Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO

Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO Faqja zyrtare e Universitetit "Fan S. Noli", Korçë

💫Njohuri të reja mjaft interesante dhe inovative, si edhe përvoja mbresëlënëse sjellin studentet Ina Bala, Fjorela Bajra...
17/01/2025

💫Njohuri të reja mjaft interesante dhe inovative, si edhe përvoja mbresëlënëse sjellin studentet Ina Bala, Fjorela Bajraktari dhe Danja Belortaja pas vizitës në Universitetin e Donja Goric-ës në Mal të Zi.

👩‍🎓👨‍🎓Sot, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua një takim në të cilin studentet ndanë me bashkëmoshatarët këto përvoja të veçanta pas vizitës në Universitetin e Donja Goric-ës dhe Digital Den Hub në Mal të Zi, në kuadër të projekti Erasmus+ CBHE, SMART.

✅Për studentët e pranishëm në takim, vajzat treguan njohuritë e reja që përfituan në veprimtari të ndryshme, ku morën pjesë, trajnimet, orët e hapura, si dhe për njohjet e reja dhe shkëmbimin kulturor me bashkëmoshatarët atje dhe me stafin akademik, duke i vlerësuar mjaft të rëndësishme për karrierën e tyre si studentë dhe jo vetëm.

🔸Takimin e përshëndetën edhe prof. as. dr. Ledina Alolli, dekane e FE dhe prof. as. dr. Benita Stavre, koordinatore e projektit, të cilat inkurajuan edhe studentët e tjerë që të përfshihen në trajnime dhe workshope që zhvillohen jo vetëm nga Qendra Inovative SMART, por edhe në të tjera mundësi që ofron Univeristeti ynë nëpërmjet mobiliteteve Erasmus+ me universitete të ndryshme në Evropë.

Këshilli i Studentëve Universiteti "Fan S. Noli"
Fakulteti i Ekonomisë - UNIKO
Ina Bala

16/01/2025

💫Rëndësia e aktivitetit fizik për shëndetin: Këshilla të vlefshme nga fizioterapistja Lorena Merolli pedagoge pranë Universitetit “Fan S. Noli”.

🏃🏼‍♀️⛹️🤽‍♀️“Aktiviteti fizik luan një rol kyç në zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve, të rinjve dhe jo vetëm.

🚴‍♀️🤾🚶Krahas përfitimeve fizike, si forcimi i muskujve dhe kockave, lëvizja dhe të ushtruarit ndihmon edhe në zhvillimin emocional dhe social të tyre.
Për një jetë sa më të shëndetshme, lëvizjet e rregullta, të strukturuara dhe konsistenca janë thelbësore”…..

14/01/2025

💫"Arsimimi i duhur, puna dhe pasioni -Rruga drejt suksesit” 💫

👩‍🎓👨‍🎓 Ish-studentë të Universitetit “Fan S. Noli”, sot janë dëshmi e potencialit që arsimi i mirë dhe përkushtimi mund të arrijnë.

🔸Redion Zhollanji dhe Xhuljana Miçani ish-studentë të Universitetit “Fan S. Noli” të diplomuar në “Menaxhim Veterinar” 🐄🐂🐏🐖 i gjejmë sot të punësuar dhe sipërmarrës të suksesshëm, profesionistë të zotë e të respektuar që e kanë gjetur veten në tregun e punës me dinjitet dhe kompetencë.

✅Ata shprehen se falë përgatitjes akademike dhe praktikës sot ndihen të kënaqur nga puna e tyre si profesionistë.

👨👩 Ndërsa shprehen se me punë dhe pasion nuk mbetesh kurrë i zhgënjyer, këta ish-studentë janë burim frymëzimi dhe motivim edhe për të tjerë të rinj që dëshirojnë të zgjedhin një profesion.

💫Në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua konkursi i Esesë Akademike në Gjuhën Angleze, në kuadër të projektit READ, mb...
14/01/2025

💫Në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua konkursi i Esesë Akademike në Gjuhën Angleze, në kuadër të projektit READ, mbështetur nga AADF.

👩‍🎓👨‍🎓Në këtë konkurs morën pjesë studentë të katër fakulteteve, të cilët patën mundësinë të shprehin idetë dhe talentin e tyre jo vetëm si krijues, por edhe si njohës të mirë të gjuhës angleze.

