Radio Logos

Radio Logos Radio Logos dëgjohet në këto frekuenca:
Pogradec / Korce 94.2
Perrenjes / Mokra 103.5
Librazhd 1

Radio Logos është një shërbesë radiofonike nga Asambleja Biblike në Pogradec që filloi në vitin 2006 dhe është një bekim i madh për dëgjuesit e saj.

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Besmira Bregu (Drejtoresh në Drejtorinë e Emergjencave, Strehimit, d...
15/01/2025

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Besmira Bregu (Drejtoresh në Drejtorinë e Emergjencave, Strehimit, dhe Administrimit të Tokës Bujqësore Administrative prane Bashkise Pogradec)

Tema:Do të njihemi me gjendjen aktuale në qytetin e Pogradecit, si dhe tek Njesitë Administrative të kesaj Bashkie, pas rënies të rreshjeve të debores!
Për çdo rast qytetarët të kontaktojnë me numrat e emergjencës
Policia e Shtetit 129
Zjarrfikësit 128
Urgjenca 127
Policia Rrugore 126

Na ndiqni sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

🎄Gëzuar Krishtlindjen✨️
25/12/2024

🎄Gëzuar Krishtlindjen✨️

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Eduart Çala ( Aktor i Kinematografisë Shqiptare, si  dhe regjisor i Te...
02/12/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Eduart Çala ( Aktor i Kinematografisë Shqiptare, si dhe regjisor i Teatrit të Kukullave – Elbasan

Tema: Sot në studio kemi të ftuar një mik të vecante, nga qyteti i Elbasanit,i njohur nga të gjithë ju, si aktor në filma të ndryshëm shqiptarë.
Ai ka shume miq në Pogradec, i do shumë pogradecaret, por edhe vetë qytetin e Pogradecit. Gjithmonë nëse hapet biseda për pogradecin, ai gjithmonë flet me dëshirë dhe plot pasion për të!
E takova rastësisht aktorin në qytetin e Elbasanit, me disa miqte e tij pranë ambjenteve të Teatrit “ Skampa”
I qeshur, i gëzuar i dashur, i thjeshtë, dhe teksa bisedonim, ai kujtonte plot nostalgji dhe mall kohën kur jeta e tij bëhej njësh me skenën, me dramën, e teatrin, me filmin dhe aktrimin!
Për ta njohur edhe më shumë aktorin, dhe regjizorin Eduart Çala,

Na ndiqni sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Froseda Angjellari Tola (Pergjegjësen e Muzeut Historik Pogradec)Tem...
29/11/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Froseda Angjellari Tola (Pergjegjësen e Muzeut Historik Pogradec)

Tema: Në 21 Nëntor 2024 në Qendrën Kulturore Lasgush Poradeci, nga Bashkia Pogradec u organizua një Aktivitet i madh, me rastin e 60-Vjetorit të Muzeut Historik, ku merrnin pjesë drejtues të Bashkisë Pogradec, historianë, punonjës të kohëve të ndryshme në Muzeun Historik të qytetit, nxënës të shkollave të ndryshme dhe shumë qytetare pogradecarë që erdhen për të kujtuar dhe nderuar, punën e madhe të bërë në këtë institucion të rëndësishëm të qytetit tonë!

Na ndiqni sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Radio Logos ju uron  gëzuar Ditën e Flamurit!Zoti i bekoftë Shqiptarët!
28/11/2024

Radio Logos ju uron gëzuar Ditën e Flamurit!
Zoti i bekoftë Shqiptarët!

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Veli Vranici (Regjizor, ish  drejtues i Qendrës Kulturore Peshkopi)Tem...
27/11/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Veli Vranici (Regjizor, ish drejtues i Qendrës Kulturore Peshkopi)

Tema: Peshkopia është një qytet që ndodhet në verilindje të Shqiperisë, dhe është kryeqendra e Rrethit të Dibrës dhe Qarkut Dibër, dhe ndodhet në brigjet e lumit Drin!
Por duhet të themi se Arti dhe kultura në qytetin e Peshkopisë janë zhvilluar ndër vite, edhe sot, e cila ka kaluar brez pas brezi, deri në ditët e sotme si, kënga, muzika, vallja, kostumet popullore, të gjitha këto të kurorëzuara nëpërmjet aktiviteteve të organizuara në bashkinë Dibër, në rang Kombëtar e Ndërkombëtar, ku një vend të vecante ze aktiviteti “ Oda Dibrane”
Por sot kemi ardhur pikerisht këtu në ambjentet e Qendrës Kulturore “ Haki Stermilli” ne Peshkopi, ku jemi takuar me ish drejtuesin e kësaj Qendre Kulturore, tashme në pension, Zotin Veli Vranici, Regjizor, drejtues, organizator i shumë eventeve kulturore artistike pranë Bashkisë Peshkopi, të cilit i morem një intreviste rreth jetës Kulturore Artistike në Qendren Kulturore “Haki Stermilli” nën drejtimin e tij!

