Djemtë e Bisakut

Djemtë e Bisakut Faqja "Djemtë e Bisakut" ka për synim promovimin e Traditës Kulturës Historisë Bisakut e Mirditës.

🇦🇱Nikoll Loka🇦🇱Sang MirditëProfesori i nderuar vjen me librin e ri, “Historia e Shëndetsisë në Mirditë” NE E KRYEM ME PË...
12/01/2025

🇦🇱Nikoll Loka🇦🇱Sang Mirditë
Profesori i nderuar vjen me librin e ri, “Historia e Shëndetsisë në Mirditë”

NE E KRYEM ME PËRULTËSI DHE DINJITET DETYRËN TONË
Punonjësit e shëndetësisë që kanë kontribuar dikur apo që po vazhdojnë të kontribuojne në Mirditē kanë tashmë një histori tē tyre, një privilegj që pak rrethe e kanë: Tirana, Kruja, Kukësi etj. Është një nismë intelektuale e mjekut stomatolog Pal.Dodaj që e financoi botimin luksoz, por dhe e imja dhe e dr. Palit në hartimin e tij. Ne e kryem detyrën tonē ndaj vendlindjes.
Libri është krejtësisht shkencor, i denjë për çdo bibliotekë, muze apo auditor. Drejtuesit e institucioneve shëndetësore dhe të vetë Bashkisë kanë rastin ta kenë në bibliotekat e tyre dhe ta shfrytëzojnë në takimet njohëse, apo kur angazhohen me studime per shendetesine. Punonjesit e shendetësisë, vendes dhe te ardhur, kanë jetën e tyre ne një liber te karakterit historik dhe studimor; pasardhësit e punonjësve të shëndetësisë që nuk jetojnë kanë të dokumentuar punën e me te dashurve të tyre.
Eshte një punē e mire qe pritet te finalizohet me shperndarjen e librit te lexuesit.
Jemi te privilegjuar se te interesuarit jane intelektuale, njerez te librave dhe te dijes qe ia dijne vleren librit, per me teper atij që flet per ta.
Ne e bëmë detyrën tonë, me përultësi dhe përkushtim, jo per sot, por edhe per brezat që do të vijnë.
Emigranët e kulturuar që e kanë Mirditën në kujtimet e tyre, kanë rastin ta kenë në një libër shkencor per nje fushë të rëndësishme të jetës.
Fjalen e keni ju te nderuar punonjës te shendetesise, vendës apo të ardhur, apo pasardhes te tyre, studiues, mirditorë që jetojnë jashtë dhe kane krijuar bibliotekat e tyre të librit shqip.

“Historia e shëndetësisë në Mirditë", një monografi që përmban 372 faqe, me kopertinë të trashë, fotografi bardhë e zi dhe me ngjyra.
Për hartimin e librit janë shfrytëzuar dokumente të Arkivit të Shtetit dhe të arkivave vendorë: Lezhë, Shkodër dhe Kukës, si dhe 100 burime bibliografike, libra dhe periodikë.
Trajtohet historia e mjekësisë në Mirditë deri më sot. Në libër është përfshirë gjithë personeli mjekësor vendës e i ardhur, që ka punuar e punon në këtë rreth, rreth 800 punonjës shëndetësie.

Libri kushton 2000 lekë ose 21 euro.
Të interesuarit për blerjen e librit të kontaktojne në inbox të fb Nikollë Loka ose Pal Dodaj.
Suksese të mëtejshme librit dhe autorit,

“Suksese ”

🇦🇱Lulëzon fjala🇦🇱Kur datëlindjen ka poetilulëzon fjala, bleron vetilule jete lulëzon sot fjalame t’urue ty Fran Laska!Vi...
09/01/2025

🇦🇱Lulëzon fjala🇦🇱

Kur datëlindjen ka poeti
lulëzon fjala, bleron veti
lule jete lulëzon sot fjala
me t’urue ty Fran Laska!

