Kavaja Info

Kavaja Info Kanal informimi lajmesh

Pandeli Majkos i besohet fushata elektorale në bastionin blu të BerishësEdi Rama edhe këtë të hënë e ka nisur me një mbl...
13/01/2025

Pandeli Majkos i besohet fushata elektorale në bastionin blu të Berishës
Edi Rama edhe këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik. Fokusi ishte pikërisht vota e diasporës. Megjithatë ka pasur edhe një zhvillim të ri me Pandeli Majkon i cili të hënën e shkuar iu hoq drejtimi politik i qarkut Kukës. Mësohet se Pandeli Majko është caktuar të angazhohet në qytetin e Kavajës. Majko do të prezantohet pasditen e sotme në asamblenë e PS Kavajë, një qytet bastion i të djathtës.

“Tërmet” 5 ballësh në 🇸🇦 Jeddah 🤯 Barcelona fiton 🏆 Superkupën e Spanjës 🇪🇸 duke shkatërruar Real Madrid, triumfi i dytë...
13/01/2025

“Tërmet” 5 ballësh në 🇸🇦 Jeddah 🤯 Barcelona fiton 🏆 Superkupën e Spanjës 🇪🇸 duke shkatërruar Real Madrid, triumfi i dytë radhazi i 🔵🔴 në El Clásico, ndeshje zyrtare, me 9 gola në total ndaj “Galaktikëve”.

Burri thirri shokun e tij dhe i tha: Kam nevojë për para, nëna ime është e sëmurë, nuk kam para për ilaçe; - miku i tij ...
13/01/2025

Burri thirri shokun e tij dhe i tha: Kam nevojë për para, nëna ime është e sëmurë, nuk kam para për ilaçe; - miku i tij u përgjigj: "Në rregull, miku im i dashur do të të telefonoj sonte"
Burri më vonë i telefonoi atij shokut, por telefoni i këtij shoku ishte i fikur. U përpoq të telefononte vazhdimisht, derisa hoqi dorë, dhe shkoi të kërkonte shok tjetër që mund ta ndihmonte, por nuk e gjeti... I pikëlluar dhe i zhgënjyer nga ky mik, i cili e braktisi dhe fiku telefonin kur kishte më shumë nevojë për të, erdhi në shtëpi dhe gjeti çantën e ilaçeve, pranë jastëkut ku flinte nëna e tij. E pyeti vëllain e tij se çfarë ndodhi:
“Shoku juaj erdhi për të marrë recetat dhe i solli këto ilaçe.
U largua pak më parë duke buzëqeshur. Me lot në sy, burri doli me vrap në rrugë për të gjetur shokun e tij dhe kur e gjeti, e përqafoi, e falënderoi dhe e pyeti pse e fiku telefonin?
- Shoku iu përgjigj: "Burr, s**ta telefonin tim dhe bleva ilaçe për nënën tënde".
A e kuptoni se çfarë është miqësia? Miku i vërtetë nuk i mbledh krahët dhe nuk tund kokën kur shoku i tij është në vështirësi dhe i lutet për ndihmë... Miku i vërtetë është si vëllai, si baba, si nëna.
Nëse e vlerësoni një miqësi të tillë, pëlqeni këtë postim dhe komentoni dhe ndajeni me miqtë tuaj. Le ta bëjmë këtë botë një vend më të mirë.

Kristjan Asllani ✅ i eshte pergjigjur me se miri kritikave pas finales se "Super-Kupes, ne ndeshjen e sotme ne "Serine A...
12/01/2025

Kristjan Asllani ✅ i eshte pergjigjur me se miri kritikave pas finales se "Super-Kupes, ne ndeshjen e sotme ne "Serine A". Shqiptari ka dhene nje super asist nga distanca qe eshte shnderruar ne gol. Asllani e ka nisur qe nga minuta e pare sot ne takimin Venezia-Inter, ndersa pjesa e pare eshte mbyllur 0-1, ne favor te zikalterve. Forca Kampion...