✅Komisioni i ngritur për këtë qëllim do të vlerësojë esetë, duke i parë edhe me softwere të specializuar për plagjaturë.

🏆 Në muajin mars, në një veprimtari të veçantë do të bëhet edhe ndarja e çmimeve dhe dhuratave për fituesit.

Departamenti i Gjuhëve të Huaja UNIKO - Faqja Zyrtare
Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO
Këshilli i Studentëve Universiteti "Fan S. Noli"
Fakulteti i Ekonomisë - UNIKO
Agroushqim Uniko
Departamenti i Edukimit-Universiteti Fan S.Noli Korçë
Departamenti HistoriGjeografi
Qendra e Karrierës dhe Alumni - Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
Biblioteka Shkencore - Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
FSHNH.UNIKO

💫“MIGRACIONI DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM NË DEVOLL, SHQIPËRI”- PROJEKTI I DEPARTAMENTIT TË HISTORI-GJEOGRAFISË PREZANTOH...
10/01/2025

💫“MIGRACIONI DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM NË DEVOLL, SHQIPËRI”- PROJEKTI I DEPARTAMENTIT TË HISTORI-GJEOGRAFISË PREZANTOHET NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

🔸Në Universitetin “Fan S. Noli”, në kuadër të projekteve të fituara nga READ po prezantohet projekti “Migracioni dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në Devoll, Shqipëri” (Migration & Sustainable Development in Devoll, Albania).

👉Ky është një projekt i departamentit të Histori-Gjeografisë me koordinatore, dr. Ermira Jashiku dhe Diaspora Scholar, dr. Julie Vullnetari, University of Southamton, United Kingdom.

👩‍🎓👨‍🎓Koordinatorja Jashiku u shpreh se risi për projektin është pjesëmarrja e studentëve dhe Alumnit të këtij Departamenti, të cilët do të angazhohen dhe do të trajnohen për mbledhjen e të dhënave dhe në punën kërkimore mbi emigracionin.

✅Ndërsa vlerësoi ofrimin e ekspertizës së akademikes nga Diaspora në fushën e migracinit dhe të zhvillimit, ajo theksoi se projekti synon të studiojë dukurinë e migracionit dhe ndikimit të tij në Bashkinë e Devollit.

09/01/2025

💫KËSHILLI I STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT "FAN S. NOLI",💫
2024-2026!

👩‍🎓👨‍🎓Nismat studentore, bashkëpunime, rritje profesionale, veprimtari sociale, kulturore dhe sportive.

🔸Misioni i përbashkët: Mjedis universitar gjithëpërfshirës dhe një jetë sa më aktive për studentët.

Departamenti i Edukimit-Universiteti Fan S.Noli Korçë
Biblioteka Shkencore - Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
Këshilli i Studentëve Universiteti "Fan S. Noli"
Qendra e Karrierës dhe Alumni - Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
Departamenti i Gjuhëve të Huaja UNIKO - Faqja Zyrtare
Departamenti HistoriGjeografi
FSHNH.UNIKO
Fakulteti i Ekonomisë - UNIKO
Agroushqim Uniko

🔸Në kuadër të Projekteve të Fituara nga READ, në Universitetin “Fan S.Noli” do të prezantohet projekti “Migration & Sust...
08/01/2025

🔸Në kuadër të Projekteve të Fituara nga READ, në Universitetin “Fan S.Noli” do të prezantohet projekti “Migration & Sustainable Development in Devoll, Albania”.

✅Projekt nga Departamenti HistoriGjeografi me koordinatore, dr. Ermira Jashiku, Diaspora Scholar, dr. Julie Vullnetari, University of Southamton, United Kingdom.

🔸Në Fakultetin e Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” u zhvillua sot takimi i parë i Bordit Këshillimor, një strukturë ...
08/01/2025

🔸Në Fakultetin e Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” u zhvillua sot takimi i parë i Bordit Këshillimor, një strukturë e re që përbëhet nga drejtues të këtij Fakulteti, drejtues të institucioneve publike e kompanive private që operojnë në Rajonin tonë, specialistë të fushave të ndryshme dhe alumni të këtij Fakulteti.

🤝Dekani i FB, prof. as. dr. Besnik Skënderasi i falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdushme që i ofrojnë këtij Fakulteti, tashmë edhe si anëtarë të Bordit të ri Këshillimor. Ai vlerësoi kontributin që ata do të ofrojnë në kuadër të zhvillimit të kurrikulave bashkëkohore, leksioneve të hapura, praktikave të studentëve, pjesëmarrjeve në takime e tryeza diskutimesh të organizuara nga ky Fakultet, si dhe në promovimin e ofertës akademike të tij.

