Kurbini

Kurbini Promovimi i vlerave kulturore e turistike të KURIBINIT.
(19)

20/08/2024

Ku kaloni kufiri i krahines se Kurbinit? Kufiri i vjeter dhe ai i ri. Ka ndonje qe pershkruan pike per pike?!

FESTIMI I FESTËS SË SHNA PRENËS NË KURBIN DERI NË VITIN 1967.Festa e Shna Prendes në Kurbin, kremtohej/festohej në Kurbi...
25/07/2024

FESTIMI I FESTËS SË SHNA PRENËS NË KURBIN DERI NË VITIN 1967.

Festa e Shna Prendes në Kurbin, kremtohej/festohej në Kurbinin e Vjetër në luginën e lumit Hurdhazë, në famullinë e Shna Prendes dhe atë të Skurajt, për nder të pajtores së kishës mesjetare, dikur abaci e moçme benediktine me famë në të gjithë Shqipërinë Qendrore e Veriore, e njohur si Shna Prendja e Kurbinit (Santa Veneranda di Curbino). Fshatrat që e kremtonin festonin festën liturgjike ishin: Gallatë, Malbardhë, Selitë-Lester-Prodan-Daul-Lugapaç, Delbnisht, Kuqna, Skuraj, Ferrë-Skuraj, Shkopet. Festa zakonisht ishte për drekë dhe për darkë në datat 24 dhe 25 korrik; por edhe me 25-26 korrik. Edhe sot vijon ky lloj festimi. Një pjesë fshatrash e lusin festën e kësaj pajtoreje në dy datat e para, ndërsa pjesa tjetër e lusin atë sipas kalendarit romak në datat e dyta. Herët, në kohët e vjetra, festa lutej për tre ditë rresht. Niste më 24 në darkë e përfundonte me 26 në drekë. Madje bijat, mbesat dhe nipat, apo disa miq që vinin me 25 për darkë, qëndronin edhe ditën mbas festes deri më 27 korrik. Por festa konsiderohej dhe lutej si e tillë, sikurse thamë tre ditë. Duke ditur se Kurbini kishte marrëdhënie miqësie të konsiderueshme me Kthellën e Mirditës dhe kjo zonë (Kthellë Epër, Perlat, Prosek, Shebe, Malaj, Rrëshen) e luste vetë Shnaprenden, për t’u dhënë mundësi bijave të vizitonin në mënyrë të dyanshme prindërit për festë, paria e këtyre zonave nën prijën e famullitarve përkatës (Kthella bënte pjesë në juridiksionin e Arkidioqesës së Durrësit), kishte venduar që Kthella t’a festonte atëherë dhe sot të dielën më të afërt ose më saktë të dielën e parë mbas datës 26 korrik, ndërsa Kurbini për vetë parësinë e kishës së tij që prej mesjetës së vonë t’a festone në ditë të vet. Me datën 26 korrik, ditën e festës liturgjike paradite në orën 10 paradite, në kishën abaciale të Shna Prendes e cila gjendet në shpatin e Malit të Skënderbeut në Gallatë, me pjesmarrjen e shumtë të besimtarëve nga të gjitha krahina dhe jo vetem, celebrohej Mesha e Shenjtë, të cilën deri në vitin 1932 e udhëhiqnin çdo vit Arqipeshkvinjtë e Durrësit me seli rezidenciale në Gallatë dhe Delbnisht. Asokohe mbahej edhe një panair me prodhimet e vendit dhe ne fund të saj, i dhuroheshin kishës qingja dhe keca kushtuar kësaj dite. Dëshmitë e shumta faktojnë se ditën e Shna Prendes, për devocionin që kishte kjo shenjtore, nga dhurimet e besimtarëve krijohej një tufë e vogël me “edha” të cilën famullitari e lëshonte nën kujdesin e një bariu. Në përmbyllje, të gjitha ata që kishin marrë ushqim me vete, në mjedisin e hapur nën hije, shtronin drekën, të cilën e bekonte vetë arqipeshkvi dhe më pas të gjithë shonin në shtëpitë e tyre.