“Mora familjen dhe u largova natën, babai donte të na vriste”, Gjesti përlot shqiptarët! Rrëfimi më i dhimbshëm në Big B...
12/01/2025

“Mora familjen dhe u largova natën, babai donte të na vriste”, Gjesti përlot shqiptarët! Rrëfimi më i dhimbshëm në Big Brother VIP.
Gjesti, këngëtari nga Kosova është kthyer në fenomen pas përjashtimit padrejtësisht nga Big Brother VIP Kosova dhe futjes pas 24 orësh në BBVA.

Por edhe pse u eleminua nga Big Brother VIP Kosova, produksioni ka vendosur të publikojë rrëfimin e Gjestit si quhet ndryshe “linjën e jetës”.

Ai ka folur për fëmijërinë e vështirë në fshat, varfërinë ekstreme, problemet me babin dhe sherret në familje, si dhe vjedhjen e 100 mijë eurove dhe kanalin e Youtubit me milione klikime nga ish-menaxheti.

Histroria e Gjestit është ndër më të trishtat dhe të dhimbshmet që kemi dëgjuar deri sot në formatet si Big Brother Vip.

“Në moshën 18-vjeçare i kam shkrujt çdo kujt, askush nuk më ka ndihmuar. Edhe e kam parë që duhet ta bëj vetë. Vendosa të largohesha nga katundi im, pa i treguar prindërve që nuk ju kam folur për dy vite.

Ika në Prishtinë, ika vetë, e kam s**tur një telefon, u nisa për me arrit ato që dua unë. Babi nuk kishte mundësi mem ndihmu. Kam kalu shumë sene, kam flejt rrugve, s’kam pasur as të ha as të pi. Ka qenë shumë e vështirë.”

Ai ka folur hapur për periudhën e tij të vështirë në shkollë, ku nuk kishte pasur rezultate të mira, duke përsëritur klasën e tetë dhe duke e lënë shkollën pas klasës së 10. Megjithatë, ai theksoi se gjithmonë kishte pasur pasion për muzikën dhe ky ka qenë fokusi i tij kryesor.”

Gjesti tregon se ka bërë shumë gjëra që e kanë zhgënjyer dhe lënduar familjen e tij, ndërsa shpjegon se ka qenë i bullizuar dhe shpesh është quajtur gay nga njerëzit.

“Ti je gay, trupin si e ke, si kërcen ti, drogaxhi” të gjitha këto mi kanë thënë, por mua nuk më ndikojnë këto sepse e di vetën si jam, nuk prekem.

Gjithmonë e kam pas mendjen në muzikë dhe e kam ditur që shumë mirë do ta bëjë. Rruga më ka mësuar shumë gjëra që mos me qenë njeri i keq, mos me s**t shoqërinë, që s’bën me vjedh, mos me u rreh”.

“Kam bërë gjëra të këqija të tepruara, të kqija që e kam idhnuar familjen, deri në moshën 17 vjeçare, kam pirë hashash”.

Ai ka folur për raportin e tij me babain, kështu duke treguar se iu kishin bërë magji të zezë atyre si familje.

”Me babin nuk e kam pas një raport shumë të mirë, ai ka menu shumë sene të këqija për mu, ka ndodh dikush edhe kanë tentu me na bo keq. Me këto magjia e me këto s’di çka janë, kush ka shpirt me i bo ato sene nuk e di. Mu s’mdojke babi, babi se dojke mamin, mami s’e dojke motrën, motra s’e dojke babin. Krejt pati shku familja lomsh, kem t’u dashtë me u myt familja mes veti.

Ka nisë gradualisht, dikun për ni vit. Babit, ushqim kur i bijsha, në shpi që iu ndihmojsha, i gjujke krejt jasht, s’du me t’pëa me sy, për mu u kanë shumë e randë. E pata mar një kerr të ish-menaxherit, pata shku në katun temin, e pata mar pak familjen me e largu pak prej babit, se o kanë në gjendje shumë të keqe thojsha mos po qohet e myt najkon, se ke përnim shumë gjendje e randë. Edhe e mbaj mend kur na ka pas ndjek mas kerrit. Me na pas nxanë e di që kish mujtë me bo diçka çka s’duhet. Por fati që e gjetëm atë send mrena n’shpi…”,

Deni Selimllari, djali ish miss-it Valbona Selimllari, ka rënë në prangat e policisë.Arrestimi i të riut është bërë në Q...
12/01/2025

Deni Selimllari, djali ish miss-it Valbona Selimllari, ka rënë në prangat e policisë.

