Nyje

Nyje Nyje.al është gazeta elektronike e Kamzës, nismë e ndërmarrë nga aktivistët e Grupit ATA.

13/02/2025

Episodi i dytë i serisë së bisedave të titulluar “Histori shtëpish nga qyteti i kontestuar” na njeh me Alketën, me origjinë nga Tropoja që jeton në Bathore prej 25 vitesh. Me intuitë e vullnet të pazakontë, me dije të përftuar në marrëdhënie tepër te gjallë me jetën dhe të tjerët, dhe ndjeshmerinë e marrë prej nanës së saj, nisim bisedën duke na treguar për jetën në lëvizje, prej ku ka lindë në Nikaj Mërtur, vitet e tranzicionit në Laprakë dhe deri në vendosjen në Bathore në vitin 2000.
Kjo seri rrëfimesh mëton të hetojë historinë urbane të Kamzës përmes kujtesës së banorëve që e kanë ndërtuar dhe jetuar këtë vend. Përkundrejt një historie që tregohet nga të tjerë, që gjykojnë të ardhurin e Kamzës vetëm në terma të okupimit dhe të jashtëligjshmes, zërat narratorë, kryesisht gra, na flasin për një histori tjetërlloj, që mbart në vetvete procese bashkëndërtimi e vetëndërtimi të lagjeve, rrugëve e shtëpive, shumë të ngjashme me procese historike të ndërtimit të qyteteve në vende të ndryshme, përtej Shqipërisë dhe rajonit. Kjo është biseda e dytë realizuar në sajë të projektit mediatik “Histori shtëpish nga qyteti i kontestuar”, një prodhim i gazetës komunitare Nyje.al, i përkrahur nga British Council.

Ndiqeni në:
Web: https://nyje.al/radio/
Spotify: https://open.spotify.com/episode/5uYNGghpPbL3BajZwzO4ra

    solidaritet me SPAKNë vazhdën e ndodhive të fundit që lidhen me arrestimin e Erion Veliajt dhe deklaratave kërcënues...
13/02/2025

solidaritet me SPAK

Në vazhdën e ndodhive të fundit që lidhen me arrestimin e Erion Veliajt dhe deklaratave kërcënuese dhe intimiduese ndaj SPAK dhe prokurorëve nga Edi Rama dhe simpantizantë të Partisë Socialiste, qytetarë, aktivistë dhe subjekte partiake u mblodhën sot përpara Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion në shenjë solidariteti. Ata shprehën mirënjohje për punën e deritanishme duke falenderuar SPAK për rikthimin e besimit të drejtësia. Përfaqësuesit e partisë Shqipëria Bëhet dhe Nismës Thurje deklaruan se janë në mbështetje të plotë të prokurorëve dhe e inkurajojnë atë që të vazhdojë punën e saj të pavarur për drejtësi dhe që nuk do të lihen vetëm në këtë proces kaq të rëndësishëm për demokracinë e vendit.

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për korrupsion dhe pastrim parash, gjendja politike në Shq...
13/02/2025

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për korrupsion dhe pastrim parash, gjendja politike në Shqipëri është tensionuar ndjeshëm. Subjektet e partive të reja kanë reaguar me protesta, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministri Edi Rama, të cilin e konsiderojnë përgjegjësin kryesor për situatën e krijuar dhe për transformimin e qeverisë në një sistem të mbushur me krim dhe korrupsion.

Protesta e radhës u organizua nga “Lëvizja Bashkë”, e cila mbajti një manifestim ku aktivistët dhe mbështetësit e saj kërkuan me zë të lartë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Ata artikuluan shqetësimet e tyre, duke theksuar se vendi i tij është në burg për veprat e tij kriminale dhe për nivelin e lartë të korrupsionit që ka prekur institucione në vend.

Lexoni më tej në lidhjen e mëposhtme⤵️

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për korrupsion dhe pastrim parash, gjendja politike në Shqipëri është tensionuar ndjeshëm. Subjektet e partive të reja kanë reaguar me protesta, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministri Edi Rama, të cilin e konsiderojnë për...