💡Në takim u theksua se janë të mirëpritura edhe sugjerimet dhe idetë që lidhen me nevojat për trajnime që mund të kenë fermerët në fushën e prodhimit bujqësor, agropërpunimit apo biznesit bujqësor me qëllim që Fakulteti i Bujqësisë të realizojë edhe objektivin e tij terciar për plotësimin e nevojave të këtyre komuniteteve.

✅Në këtë takim të parë, Dekani shprehu bindjen se idetë konkrete që u dhanë, mbështetja dhe angazhimi i të gjithëve do të sjellë projekte gjithëpërfshirëse kryesisht të të rinjve të rajonit tonë, por edhe të institucioneve, fermerëve etj.

Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO
Agroushqim Uniko
Këshilli i Studentëve Universiteti "Fan S. Noli"
QTTB Korce
Shkolla Profesionale Shërbime Korçë
FIX.al

📢 NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË KONKURS ESEJE NË GJUHËN ANGLEZE ⬇️⬇️✅ Merr pjese në konkursin e shkrimit të eseve në gjuhën...
08/01/2025

📢 NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË KONKURS ESEJE NË GJUHËN ANGLEZE ⬇️⬇️

✅ Merr pjese në konkursin e shkrimit të eseve në gjuhën angleze dhe trego talentin tënd!

🗓 Datat e veprimtarisë: ⏬

👉 9 Janar 2025, ora 12:30
📍 Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Amfiteatri.
📍 Fakulteti i Bujqësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë, Salla 142.

👉 10 Janar 2025, ora 10:30
📍 Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, Salla 103.

🏆 Çmimet kryesore:⏬
🎁 Dy Tableta për vendin e parë dhe të dytë!

💡 Mos e humb këtë mundësi për të shprehur kreativitetin dhe idetë përmes fjalëve në gjuhën angleze.

⚠ 🔎 Të gjitha esetë do të kontrollohen për plagjiaturë me software të specializuar.

Qendra e Karrierës dhe Alumni - Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
Departamenti i Gjuhëve të Huaja UNIKO - Faqja Zyrtare
FSHNH.UNIKO
Agroushqim Uniko
Biblioteka Shkencore - Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
Departamenti i Edukimit-Universiteti Fan S.Noli Korçë
Fakulteti i Ekonomise
Eriola Bonja Qafzezi

🎓 Thirrja e 6-të e Konkursit të Punimeve Kërkimore! ✨Nëse jeni student apo i diplomuar së fundmi në një universitet shqi...
07/01/2025

🎓 Thirrja e 6-të e Konkursit të Punimeve Kërkimore! ✨

Nëse jeni student apo i diplomuar së fundmi në një universitet shqiptar ose nga rajoni, ky është rasti juaj për të shkëlqyer!🌍

🌟 Çmimet e fituesve:
🏆 Çmimi i Parë: 400 $
🥈 Dy Çmime të Dyta: 200 $ secili
🥉 Tre Çmime të Treta: 100 $ secili

🚀 Ka edhe më shumë!
Fituesit do të përfitojnë gjithashtu trajnim ekskluziv "Simulation Training" nga Protik Innovation Center, në bashkëpunim me Harvard Business Publishing.

🗓 Afati i fundit: 9 maj 2025
📧 Dorëzo punimin në: [email protected]
🔗 Formulari i regjistrimit: https://forms.gle/jQ4r51BhqD7Tx5UJ7



🎓 The 6th Research Paper Competition is NOW OPEN! ✨

If you're a student or recent grad from an Albanian or regional university, this is your chance to shine! 🌍

🌟 Incredible prizes:
🏆 First Prize: $400
🥈 Two Second Prizes: $200 each
🥉 Three Third Prizes: $100 each


🚀 But that’s not all! Winners will also gain access to the exclusive "Simulation Training" by Protik Center in collaboration with Harvard Business Publishing.