Arrestimi i të riut është bërë në Qerret të Kavajës.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se i riu ishte denoncuar pasi dyshohej se bashkë me persona të tjerë kishin vjedhur një orë. Por pas kontrollit në banesë, atij i është gjetur një sasi kanabisi.

I riu është i dashuri i modeles Gloria Meshi.

Fabrika e qelqit në qytetin e Kavajës  e ndertuar në vitin 1970 , tashmë i përket vetëm historisë së qytetit!
11/01/2025

Fabrika e qelqit në qytetin e Kavajës e ndertuar në vitin 1970 , tashmë i përket vetëm historisë së qytetit!

10/01/2025
Kavajë, 1980. Ndërrmarja e qilimave (reparti i tapeteve, sixhadeve dhe qilimave! )Vajzat duartë arta Kavajase duke end q...
10/01/2025

Kavajë, 1980.

Ndërrmarja e qilimave (reparti i tapeteve, sixhadeve dhe qilimave! )Vajzat duartë arta Kavajase duke end qilimat.

Një biznesmen shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali.Raportohet se bëhet fjalë për 52-vjeçarin Artan Kaja, trupi i...
09/01/2025

Një biznesmen shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali.

Raportohet se bëhet fjalë për 52-vjeçarin Artan Kaja, trupi i të cilit është gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën dhe fillimisht u dyshua për "vdekje natyrale" për shkak të një sëmundjeje, ndërsa pasditen e sotme policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet si autor i vrasjes.

Arma e krimit ende nuk është gjetur nga policia, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga gruaja e tij.

Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e vrasjes së sipërmarrësit 52-vjeçar, i cili ishte pronar i një kompanie paletash në vendin fqinj.

Produktet e qeramikës janë ndër më të hershmit në rajon. Punëtoria e parë e artit për prodhimin e qeramikës u hap në vit...
09/01/2025

Produktet e qeramikës janë ndër më të hershmit në rajon. Punëtoria e parë e artit për prodhimin e qeramikës u hap në vitin 1936. Si një qytet me një traditë në përpunimin e argjilës dhe prodhimeve të tij, themeluesit e qeramikës ishin vërtet të prirur për teknologjinë e prodhimit nga përzgjedhja e lëndës së parë (balta), përgatitjen e pulpës dhe deri në pjekjen në "kumi" (furra për pjekjen e balta). Ndërmjet artizanëve themelues të qeramikës në Kavajë duhet të përmenden Petro Axha, Kristo Baci, Pet Loli, Kozma Tirana, Ristan Nani, Mihal dhe Aleks Sollaku, Sil Dunga, Ilia Sofa dhe Konstandin Filja (i cili themeloi kompaninë e parë për këtë arsye ), të cilët e përhapën veprimtarinë e tyre përtej Kavajës, në Lushnjë, Fier, Durrës, Krujë etj. Më vonë artizanët e tjerë hapën punëtoritë e tyre në kohën e pushtimit italian dhe Jorgji Reseli dhe Osman Dollia ndërtuan (aty ku sot eshte restoranti “poçeria vjeter”) dhe mbajten aktivitetin e tyre deri në vitin 1947.
Në vitin 1948 u krijua ne Kavaje nderrmarja e qeramikës , ku gjithçka u shtetezua. Megjithatë, tradita e prodhimit të qeramikës u ruajt dhe me zhvillimin e teknologjisë së saj u zgjerua gama dhe shkalla e prodhimit (dekorime, vazo dhe pllaka). Pas viteve '90 gjithçka u ndërpre dhe punëtorët e qeramikës ashtu si shumë qytetarë të tjerë shqiptarë gjetën mundësinë për një jetë më të mirë në emigracion duke e lënë objektin në dispozicion për privatizim.