Festimi i Ditës së Shna Prendes në katundet e Kurbinit ka pasur një histori më vete. Në vitin 1915, për arsye që për shumëkënd mbeten ende të paqarta, famullitë e Kurbinit dhe të Kthellës të cilat ishin nën juridiksionin e Arkidioqezës së Durrësit, vendosën që festimi i kësaj feste në familje të bëhej me 25 korrik dhe kremtimi liturgjik i saj të bëhej në ditën e vet, pra me datën 26 korrik. Arsyeja e vetme e besueshme ishte se festimi nëpër familje kalonte çdo parashikim, për shkak të angazhimit familjar në pritje e përcjellje të miqve, duke bërë që të kalonte në rend të dytë kremtimi liturgjik, e për rrjedhojë pjesmarrja e besimtarëve në meshë ishte krejt e pakët. Për të shmangur këtë kontraditë dhe për t’i dhënë dinjitetin e duhur kremtimit liturgjik në rend të parë e mandej festimit familar me miq e të ftuar në rend të dytë, u vendos që festimi në familje të bëhej ditën para kremtimit liturgjik dhe kremtimi liturgjik ditën mbas. Besimtarët mbasi të kishin festuar me datën 24 në darkë dhe me 25 në drekë dhe mbasi përcillnin miqtë, ishin të çliruar nga lodhja dhe punët, kështu që ishin të qetë e të përgatitur për të kremtuar denjësisht meshën kushtuar pajtores së kishës kryesore të krahinës. Çështja u rihap sërish në vitin 1952, kur prej vetë famullitarëve (Dom Frano Illia për Kurbinin, Dom Mati Fishta për Malajn dhe Dom Anton Doçi për Rrëshenin dhe Prosekun) u kërkua që festimi familjar dhe kremtimi liturgjik të bashkoheshin në një ditë të vetme me 25 korrik. Diskutimi dikund u pranua e dikund jo duke krijuar dyzim mes besimtarëve të famullive përkatëse, sidomos në Kurbin, ndërkohë që Kthella gjeti një zgjidhje të të ndërmjetme duke e kremtuar festën në të dielën më të afërt. Në qershor të vitit 1963, një përfaqësi e besimtarëve të famullisë së Skurajt i drejtuan një letër famullitarit të Milotit dhe njëkohësisht edhe të Shna Prendes, Dom Frano Illiajt, në të cilën i kërkonin që kremtimi liturgjik dhe festa e Shna Prendes të bashkoheshin në një ditë të vetme më datën 26 korrik, duke respekuar kështu kalendarin romak, gjë që e vuri në vështirësi Dom Frano Illinë për shkak të historisë së mbartur të kësaj çështjeje ndër vite. Nuk vonoi shumë kjo paqartësi sepse katër vjet më vonë në shkurt të vitit 1967, shteti komunist mbylli çdo institucion fetar e bashkë me ta edhe veprimtaritë fetare në të cilat bënte pjesë edhe Festimi i Ditës së Shna Prendes. Për inerci çëshja u rihap në vitet 1991-1992, mbasi Gallata, Mali i Bardhë, Selita, Delbnishti, Daula dhe Vinjolli e festuan sërish në datat 24-25 korrik ndërsa Skuraj, Ferrë-Skuraj e Shkopeti me 25-26 korrik. Madje pati raste që edhe brenda një fisi/familjeje të festohej në dy datat të ndryshme. “Sherri i minjve qari i dacit” - thotë një fjalë e urtë vendase. Në këtë rast fituesit ishin miqtë të cilin shkonin për darkë tek njëra familje, ndërkohë që drekën dhe darkën e drekën tjetër e hanin tek familja ngjitur tyre, pa kryer rrugë të mundimshme. Sidoqoftë famullitarët e mëvonshëm mbas vitit 1996 e stabilizuan këtë çështje. Kremtimi liturgjik bëhet më 26 korrik, ndërsa populli feston kur, sa e si të dojë edhe tre ditë rresht sikurse në kohë të hershme.