Veliu u lind në qytetin e Peshkopisë.
Nje nxenes i shkelqyer ne mesime, i cili kreu edhe Institutin e Lartë të Arteve për regjisor.
Për dekada ka punuar në Shtëpinë e Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore “Haki Stërmilli” të Peshkopisë, si regjisor në Tetarin e Kukullave, Teatrin Profesionist, dhe si drejtues i Qendrës Kulturore të Qytetit të Peshkopisë.
Është organizatori kryesor i aktivitetit të përvitshëm folklorik “Oda Dibrane”.
Nje aktivitet qe gjithmone ka lene mbresa te medha tek spektatoret, artdashesit vendas e te huaj!
Z.Veli Vranici eshte nje person me shume vlera, i cili ka dhene nje kontribut te vecante ne Artin Dibran, si dhe nje shtrirje pertej kufijve shqiptare, te kultures dhe tradites dibrane!
Me vendimin të Këshillit Bashkiak të bashkisë së Peshkopisë Veliu është shpallur “Nderi i Kulturës Dibrane”.
Gjithashtu, “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës
Nder i qarkut Dibër
Gjithashtu ai eshte zgjedhur edhe anëtar i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave.

Na ndiqni sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Bujar Balliu (Mesues Letersie, Shkrimtar, Poet, Prozator)Tema: Në data...
25/11/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Bujar Balliu (Mesues Letersie, Shkrimtar, Poet, Prozator)

Tema: Në datat 13-17 Nëntor 2024 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u mbajt Panairi i 27-të i Librit! “ Tirana 2024”
Ky panair u organizua nga Shoqata e Botuesve Shqiptare, i cili është cilesuar si një ngjarje tepër e rëndësishme për Letërsine Shqiptare!
Mes 90 shtepi botuesve pjesemarrese në këtë Panair, dhe autore të shumte merrte pjese edhe shkrimtari yne pogradecar profesor Bujar Balliu, te cilin sot e kemi të ftuar në studio për ti marrë një interviste lidhur me zhvillimet e këtij Panairi

Na ndiqni sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Eritan Kamolli (Drejtorin Qendrës Kulturore Lasgush Poradeci)Tema: Si ...
23/11/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Eritan Kamolli (Drejtorin Qendrës Kulturore Lasgush Poradeci)

Tema: Si në mbarë vendin edhe në qytetin tonë të Pogradecit presim 28- Nëntorin, 112 - Vjetorin e shpalljes së Pavaresisë së vendit, dhe 29- Nëntorin që përkon me 80- vjetorin e clirimit të atdheut!
Janë dy data përkujtimore, që janë kthyer në data dhe festa simbol të Kombit tonë Shqiptar, jo vetem në Shqipëri, dhe trojet Shqiptare, por kudo anembane Botës ku punojnë dhe jetojnë shqiptarë!
Janë festa që i bën bashkë, pra i bashkon të gjithe për të festuar pavaresinë , dhe clirimin e vendit!
Por edhe në Pogradec dekori Kuq e Zi , simbolet kombëtare, flamuj që valviten në cdo cep i kanë dhënë hijeshi qytetit tonë!
Por e gjitha kjo atmosfere nuk do të kishte kuptim, pa një organizim të aktiviteteve apo programeve artistike me rastin e këtyre festave, nga Bashkia Pogradec, dhe Qendra Kulturore Lasgush Poradeci, që gjithmone kanë qenë dhe janë të pasura dhe të larmishme!

Na ndiqni sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Teuta Toska , Gjuhëtare  dhe Profesore në Departamentin e Gjuhësisë ...
21/11/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Teuta Toska , Gjuhëtare dhe Profesore në Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit të Shkencave Humane, në Universitetin Aleksandër Xhuvani Elbasan,

Tema: Për të gjithë ne shqiptarët muaji nëntor është muaji i festave dhe datave më të spikatura për kombin tonë 22, 28, 29, nëntori.

Sot do të përqëndrohemi në datën 22 nëntor e cila përbën një ditë të vecantë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Kongresit të Manastirit ose Kongresi i Alfabetit Shqip!
Ka qenë një konferencë akademike e zhvilluar në qytetin e Manastirit, midis datave 14-22 nëntor, për standardizimin e alfabetit të gjuhes shqipe
Ky takim u zhvillua nga dijetarë shqiptarë për të përcaktuar çёshtjen e ndërlikuar të alfabetit të gjuhës shqipe.
Ka qenë një sprovë e madhe intelektualeve e asaj kohe, që bëri të mundur shkrimin e Alfabetit shqip!