Vite plot, sa të doje zemra
kërkon kënga vargje t’reja
e kërkon sot fjala mjeshtrin
për datëlindje uron poetin.

Jetofsh ti sa vargu e kanga
sa urimet që i qëndis nana
plotë me muzë, me shëndet
i gëzofsh ti dhe njëqind vjet!

Presin Zepa edhe Munella
me u thurë do vargje të reja
pret Bisaku, Fani e Mirdita
vargje kange bash si drita.

Gëzuar pra, o Fran poeti
shpirtin gjanë e paç sa deti
t’bleroftë ty muza e kanga
djal zemre të pastë Bisaka!

Të uron një domgjonas vlla
dielli n’sy të ndritt pa prá
i gëzuar ti me gjithë familje
festofsh njëqind datëlindje!

Vllau për Vllanë kurrë se ndal këngën as urimin për ditëlindje!
Urimit i bashkohet dhe Faqja “Djemtë e Bisakut” edhe 100 të tjera të lumtura Poeti ynë
Falënderojmë përzemërsisht autorin e vargjeve z Llesh Ndoj, Domgjon Mirditë.
Pena juaj mos u ndaltë kurrë 09/01/ 2024

“Urime Poetit tonë nga ”

🇦🇱Vdekja...E dua oxhakun e vjetërPo gjyshi më ka vdekur,Babai është duke u treturNën dheun e fjetur...E dua një bukë të ...
04/01/2025

🇦🇱Vdekja...

E dua oxhakun e vjetër
Po gjyshi më ka vdekur,
Babai është duke u tretur
Nën dheun e fjetur...

E dua një bukë të ëmbël
Po gjyshja me nënën
Kuvendojnë me yjet,
Ndaj furra nuk ndizet.

E pashë djepin e moçëm
Rrethi ishte sosur,
Përkundej i shkërmoçur
E bënte zhurmë të lodhur.

Çiftelia ishte nxirë,
Marimanga dhe kërminjë
Vetëm drita hynte vetëm
Se të gjitha kishin vdekur...

Vargje të mrekullueshme shkruar nga Poeti i madh i Bisakut z Fran Laska, e falënderojmë përzemërsisht.

“Mirënjohje Poeti ynë ”

31/12/2024

Miq të nderuar, ndjekës të faqes tonë!
“Urimi jonë për 2025 është…
Ju realizoftë çdo ditë nga një dëshirë”

🇦🇱Elson Shyti🇦🇱Konaj FanëEmigrant, Humanist!Nëse ndjen dhimbjen, je gjallë, por nëse ndjen dhimbjen e të tjerëve, je nje...
24/12/2024

🇦🇱Elson Shyti🇦🇱Konaj Fanë
Emigrant, Humanist!

Nëse ndjen dhimbjen, je gjallë, por nëse ndjen dhimbjen e të tjerëve, je njeri…Tolstoi.

Në botën tonë të gjithë mendojmë për ndryshimin e njerëzimit, por askush nuk mendon të ndryshojë veten!
Dy armët më të fuqishme ndër shekuj janë durimi dhe koha, gjithmonë mendojmë se neve na duan nga që jemi të mirë, por kurrë nuk kemi as dyshimin më të vogël, se më të mirë se ne, janë ata që na duan ne, pa kushte, pa asnjë interes.
Festat, krishtlindjet bashkojnë rreth sofrës familjet shqiptare, por fryma e vërtetë e krishtlindjes nuk matet me numrin e dhuratave nën pemë, por në gjestet e solidaritetit, humanizmit, vëmëndjes ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë.
Një ndihmë e vogël mund të bëjë një ndryshim të madh.
Në këtë rast feste krishtlindjesh le të zgjedhim secili nga ne të jemi drita e të gjithë atyre që jetojnë në errësirë.
Kështu ka zgjedhur prej shumë vitesh emigranti z Elson Shyti nga fshati Konaj Fanë.
Ai ka lindur në Konaj, rritur e arsimuar është në Bisakë djalë i një dere fisnike, familje shumë e njohur në gjithë krahinën e Fanit.
Me mbarimin e studimeve si gjithë rinia shqiptare emigron me familjen drej perendimit Italisë.
Prej shumë vitesh ky djalosh fisnik mirditor ka dhënë, dërguar kontributin e tij për familje në vështërsi ekonomike, me ushqime, veshmbathje, bazë materiale për shkollën “Ndrec Ndue Gjoka” Klos.
Ka gëzuar shumë zemra, dhe urata e një Nëne për këtë djalë gurgullon si Gurra e Bargjanës….