Një javë para festës së Shna Prendes, në familjen që festonte, vinin bijat me fëmijët e tyre, të cilat sjellnin (dhanti) dhurata, (zakonisht tepsi me ëmbëlsira të bëra vetë si dhe fruta të ndryshme të stinës për sofër apo tavolinë, por edhe dhurata të tjera për burrat (këmishë, çorape), gratë (shamia, përparëse, sapuna e parfume cilësore), ndërsa për fëmijët veshje dhe sidomos karamele e llokume. Përgatitja për festë paraprihej nga një plan i qartë i mirmenduar punësh praprake, që kishin të bënin me përgatitjen e mjedisit për vizitorët si dhe përgatitjen (gatimin) e ushqimit dhe pijeve. Para festës së Shnaprendes kulla së bashku me mjediset e tjera të saj, banesa (mdhecka), lyheshin me gëlqere brenda dhe jashtë. Shërbetohej edhe stalla e bagëtive, çarraneku (koteci i pulave), steli i qenve etj. Tre - katër ditë para festës, në oborrin e kullës ndërtohej një tanë/tendë e madhe me degë lisi apo shkoze, frashni a mareje. Kur në oborr kishte mana të mëdhenj apo tanë rrushi, tana me mbulojë të tillë enkas ishte thuajse e panevojshme. Gratë sillnin disa barrë me fier të njomë dhe me to shtronin odën e madhe të pritjes në katin e tretë, podin në katin e dytë si dhe oborrin e madh të jashtëm. Sipër fierit hidheshin batanie, velenca të ndryshme, kryesisht lëkura të leshta delesh apo dhish, por edhe të punuara me dorë me lesh e të qëndisura me ornamente bashkë me qylyma e tapete edhe këto të punuara nga gratë e shtëpisë apo të blera. Në çardak zakonisht shtroheshin rrogoza xunkthi apo kashte, të cilat mbulohshin me qilima. Natën dhe ditën para festës priteshin/thereshin berret/bagëtitë e shënuara kohë më parë (dele e desh, qengja; dhi cjep e keca por edhe gjedhe) posaçërisht “për Shnaprende”. Për arsye se në festë vinin edhe kumari e miq te besimit muhamedan, nuk përdorej mishi i derrit. Gatimi i mish*t, për mungesë hapësire dhe për shkak të vapës, bëhej jashtë në një kuzhinë të improvizuar. Në magje gatuheshin në magje bukët dhe tepsitë e byrekut të cilat piqeshin në furrën e drurit të shtëpisë. Tepsive të bakllavasë u përgatitej shërbeti mbasditen para festës dhe u hidhej vetëm para shtrimit të sofrës së festës. Familjet që kishin bletë, qitnin për embëlsirë mjaltë. Sikurse e thamë në fillim, një javë para feste, apo më së paku një, dy apo tre ditë para Shna Prendës vinin njerëzit më të afërt të familjes, kryesisht bijat, nipat e mbesat. Sipas parimit që: “Në festë nuk thirret kush, sepse dera asht çelë për gjithkënd”, mbasditen e festës vinin miqtë e rëndësishëm të familjes, që i jepnin festës solemnitetin dhe rëndësinë “protokollare” të duhur. Ka ardhur apo erdh filani! - pëshpëritej e transmetohej mes burrash e grash ardhja e një miku të nderuar e me rëndësi. Sa më i largët të ishte miku, aq më i rëndësishëm ishte ai dhe aq më fort nderohej, e ky nderim ishte nderimi dhe vlerësimi më i lartë që i bëhej familjes që festonte. Zakonisht çdo familje parashikonte vizitorët e mundshëm dhe mbi bazën e tyre hartonte dhe llogariste listën e shpenzimeve (mish, djathë, oriz, makarona, kafe, raki, venë, qepë