkiaku i cili prej muajit shkurt zgjodhi të mos ishte prezent në asnjë mbledhje, shfrytëzoi sallën e Këshillit Bashkiak në rolin e drejtuesit politik rilindas për Qarkun Shkodër. Ndersa drejtuesi i Keshillit Bashkiak si nje ushtar i bindur pranoi qe ne shkelje te plote me rregulloren të kalojë ne votim buxhetin 2025 pa diskutime, pa pyetje e përgjigje dhe duke mohuar zërin e opozitës.
Në Bashkinë Shkodër e cila tashme drejtohet nga nje grusht njerezish pa ide, pa vizion nga nje kryetar bashkie që grabiti karrigen e kryebashkiakut me votat e bandave dhe krimit te organizuar, po shperdorohen taksat e qytetareve permes tenderave korruptiv dhe ne mungese te plote te transparences.
Keshilli Bashkiak i Shkodres po shfrytezohet si zyre noterie nga Benet Beci dhe bashkepunetoret e tij të ngushtë ndersa kryebashkiaku gjate gjithe vitit nuk u shfaq asnjehere per te dhene llogari se ku shkojne taksat e qytetareve, dhe se si ato shpërndahen në paga të patron
#VIDEO Rikonstruksioni i zonës së Fermentimit në Shkodër është një investim i munguar prej 30 vitesh. Tashmë, zhvillimi i këtij projekti infrastrukturor nga Bashkia Shkoder po ua transformon realitetin banorëve të zonës së Fermentimit. Aty vijon puna për rikonstruksionin e plotë të rrugëve dhe rrugicave, një projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës për rreth 250 familjet që jetojnë aty. Këta banorë shprehen të kënaqur me investimin, pasi për vite me radhë kishin jetuar mes baltës dhe gropave me ujë.
Projekti përfshin rikonstruksionin e rrugëve, rrjetin e kanalizimeve dhe ndriçimin, duke krijuar një mjedis modern dhe funksional.
#VIDEO Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakot”. Sekuestrohen në hyrje të vendit, 3.430 kg Kokainë dhe mallra të kontrabanduara.
Arrestohet drejtuesi i furgonit me të cilin transportoheshin lënda narkotike dhe mallrat.
Si rezultat i intensifikimit të punës dhe kontrolleve në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, lëvizjen e sigurtë të shtetasve, si dhe eliminimin e rradhës gjatë kësaj periudhe festive, shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga kontrolli i kryer në furgonin që drejtonte 32-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 3.430 kg Kokainë, e ndarë në 3 pako. Gjithashtu, u gjetën 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Lënda narkotike, mallrat, automjeti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
#VIDEO "Buxheti i qytetarëve të Shkodrës nuk mund të fshihet nga Benet Beci siç fsheh pasurinë e tij".
PD Shkodër depoziton ankesën pranë organeve përgjegjegjëse, ende pa përgjigje!
Të nderuar qytetarë të Shkodrës,
Më datë 27 dhjetor, një grup këshilltarësh të Këshillit Bashkiak Shkodër, përfaqësues të Partisë Demokratike, depozituan një ankesë zyrtare për anulimin dhe rikthimin për rishikim të vendimit "Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë së Shkodrës".
Vendimi u miratua në një mënyrë të papranueshme, në kundërshtim të plotë me rregulloren e Këshillit dhe ligjet në fuqi.
Qytetarët e Shkodrës kërkojnë dhe meritojnë transparencë nga bashkia që tashmë është bërë publike që drejtohet nga një person nën hetim nga SPAK për vjedhje dhe abuzim me fondet publike.
Mes zhurmës dhe kërkesave të këshilltarëve për të marrë fjalën pas prezantimit në 3D të disa projekteve që nuk kanë asnjë lidhje me buxhetin e bashkisë nga ana e Kryetarit të Bashkisë, Kryetari i Këshillit Bashkiak, në mënyrë të papritur dhe të njëanshme, kaloi çështjen për votim, duke mohuar çdo mundësi për pyetje, diskutim apo debat.
Si mund të pranohet një buxhet prej miliarda lekësh, që prek çdo aspekt të jetës së qytetarëve shkodranë, të miratohet në këtë mënyrë, pa asnjë prezantim teknik dhe pa respektuar procedurat e rregullta?
Ky veprim i njëanshëm dhe i përsëritur përbën një shkelje të rëndë të parimeve të transparencës dhe demokracisë, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për mënyrën e drejtimit të mbledhjeve dhe miratimit të vendimeve në Këshillin Bashkiak.
Ankesa është depozituar pranë institucioneve përgjegjëse, por deri tani nuk ka asnjë reagim.
Ne kërkojmë që Prefekti i Qarkut të ndërhyjë dhe ta rikthejë këtë vendim për rishqyrtim, duke garantuar që mbledhja e a
Masakra e Dobraçit/ Flet pas shumë kohësh gazetari Artan Hoxha: Një prej autorëve ka mbetur i plagosur rëndë. Policia pse nuk kërkoi autorin e plagosur nëpër klinika, por e kërkonin Ibrahim Licin.
A e ka të sigurt fitoren PD me këta burra!?
#VIDEO Tashmë Shkodra është shndërruar në një kryefjalë të festimeve në prag të ndërrimit të viteve, duke tërhequr qindra vizitorë që shijojnë atmosferën e veçantë. Qytetarët nga Shkodra, por edhe turistët dhe vizitorët, thonë se Shkodra duket e mrekullueshme këto ditë, dhe atmosfera është e veçantë.
Dublim:
Emri im është Brian Fitzgerald dhe jam nga Happy Valley, Oregon, SHBA. Kam qenë në Shqipëri për më shumë se një muaj dhe kam udhëtuar kudo, dhe Shkodra është qyteti im i preferuar deri tani, prandaj kam vendosur të transferohem këtu. Jam një veteran i ushtrisë dhe e adhuroj këtë qytet. Ky është panairi i Krishtlindjeve më i mrekullueshëm që kam parë ndonjëherë. Ne kemi disa ngjarje të shkëlqyera me tematikë Krishtlindjesh në Shtetet e Bashkuara, por asgjë si kjo. Kjo është vërtetë e pabesueshme, disa njerëz janë të mrekullueshëm, janë të ngrohtë dhe të sjellshëm, dhe unë jam thjesht i bekuar që jam në këtë qytet dhe jam këtu në këtë ambient. Prandaj, falenderoj të gjithë këtu dhe inkurajoj çdo person që të vijë dhe të vizitojë. Është e mrekullueshme këtu.
Renato Lumci, Drejtor i turizmit në Bashkinë Shkodër, konfirmon se Shkodra është kthyer në kryefjalë të festimeve. Ai thekson se, sipas kontakteve të Bashkisë Shkodër me strukturat hoteliere, akomoduese dhe restorantet, rezervimet për natën e ndërrimit të viteve janë thuajse të mbyllura, duke treguar një interes të madh për këtë destinacion.
Ndriçimet festive, muzika dhe pjesëmarrja e artistëve të njohur në vend dhe aktivitetet e shumta kanë shndërruar këtë hapësirë publike në një pikë tërheqëse për të gjithë grupmoshat. Stendat e ndryshme, shtëpizat festive, lojërat për fëmijë dhe programet kulturore kanë bërë që i gjithë muaji dhjetor të jetë festë për gjithë qytetin.