  Ish-minatorë dhe pensionistë u mblodhën sot para parlamentit për të kërkuar miratimin e statusit të minatorit për të c...
13/02/2025


Ish-minatorë dhe pensionistë u mblodhën sot para parlamentit për të kërkuar miratimin e statusit të minatorit për të cilin po protestojnë prej tashmë një viti e gjysëm. Ata kanë akuzuar kryeministrin dhe deputetët se po tallen me vitet e tyre të punës dhe mundin e dhënë për vendin e tyre. Gjatë hyrjes së deputetëve në parlament në seancën e sotme, ata iu janë drejtuar duke iu kërkuar të votojnë për statusin e tyre. Ata premtuan se do ta vazhdojnë kauzën e nisur deri sa t'u përmbushen kërkesat.

 Ka filluar protesta e Lëvizjes “Bashkë” përpara kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Prej ditësh aktiv...
12/02/2025


Ka filluar protesta e Lëvizjes “Bashkë” përpara kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Prej ditësh aktivistët e këtij subjekti politik kanë renditur të gjitha shkeljet dhe denoncimet publike të bera në kohë kundër Erion Veliajt dhe janë shprehur se dorëheqja e Ramës duhet të jetë e menjëhershme.

Masa e sigurisë arrest me burg për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për akuza korrupsioni në bashkëpunim dhe p...
12/02/2025

Masa e sigurisë arrest me burg për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për akuza korrupsioni në bashkëpunim dhe pastrim parash, ka sjellë një seri reagimesh të forta nga qytetarët dhe partitë opozitare në vend. Shumë qytetarë dhe grupe të shoqërisë civile e shohin këtë ngjarje si një fillim të zbatimit të drejtësisë, duke besuar se kjo mund të sjellë fundin e pandëshkueshmërisë së njerëzve të veshur me pushtet dhe që abuzojnë me pozitat e tyre.

Reagime të menjëhershme ka pasur edhe nga subjektet e reja opozitare të cilat po të njëjtën ditë të arrestimit të Veliajtnjoftuan mbajtjen e protestave, me kërkesën kryesore që kryeministri i vendit Edi Rama të dorëhiqej. Protesta e ditës së djeshme u organizua nga partia “Shqipëria Bëhet”, drejtuar nga Adriatik Lapaj bashkë me partinë “Nisma Thurje” drejtuar nga Endrit Shabani. Ajo u mbajt para Kryeministrisë, ku Lapaj dhe Shabani së bashku me anëtarët dhe simpatizantët e partive të tyre kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama. Kjo lëvizje është parë si një tentativë për të kërkuar përgjegjësi për dështimet dhe abuzimet që kanë ndodhur në nivel qeveritar, duke e lidhur arrestimin e Veliajt me hallkën e një zinxhiri korrupsionesh më të madha në administratën Rama.

Lexoni më tej në lidhjen e mëposhtme⤵️

Masa e sigurisë arrest me burg për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për akuza korrupsioni në bashkëpunim dhe pastrim parash, ka sjellë një seri reagimesh të forta nga qytetarët dhe partitë opozitare në vend. Shumë qytetarë dhe grupe të shoqërisë civile e shohin këtë ngj...

 Partia Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje protestuan sot përpara Kryeministrisë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Ve...
11/02/2025


Partia Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje protestuan sot përpara Kryeministrisë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e djeshme. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës dhe denoncuan degradimin e qeverisjes së bashkisë Tiranë nën udhëheqjen e Erion Veliajt.

05/02/2025

"Shqipja" është një film-ese përmes së cilit rrëfehet historia e shtëpisë së personazhit me të njëjtin emër, ndërtuar në fundin e viteve '90 në Kamëz. Imazhet e së tashmes pothuaj të palëvizshme dhe zhurmat e ndërtimeve të pallateve rreth e rrotull sa i japin jetë edhe e mbysin zërin e Shqipes teksa ajo tregon për ardhjen, ndërtimin, emigrimin e fëmijëve dhe punën për ta kthyer shtëpinë në hapësirë të rehatshme. Kjo rehati prishet nga ofertat për dorëzimin e shtëpisë dhe truallit për ndërtimin e një pallati. Me përballjen e parë me funksionarë të tiranizimit të qytetit nis ky film -ese i shkurtër i zhanrit të kinemasë së fragmentume.