hudhra, domate, tranguj, dardha, qershi, mana dhe embëlsira e byrekë). Parashikohej një sofër me burra (zakonisht me 12 veta); një me 12 gra dhe një tjetër me kalamaj me 15 a 20 të tillë. Pra gatimi për natën e festës ishte pak a shumë për rreth 40 vetë. Të nesërmën për drekë, natyrisht mbeteshin sërish pjesa më e madhe e bijave, nipave dhe mbesave dhe ndonjë mik, ndërsa një pjesë e miqve dilnin e shkonin për në shtëpitë e tyre. Ndërkohë paraditen e të kremtes së festës, mbërrinin miqtë e tjerë, kështu që dreka parashihej se mund të kishte edhe dy sofra burra e ndosha edhe një sofër tjetër me gra shtesë, ndaj ushqimi përgatitej për 50-60 vetë. Në çdo rast, si për drekë ashtu dhe për darkë, në mënyrë të veçantë mishi, djathi, vena e rakia duhej që të ishin me shumicë e në një masë që të tejkalonte ¼ e vizitorëve që parashiheshin se mund të vinin për festë. Çdo gjë duhej të ishte më se e mjaftueshme dhe me tepri. Mishi përllogaritej që do të ishte më shumë se 1 kg për person për secilin vakt (darkë dhe drekë). Miqtë vinin ngado që nga Mirdita, Lezha, Kruja e Mati (Lura, Oroshi, Kaçinari, Kashnjeti, Kryezezi e Rubiku, Kthella, Rranza, e Fusha e Arbnit), e madje edhe nga Lezha, Dibra, Tirana, Shkodra e Durrësi, pa folur për ata më të afërtit që vinin nga fshatrat e krahinës: Miloti, Laçi, Zheja. Miqte që vinin për darkë, mbërrinin mbasdite vonë, mbasi vapa kishte rënë disi. Nuk ishte e papritur, ndaj vinin pa perënduar dielli, por nuk përjashtohej sikurse dihet sepse “rruga ska vade”, prandaj dera ishte e hapur për këdo. Mbasi mernin kafe dhe duhan dhe kur mendohej se nuk pritej më askush, shtroheshin sofrat/tavolinat. Kullat e gurit ishin të freskëta dhe nuk ndihej vapa, por kur miqtë ishin të shumtë shpesh me parapëlqimin e miqve vendosej që darka të hahej jo në dhomën e miqve por jashtë në oborr. Më së pari shtroheshin burrat, pastaj menjëherë gratë dhe fëmijët. Renditja në sofër/tavolinë bëhej sipas parisë krahinore të miqve të cilët mes tyre shpesh për mirësjellje dhe respekt ndaj njëri-tjetrit “fjaloheshin” në shenjë mospranimi kryet e vendit, edhe pse e dinin shumë mirë se ku e kishin vendin, deri sa këtë “debat” e fikte i zoti i shtëpisë i cili me ndërhyrjen e tij e ndante këtë “gjyq” nderimi përfundimisht në paqe me fisnikërinë që i mikpritej. Mbasi vendoheshin tre të parët e sofrës, të tjerët rrinin përzias pa humbur kohë. Faqoret e rakisë paraprinin darkën e mbas tyre vinte vena, pije që shoqëroheshin me meze të shumta me bazë mishi të pjekur, bulmeti e perimesh. Rakia në të shumtën e herës ishte raki e fortë, cilësore, zakonisht raki thane, kumbulle e rrushi, madje kishte edhe nga ata që bënin raki prej mani të zi. Për ndonjë mik të veçantë nuk mungonte të merrte me vene si dhuratë edhe ndonjë shishe me raki “arke”. Raki flet vetë. Pijetarit ishin të falur atë ditë ndaj kush kërkonte të sfidonte dehjen i sigurohej uji i ftohtë i pusit, gurrës e kroit që i hidhej mbi krye. Kangë me lahutë fillimisht, e më pas me çifteli, sharki e fyell dhe valle pa fund bashkë me humor nuk pranin deri sa lodheshin gjindja.