Na ndiqni sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj.Majlinda Kuqo - Kordinatore e qeverisë së nxënësve ne shkollen Muharr...
08/11/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj.Majlinda Kuqo - Kordinatore e qeverisë së nxënësve ne shkollen Muharrem Çollaku.
Si dhe Marsela Ikonomi - Kordinatore e aktiviteteve në Shkollës Muharrem Çollaku!

Tema:
Tashmë jemi në muajin Nëntor, i cili për të gjithë ne shqiptarët kudo ku jetojnë, ka një rëndësi të veçantë! Muaj i cili nga të gjithë është quajtur si muaji i festave, ku në sfond jane dy ngjarje të medha të Kombit Shqiptar, sic eshte 28 Nëntori Dita e Pavaresisë,si dhe 29- Nëntori dita e Çlirimit të Atdheut!
Pikerisht kjo është arsyeja, pse në të gjithë vendin organizohen plot aktivitete kushtuar këtyre ditëve të veçanta për të gjithë ne!
Por edhe në Shkollën e Mesme Muharrem Çollaku të qytetit të Pogradecit, kanë filluar përgatitjet, ku nga Drejtoria e Shkollës, mësuesit drejtues të aktiviteteve, si dhe nga vetë nxënësit e shkollës janë planifikuar një seri aktivitetesh gjatë muajit Nentor!
Dihet që Shkolla e Mesme Muharrem Çollaku njihet si nje nga Shkollat që edhe gjatë të gjithe vitit shkollor është e mmbushur plot aktivitete
Por çfarë aktivitetesh do të kemi gjatë muajit Nentor në Shkollen e Mesme Muharrem Çollaku nga nxenesit e kesaj shkolle?

Na ndiqni Sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Hysen Mullajonuzi  (Regjizor)Tema: Sot ndodhemi në ambjentet e Qendrës...
06/11/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Hysen Mullajonuzi (Regjizor)

Tema: Sot ndodhemi në ambjentet e Qendrës të Artit tek Teatri “Skampa” në Elbasan, për të zhvilluar një interviste, me regjizorin e këtij Teatrit për femijë, zotin Hysen Mullajonuzi,
Sot jemi pikerisht ketu, si të thuash, në shtepinë e vet të Hysenit, në të cilen ai është shumë i përkushtuar punon, planifikon, shkruan, udhëzon, drejton, dhe kujdeset, së bashku me aktoret e Trupës të Teatrit të Kukullave, që cdo gjë të dalë në rregull, e kuptueshme, dhe edukuese, për fëmijet e vegjel, por edhe te çuar nje mesazh tek çdo fëmijë që sheh shfaqjen!

Na ndiqni Sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Radio Logos vjen për të gjithë dëgjuesit në Peshkopi (Dibër),  me frekuencën 100.1 mhz. Qëndroni me ne për të shijuar mu...
04/11/2024

Radio Logos vjen për të gjithë dëgjuesit në Peshkopi (Dibër), me frekuencën 100.1 mhz. Qëndroni me ne për të shijuar muzikën e ëmbël dhe programet e larmishme për të gjetur freskim frymëror, paqe, dashuri dhe çlodhje përmes mesazhit që transmeton.

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Miranda Olldashi (Drejtoresh e Shkolles “14 Engjejt” , si dhe nxenes...
29/10/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Miranda Olldashi (Drejtoresh e Shkolles “14 Engjejt” , si dhe nxenesit,
Aspa Bollguri Presidente e qeverisë së nxenësve,
Bora Cekici, Sekretare e qeverisë së nxenësve,
Dorian Allko zv President i qeversisë së nxenësve

Shkolla Katërmbëdhjetë Engjejt

Tema: Ditën e hënë, më 21 tetor, ora 10:00, ne Shkollen e Mesme “14 Engjejt” në Kuader të 80- Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, u hap ekspozita kushtuar këtij Pervjetori Çlirimi. Gjithashtu, këtë ditë u inaguruan edhe 2 Salla : dedikuar Kabinetit të Trashëgimisë Kulturore, dhe salla Multifunksionale!

Tashmë Gjimnazi "14 Ëngjëjt" Buçimas
mund ta themi me plot gojë se është një nga shkollat më të mira, në rreth, dhe një qendër komunitare.
Për të na folur rreth kësaj pune dhe aktivitetit që u krye tek kjo shkollë, me rastin e 80–Vjetorit të Clirimit të Atdheut,⬇⬇⬇

Na ndiqni Sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Lindita Silo, (Mesuese Letersie)  si dhe nxenesen e vitit te trete, ...
25/10/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Lindita Silo, (Mesuese Letersie) si dhe nxenesen e vitit te trete, maturarante e kesaj shkolle Maria Balliu!

