Dy aksidente rrugore janë shënuar ditën e sotme në ‘Rrugën e Kombit’, ku si pasojë e reshjeve intensive të dëborës dy mjete të tonazhit të rëndë janë përmbysur në segmentin tuneli Kalimash*t-Dukagjin.
Mësohet se krahas motit të keq shkak për aksidentet është bërë edhe mjegulla e dendur e cila ka vështirësuar lëvizjen e shoferëve në këtë aks.
Njëri nga kamionët e përmbysur plotësisht duke bërë që i gjithë malli që ndodhej në të, të dalë në rrugë.
Ndërkohë kompania koncensionare po bën pastrimin e rrugës. Fatmirësisht nga dy aksidentet në fjalë veç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.
Rama : Mjeket dhe Mësuesit të Kosovës do kenë mundësinë të bëjnë vaksinën në Kukës
Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube.