Fabula & Proverba te lashta

Fabula & Proverba te lashta Mireseerdhet ne faqen tone.Ketu do te gjeni fabula, proverba,shprehje, gjeagjeza.Ju ftojme te argetohemi se bashku. Per gjithe femijet nga 5 - 55 vjec.

Permanently closed.
02/05/2022

Dikur një mësues la takim me disa nga nxënësit e tij të mëparshëm për të mësuar se si po ia çonin ata me jetën e tyre.
Ai kishte kohë pa i takuar ata dhe mendoi se duhet t’i takonte për të folur mbi jetën.
I pari tha se nuk po ia çonte dhe aq mirë, sepse po haste nëpër vështirësi për t’u ngritur në pozitë në punën që bënte.
I dyti tha se një miku i tij kishte blerë një makinë të mirë, ndërsa ai ndihej keq që nuk kishte të ardhura të blinte edhe vetë një makinë të tillë.

Ndërsa në karrigen tjetër ishte ulur një vajzë, e cila u shpreh se dëshironte të ndiqte një master shkencor në administrim biznesi në mënyrë që njerëzit ta merrnin më seriozisht kur kërkonte punë, por nuk ia kishte dalë dot mbanë.
Pastaj profesori ia ktheu: “Dukeni të gjithë të stresuar. Si thoni sikur të bëjmë pak pushim, të marrim disa kafe dhe ta vazhdojmë diskutimin tonë?”.

Nxënësit e tij ranë dakord dhe ai solli në tavolinë kafenë dhe disa filxhanë çaji. Disa ishin të thjeshtë, ndërsa disa të tjerë më të bukur.

Nxënësit zgjodhën tri filxhanët e mëdhenj dhe të bukur.

Mësuesi e vuri re këtë gjë dhe u tha: -
“Ju të tre zgjodhët filxhanët më të bukur dhe më të shtrenjtë, duke i lënë mënjanë filxhanët e thjeshtë.

Është normale për ju të kërkoni më të mirën për veten tuaj, si dhe zgjidhjen më të mirë për problemet dhe streset tuaja.

Mirëpo, duhet të kuptonit diçka...

Ju dëshironit kafenë, jo bukurinë e filxhanit dhe një filxhan i bukur nuk ia shton gjë shijen kafesë.

Por vëmendja juaj u drejtua drejt bukurisë së jashtme, në vend të kuptimit të brendshëm.

Jeta është si një kafe. Puna, paratë dhe pozita jonë në shoqëri përfaqësohen nga filxhanët. Këto janë thjesht përbërës, tek të cilët ne bazohemi për të jetuar jetën tonë.

Mirëpo cilësia e filxhanit nuk e ndryshon dhe as e përcakton cilësinë e jetës që ne jetojmë. Ndonjëherë ne përqendrohemi kaq shumë tek puna, paratë dhe pozita jonë në shoqëri, saqë harrojmë se çfarë ka më tepër rëndësi:- Harrojmë esencën, kafenë.

Pra, harrojmë të jetojmë jetën".

Në aeroportin e Moskës, teksa i kontrollonin bagazhet, një doganier rus pa bustin e Leninit midis sendeve të tjera dhe p...
01/05/2022

Në aeroportin e Moskës, teksa i kontrollonin bagazhet, një doganier rus pa bustin e Leninit midis sendeve të tjera dhe pyeti: “Çfarë është kjo?
”Hebreu u përgjigj:- “Pyetja ‘çfarë është kjo’ është e gabuar, miku im! Duhet të pyesje se kush është ky? Ky është shoku Lenin. Ai hodhi themelet e socializmit, solli prosperitet për rusët.
Doganieri i turpëruar rus, i tha: “Të lutem kalo”!.
Në aeroportin e Tel Avivit, doganieri e pyeti njësoj për bustin:- “Çfarë është kjo?”
Çifuti:- “Çfarë është kjo” është pyetja e gabuar, zotëri! Ju duhet të pyesni: Kush është ky?
Ky është Lenini, një zuzar prej të cilit ika nga Rusia. E mora me vete këtë bust për ta sharë çdo ditë.
Doganieri izraelit pasi i kërkoi falje, i tha të kalonte. Kur u kthye në shtëpi, hebreu vendosi bustin në tryezë.Ai ftoi të afërmit për darkë dhe një i afërm e pyeti:- “Kush është ky i dashur?
“Kush është ky” është pyetje e gabuar, u përgjigj hebreu. Duhet të pyesje se çfarë është ky?
Ky është hiç më pak se dhjetë kilogramë ar 24 karatësh, pa doganë e taksa”!
Morali.... Politika është, në varësi të audiencës, të flasësh për të njëjtën gjë në mënyra të ndryshme dhe rezultati nuk do të mungojë 😁😁

20/04/2022

Dikur një Mbret nuk ishte i kënaqur me punën e ministrit të tij.

Kështu, ai urdhëroi ushtarin e tij të shkonte në shtëpinë e tij dhe të jepte mesazhin e tij.
Ishte rasti i ditëlindjes së ministrit dhe të gjithë po gëzoheshin kur ushtari mbërriti me mesazhin e Mbretit.

Ushtari tha:- “Sot, në mbrëmje ministri do të varet”...

Duke dëgjuar këtë, të gjithë u ndalën. Miqtë e ministrit, të afërmit dhe të tjerë që ishin aty, u pikëlluan dhe filluan të qajnë.