Nder e respekt prindërve që e rritën,
Zoti ta shtoftë bereçetin, zoti ta gëzoftë zemrën, zoti të rujtë me familjen.

“Gëzuar Krishtlindjet z Elson Shyti nga ”

🇦🇱Urime ditëlindjen Mjeshtrit të Çiftelisë & Sharkisë z        Gëzim Përshqefa.Stradivarët e veglave muzikore, Familja P...
17/12/2024

🇦🇱Urime ditëlindjen Mjeshtrit të Çiftelisë & Sharkisë z Gëzim Përshqefa.
Stradivarët e veglave muzikore, Familja Përshqefa në Bisakë të Fanit, e njohur anë e mbanë botës.
Edhe 100 të tjera të lumtura me familjen.
“Nder e Krenari” për ne, krahinën e Fanit e mbarë Mirditën.

“Urime Mjeshtër ”

🇦🇱Veshja Mirditore🇦🇱Sa vishem me t’bardha, me stoli kombëtare Po më ban ndritë shtati se unë jam shqiptareSi kristal ësh...
13/12/2024

🇦🇱Veshja Mirditore🇦🇱

Sa vishem me t’bardha, me stoli kombëtare
Po më ban ndritë shtati se unë jam shqiptare
Si kristal është xhupi, si ai floku i borës
Gërshetat e flokëve, po mi ngjajnë shqiponjës.

Sa hije m’ka ksula, si kulla me kate
Natën ma ban dritë kur kaloj mbi shpate
Më shkon antaria, asht prej filigramit
Si flamur valviten kraht e xhamadanit.

Jam Mirditë e bukur e Shqipnisë etnike
Dheun e baj t’lumtur me kostum mirdite.

Gjerdanin rreth qafe me serm e me pare
Këmisha pala-pala, si Princesh bujare
E kam q’nis e vogël, se jam cucë arbnore
Më ka mësue nana, nana mirditore.

Vargje të këngës hit “Jam Mirditë e bukur e Shqipnisë Etnike” kënduar nga këngëtarja e mrekullueshme znj Bardhe Gega.
Teksti është shkruar nga Poeti ynë z Fran Laska.
Mirditorja është Bija jonë e nderuar, njëkohësisht Artiste e Këngëtare e mrekullueshme znj Vasilika Kaçorri

Respekt

🇦🇱Me 13 Dhjetor para ca vitesh🇦🇱vjen në jetë një vajzë fisnikësh.🙏Ishte e dyta po hajt ma,😏por ishte e bukur sa me ska 👌...
13/12/2024

🇦🇱Me 13 Dhjetor para ca vitesh🇦🇱
vjen në jetë një vajzë fisnikësh.🙏

Ishte e dyta po hajt ma,😏
por ishte e bukur sa me ska 👌
Epo ma vone u gzum pak,
dul sy shkrume e bukur sak. 🤩

Une atehere nuk isha kerkun🤔
po m’kallxoj gjyshja kur u rrita unë.