Gjimnazi "Gjergj Pekmezi", faqja zyrtare

Tema:Sic jemi në dijeni të gjithë, muaji Tetor është quajtur muaji i Artit dhe Letërsisë!
Muaj, që nëpërmjet aktiviteteve të shumta që janë organizuar, ka sjellë një atmosferë të veçantë në shkollat, e ndryshme të qytetit tonë!
Si çdo vit, ajo që duhet theksuar dhe vlerësuar është dëshira për pjesëmarrje të nxënësve, ku aktivizimi dhe puna krijuese nuk mungojne duke sjellë emocione pa fund nëpërmjet krijimtarise së tyre!
Edhe pse jetojmë në kohë moderne, libri mbetet mbi gjithçka.
Muaji Tetor i letërsisë shpreh nderim dhe respekt për të gjithë shkrimtarët që kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në literaturën shqiptare.
Duke shfrytëzur rastin sot nëpërmjet këtij emisioni kushtuar muajit të letërsisë ju shprehim mirenjohjen te gjithe krijuesve, shkrimtareve e poeteve, nxenesve te shkollave e mësuesve të tyre të letersise, bibliotekave të shkollave, e të qytetit, suksese në punën e tyre!

Na ndiqni Sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Valbona  Seitlli (Specialiste pranë Njësisë vendore  së Kujdesit Shë...
23/10/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Znj. Valbona Seitlli (Specialiste pranë Njësisë vendore së Kujdesit Shëndetesor në Pogradec!)

Tema:Tashmë jemi në muajin Tetor, muaj që është cilesuar në mbarë Botën si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Pra për të rritur vemendjen dhe mbështetjen për zbulimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje!
Do te flasim sot për punen që kryhet për këtë ndërgjegjësim, sidomos tek gratë që kanë një rrisk të lartë për tu prekur nga kjo semundje.

Na ndiqni Sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Elton Turtulli (Drejtuesin muzike tek Qendra Kulturore Prrenjas)Tema:J...
21/10/2024

Sot në emisionin Ballë për Ballë kemi të ftuar Z. Elton Turtulli (Drejtuesin muzike tek Qendra Kulturore Prrenjas)

Tema:Jemi sot në ambjentet e Qendrës Kulturore të Bashkisë Përrenjas, ku falë punës së madhe që bëhet këtu nga drejtues muzikore e talente të shumtë në aktiviteteve të ndryshme kulturore të Bashkisë Perrenjas , ka terhequr vemendjen jo vetëm të banoreve të këtij qyteteti, por edhe më gjerë, në të gjithë Shqipërine, dhe jashtë kufijve te saj!
Sic ka qenë rasti i fundit, i aktivitetit të “Ansamblit të Këngëve dhe Valleve”në këtë Bashki, i cili ka mundur të rrëmbejë edhe çmimin e madh të Festivalit Internacional të Folklorit dhe Paqes në Agropoli te Italise.

Tashme një aktivitet tjeter ka nisur!
Audicionet e zërave të rinj të shkollave 9- Vjecare, dhe të Mesme, të qytetit, të cilat jane të hapura prej disa ditësh ranë Qendrës Kulturore te kesaj Bashkie, dhe ku konkurentet fitues do të marrin pjese në
Festivalin e 19 të zërave të rinj që do të organizohet në qytetin e Përrenjasit
Të rinj e të reja të emocionuar, por të sigurt, vijne në këto audicione plot gjalleri, tek i shohim në keto koridore, plot biseda e të gezuar mes tyre!

Na ndiqni Sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Para disa ditësh në kuadër të muajit Tetor,  si muaji i Letërsisë dhe Artit, në ambientet e bibliotekës "Mitrush Kuteli"...
17/10/2024

Para disa ditësh në kuadër të muajit Tetor, si muaji i Letërsisë dhe Artit, në ambientet e bibliotekës "Mitrush Kuteli" u promovua libri studimor historik "Pogradeci 2," i autorit tashmë të njohur Florian Çela, i cili është edhe botues i tre monografive studimore historike.
Ky libër ka në përmbajte një studim mbi Manastirin e Shën Naumit dhe figurave të shquara të trevës të Pogradecit të cilët kanë dhënë kontribut me vlera të mëdha historike.
Me mjaft interes u ndoq edhe fjala e vetë autorit të këtij libri “Pogradeci 2” zotit Florjan Çela, në të cilen ai u shpreh!⬇⬇

Na ndiqni Sot ora 11:30 dhe 17:30
Ritrasmetimi nesër në të njëjen orë.
http://radiologos.al

Address

Rruga Resh*t Çollaku
Pogradec
7301

Opening Hours

Monday 08:00 - 12:00
Tuesday 08:00 - 12:00
Wednesday 08:00 - 12:00
Thursday 08:00 - 12:00
Friday 08:00 - 12:00

Telephone

+35583226417

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Logos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Logos:

Videos

Share

Category