![Ne kete ore qe percjellim kete lajm te hidhur Gjirokastra e me gjere ka mesuar se eshte ndare nga jeta Mesuesi i Populli...](https://img3.medioq.com/063/065/1148334710630650.jpg)
13/01/2025
Ne kete ore qe percjellim kete lajm te hidhur Gjirokastra e me gjere ka mesuar se eshte ndare nga jeta Mesuesi i Popullit Tajar Kokalari.
Nga jeta e tij 88 vjecare si kujtim i pare na vjen nje ngjarje e ndodhur ne dyqanin e tij afer me xhamine e qytetit ku me 27 Nentor 1993 me nje grup intelektulesh ngriti Flamurin Kombetar por qe naten e 22 marsit 1994, Flamuri Kombetar Shqiptar u grabit.
Profesor Tajari vendosi nje flamur tjeter dhe per ruajtjen e flamurit lidhi marreveshje me policine private me nje pagese mujore per ta ruajtur.
Ky akt atdhetar na flet shume per te kuptuar pastaj me radhe aktivitetin atdhetar, arsimdashes e liridashes te Mesuesit te Popullit ne sherbim te Gjirokastres dhe Atdheut.
...
Tajar Kokalari u lind ne Gjirokaster me 12 qershor 1937.
Femijeria i kaloi ne atmosferen e Luftes se Dyte Boterore.
Kater klasat e fillores i kreu ne shkollen DRITA dhe 3 vitet e Unikes ne katin e pare te gjimnazit ku aty nga vitit 1951-1955 kreu shkollen e mesme.
Pas gjimnazit disa vjet punoi mesues fillimisht ne shkollen 7 –vjecare Musa Fratari te Kelcyres.
Me 1 shtator 1958 nisi studimet ne universitet ne Tirane dega biologji- kimi dhe me 25 qershor 1962 diplomohet Mesues, qe e ushtron per disa vite me radhe ne Gjimnazin e qytetit.
Ne vitin shkollor 1969-1970 behet pjese e trupes mesimore te filialit, dege e Institutit Pedagogjik te Shkodres, te Institutit Bujqesor te Kamzes dhe te fakultetit Ekonomik te Tiranes dhe me pas pedagog ne Institutit e Larte Pedagogjik .
Ka ushtruar mesuesin edhe ne shkolla te tjera si ne ate te mesme Libohove, pedagogjike “Pandeli Sotiri" dhe inspektor ne Kabinetin Pedagogjik te rrethit
Me 15 maj 1991 u shkeput nga arsimi dhe me 18 dhjetor 1992 ne nje veprimtari ne nder te 120 vjetorit te lindjes se Ilia Dilo Sheperit, organizuar ne sallen e Universitetit “Eqrem Cabej” nderohet me titullin “ Mesues i Popullit”.
Duke folur me kete rast, vec te tjerave tha se “…Dua te falenderoj me gjithe zemer demokracine qe solli kete ere te re ne vendin tone e qe na ben edhe ne mesuesve te thjeshte kete nder kaq te madh”.
I paharruar ne kujtime dhe kontributet qe profesor Tajari ka dhene gjate gjithe veprimtarise se tij te shquar.
U prehte ne paqe shpirti i mire i profesor Tajarit!