Zëri Online

Zëri Online Të përkushtuar për t'ju ofruar informacione të sakta dhe të paanshme. Na kontaktoni nëse keni një histori për të ndarë.

🛑 Homazhet dyditore/ Ja masat e policisë në Tiranë dhe rrugët që do të bllokohen
28/01/2025

🛑 Homazhet dyditore/ Ja masat e policisë në Tiranë dhe rrugët që do të bllokohen

Aktualitet Homazhet dyditore/ Ja masat e policisë në Tiranë By: [email protected] Date: January 28, 2025 Share post: FacebookTwitterPinterestWhatsApp Homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos do të mbahen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ndërsa të enjten trupi i tij do të pë...

28/01/2025

📌 Banka Shqiptare e Zhvillimit, Hapet konsultimi publik për projektligjin. Ju çmendoni për të?

Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka shpallur nisjen e konsultimit publik për projektligjin “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit” (BZH). Ky institucion financiar, i cili do të ngrihet, sipas Qeverisë, mbi modelet më të mira evropiane, synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë duke adresuar sektorët e nënfinancuar dhe duke mbështetur projekte zhvillimore me rëndësi kombëtare.

Objektivat kryesore të BZH

Banka Shqiptare e Zhvillimit ka për qëllim:
- Fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMV), mikrondërmarrjeve dhe start-up-eve përmes financimeve dhe asistencës teknike;
- Promovimin e eksporteve shqiptare për rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare;
- Kanalizimin e fondeve ndërkombëtare drejt projekteve zhvillimore;
- Modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, me theks të veçantë në investimet e gjelbra.

Partneritet strategjik dhe transparencë

Projektligji është përgatitur në bashkëpunim me partnerë strategjikë, përfshirë Cassa Depositi e Prestiti (CDP) të Italisë, e cila ka ofruar ekspertizën e saj për konceptimin dhe ngritjen e këtij institucioni. BZH do të ndjekë standardet më të larta të transparencës dhe llogaridhënies, duke siguruar financime për projekte publike dhe private, si në nivel lokal ashtu edhe qendror.

Struktura dhe financimi

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të funksionojë si një shoqëri aksionare, ku Shteti shqiptar do të jetë aksioneri kryesor, me një kapital fillestar prej 10 miliardë lekësh.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, znj. Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e këtij institucioni duke deklaruar:

“Themelimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit është një gur themeli për transformimin e ekonomisë shqiptare. Kjo bankë do të ofrojë mbështetje konkrete për sipërmarrësit, do të promovojë eksportet dhe do të krijojë baza solide për zhvillimin afatgjatë të vendit.”

Banka pritet të jetë një pikë referimi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare./Zëri Online

28/01/2025

Sot, 89-vjetori i lindjes së Kadaresë, i pari pa kolosin e letrave shqipe

-Ismail Kadare lindi më 28 Janar 1936 në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës ku kreu shkollën fillore dhe të mesme.
-Studimet universitare i kreu në Tiranë.

-Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi.

-Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë.

-Ismail Kadare është nominuar me disa herë për çmimin Nobel.

-Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

-Veprat e tij janë përkthyer në mbi 45 gjuhë të ndryshme.

-Ndër kryeveprat e Kadaresë janë “Kronikë në gur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Pallati i ëndrrave” etj.

-Që nga viti 1994 ishte anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës.

-Më 16 Tetor 2023, Kadare u nderua nga Presidenti francez Macron me titullin “Oficer i Lartë i Legjionit të Nderit”

-1 korrik 2024, kolosi i letrave shqiptare ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare, pas një arrest kardiak respirator.

❌ ️Myslimanet në Rusi ndëshkohen me humbjen e kujdestarisë sëfëmijëve nëse… rimartohen!
28/01/2025

❌ ️Myslimanet në Rusi ndëshkohen me humbjen e kujdestarisë sëfëmijëve nëse… rimartohen!