Ndiqeni duke klikuar në këtë lidhje https://youtu.be/SP2JwrDg4mo?feature=shared

Këndvështrim | Genc ShehuPërse me tezën e Ukshin Hotit sot, pikërisht sot? Do mund të përmendeshin shumë mirë një sërë a...
03/02/2025

Këndvështrim | Genc Shehu

Përse me tezën e Ukshin Hotit sot, pikërisht sot? Do mund të përmendeshin shumë mirë një sërë arsyesh. Por nuk dua të përmend e të merrem as me zhvillimet politike globale; as me “kohët interesante” në kuptimin e shprehjes që mendohet se është kineze; as me risitë e rizgjedhjes së D. J. Trump si president i ShBA-së – e me heqjet e fondeve ndaj ministrive e SPAK-ut; as me implikimet sa i përket BE-së sidomos në aspektin e sigurisë ushtarake e tjetërsoj; as me zhvillimet gjeopolitike rajonale, përfshi këtu protestat në Serbi kundër korrupsionit dhe Vuçiçit; as me faktin që ka zgjedhje të përgjithshme parlamentare në të dyja republikat shqiptare së afërmi; as me faktin që prospekti i integrimit në BE është pikë kyçe e strategjisë së partisë mbizotëruese në Shqipëri – me idenë që mundësisht deri në 2028-n, pra muaj përpara zgjedhjeve të radhës të rregullta të 2029-s, në të cilat pritet të rifitojë po ajo Parti Socialiste.

Ajo që do doja të vija në pah përpara fillimit të artikulimit të analizës vijuese është thjesht të rikujtoja se sot është përvjetori i mbylljes së punimeve të Kongresit të Lushnjës (28-31 janar 1920). Kongresi i Lushnjës për qëllim kishte kundërshtimin e copëtimit të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha dhe të krijonte një qeveri të re kombëtare pasiqë ajo e Durrësit qe e dobët dhe me ndikim nga italianët. Domethënia dhe vendimet kryesore të saj përfshinin: a) Riforcimi i pavarësisë dhe pandashmërisë së Shqipërisë duke hedhur poshtë vendimet e Konferencës së Paqes në Paris të 1919-s, e cila rrezikonte ta shpërbënte Shqipërinë e ta ndante nëpër fqinjët e saj; b) Krijimi i një qeverie të re kombëtare me në krye Sulejman Delvinën dhe kryetar të Këshillit Kombëtar Aqif Pashë Elbasanin; c) Shpërngulja e kryeqytetit në Tiranë; d) Rezistenca ndaj Italisë ku u dënua pushtimi italian duke kërkuar kësisoj largimin e tyre, çka shpuri në Luftën e Vlorës (1920).

Si rezultat i Kongresit të Lushnjës, Shqipëria shpëtoi nga ndarja dhe u fuqizua pavarësia e saj me një qeveri që doli nga vullneti kombëtar e jo nga ndërhyrjet e huaja. Me këtë rikujtesë në këtë datë simbolike, ftoj pyetësimin dhe artikulimin vijues:

Ku është Ukshin Hoti me tezën e tij?

Lexoni më tej në lidhjen e mëposhtme ⤵️

Përse me tezën e Ukshin Hotit sot, pikërisht sot? Do mund të përmendeshin shumë mirë një sërë arsyesh. Por nuk dua të përmend e të merrem as me zhvillimet politike globale; as me “kohët interesante” në kuptimin e shprehjes që mendohet se është kineze; as me risitë e rizgjedhje...

03/02/2025

Dhjetorin e vitit 2023, kur bashkë me katër studentë amerikanë po hulumtonim mbi oborret e Kamzës takuam Shqipen. Një zonjë nga Maqellara që kishte ndaluar së mbjelli perime kur djali i saj i gjashtë dhe i fundmi emigroi për në Francë. Dashamirësia e saj të fton që pashmangshmërisht ta thërrasësh Nënë Shqipja.
Duke jetuar në një lagje qëndrore të qytetit, ajo çka preferojmë ta quajmë tiranizim të Kamzës ishte dhe është një kërcënim për shtëpinë e saj. Atë mot Nënë Shqipja na tregoi që nuk dëshironte të lëvizte nga aty për t’i hapur vend ndërtimit të një pallati. Por gjithsesi, vendimin ua linte në dorë fëmijëve.