GËZUAR FESTËN E SHNAPRENËS!
[Përgatiti: Mark SKURA]
25 Korrik 2024

16/06/2024

Urojme besimtaret myslimane Gezuar dhe pershumevjet festen e Kurban Bajramit!

12/06/2024

Gezuar festen e Shen Ndoit!

Shen Ndou na ndihmofte!
12/06/2024

Shen Ndou na ndihmofte!

Nga At Zef Pllumi Prej disa shekuj kjo Shejtnore konsiderohet si vendi ma i shejt në tokën e Shqipnisë, i frekuentuem prej besimtarve të gjitha religjioneve. Ky vend thirret “Shejt” sepse Zoti u fl…

28/05/2024

Popullin shqiptar e sulmuan, luftuan dhe perndoqen te huaj - Kurbinin thuajse me shume se te huajt: vete shqiptaret.

27/04/2024

ALFRED MIRASHI MILOT

10/04/2024

Urijme gjithe besimtaret Myslimane gezuar festen e Bajramit te madh.

Ndiqni Gjurme shqiptare nga Marin Mema. Dokumentari flet per shkollat shqipe te hapura ne kohen e mesjetes ku nje pjese ...
06/04/2024

Ndiqni Gjurme shqiptare nga Marin Mema. Dokumentari flet per shkollat shqipe te hapura ne kohen e mesjetes ku nje pjese e rendesishme e vemendjes i eshte dhene dhe asaj te Kurbinit ne Shen Prende, Gallate

Nje varg shkollash te vjetra shqipe jane hapur mes shekujve te XVI e te XVII… ndoshta edhe me heret. Çfare ndodhi me to? Si u zhduken dokumenta dhe libra te ...

Gezuar dhe pershumvjet Pashket!
31/03/2024

Gezuar dhe pershumvjet Pashket!

Urojme gjithe besimtaret Begtashinj gezuar festen e Novruzit!
22/03/2024

Urojme gjithe besimtaret Begtashinj gezuar festen e Novruzit!

Sot nisi pelegrinazhi i 13 te martave ne Kishen e Shen Ndoit ne Lac- Sebaste. Zoti me ndermjetesimin e Shen Ndoit jua pl...
19/03/2024

Sot nisi pelegrinazhi i 13 te martave ne Kishen e Shen Ndoit ne Lac- Sebaste. Zoti me ndermjetesimin e Shen Ndoit jua plotesofte nevojat fizike a shpirterore kujt do besimtari qe shkon ne kete vend te shenjte!

Nga At Zef PllumiPrej disa shekuj kjo Shejtnore konsiderohet si vendi ma i shejt në tokën e Shqipnisë, i frekuentuem prej besimtarve të gjitha religjioneve. ...

Si sot me 2 mars 1444 u mbajt kuvendi i Lezhes.
02/03/2024

Si sot me 2 mars 1444 u mbajt kuvendi i Lezhes.

Çlirimi i vendit me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1443, ishte një fitore historike që duhej mbrojtur e çuar më tej. Përvoja e deriatëhershme shqiptare e ballkanike, sidomos kryengritjet e vi…

12/02/2024
31/12/2023

Gezuar dhe pershume mot vitin e ri! Urojme te jete vit i mare per te gjithe. Paci gezime, shendet, pune e jete te lumtur.

24/12/2023

Per shume vjet Gezuar Keshndellen!
Tanti Auguri di Buon Natale!
Best Wishes of a Merry Christmas!

At Shtjefën Konstandin Gjeçovi u lind më 12 korrik të vitit 1874 në Janjevë, në një fshat të vogël në periferi të Kosovë...
04/11/2023

At Shtjefën Konstandin Gjeçovi u lind më 12 korrik të vitit 1874 në Janjevë, në një fshat të vogël në periferi të Kosovës, por me një kontribut domethënës në historinë dhe kulturën shqiptare, bash aty ku edhe takohej popullsia shqiptare me elementin sllav. Familja e tij (stërgjyshërit) kishin ardhur nga fshati Kryezi i Pukës, mbiemër të cilin e ruajtën për disa kohë.

(nga Kastriot Marku ) At Shtjefën Konstandin Gjeçovi u lind më 12 korrik të vitit 1874 në Janjevë, në një fshat të vogël në periferi të Kosovës, por me një kontribut domethënës në historinë dhe kul…

03/11/2023
29/09/2023

Gezuar dhe ju ruajte Shen Mehilli!

Address

Rruga Kurbini
Laç
4700

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kurbini posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kurbini:

Videos

Share


Other Laç media companies

Show All