Por ministri vazhdoi të shijonte muzikën dhe të kërcente rehat. Dukej sikur nuk kishte dëgjuar asgjë. Duke menduar këtë, ushtarët përsëri shpallën mesazhin e Mbretit.

Duke e dëgjuar, ministri i tha ushtarit:- “Faleminderit mbretit në emrin tim. Të paktën më kanë mbetur disa orë për të gëzuar para vdekjes. Ai ka bërë një nder të madh duke më thënë më herët. Tani mund të festoj para largimit prej kësaj bote.”

Ndërsa tha këtë ky ministër filloi të kërcente sërish. Duke parë këtë, ushtari mori rrugën e u kthye te Mbreti.

Kur ushtari arriti në oborrin e mbretit dhe mbreti pyeti: “Cili ishte reagimi i ministrit pasi dëgjoi mesazhin për fundin e tij?”

Ushtari u përgjigj: “Ai u hodh nga gëzimi dhe më kërkoi që t’ju falenderoja në emër të tij.”

Mbreti as që mund ta imagjinonte se dikush mund të ishte i lumtur me lajmin për vdekjen e tij.

Mbreti shkoi në shtëpinë e ministrit për të ditur të vërtetën. Ai pa se ministri po kërcente dhe këndonte i gëzuar.

Mbreti shkoi të shërbejë dhe pyeti:- “Është vdekja jote sonte dhe ti ende po qesh dhe këndon”.

Ministri fillimisht falënderoi Mbretin dhe më pas tha:- “Nuk kam qenë kurrë i mbushur me kaq shumë gëzim më parë. Më ke bërë një nder të madh duke treguar kohën e largimit”

Me të dëgjuar këtë, Mbreti mbeti pa fjalë dhe kuptoi se ministri i tij jeton në të tashmen dhe nuk i frikësohet asgjëje.

Ai i tha ministrit:- “Nëse nuk të trishton apo mërzit as vdekja, atëherë është e kotë të të heq qafe”.

Cila është fabula!?...

Të gjithë jetojmë në një mjedis frike.
Duhet të kujtojmë gjithmonë se nëse jemi të shqetësuar në të tashmen, do të mbetemi të shqetësuar dhe të trishtuar në momentin tjetër pas tij, por nëse jemi të lumtur në këtë moment, do të mbetemi të lumtur edhe në momentin tjetër.

20/04/2022
26/01/2022

Fjalë të urta shqiptare..

Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.

Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.

S'lidhet kali me pe.

Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.

Ujku mjergull kërkon.

26/01/2022

Fjalë të urta shqiptare.

Nga një vrimë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.

Një shkëndijë ndez një mal.

Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.

Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e
tërë"

Ruaju të të ruajë perëndia.

27/12/2021

Një histori mbresëlënëse dhe mesazh përçues.

👉 Në Amerikë, një 15-vjeçar u kap duke vjedhur bukë nga një dyqan. Në përpjekje për tu larguar, nga shpejtësia djali gjithashtu theu dhe një raft.
Para se të jepte vendimin, gjykatësi donte ta dëgjonte dhe djalin.
Gjykatësi: ′' Pse vodhe? "
Djali: ′' Kisha nevojë për bukë. ”
Gjykatësi: ′' Nuk mund të blije bukën në vend që ta vidhje? "
Djali: ′' Nuk kisha para për ta blerë ”.
Gjykatësi: ′' Mund të kishe kërkuar para nga familja jote "
Djali: ′'Kam vetëm nënën në shtëpi. Nëna ime është e sëmurë dhe është e pa punë. Kam vjedhur pak bukë dhe djathë vetëm për të. ′
Gjykatësi: '' Ti je i vogël, normalisht nuk ke një punë"
Djali: ′' Kam punuar në lavazh. Para një jave bëra një ditë pushim për t’i shërbyer nënës dhe për këtë arsye u pushova nga puna. '′
Gjykatësi: ′' A nuk kishe ku të kërkoje ndonjë ndihmë? "
Djali: ′' Çdo ditë kur dal nga shtëpia kontaktoj të paktën pesëdhjetë adresa duke kërkuar ndonjë punë, por pa sukses. Në fund, vendosa të vjedh. "
Pas përfundimit të bisedës me djalin, gjykatësi shpalli verdiktin e tij, duke thënë:
-"Vjedhja, sidomos vjedhja e bukës, është një krim shumë i turpshëm. Dhe këtu të gjithë jemi përgjegjës për këtë krim. Të gjithë të pranishëm në këtë dhomë, dhe unë, edhe unë jam midis tyre përgjegjës për këtë krim.
Atëherë të gjithë të pranishmit në gjyq do të "gjobiten" me nga $ 10. Askush nuk do të largohet nga salla e gjyqit derisa të dorëzoni $ 10 secili .
Gjykatësi, pasi dha 10 dollarët e tij, vendosi "një gjobë" prej $ 1,000 për dyqanin që dorëzoi djalin e uritur në polici.
Pasi dëgjoi vendimin, djali nuk i mbajti dot lotët dhe u ngazëllye duke parë gjyqtarin ndërsa ky i fundit lexonte vendimin.
Gjykatësi u largua nga salla duke u përpjekur ti fshihte lotët. Këto janë fjalët e fundit të gjyqtarit:
-"Nëse një person kapet duke vjedhur bukë, të gjithë njerëzit e atij komuniteti, shoqërisë dhe shtetit duhet të turpërohen ".
Falni dashuri,
Falni mirësi.
Falni nje dhurat për nje fëmije..

Address

Lushnjë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fabula & Proverba te lashta posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share


Other Lushnjë media companies

Show All

You may also like