Lezha News

Lezha News Kjo faqe synon që nëpërmjet rrjetit social në të cilin është krijuar t'u sjellë zhvillimet m E vërteta e urren pritjen.
(16)

Kryetari i Bashkisë Lezhë ka publikuar fotot e rastit gjatë vizitës së të tij zyrtare në Turqi. Statusi i plotë i Ndreut...
06/08/2024

Kryetari i Bashkisë Lezhë ka publikuar fotot e rastit gjatë vizitës së të tij zyrtare në Turqi.

Statusi i plotë i Ndreut:

Me mikun tim Hasan Akgùn, Kryetar i Bashkise Büyükçekmece ne Turqi! Nje pritje miqesore dhe shume e ngrohte! Nje shembull menaxhimi i pushtetit lokal ne mandatin e 7-te, megjithese ne opozite!
Nje takim i shkurter dhe me Kryetarin e Bashkise Stamboll, Ekrem Imamoglu!

🥊🥊
04/08/2024

🥊🥊

01/08/2024

Situata pas zjarreve ne Shengjin

31/07/2024
27/07/2024

Bashkerendim ndërinstituticional për shuarjen e flakëve në zonën e Myltes.

27/07/2024

E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informacion që në respekt të institucionit besoj se duhet ta j*p duke ju parë në sy.

Të dashur kolegë të maxhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare!

Këtu, sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur ta kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit me angazhimin kërkues që kjo detyrë kërkon.

Jam përpjekur të j*p më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë.

Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im.

Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë.

Nëse në momente të caktuara, aspak të lehta, kur kjo sallë ka përjetuar situata të palavdërueshme konflikti, kam qenë e detyruar të marr anën e arsyes dhe rregullores së këtij Kuvendi, këtë nuk e kam bërë si palë po si e para mes 140 të barabartëve.

Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju. Ju falenderoj të gjithëve dhe shpresoj që të gjithë të keni të njëjtën mbresë nga unë.

Dua të falenderoj të gjithë administratën e Kuvendit për punën e madhe që bën çdo ditë në mbështetje të veprimtarisë parlamentare.

Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështetëse për përkushtimin e tyre në punë.

Dua t’ju uroj megjithë zemër të gjithëve ju që të keni motivimin, angazhimin e shëndetin e plotë për të vazhduar misionin fisnik të përfaqësimit të shqiptarëve. Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet politikisht me këtë largim timin të padëshiruar, por të pashmangshëm, sepse besoj që nuk ka asgjë më njerëzore, se sa pamundësia që më detyroi të ndërmarr këtë hap.

Shumë faleminderit me mirënjohje të thellë për kolegët që më dhanë privilegjin e besimit të tyre për këtë detyrë, për zgjedhësit që më dhanë votën e tyre për t’i përfaqësuar në këtë Kuvend, ku do bëj më të mirën deri në fund dhe për familjen time që më ka qëndruar pranë në çdo hap.

Tanimë do të kem më shumë kohë e mundësi t’u qëndroj unë më pranë si familjes, ashtu edhe zgjedhësve të mi.

Një mirënjohje e falenderim të veçantë kryetarit dhe kryeministrit tonë, si edhe shokut tim tanimë të vjetër të armëve, Edi Ramës, pa besimin dhe mbështetjen e tij të përhershme, qysh kur mora drejtimin e njësisë administrative numër 1 të Tiranës 17 vite më parë, nuk do të kisha arritur dot të bëja kaq shumë rrugë.

Gjithë të mirat për ju dhe famijet tuaja. Faleminderit edhe njëherë.

23/07/2024
22/07/2024

Histori Suksesi

Drejtimi: Shërbime Mjete Transporti në Shkollën e Mesme Profesionale "Shën Jozefi" në partneritet me Dhomën e Zejtarisë të Dortmindit

21/07/2024

Ndjesia origjinale e plazhit me familjen...

Shëngjini mbetet Shëngjini❤️
19/07/2024

Shëngjini mbetet Shëngjini❤️

14/07/2024
Ndreu sqaron opinionin publik në lidhje me çështjen e trotuarit në SPAK.Kryetari i Bashkisë Lezhë ka publikuar një tekst...
11/07/2024

Ndreu sqaron opinionin publik në lidhje me çështjen e trotuarit në SPAK.

Kryetari i Bashkisë Lezhë ka publikuar një tekst sqarues në lidhje me trotuarin që PD e Lezhës e çoi në SPAK.

Teksti i plotë:

Sqarim publik per miqte qe jane ne merak, armiqte politike qe jane ne qejf dhe intepretuesit sipas fantazise!

Thirrja ime ne SPAK eshte veper e PD Lezhe qe ju vret syte cdo zhvillim! Per kete arsye se ngrene koken e skane per ta ngrite! Keta perfitimin e sigurise se jetes per qytetaret se kane asgja para nje pretendimi banal procedure! Qe mua ne fakt sme ngarkon fare me pergjegjesi! Keshtu qe mos te ekzaltohen kot! Do vazhdojme zhvillimim vrullshem se nuk mund te punojme 2 vite dhe te pushojme 2 te tjera se ka zgjedhje! Eshte absurde kjo!