I jashtëzakonshmi, Lamine Yamal realizon gol të bukur në gjysmëfinalen e Superkupës
09/01/2025

I jashtëzakonshmi, Lamine Yamal realizon gol të bukur në gjysmëfinalen e Superkupës

Në librin e saj të kujtimeve ajo shkruante:..Kur isha e vogël mendoja që shtëpia e babait ishte edhe shtëpia ime, për më...
09/01/2025

Në librin e saj të kujtimeve ajo shkruante:..Kur isha e vogël mendoja që shtëpia e babait ishte edhe shtëpia ime, për më tepër kur më pyeste dikush se ku e kam shtëpinë, ia bëja me gisht nga shtëpia e babait.

Por, kur u rrita më treguan se kjo nuk është shtëpia ime. Shtëpia jote është te burri yt.
"Bijë, vajza është e derës huaj", më ngushëllonte nëna ime!
Por unë nuk e besoja, thoja se e ka vetëm për të më qetësuar; se shtëpia e babit do të jetë gjithmonë edhe e imja dhe ia plasja vajit!

Kur shkova te burri, jetonim të gjithë bashkë dhe për disa vite ende zemra më qëndronte te shtëpia e babait por kur u "ndamë" dhe secili kunat shkoi në shtëpinë e tij, burri më puthi në ballë dhe më tha: "Grua e dashur, kjo është shtëpia e jonë dhe e bijëve tanë, e gëzofshim!"
I besova buzëve të tij dhe sinqeritetit të tij, sepse asnjëherë nuk më kishte gënjyer, për këtë e shkriva tërë trupin tim duke e mirëmbajtë shtëpinë time.

Kaloi një kohë dhe më vdiq burri e fëmijët u rritën e u bën për martesë. "Shtëpia ime" e vogël, por që e ngroha me shpirtin tim gjithë këto vite, nuk e donte më askush dhe një ditë bijtë e mi vendosën ta prishin "shtëpinë time" dhe më premtuan se do të ma ndërtojnë një shtëpi më të re, më të bukur dhe më të madhe! Më rrodhën lotët nga zemra ashtu si dikur kur u ndava nga shtëpia e babait!

U ndërtua "shtëpia ime" e re, ma caktuan dhomën më të vogël, aty ku më shumë loznin nipërit e mbesat se sa që rrija unë!
Por në shtëpinë time të re, tani më, nuk guxoja të flisja, nuk kisha të drejtë të këshilloja e as të propozoja! Më dukej vetja si një "cung i vjetër" në shtëpi të re, dhe ashtu isha. Çdo gjë në këtë shtëpi ishte e re, edhe gozhdat ishin më të reja se unë!

Derisa një ditë djali më tha:
-"Nënë, do të dërgoj sot në një shtëpi të re!"
Sapo e dëgjova këtë fjali, e kuptova se as kjo shtëpi nuk qenka e imja!

Dhe më solli këtu në "shtëpi të pleqëve" në shtëpi të atyre që kurrë n'jetën e tyre s'kanë pasur shtëpi!

Por nipi kur më vizitoi për herë të fundit më bëri me lot kur më tha në vesh:
-"Gjyshe, kur të rritem unë, do ta ndërtoj një shtëpi, ajo do të jetë shtëpia ime dhe shtëpia jote"

E përqafova fort atë dhe i thashë:
-"Biri im, të pastë gjyshja ty, se gjyshja në këtë dynja kurrë s'ka pas shtëpi, por do Zoti më jep një shtëpi në botën tjetër, e do ta lus Zotin që të na bashkojë aty, aty ku asnjëherë nuk do t'ketë ndarje e lot."