Nejse ma, u rrit Davita,
une xheloze sa s’mra pika,
ajo ishte krejt si Barbi ,
e unë isha si kam shkami.☹️

Kalun do vjet nja 7 a 8,
kur erdh Arbri fiks me 13 👶🏻.
Kjo Davita mori dhen 🏃‍♀️‍➡️
i ra Bisakut der për der.🏡

Tu krenu shkon ajo katunit,
vlla dhurat Zoti sot m’pruni 🙏,
bashkë ditlindjen do festojm,
krejt familjen do gezojmë. 😍

13 Dhjetori shkëlqen çdo vit,
dy ditelindje në një ditë,
ngjajnë ata si pika uji
dhe 100 vjet Zot na i ruj.🙏🙏🎂🎂

🇦🇱Urime ditëlindjen Motër e Vlla, ky urim vjen nga larg, prej New York-u të Amerikës nga znj Marie Gega.
Zemra e një motre dhe pse jeton larg, ajo çdo moment është pranë tyre.
Sot më shumë se kurrë për mes vargjeve të thurura me mjeshtëri të rrallë.
Këtij urimi i bashkohet dhe faqja “Djemtë e Bisakut” edhe 100 të tjera znj Davita z Arbër Gega.
Qofshi të lumtur gjithmonë!

“Urime ”

🇦🇱Gjet Prenga🇦🇱Klos Bisakë      Kampion në MundjeFjala përshëndetëse në këtë takim miqsor me kreun e bashkisë Lezhë z Pj...
10/12/2024

🇦🇱Gjet Prenga🇦🇱Klos Bisakë
Kampion në Mundje

Fjala përshëndetëse në këtë takim miqsor me kreun e bashkisë Lezhë z Pjerin Ndreu.

Një takim i këndëshëm me Mundësit Kampion, z Gjetë Prenga, z Xhordi Gjoni dhe trajneri i pasionuar z Altin Shtjefni.
Eshtë kenaqesi të promovosh modelin e suksesit, të sportistit, të njeriut të perkushtuar!
Bashkia Lezhë ka 5 vite që mbeshtet financiarisht sportistet kampione në shumë sporte!
Ju shpreha mirenjohjen time për kontributin pozitiv në shoqeri dhe rezultatet e larta në sport!

“Suksese Kampion ”

09/12/2024

🇦🇱Shqipëri maj i bukri emër🇦🇱

Sot po këndoj me nostalgji
për ma t’bukurën shqiptari,
Ku do t’jem e kudo t’shkoj,
këngën shqip do ta këndoj….

Si flutur në skenë, nesër një artiste e suksesshme!
Zoti te kjo vajzë ka dhuruar çdo gjë, bukurinë, zgjuarsinë, talentin, zërin e ëmbël e melodioz.
Lediona Kaçorri me origjinë nga Kurbini, ka lindur në Brescia të Italisë, pasioni për këngën ka lindur me artisten e vogël!
Flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe është një studente ekselente.
Në repertorin e saj ka disa këngë të interpretuara me një mjeshtëri të rrallë për moshën e saj.
Vallzon, interpreton, në skenë ajo shpalos gjithë talentin e saj, këngët e saj vallzojnë me yjet, një varg i këngës së saj thotë….
“Jemi zërat e së ardhmes që botën e ndërtojmë”

Miq të nderuar subscribe, rregjistrohuni në kanalit të saj…. YuoTube Lediona Kaçorri.
Një falënderim nga zemra prindërve të artistes së vogël që po bëjnë gjithshka që bija e tyre të realizojë ëndërrën e saj.
Post huazuar nga Faqja zyrtare e Ansamblit Mirdita “Mjeshtër i Madh”

“Ju përshëndesim ”

🇦🇱Zef N Çupi🇦🇱Kujtë Bisakë    Mësuesi i gjuhës shqipeAkademia Artit Shkencës dhe Letrave “Mirdita” akordon çmimin presti...
07/12/2024

🇦🇱Zef N Çupi🇦🇱Kujtë Bisakë
Mësuesi i gjuhës shqipe

Akademia Artit Shkencës dhe Letrave “Mirdita” akordon çmimin prestigjoz “Ndrec Ndue Gjoka”me motivacionin…

