17/09/2023
Njihuni me anëtarët e jurisë së këtij edicioni.
Meet our 2023 Jury Members.
Ilija Piperkoski (North Macedonia)
Ilija Piperkoski lindi në vitin 1985 në Ohër, Maqedoni. Ai është një regjisor filmi i vlerësuar me çmim, skenarist, producent, profesor i shkrimit të skenarit, regjisë dhe marrëdhënieve publike. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai u pranua në Universitetin Kombëtar Rumun për Teatër dhe Film, ku mbaroi nivelin Bachelor, Master dhe Doktoraturë në Regji Filmi dhe Shkrim skenari. Ai ka drejtuar disa dokumentarë të gjatë, tre filma të shkurtër, një emision televiziv dhe ka qenë asistent regjisor për filma të tjerë të gjatë. Tani ai jeton në Ohër, punon për komunën në departamentin e kulturës dhe mbështetjes së Kryetarit, dhe aktualisht po promovon filmin e tij të gjatë ‘‘Një gjysh dhe një nip’’.
Ilija Piperkoski was born in 1985 in Ohrid, Macedonia. He is a an award-winning film director, screenwriter, producer, professor of screenwriting, directing and PR. After finishing high school, he was accepted by Romanian National University for Theatre and Film where he graduated with a Bachelor’s, Master’s and PhD in Film Directing and Screenwriting. He directed few feature documentaries, three shorts, one TV show, and he was assistant director for other feature films. He currently lives in Ohrid, working for the municipality in the department of culture and support of the Mayor, and currently promoting his feature film “A Grandfather and Grandson”.
Lulzim Hoti (Kosova)
Lulzim Hoti është themelues dhe drejtor i organizatës kulturore “7 Arte” në Mitrovicë, Kosovë. Z. Hoti me përvojën e tij prej më shumë se 22 viteve në skenën e pavarur kulturore ka ndërtuar një profil të suksesshëm të menaxherit kulturor duke promovuar dhe përkrahur filmbërësit dhe artistët e rinj. Ai ka lindur në Mitrovicë, në vitin 1977, ka diplomuar në Fakultetin e Filologjisë pranë Universitetit të Prishtinës, si dhe ka ndjekur programe të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve menaxhuese e udhëheqëse. Lulzimi ka pasion fotografinë, derisa për vite me radhë është angazhuar në cilësinë e producentit duke prodhuar një mori të filmave të shkurtër artistik e dokumentarë. Në vitin 2005 fitoi çmimin e televizionit kombëtar “Kameraman i Vitit për Film Dokumentar”. Derisa për tre vite me radhë ishte anëtar i Bordit pranë ‘Rrjetit Evropian të Kineastëve të rinj – NISI MASA. Së fundmi punon edhe si kurator i programit artistik në Mitrovica Green Festival, ku gjatë çdo edicioni shfaqen filma dokumentar e artistik me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike.
Lulzim Hoti is the founder and director of the cultural organization “7 Arte” in Mitrovica, Kosovo. Mr. Hoti, with his experience of over 22 years in the independent cultural scene, has built a successful profile as a cultural manager, promoting and supporting young filmmakers and artists. He was born in Mitrovica in 1977, graduated from the Faculty of Philology at the University of Prishtina, and has also participated in various programs to enhance his management and leadership skills. Lulzimi has a
passion for photography and has been actively involved as a producer of various short artistic and documentary films for several years. In 2005, he won the National Television Award for ‘Cinematographer of the Year for Documentary Film’. For three consecutive years, he was a member of the Board of the ‘European Network of Young Cinema – NISI MASA’ Most recently, he works as the curator of the artistic program at the Mitrovica Green Festival, where each edition showcases documentary and artistic films with the aim of raising awareness about environmental issues and climate change.
Florenc Zerallari (Albania)
Florenc Zerellari, lindur në Tiranë, Shqipëri më 24 tetor 1993, është një skenarist me më shumë se 8 vite përvojë, kryesisht në televizion. Shumë herët shfaqi interes për rrëfimtarinë, filmin, dhe u angazhua me prodhime të ndryshme artistike gjatë viteve të shkollës fillore dhe të mesme. Në vitin 2014 filloi karrierën e tij si staff writer në formatin “late night”, ku punoi për 2 vite. Në vitin 2015 ai pati angazhimin e parë të vërtetë si skenarist në “Skanderbeg”, një serial komedi, prodhim amerikano-shqiptar, përvojë e cila i zhvilloi më tej aftësitë e tij si shkrimtar dhe ndezi interesin e tij për skenarin me metrazh të gjatë. Në gusht 2021, ai u përzgjodh në Sarajevo Talents Script Station, me skenarin e tij të gjatë “Besa Duro” dhe në shtator 2021, skenari tjetër i tij me metrazh të gjatë “30 Extra Lives” arriti në gjysmëfinale të Academy Nicholl Fellowship, konkurs që zhvillohet çdo vit në SHBA.
Florenc Zerellari, born in Tirana, Albania on 24 october 1993, is a writer with more than 8 years of experience, mainly working in television. Very early he showed interest in storytelling and was involved in various artistic productions during the elementary and high school years. In 2014 he began his career as a staff writer on a “late night” format, where he worked for 2 years. In 2015 he got his first real writing gig for “Skanderbeg” a comedy series of American-Albanian production, experience which further developed his skills as a writer and spiked his interest in feature screenwriting. In August 2021, he was selected in Sarajevo Talents Script Station, with his feature script “Besa Duro” and in September 2021, his feature film screenplay “30 Extra Lives” made it into the semi-finals of the Academy Nicholl Fellowship in screenwriting.