Dhjetorin që lamë pas u rikthyem te Nënë Shqipja. Ajo dhe fëmijët e saj ishin ballafaquar tashmë me ofertat për dhënien e shtëpisë dhe tokës së tyre për pallat. Fjalosja mes tyre ka anuar për nga pranimi i një prej ofertave. Ulemi në dhomën e pritjes në shtëpinë e Nënë Shqipes. Na bashkohet e bija, që për dy-tre muajt e fundit jeton me të. Nipi luan me top jashtë në oborr dhe herë pas here godet portën. Kjo ishte atmosfera që na rrethoi teksa biseduam me Nënë Shqipen, bisedë të cilën ju ftojmë ta ndiqni edhe ju duke klikuar në lidhjen e mëposhtme⤵️
https://open.spotify.com/episode/6LF5MVuhuSJlEXR9LZwNfw?si=sFz6_AauQ4WpJ7NdP5lkow

Shqipja ishte rrëfyesja e parë e serisë së podcasteve “Histori shtëpish nga qyteti i kontestuar”, një prodhim i gazetës elektronike të Kamzës, ⁠nyje.al⁠, me mbështetjen e British Council. Ky episod u përgatit nga Ronald Qema, aktivist i Grupit Ata, praktikues i medias dhe antropologjisë.

Emigrimi masiv i të rinjve shqiptarë jashtë vendit ka sjellë tkurrjen e popullsisë në Shqipëri dhe si rrjedhojë rritjen ...
23/01/2025

Emigrimi masiv i të rinjve shqiptarë jashtë vendit ka sjellë tkurrjen e popullsisë në Shqipëri dhe si rrjedhojë rritjen e kërkesës për krahë pune nga vende kryesisht të Afrikës dhe Azisë Juglindore. Kriza për punëtorë ka nxitur vitet e fundit rekrutimin e punëmarrësve nga jashtë për të plotësuar boshllëqet në tregun e punës në Shqipëri.

Rekrutimi i punëmarrësve me nënshtetësi të huaj nga kompani shqiptare është një trend i vërejtur në vitet e fundit edhe në Bashkinë e Kamzës. Nga të dhënat e mbledhura nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), për vitin 2024 janë miratuar rreth 9400 leje pune (ku përfshihen dhe të vetëpunësuarit) për shtetasit e huaj të punësuar në Shqipëri, me Tiranën (duke përfshirë dhe njësinë e Kamzës) si rajonin me 50% të numrit total të lejeve të lëshuar, duke e renditur si rajonin me numrin më të lartë të lejeve për punëtorët emigrantë.

Lexoni më tej analizën e përgatitur nga Kristina Millona në lidhjen e mëposhtme ⤵️

Emigrimi masiv i të rinjve shqiptarë jashtë vendit ka sjellë tkurrjen e popullsisë në Shqipëri dhe si rrjedhojë rritjen e kërkesës për krahë pune nga vende kryesisht të Afrikës dhe Azisë Juglindore. Kriza për punëtorë ka nxitur vitet e fundit rekrutimin e punëmarrësve nga jashtë...

  Grupimi politik i Lëvizjes Bashkë, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje, si dhe qytetarë e aktivistë protestuan sot te Min...
20/01/2025

Grupimi politik i Lëvizjes Bashkë, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje, si dhe qytetarë e aktivistë protestuan sot te Ministria e Brendshme me thirrjet për drejtësi për rastin e policit Azbi Spahiu. Protesta është thirrur të mbahet për shkak të dyshimeve të presioneve të ushtruara ndaj policit që ka tentuar vetëvrasje, një ditë pas arrestimit të djalit të biznesmenit Samir Mane.

Të ndara, për shkak të mosmarrëveshjes për radhën e fjalëve të mbajtura, të gjitha subjektet shtruan kritikën e kapjes së shtetit nga oligarkia, dhe parashtruan se mbeten të palëkundur në përpjekjet e tyre për të pasur transparencë për rastin.

Marrë shkas nga qëndrimi dhe deklarata publike intimiduese e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, protestuesit kërkuan dorëheqjen e tij dhe premtuan që do t’i vazhdojnë protestat.

 Ka filluar protesta për rastin e policit Azbi Spahiu. Protestuesit kërkojnë llogari dhe të vërtetën për tentativën e ve...
20/01/2025


Ka filluar protesta për rastin e policit Azbi Spahiu. Protestuesit kërkojnë llogari dhe të vërtetën për tentativën e vetëvrasjes së policit përpara Ministrisë së Brendshme.

