Lulishtet e Dijes"

Lulishtet e Dijes" Qëndra "Lulishtet e Dijes" Edukim/Formim dhe zhvillim të femrës, si bazë e ndërtimit të shoq?

15/10/2020
15/10/2020
08/11/2018
08/11/2018

Nëse karakteri të ndihmon ta ruash qetësinë dhe gjakftohtësisë, atëherë dije se të është dhuruar një cilësi dhe tipar që e do Allahu Teala dhe i dërguari i Tij alejhi selam.
Nëse është e kundërta, dije se dituria fitohet duke studiuar, ndersa maturia dhe durimi duke i ushtruar!

08/11/2018

Shpesh herë kam shijuar shijen e hidhur të sulmeve dhe trajtimit të keq, gjë të cilën mendoja që nuk e meritoja. Por më vonë, pas kushedi sa vitesh, zbulova se ato kishin kontribuar në formimin e personalitetit tim të pavarur. Ato e kishin pasuruar përvojën time dhe më kishin ushtruar të jem i duruar dhe i matur, duke i kapërcyer kështu problemet, falur të tjerët dhe duke mbytur zërin e egos.
Përveç qetësisë, gjakftohtësisë dhe maturisë nuk kishte vend për reagime të tjera.
Kuptova se shigjetat që i hidhen njeriut, nëse nuk i prekin trupin dhe ta dëmtojnë, personalitetit të tij i vijnë anash. _Selman Aude_

Shejh Albanit i bëhet pyetja se cili është gjykimi i Islamit rreth bojkotit të një muslimani nga një musliman tjetër ?Sh...
28/10/2018

Shejh Albanit i bëhet pyetja se cili është gjykimi i Islamit rreth bojkotit të një muslimani nga një musliman tjetër ?
Shejhu thotë që kemi dy lloje të bojkotit , i pari është bojkotimi për ndonjë qështje të kësaj bote qoftë materiale apo tjetër dhe ky lloj bojkoti është i ndaluar në Islam dhe nuk bën të zgjatë më shumë se tri ditë siç ka ardhur edhe në hadith , ndërsa lloji tjetër i bojkotit është ai që bëhet nën parimin sheriatik të dashurisë dhe urrejtjes për hirë të Allahu që bëhet me qëllim të edukimit dhe kthimin në rrugën e drejtë të një vëllau musliman e më pas Shejh Albani përmend bojkotin që Pejgamberi alejhi selatu ue selam ja bëri sahabiut Kab ibn Maliku(Allahu qoftë i kënaqur më të) për shkak se ai nuk mori pjesë në luftën e Tebukut pa ndonjë arsye sheriatike , me pas Shejh Albani sqaron qështjen e bojkotit për hirë te Allahtu dhe nën parimin e dashurisë dhe urrejtjes për hirë të Allahut dhe thotë :
"Qështja është se ky lloj bojkoti( I Pejgamberit sal-Allahu alejhi ue selam karshi Kab Ibn Malikut) është i lejuar dhe vjen nën parimin e dashurisë dhe urrejtjes për hirë të Allahut , por fatkeqësisht kjo gjë(ky lloj bojkoti) i takon të kaluarës , janë shumë shumë të rralla rastet ku mund të gjesh dikë(ndonjë musliman) që e bojkoton një musliman sepse ai ka devijuar nga rruga e drejtë.Por ai e bojkoton për diqka materiale(gjëra materiale) që disa i përmendem më herët.
Përsoni që e bojkoton dikë për hirë të Allahut shpërblehet dhe nuk është mëkatar dhe ky lloj i ndërpremjeve(bojkoteve) është ai qfare kemi nevojë ditët e sotme.
Sa i përket ndërprerjes(bojkotit) rreth qështjeve të kësaj bote atëherë është i ndaluar përveçse për tri ditë vetëm , e nëse shkon më shumë është i ndaluar dhe qështja është siç ka thënë Muhamedi (sal-Allahu alejhi ue selam) : " Më i miri nga të dytë(të prishurit në mesvete) është ai i cili e përshendet i pari vëllaun e tij me selam..."

Burimi dhe Tema e plotë:http://www.youtube.com/watch?v=3m3a7bSO-dw
Përgaditi dhe përktheu nga anglishtja Blendor Malaj

Silsilatul-huda wan-Noor Tape 95 Boycotting and Its Types Sheikh Muhammad Naasir-ud-Deen al-Albaani rahimahullah You can download more of Sheikh al-Albaani's...

26/10/2018

Shumica e njerëzve e duan njeriun e mirë, por e urrejnë *përmirësuesin*!
Njerëzit e duan njeriun e mirë, por bëhen armiq me ata që duan t'i ndryshojnë gjërat për mirë.
Banorët e Mekës e donin Muhamedin (alejhi salatu ue selam), para se ai të dërgohej si profet, sepse ishte njeri i mirë, por kur Allahu e bëri Profet dhe ai u kthye në *përmirësues*, ata u *armiqësuan* me të dhe thanë se ishte magjistar, gënjeshtar dhe i çmendur!
Shkaku i mospranimit të përmirësuesit, është se ai përplaset me shkëmbin e tekave dhe pasioneve të njerëzve.
Njerëzit e dijes thonë:
Një *përmirësues* i vetëm është më i dashur tek Allahu, sesa 1000 njerëz të mirë, sepse me të parin Allahu *mund të shpëtojë një popull të tërë*, ndërsa një njeri i mirë mjafton për të shpëtuar vetëm veten e tij.
Allahu i Lartësuar thotë:
*"Zoti yt nuk e shkatërron një vendbanim për shkak të padrejtësive, ndërkohë që banorët e saj janë përmirësues."* dhe nuk tha: "janë njerëz të mirë".