🗓 Deadline: May 9, 2025
📧 Submit to: [email protected]
🔗 Registration Form: https://forms.gle/jQ4r51BhqD7Tx5UJ7

💫Fillimi i vitit 2025 për drejtuesit e rinj të Këshilli i Studentëve Universiteti "Fan S. Noli" nisi sot me takimin e zh...
06/01/2025

💫Fillimi i vitit 2025 për drejtuesit e rinj të Këshilli i Studentëve Universiteti "Fan S. Noli" nisi sot me takimin e zhvilluar në mjediset e Rektoratit me rektorin e Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi, duke shënuar kështu edhe fillimin e punës së tyre në këtë mandat 2-vjeçar.

👩‍🎓👨‍🎓Ndërsa u uroi suksese në punën e tyre gjatë këtij mandati, Rektori, shprehu mbështetjen e tij për nismat studentore jo vetëm në fushën studimore, por edhe në atë jashtëkurrikualre, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të avancuar interesat e studentëve si në aspektin mësimor e profesional, ashtu edhe në veprimtari sociale, kulturore dhe sportive që kontribuojnë në formimin e tyre të gjithanshëm.

🤝Ky takim dhe të tjerë që do të pasojnë i shërbejnë përmbushjes së misionit të përbashkët për të krijuar një mjedis universitar sa më gjithëpërfshirës dhe frytdhënës për të gjithë studentët.

04/01/2025



🔸Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit i Universitetit “Fan S. Noli” zhvilluan një takim gjatë të cilit u prezantua ...
27/12/2024

🔸Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit i Universitetit “Fan S. Noli” zhvilluan një takim gjatë të cilit u prezantua dhe u miratua projektraporti vjetor i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor për vitin akademik 2023-2024, si dhe i veprimtarisë financiare për vitin kalendarik 2024.

✅Në takim u paraqit një pasqyrë e detajuar e ecurisë në tri fushat kryesore: mësimdhënia, kërkimi shkencor dhe procesi financiar, të prezantuara përkatësisht nga zëvendësrektori për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo; zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko dhe administratori, z. Petrika Petro.

✴ Në pjesën e mësimdhënies, raporti përmbledh realizimet dhe sfidat në ofrimin e kurrikulave, mbështetje për studentët dhe avancimin e cilësisë së mësimdhënies, duke theksuar përpjekjet për përmirësimin e metodologjive mësimore dhe rritjen e angazhimit të stafit akademik.

✴ Në fushën e kërkimit shkencor, raporti analizon projektet e realizuara, publikimet dhe arritjet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke identifikuar gjithashtu mundësitë për forcimin e bashkëpunimeve dhe kërkimeve të reja.

✴ Ndërkohë, pjesa financiare e raportit përshkruan performancën e menaxhimit të burimeve financiare të Universitetit, shpenzimet e alokuara dhe investimet e bëra për mbështetje infrastrukturore dhe zhvillimin e kapaciteteve akademike, duke siguruar transparencë dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve.

✅Në fjalën e tij rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi ndër të tjera theksoi:
“Ky është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar arritjet, sfidat dhe mundësitë që kemi kaluar si institucion gjatë periudhës raportuese, dhe gjithashtu për të parë përpara, për të ndarë me ju planet dhe objektivat për vitin akademik 2024-2025.
Ky raport u përgatit falë kontributit të stafit akademik të 4 njësive kryesore të Universitetit, informacioneve të përditësuara të vëna në dispozicion nga personeli ndihmës-mësimor dhe sektorët e administratës së Universitetit. Ai përmban të dhëna të paraqitura në analizat përkatëse të Fakulteteve dhe synon jo vetëm të evidentojë arritjet e deritanishme në drejtimet e sipërpërmendura, por edhe të nxjerrë në pah dinamikën e Universitetit “Fan S. Noli” në lidhje me përmbushjen e kritereve të Deklaratës së Bolonjës dhe të Standardeve të Sigurimit të Cilësisë. Në këtë këndvështrim ai shërben njëkohësisht edhe si një raport vetëvlerësimi për treguesit e matshëm të cilësisë në këtë institucion dhe masat që duhen marrë në vijim për përmirësimet e nevojshme në këtë kuadër”…

📢 Njoftohen studentët e Universitetit “Fan S. Noli” se janë publikuar grafikët e provimeve të Semestrit të Parë, viti ak...
26/12/2024

📢 Njoftohen studentët e Universitetit “Fan S. Noli” se janë publikuar grafikët e provimeve të Semestrit të Parë, viti akademik 2024-2025!

👉Për të parë grafikët e secilit fakultet kliko linkun: ⏬️⏬️

Address

Bulevardi Rilindasit 11
Korçë
7001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share