Historia e fshatit "Darzeze e Re" ne Fier. Fshati i shperngulur nga Gramshi ne vitin 1988 nga nje vend me te njejtin emer, por te detyruar per shkak te ndertimit te hidrocentralit.
Tjetër denoncim në redaksinë tonë përsa i përket infrastrukturës rrugore në rrethin e Gramsh*t!
Video më poshtë tregon gjendjen e mjerueshme të rrugës së fshatit Kotkë, Njësia administrative Skënderbegas denoncuar nga banorë i këtij fshati, Ilir Kocia.
Ky fshat na shpjegon Iliri dikur ka patur rreth 200 banorë por me mungesën e kushteve më minimale jetike, sot ky fshat numëron veç 20 banorë. Gjithashtu edhe pse kanë kaluar 30 vite askush nuk është kujtuar të interesohet për këtë rrugë dhe këta banorë.
Banorët i bëjnë thirrje pushtetit lokal dhe atij qendror që të ndërhyet urgjintisht në këtë segment rrugor, ku të paktën të jetë e kalueshme për makinat por edhe urgjencat e ndryshme shëndetsore që mund të ndodhin!
Endriimobiliar aty ku suksesi është i garantuar!
Kjo agjensi imobiliare me vendodhjen në Elbasan vjen pranë jush më këto shërbime:
1-Sh*tje pronash!
2-Blerje!
3-Qera!
4-Konsulencë!
5-Pasuri të paluajtshme!
6-Pasuri të luajtshme!
Adresa: Elbasan, përball ASHK.
www.endrimobiliar.com
Kontakt: 0692721055 ose 0688545843.
Rruga e fshatit Lemnushë, Njësia administrative Skendërbagas ka mbi 30 vite që ndodhet në kushte të mjerueshme.
Kryeplaku fshatit Eduart Jonuzi i bën thirrje nëpërmjet kësaj video të dërguar në redaksinë tonë që të vihet "dorë" sa më parë mbi gjendjen e kësaj rruge. Fshati Lemnushë dikur ka patur rreth 28 familje por për shkak të kushteve të vështira infrastrukturore dhe ekonomike, ky fshat ka mbetur fare pak familje sot e kësaj dite.
Gjithashtu kryeplaku i fshatit i bën thirrje pushteti lokal dhe atij qendror nëse nuk merren masa të menjëhershme duhet t'i harrojnë votat e tyre.
Kujdes!!!
Qentë endacakë janë kthyer një problem shqetësues për qytetarët e Gramsh*t! Nuk mungojnë edhe rastet ku banorët e këtij qyteti kanë përfunduar në spital nga kafshimi! Duhet të merren masa urgjente parandaluese nga institucionet përkatëse përpara se të ndodhë ndonjë tragjedi! Qentë tregohen në shumë raste agresiv dhe rrinë në turma! Përveç kësaj ata janë të ekspozuar midis njerëzve dhe nuk janë të vaksinuar apo kontrolluar duke shtuar edhe rrezikun e përhapjes së ndonjë sëmundje! Bëni kujdes gjatë orëve të natës!
Gramsh/ Fshati Sarasel po braktiset. Shpopullimi ka lënë 10 familje në këtë fshat!
Skandal dhe turp!
Jo më larg se dje publikuam një familje në qytetin e Gramsh*t ku kërkonte ndihmë dhe se kishin dy muaj që i kishin ndërprerë ujin pasi nuk kishin mundësi ta paguanin!
Sot për ironi uji ka dy javë që rrjedh kot tek lagjia "Sporti 2" dhe nuk shkon njeri ta riparojë.
Ujin na e ka falë zoti por për fat të keq duhet ta paguajmë! I bëjmë thirrje Ujësjellësit Gramsh t'a rilidhin sërish ujin e pijshëm për familjen e Mustafa Hysenit dhe të riparojnë defektin!
Sociale!
Varfëria dhe mungesa e strehimit mbeten 2 nga problemet me të vështira për shoqërinë e sotme shqiptare. Ky problem ka përfshirë 7 bashkitë në qarkun e Elbasanit.
Në qytetin e Gramsh*t familja e të moshuarve Mustafa dhe Luljeta Hyseni banojnë me qera prej 20 vitesh në një barake që dikur pronari i saj e përdorte si zdrukthtari.
Çifti i të moshuarve jeton në ish poligonin e ndërtimit dhe përveç mjerimit kanë përsipër edhe mungesën e ujit të pijshëm ku ujësjellësi ua ka prerë.
LULJETA thotë se jetojnë me 40 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe ujin e pijshëm e marrin nga shtëpitë pranë në lagjen ku jetojnë. Edhe bashkëshorti Mustafai të njëjtin mendim shpreh, del për të kërkuar punë por kthehet duarbosh në shtëpi.
Rasti i kësaj familje nuk është I vetëm në Gramsh pasi në këtë rreth varfëria dhe mungesa e strehimit janë të përhershme dhe pa zgjidhje.
Një breshër i lehtë ka rënë mbasditën e sotme në Gramsh!
📖 Sabire Bardhoshi, prej më shumë se dy dekada i është përkushtuar punës së libraris, në librarinë e qytetit të Gramsh*t në sektorin privat. Mirënjohje për pasionin e saj të bukur për librin!
Ka ardhur koha që librat jashtëshkollorë të jenë një lëndë e veçant nëpër shkolla!