“Një jetë të tërë në shërbim të edukimin dhe arsimimit të nxëxësve.
Kontribut në realizim të misionit të shejtë të diturisë”
“Mësues”2024

Mësuesi që u mësoj brezave gjuhën e Nënës,
germat e Manastirit ti shkruajnë e ti lexojnë ato.
Bisakasi që dha një kontribut të veçantë në disa fshatra të Fanit.
E deshi fort profesionin e mësuesisë sepse vjen nga vendlindja e Mësuesit të Popullit “Ndrec Ndue Gjoka”

Ka lindur në Kujtë Bisakë me 3 shtator 1952 mbaron shkollën 7-vjeçare në vendlindje me rezultate të larta.
Më pas studion dhe mbaron shkëlqyeshëm shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi" në Elbasan viti 1971 lënda Gjuhë-Lexim.
Kthehet në vendlindje dhe emërohet mësues pranë shkollës së mesme të bashkuar "Ndrec Ndue Gjoka" Klos, lënda Gjuhë-Lexim cikli i lartë, nga 17 gushti 1971, nëntor 1972.
Sherbimi i detyruar ushtarak e thërret për 2 vjet 72-1974 në Drenovë Korçë.
Mbaron sherbimin ushtarak dhe rifillon punë si mësues, me 13 janar 1975 Klos gjithmonë në profilin e tij Gjuhë-Lexim deri në tetor 1975 .
z Zef N Çupi ka dhënë mësim në shkollën 8-vjeçare Xhuxhë per pak kohë, pastaj në shkollën 8-vjeçare Sang ku ka qendruar për 9 vite rresht.
Trasferohet pranë shkollës 8-vjeçare në fshatin Domgjon në vitin 1985 ku jep mesim per njëvit.
Ne vitin 1986 pranë shkollës 8-vjeçare Konaj si mësues i ciklit të ulët Gjuhë-Lexim.
Nga viti 93-2017 rikthehet pranë shkollës ku kishte filluar si mësues pranë shkollës së mesme të bashkuar "Ndrec Ndue Gjoka” Klos, ku ka dhënë mesim për 6 vjet Gjuhë-Letërsi klasat 2-3-4-5 .
Dhe 14 vjet Gjuhë-Letërsi cikli i lartë, deri sa del pension.
Në arsim një kontribut të gjatë e të suksesshëm ka dhe bashkshortja e tij znj Dava Çupi.
Sot pensionist mësuesin, nxenësit e tij e kujtojnë me shumë respekt, si një model të arsimit në gjithë krahinën e Fanit, ku punoj me perkushtim, dha gjithmonë shembullin, modelin, profesionalitetin e një intelektuali të lartë, te nxenesit, institucioni, prinderit dhe e gjithë shoqeria.
Nder e respekt, mirnjohje të veçantë gjithmonë kontributit të Bisakasit tonë të nderuar, jetë të gjatë e të lumtur me familjen.

“Respekt ”

🇦🇱Cannavacciuolo i Mirditës🇦🇱Chef Ndoja djaloshi me zemrën e madhe sa guri i Xhuxhës!Nuk e la kurrë Mirditën dhe pse mu...
07/12/2024

🇦🇱Cannavacciuolo i Mirditës🇦🇱

Chef Ndoja djaloshi me zemrën e madhe sa guri i Xhuxhës!
Nuk e la kurrë Mirditën dhe pse mundësia i është dhënë në shumë raste.
Flet për Mirditën me shumë pasion, arti i gatimit është arma e tij më e fortë me të cilën ai fton njerëzit ta vizitojnë këtë krahinë të mrekullueshme.
Pjesmarrës në programe të shumta televizive ku flitet për gastronomi.
Ka studiuar në institutin e artit kulinar Neranxi Tiranë.
Kontribues i madh në zhvillimin e Mirditës kjo falë bashkpunimin me prodhues vendor të produkteve bio.
Mjafton një herë të vizitosh Chefin, meny-n e tij gjithë historia e Mirditës serviret në pjatat e tij.
Rikthimi është i sigurtë!
Suksese të njëpasnjëshme këtij mirditori fisnik!