👉Nga jeta e një nëne, ku dallgët e jetës e hodhën nga një vuajtje në tjetrën!😪

Një brohoritje për admiruesit e mi më të rinj kryesorë! 💎 Lirim Mirela Balliu, Tonin Nikolli, Rudina Shpuza, Begzat Bash...
08/01/2025

Një brohoritje për admiruesit e mi më të rinj kryesorë! 💎 Lirim Mirela Balliu, Tonin Nikolli, Rudina Shpuza, Begzat Bashmeta, Albert Peqini, Zamir Derjaj, Egli Kaja, Mira Lami, Artan Lecini, Isuf Dedej, Idajet Tufa, Roland Arapi, Ylli Kazazi, Edi Goga, Giorgio Giorgis, Dyshe Xhahysa, Ardiana Sejdinii, Alba Vogli Topojani, Adriatik Vrapi, Endri Noka, Shpresa Parllaku Rrena, Astrit Duqja, Agron Kollcaku, Altin Hoxha, Seljan Sili, Durim Jaupi, Mude Gjuzi, Salvatore Dalipi, Neri Dimni, Ramazan Rexhepi, Fatmira Gj, Asllan Tufa, Leda C**a Byku, Arben Xhafa, Bike Murati, Namir Telaku, Dylbere Hamati, Gentian Metani, Xh Ber, Nexhmije Sheme, Bike Murati, Ogert Cela, Rudy Huqi, Blerim Krasniqi, Xhevdet Mekshi, Greca Gezim, Lus Tairi, Aqim Zeqiri, Kimi Bushi, Familja Kokoti

Ish-banori i shtëpisë së Big Brother Vip Albania, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe si Zebërvoki, ka folur për rru...
08/01/2025

Ish-banori i shtëpisë së Big Brother Vip Albania, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe si Zebërvoki, ka folur për rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme. Ai u eleminua nga shtëpia e BBV4 të shtunën, pas 13 ditësh pjesë e lojës.
I pyetur “A fiton më shumë nga puna si polic, apo në rrjetet sociale dhe filma”, Marius u përgjigj: “Nga puna si polic normal, se kemi rrogë shumë të mirë, 650 mijë lekë. Sigurisht që ishte ironi. Nëse ka diçka që më mban këtu është pasioni im për punën. E kam lobuar në shumë situata në shtëpi se çfarë vështirësie ka ky profesion. Rroga nuk del as për karburant dhe cigare. Unë jam familjar, jam unë dhe partnerja ime që punojmë, nëna dhe babai jo.. Nëse do kisha ngelur tek rroga e policisë s’do haja dot bukë”.

Milan ka fituar Superkupën e Italisë, pasi mposhti rivalët e përjetshëm të Inter me rezultatin 3-2 në një derbi spektako...
07/01/2025

Milan ka fituar Superkupën e Italisë, pasi mposhti rivalët e përjetshëm të Inter me rezultatin 3-2 në një derbi spektakolar.

Inter e mbylli në avantazh pjesën e parë me një gol të shënuar në minutën e fundit nga Taremi, ndërsa dyfishoi rezultatin në nisje të pjesës së dytë me anë të Lautaro Martinez.

Lajm i keq për 'zikaltërit' ishte dëmtimi i Çalhanoglu në minutën e 35-të, i cili u zëvendësua nga mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani.

I gjendur përballë një disavantazhi të tillë, Milan nuk u dorëzua por arriti të përmbysë rezultatin e ndeshjes.

Theo Hernandez hapi serinë e golave për të besuarit e Sérgio Conceição, ku me anë të një goditje dënimi të realizuar në mënyrë perfekte, e dërgoi topin në rrjetë tokazi në minutën e 52-të.

Përmbysja e madhe erdhi pas golave të Pulisic në minutën e 80-të dhe Abraham në minutën e 93-të, duke i dhënë 'kuqezinjve' trofeun prestigjoz.

Derbi i Madoninës u zhvillua në stadiumin "Al-Awwal Park" të Riad në Arabinë Saudite.

Amon mer sa i omel qi osh gjith llafe t’bukra
07/01/2025

Amon mer sa i omel qi osh gjith llafe t’bukra

Lautaro Martinez i pandalshëm 🔥🔥HT - Inter 1:0 Milan ⚽️
06/01/2025

Lautaro Martinez i pandalshëm 🔥🔥

HT - Inter 1:0 Milan ⚽️

Address

Kavajë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kavaja Info posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share