Punet publike nuk ndalen! Por keto sjane mesuar me pune e skane faj! Merr vota e mbjell mjerim! Sa vota ju ka dhene Lezha skishte nevoje me diskutu trotuare e rruge sot! 30 vite rrush e kumbulla! Skane moral me thene pse nuk punuan dhe o burra ne SPAK!

Miqve ju them se ska asnje arsye me u ba merak! Ska asnje fajesi askund, as perfitim as dem ekonomik! Ndersa per te tjeret, fantazia pa leke eshte mund te vazhdojne!🤣

Vazhdojme punen me intensitet! Se shpejti fillon revolucion me investime, qe Lezha as se ka imagjiniar kurre! Keta te PD do vuajne nga zhvillimi, nuk i ndihmojme dot!😝

02/07/2024

SHPALLJE DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, ISMAIL KADARE, PERSONALITET I SHQUAR I LETRAVE SHQIPE

Shpallet ditë zie kombëtare e marta dhe e mërkura, përkatësisht datat 2 dhe 3 korrik 2024, në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

Po kështu në orën 13:00, të 3 korrikut në nderim të tij do të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.

Kur politikani serb Vuk Jeremiq si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se “Kosova mund të hyjë në OKB vetë...
02/07/2024

Kur politikani serb Vuk Jeremiq si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se

“Kosova mund të hyjë në OKB vetëm mbi kufomën time”,

Ismail Kadare i dha një përgjigje monumentale:

“Zotëri, ju si tepër i jepni rëndësi kufomës suaj”.

Kryeministri i Shqipërisë i dorëzoi ditën e djeshme, në ambientet e Kryeministrisë, Medaljen e Mirenjohjes 🎖️zotit Halil...
28/06/2024

Kryeministri i Shqipërisë i dorëzoi ditën e djeshme, në ambientet e Kryeministrisë, Medaljen e Mirenjohjes 🎖️zotit Halil Kastrati, bamirësi nga Kosova, drejtuesi i shoqatës "Jetimet e Ballkanit".

Aktiviteti i tij në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti, të mbetura pa kulm mbi kokë, jo vetëm në Lezhë por anëekënd vendit.

z. Halil Kastrati do të merrte ne vitin 2021 edhe titullin "Qytetar Nderi i Lezhës" në një ceremoni madhështore të organizuar nga Bashkia Lezhë.

Faleminderit Halil Kastrati!

28/06/2024
26/06/2024
25/06/2024
Vrojtuesi i Detit Shpëton Dy Gra në ShëngjinDy pushuese nga Kosova rrezikuan të mbyten këtë mëngjes të premteje në plazh...
21/06/2024

Vrojtuesi i Detit Shpëton Dy Gra në Shëngjin

Dy pushuese nga Kosova rrezikuan të mbyten këtë mëngjes të premteje në plazhin e Shëngjinit. Incidenti ndodhi në qendër të plazhit, ku gratë nuk e kuptuan se ishin larguar në thellësi të rrezikshme.

Fatmirësisht, vrojtuesi i plazhit, i ndihmuar edhe nga pushues të tjerë, ndërhyri me shpejtësi për t’i nxjerrë nga uji.

Pasi u nxorën në breg, gratë u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është rasti i parë i një rreziku serioz për mbytje në ujë për pushuesit në Shëngjin këtë sezon. Ngjarja thekson rëndësinë e pranisë së pandërprerë të vrojtuesve të detit në plazh, pasi ndërhyrja e njërit prej tyre tregoi sesi mund të shpëtohen jetë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë LezhëNë lidhje me sjelljen në mënyrë joprofesionale, gjatë kryerjes së detyrës, ...
19/06/2024

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Në lidhje me sjelljen në mënyrë joprofesionale, gjatë kryerjes së detyrës, të punonjësit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, inspektor R. Xh., gjatë komunikimit me një shtetase gjermane, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë punonjësin e Policisë dhe ndaj tij ka nisur ecurinë disiplinore.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e mënjëhershëm të këtij punonjësi policie, nga Sektori i Policisë Rrugore në një strukturë tjetër të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë, përsa i përket zbatimit të procedurës ligjore për shkeljen e konstatuar, ka vepruar konform ligjit, konkretisht:

Më datë 10.06.2024, te kryqëzimi i Tales, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuese shtetasen gjermane J. W., pasi kanë konstatuar se qarkullonte me njërën dritë të automjetit, të djegur. Pasi i kanë komunikuar arsyen e ndalimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasja nuk dinte shqip dhe për këtë arsye komunikimin me të e kanë bërë nëpërmjet Google Translate. Për shkeljen e kryer (qarkullim me të meta teknike pamore), të parashikuar nga neni 79 i Kodit Rrugor, shtetasja J. W. është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.

Shtetasja e huaj ka pranuar ta paguajë masën administrative në çast (në dorë) dhe për këtë arsye, konform nenit 205 të Kodit Rrugor, masa administrative është përgjysmuar në 500 lekë. Këto veprime janë të dokumentuara me fletën e masës administrative dhe me mandatin e arkëtimit për pagesën e bërë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët dhe median, që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri që hasin, duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm dhe profesional.

😋😋
18/06/2024

😋😋

Address

Rruga Kuvendi I Arbrit
Lezha
4501

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lezha News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Lezha News:

Videos

Share


Other News & Media Websites in Lezha

Show All