“Respekte nga ”

05/12/2024

🇦🇱Gëzuar Shën’Nikollin Motra, Vëllezër Bisakas🇦🇱

Gëzuar miq, gëzuar ju të gjithve që ndiqni faqen tonë. Ju rujtë e ju ndihmoftë kjo natë e madhe, gëzuar të gjithë atyre që mbajnë emrin e Shejtit Shën’Nikoll!
Një urim të veqantë për të gjithë ata që për shumë arsye se festojnë ashtu siq zemra e tyre dëshiron!
Festofshi ma mirë mot!
“Gëzuar për shumë vite nga ”

🇦🇱Ndue Nikolli🇦🇱Shtrungaj, Bisakë.Inxhinier pranë Repartit Inspektim, Shpëtim Minierave Tiranë.Ka lindur më 12/02/1957 n...
04/12/2024

🇦🇱Ndue Nikolli🇦🇱Shtrungaj, Bisakë.
Inxhinier pranë Repartit Inspektim, Shpëtim Minierave Tiranë.

Ka lindur më 12/02/1957 në Shtrungaj, Bisakë në një familje të nderuar.
Derë mikpritëse, bujare, arsimdashëse e shumë puntore.
Në hyrje të Bisakut dalloheshin kullat e tyre tipike mirditore të ndërtuara nga të parët e tij, sot fatkeqsisht nuk janë më, ua lëshuan vendin rrugës së kombit.
Shkollën fillore e mbaroj në vendlindje, më pas arsimin 8-vjeçarë dhe të mesëm i mbaron në qytetin e Rrëshenit.
Mbaron shkëlqyeshëm dhe në vitin 1976 fillon stazhin pranë ndërmarrjes së prodhimit të bakrit Spaç Mirditë.
Shqipëria dhe Mirdita e atyre viteve, me një nëntokë të pasur kishin nevojë për forcë puntore dhe kuadro të zotët, dhe në vitin 1977 fillon arsimin e lartë Inxhinieri-Minierash.
Dipllomohet në vitin 1982, emërohet për herë të parë si Inxhinier prodhimi pranë ndërmarrjes së prodhimit të bakrit Spaç.
Aty vazhdoj deri në vitin 1988, për 10 vjet ka mbajtur detyrën e kryetarit të degës teknike të kësaj ndërmarjeje.
Transferohet me familjen drejt kryeqytetit, në qershor 1998 dhe fillon punë pranë repartit inspektim, shpëtim minierave Tiranë deri në vitin 2007.
Gjatë kësaj periudhe ka marr pjesë në konkurse ndërkombtare për minierat 2004.
Largohet nga puna për arsye politike, si njeri profesionalisht i përgatitur me eksperiencë nis betejën e tij ligjore dhe në vitin 2014 rikthehet si Inxhinier pranë repartit inspektim, shpëtim minierave, ku fiton dhe dëmshpërblimin për padrejtsinë ndaj tij.
Aty qëndron deri në dalje në pencion, maj 2022.
Ka punuar gjithmonë me korreksi, profesionalitet, ka ruajtur vlerat dhe virtytet e mirditorit fisnik.
Aktualisht dhe pse në pencion është aktiv, punon si drejtues teknik në një firmë private, objekt gurore.
Ka ndërtuar një familje shembullore, të gjithë së bashku qojnë përpara me dinjitet traditat e të parve.
Nder e respekt, jetë të gjatë e të lumtur me familjen Bisakasit tonë të nderuar.

“Respekt nga ”

Address

Rrëshen

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Djemtë e Bisakut posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share