Aktualitet Myslimanet në Rusi ndëshkohen me humbjen e kujdestarisë sëfëmijëve nëse… rimartohen! By: [email protected] Date: January 28, 2025 Share post: FacebookTwitterPinterestWhatsApp Një gjykatë për familjen në rajonin rus të Kaukazit Verior ka marrë vendim në të mirë të ish...

Lamtumira për Kryepeshkopin Anastas Janullatos: Kortezhi i nderimeve kalon përmes Dropullit dhe Gjirokastrës  Kortezhi q...
28/01/2025

Lamtumira për Kryepeshkopin Anastas Janullatos: Kortezhi i nderimeve kalon përmes Dropullit dhe Gjirokastrës

Kortezhi që shoqëronte trupin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës këtë mëngjes rreth orës 7:30. Rrugëtimi i ngadaltë, përmes fshatrave të Dropullit, u nderua nga dhjetëra qytetarë që dolën për t’i dhënë lamtumirën e fundit kryepeshkopit.

Në qytetin e Gjirokastrës, kortezhi ndaloi pranë katedrales "Ngjallja e Krishtit", ku qindra besimtarë ishin mbledhur për të marrë pjesë në ceremoninë përshpirtëse. Meshën e udhëhoqi Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri, shoqëruar nga tingujt e këmbanave të zisë që kumbuan në të gjithë qytetin.

Gjatë meshës, vëmendja u përqendrua në kontributin e Kryepeshkopit Anastas për mirësinë dhe harmoninë mes besimeve fetare, si dhe në mbështetjen e tij të palodhur për shtresat në nevojë. Kisha Ortodokse e nderoi figurën e tij si një njeri me vlera të larta njerëzore, të përkushtuar ndaj edukimit dhe ndërtimit të një fryme bashkëpunimi e tolerance.

Pas homazheve në Gjirokastër, kortezhi ka vijuar rrugëtimin drejt Tiranës, ku do të mbahen nderimet përfundimtare dhe funerali për Kryepeshkopin Anastas. Qytetarë të shumtë pritet t’i bashkohen ceremonive në kryeqytet për të nderuar figurën e tij, që ka lënë një trashëgimi të rëndësishme në jetën fetare dhe shoqërore të Shqipërisë.

📌 Mbërritja e tretë e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri nga Italia. "Casiopea" sjell 49 persona në portin e Shëngjin...
28/01/2025

📌 Mbërritja e tretë e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri nga Italia. "Casiopea" sjell 49 persona në portin e Shëngjinit

Anija ushtarake italiane “Casiopea” mbërriti këtë të martë në portin e Shëngjinit, pasi u nis të premten nga ishulli i Lampeduzës. Në bordin e saj ndodheshin 49 emigrantë të paligjshëm me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Fillimisht, anija ishte planifikuar të mbërrinte në ujërat shqiptare mëngjesin e së hënës, më 27 janar, por një defekt teknik shtyu lundrimin për një ditë më vonë.

Ky përbën kontingjentin e tretë të emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Shqipëri nga Italia. Më 16 tetor dhe 8 nëntor 2024, anija luftarake italiane “Libera” transportoi dy grupe me 24 emigrantë në total, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi. Sipas vendimit të gjykatës italiane, këta emigrantë u kthyen shpejt, pasi Egjipti dhe Bangladeshi u cilësuan si vende të sigurta.
Mbërritja e tretë shënon një tjetër kapitull në menaxhimin e krizës së emigrantëve dhe në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë.
Të shohim si do të shkojë këtë herë.

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi të hënën procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH...
27/01/2025

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi të hënën procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.
Me votim të fshehtë u votua për kandidatët të cilët konkurojnë për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së dhe u arrit ky rezultat:

Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;
Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;
Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër
Një votë e pavlefshme.