Protestat për vrasjen e Martin Canit kanë qenë të njëpasnjëshme dhe kanë nxitur reagime të shumta nga prindërit dhe shoq...
18/01/2025

Protestat për vrasjen e Martin Canit kanë qenë të njëpasnjëshme dhe kanë nxitur reagime të shumta nga prindërit dhe shoqëria civile, të cilët kanë kërkuar siguri për fëmijët e tyre në ambjentet e shkollës. Dy muaj pas ngjarjes, grupi Prinderit per arsim cilesor ku bëjnë pjesë prindër, qytetarë dhe aktivistë, u mblodhën sërish këtë të shtunë për të rikujtuar rastin e Martinit. Ata mbajtën homazhe duke ndezur qirinj përpara shkollës “Fan Noli” ku ndodhi vrasja, duke shprehur edhe njëherë solidaritet për ngjarjen. Të pranishëm ishin edhe familjarët e Martin Canit, së bashku me shokun e tij të ngushtë, Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur gjatë incidentit.

Homazhet u pasuan me marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, gjatë të cilit protestuesit mbanin në duar pankarta me mesazhe për drejtësi për Martinin dhe siguri për të gjithë fëmijët e tjerë. Veç pankartave, marshimi u shoqërua dhe nga thirrjet e vazhdueshme që aktivisti Arben Kola drejtonte për të gjithë qytetarët përreth për të thyer heshtjen dhe për t’iu bashkuar protestës.

“Drejtësi për Martinin. Mos heshtni! Bashkohuni! Edukoni! Reagoni! Mos prisni që e keqja t’iu trokasë në derë!”

Lexoni më tej në lidhjen e mëposhtme⤵️

Protestat për vrasjen e Martin Canit kanë qenë të njëpasnjëshme dhe kanë nxitur reagime të shumta nga prindërit dhe shoqëria civile, të cilët kanë kërkuar siguri për fëmijët e tyre në ambjentet e shkollës. Dy muaj pas ngjarjes, grupi Prinderit per arsim cilesor ku bëjnë pjesë p...

  Dy muaj kanë kaluar nga vrasja tragjike e Martin Canit në dalje të shkollës, një ngjarje që ka tronditur jo vetëm fami...
18/01/2025

Dy muaj kanë kaluar nga vrasja tragjike e Martin Canit në dalje të shkollës, një ngjarje që ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por gjithë komunitetin. Këtë të shtunë, prindër dhe qytetarë u mblodhën sërish përpara shkollës "Fan Noli" ku mbajtën homazhe në nder të Martinit.

Të pranishëm ishin edhe familjarët e Martin Canit, së bashku me shokun e tij të ngushtë, Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur gjatë incidentit.

Homazhet u pasun me marshimin drejt Ministrisë së Arsimit ku protestuesit,me pankarta në duar, kërkuan drejtësi për Martinin dhe siguri për të gjithë fëmijët e tjerë.

Familjarët kërkojnë angazhim nga autoritetet për të siguruar masa të nevojshme që të parandalojnë ngjarje të tilla dhe për të mbrojtur çdo fëmijë në shkolla dhe në komunitete.

  Pensionistët rikthehen në protestëPrej javësh, qindra pensionistë të përkushtuar po kërkojnë nga qeveria rritje dinjit...
15/01/2025

Pensionistët rikthehen në protestë

Prej javësh, qindra pensionistë të përkushtuar po kërkojnë nga qeveria rritje dinjitoze të pensioneve. Si çdo herë tjetër edhe sot, të vendosur përpara kryeministrisë, ata përsëritën kërkesat e tyre dhe shtuan se bonuset dhe shpërblimet e fundvitit janë thjeshtë një mënyrë për t’i mashtruar. Sipas tyre, bonuset e dhëna nga qeveria janë të pavlera për aq kohë sa pjesën tjetër të vitit ata hasin çdo ditë vështirësi ekonomike të shumëta.

"Nuk hap dot televizorin se shikon këtë kryeministër që na ka bërë dhe moshën tonë të lëmë vendin nga ai. Nuk i ka ngelur gjë pa bërë, të gjitha na i ka bërë 70% e popullit që kanë ngel këtu janë nën minimumin jetik dhe ai del, ka surrat dhe të mburret për ato që ka bërë. Ka marrë në qeverinë e tij të gjithë nipërit e mbesat e komunizmit edhe po i rrrjep mirë shqiptarët.” Luçiana Xhuveli - Pensioniste

Në protestë, ishin të pranishëm edhe ish-minatorët, të cilët prej kohësh kërkojnë miratimin e statusit të tyre si minatorë. Kjo është një çështje që i ka shqetësuar ata për një kohë të gjatë, dhe kërkojnë njohjen e sakrificave të tyre në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, në mënyrë që t'i garantohen të drejtat dhe benefitet përkatëse. Pensionistët dhe ish-minatorët vazhdojnë të bashkohen për të ngritur zërin e tyre, duke shpresuar në frytet e këmbënguljes dhe rezistencës së tyre.