Perkth: Hoxhe Justinian Topulli

24/07/2018

"Friksoju gjuhes tënde më shumë se sa i friksohesh bishës së egër e cila ka mundësi të të afrohet.
Nëse mbytesh prej bishave të egra, duke qënë besimtar, shpërblehesh me xhennet. Ndërsa nëse mbytesh prej bishës tënde (gjuhes) denohesh me xhehenem. Ruaju nga te folurit e pamenduar sepse viktime te parë ka pronarin e saj! (Harith El- Muhasibi)
_*"Lulishtet e Dijes"*_

24/07/2018

Thotë ibn kajim El xheuzije rahimehullah:
" Ai i cili ndikon në shoqëri duhet te kete 5 veçori:
1-Të jetë i mençur (të posedojë urtesi).
2- Të ketë sjellje të mirë (moral të lartë).
3- Mos të jetë mëkatar
4- Mos të jetë bidatçi
5- Mos të lakmojë pas dunjasë.

Mendja është kapital ndaj nuk mund ti lejosh vetes të shoqerohesh me mendjelehtet, te cilet edhe mund te deshirojne dobi, por ne fund tetë dëmtojne rëndë.
Sjellja e mire është domosdoshmëri sepse të ndikon në mënyre të drejtpërdrejte.
Mekatari i haptë nuk i friksohet Allahut dhe ata që nuk i frikesohen Atij, nuk ka siguri nga mashtrimet e tyre.
Shoqerimi me bidatçiun na frikeson nga pasimi ( ndjeja pa e kuptuar) e risisë së tij.
Ndersa prej atij që e lakmon dunjane besimtari e ka obligim te largohet, sepse këta jane sh.të lidhur me materialen, kjo nuk le vend per shoqerimin me shpetuesit.
Ata që synojne ahiretin, padyshim që edhe dunjane e konsiderojne mjet per fitimin e ahiretit!
Umeri (radiAllahu anhu) ka thene: " Mos u shoqëro me mëkatarin, sepse prej tij do te mesosh se si te mekatosh" " _Lulishtet e Dijes"_

17/07/2018
09/05/2018

Një burrë shkoi tek i dërguari i Allahut (alejhi selam) dhe i tha: “O i dërguari i Allahut! Më trego diçka nga dini (feja), që mos kem nevojë të pyes tjetër kënd!” Profeti (alejhi selam) iu përgjigj: “Thuaj: Amentu bilahi “Kam besuar në Zotin” mandej ndiq rrugën e Tij të drejtë.” Më pas këtë, Profeti alejhi selam e pasoi me ajetin: “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” (En’am, 153)

Të ndjekësh rrugën e drejtë të Zotit, nuk është e lehtë. Ajo kërkon vullnet të fortë dhe vëmendje të përqendruar. Bëje këtë gjatë muajit të Ramazanit, merr vendim që të:

▶Ndjekësh rrugën e drejtë të Zotit dhe mos u lëkund.

▶Merr vendim që do të ndjekësh rrugë të drejtë në çdo aspekt të jetës.

▶️Merr vendim se do të ndjekësh rrugën e drejtë në namaz, në fitimin e pasurisë, në lidhjet bashkëshortore, larg tradhtisë e mashtrimit.

▶️Merr vendim që do të ndjekësh rrugën e drejtë në marrëdhëniet me të tjerët!

▶️Merr vendim që do të ndjekësh rrugën e drejtë në përzgjedhjen e shoqërisë!
etj... #"lulishtet_e_dijes" #

Allahu i Lartësuar thotë: “Unë jam pranë robit Tim, kur ai mendon për Mua, dhe unë jam me të kur më përmend Mua, nëse më...
07/05/2018

Allahu i Lartësuar thotë:
“Unë jam pranë robit Tim, kur ai mendon për Mua, dhe unë jam me të kur më përmend Mua, nëse më përmend Mua në vetvete, Unë do ta përmend në qënien Time, dhe nëse më përmend Mua në një grup, Unë do ta përmend atë në një grup më të mirë se ai që më përmendi Mua, nëse kthehet për tek Unë një pëllëmbë, Unë do ti kthehem atij një pash, dhe nëse kthehet tek Unë duke ecur, Unë do të shkoj tek ai duke nxituar.”
(Buhariu dhe Muslimi)

07/05/2018

Një ditë, Umer ibnul Hatabi (radiAllahu anhu) i tha Profetit (alejhi selam): “Je thinjur, o i dërguari i Allahut.” Ai ia ktheu: “Më ka thinjur surja Hud dhe simotrat e saj.” Umeri e pyeti: “Përse, o i dërguari i Allahut?!” Profeti (alejhiselam ) u përgjigj: “Në këtë sure, gjendet një ajet që më ka thinjur dhe ky ajet është: “Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar"

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, nuk pl...
23/04/2018

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, nuk plotësoi agjërimin e ndonjë muaji përveç muajit të Ramazanit dhe as nuk e kam parë gjatë ndonjë muaji të agjërojë më tepër sesa gjatë muajit Shaban.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

14/04/2018

Zoti i ndihmoftë të gjithë hallexhinjve, i'a lehtësoftë gjëndjen!

Address

Kavajë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lulishtet e Dijes" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Category