14/05/2023
Maja e Suges në fshatin Rinas, Ballgjin dhe Gurakuq! Në këto foto vihen re një seri muresh prej guri të ndërtuar dekada apo shekuj më pare!
Duke falenderuar komentuesit, ekzistojnë disa mendime në lidhje me ndërtimin e këtyre mureve:
Mendimi kryesor ështe se këto seri muresh janë ndërtuar për përmirësimin e kullotave dhe sistemime të bëra nga ish ndërmarrjet e kullotave. Krijoheshin hapësira për kullotjen e bagëtive, paralelishtë bëheshin edhe lera, rezervuar për të pirë ujë bagëtitë.
Mendimi i dytë është se këto mure datojnë qindra vjet më parë dhe janë breza rrethorë mbrojtës të ndonjë fortese të lashtë sepse shumë pranë saj kolonte një rrugë e vjetër.
Dhe së fundmi, duke marrë shkas nga një ngjarje tragjike që ka ndodhur në fshatin Rinas, gati një shekull më parë, ku një familje e tërë me mbiemër Rama u shua brenda pak sekondash nga vërshimi i një orteku të befasishëm nga kjo majë, nuk duhet përjashtuar mundësia se këto mure mund të jenë ngritur p*kerisht për të shërbyer si pengesa për nisjen e ortekëve të dëbores.