Organizata “Qëndresa Qytetare” ka mbajtur një qëndrim publik ditën e hënë mbi keqpërdorimin e hapësirave publike në qyte...
15/01/2025

Organizata “Qëndresa Qytetare” ka mbajtur një qëndrim publik ditën e hënë mbi keqpërdorimin e hapësirave publike në qytetin e Kamzës. Denoncimi lidhet me një aktivitet publik që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me drejtuesen politike Lindita Nikolla dhe kryetarin e bashkisë Rakip Suli, kanë zhvilluar javën e kaluar në qytet. Ata kanë shfrytëzuar hapësirën rinore dhe bibliotekën në brendësi të Pallatit të Kulturës për të promovuar nismën e PS-së " # Shqiperia2030". Në postimin e saj, Spiropali njofton praninë e Kuvendit Rinor të Kamzës, si dhe i bën jehonë çeljes së regjistrimit të diasporës, duke i ftuar në ‘bashkim’ në programin politik të PS-së.

Sipas Qëndresës Qytetare, kryetarit të bashkisë Kamëz i takonte të merrte masa për një shkelje që ndodh në një hapësirë (apartiake) të dedikuar për të rinjtë e Kamzës, por në vend të kësaj, ai e ka shpërndarë takimin në faqen e tij zyrtare të rrjetit social Facebook. Kujtojmë se më herët Rakip Suli është ndëshkuar administrativisht në dy raste, për përdorim të hapësirave publike. Në të dyja rastet, ai përdorte faqen zyrtare të Bashkisë Kamëz në rrjetin social Facebook për të rishpërndarë postime gjatë fushatës elektorale të Partisë Socialiste, duke përcjellë mesazhe partiake. Të njëjtën gjë Suli vazhdon të bëjë edhe në fushatën elektorale të këtij viti.

Lexoni më tej në lidhjen e mëposhtme⤵️

Organizata “Qëndresa Qytetare” ka mbajtur një qëndrim publik ditën e djeshme mbi keqpërdorimin e hapësirave publike në qytetin e Kamzës. Denoncimi lidhet me një aktivitet publik që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me drejtuesen politike Lindita Nikolla...

Janë bërë disa muaj që ke nisur këtë punën e re që mezi e gjete. Je lodhur duke punuar dhe të duket sikur ditët kalojnë ...
14/01/2025

Janë bërë disa muaj që ke nisur këtë punën e re që mezi e gjete. Je lodhur duke punuar dhe të duket sikur ditët kalojnë kot. T’kujtohet ajo koha e bukur e gjimnazit kur s’kishe as punë, as detyrime, madje ca ditë edhe mësim nuk bëje fare (edhe pse nuk është një shembull i mirë). T’kujtohet shoqëria që ke pasur në gjimanz. Mendon ku mund t’jenë tani? Mos kanë ndonjë punë ma t’mirë, ndonjë biznes? Shpreson t’mos t’kenë heq nga rrjetet sociale se kanë kaluar ca vite. I gjen t’gjithë me radhë. Sa bukur, ca paskan shkuar me pushime n’Londër. A thu? Shumë foto paskan aty. Mos ndoshta kan ik? S’ka mundësi. T’gjithë?

Ja që mundet, shumë kanë ikur dhe shumë po ikin. Çfarë bëjnë disa atje dhe se si jeta të shtyn në rrugë të tilla ua tregon miku im Heisenberg. Dëgjojeni në podcastin radhës të "Gjuha shkon aty ku dhemb" në lidhjen e mëposhtme ose në platformën Spotify https://open.spotify.com/episode/4nQ5UjVA8310RRHzvmHft5?si=bpK6FfyNRqyiURBdEnKlGA

EP 8 - halli n’shpi bari Janë bërë disa muaj që ke nisur këtë punën e re që mezi e gjete. Je lodhur duke punuar dhe të duket sikur ditët kalojnë kot. T'kujtohet ajo koha e bukur e gjimnazit kur s'kishe as punë, as detyrime, madje ca ditë edhe mësim nuk bëje fare (edhe pse nuk ësht....

Address

Rr. "Roma", Bulevardi "Nënë Tereza"
Kamëz
1030

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Nyje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Nyje:

Videos

Share

Category