Në fazën e dëgjesës të premten do të thirren kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Fushata elektorale e partisë në pushtet, Vetëvendosja, nuk po kalon e qetë në Kosovë. Tensione ka pasur gjatë tubimit në...
27/01/2025

Fushata elektorale e partisë në pushtet, Vetëvendosja, nuk po kalon e qetë në Kosovë. Tensione ka pasur gjatë tubimit në Skënderaj ku janë dëgjuar dhe thirrjet: "Zdravo", "Albin hajni", si dhe janë hedhur mjete pirọteknike në drejtim të kryeministrit Albin Kurti që ishte i pranishëm në tubim. Për të ndaluar përshkallëzimin e situatës është dashur ndërhyrja e policisë.

27/01/2025

Një 34-vjeçar ka humbur jetën në burgun e Reçit. Pasi është konstatuar nga gardianët, ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, por çdo ndërhyrje ka qenë e kotë.
Dyshohet se ai është vetëvarur, gjithsesi po hetohet për rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit e saj. Ai ishte arrestuar në vitin 2023 për plagosje të rëndë.

Njoftimi i policisë për rastin:

Në datën 27.01.2025, rreth orës 09:50, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, shtetasi Sandër Dedaj, i datëlindjes 10.10.1990, lindur dhe banues në Laç (Kurbin), i arrestuar më 27.12.2023 për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, u gjet i vetëvarur në dhomën e tij nga punonjësi i shërbimit.

Menjëherë pas konstatimit, iu dha ndihma e parë mjekësore nga nd/mjeku i institucionit dhe më pas u transportua me urgjencë në spitalin e Koplikut, ku mori trajtim mjekësor të mëtejshëm. Prej andej, u transferua në Spitalin Rajonal Shkodër me shenja jete për kujdes të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve intensive të ekipit mjekësor në Sallën e Reanimacionit, rreth orës 10:53, mjekët specialistë konfirmuan vdekjen e tij (exitus letalis).

Autoritetet përkatëse, përfshirë SHKBSB, Prokurorinë dhe familjarët e të ndjerit, janë njoftuar menjëherë dhe ngjarja është nën hetim për të sqaruar të gjitha rrethanat.

📌 Durrsaku i dyshuar për kontrabandë nafte nga Tunizia lihet në qeli nga Gjykata e Durrësit
27/01/2025

📌 Durrsaku i dyshuar për kontrabandë nafte nga Tunizia lihet në qeli nga Gjykata e Durrësit

Aktualitet Durrsaku i dyshuar për kontrabandë nafte nga Tunizia lihet në qeli nga Gjykata e Durrësit By: [email protected] Date: January 27, 2025 Share post: FacebookTwitterPinterestWhatsApp Gjykata e Durrësit ka lënë në qelitë e paraburgimit njërin prej organizatorëve të kontrabandë...

26/01/2025

Plagosje e rëndë me armë zjarri në Orikum të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, ku dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Qerim Bello ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sildi Velaj, 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Zjarr në një pallat te “Çezma e Ferrës,” dy të moshuara të evakuuara.  Një zjarr ka rënë sot në një apartament të një pa...
26/01/2025

Zjarr në një pallat te “Çezma e Ferrës,” dy të moshuara të evakuuara.

Një zjarr ka rënë sot në një apartament të një pallati në zonën e njohur si “Çezma e Ferrës”, në lagjen 7. Sipas informacioneve paraprake, shkaku dyshohet të jetë një defekt në pajisjet elektrike të banesës.
Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin dy të moshuara. Njëra prej tyre arriti të dalë vetë nga apartamenti, ndërsa tjetra u shpëtua nga forcat zjarrfikëse. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar nga flakët.
Megjithatë, njëra nga të moshuarat dhe një banor i një kati më lart u dërguan në spital për kontroll, pasi përjetuan gjendje paniku. Mjekët kanë konfirmuar se të dyja personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të zjarrit.

Një mbrëmje letrare me Ben Blushin dhe romanin "Parajsa artificiale" Nën një atmosferë të ngrohtë dhe mendjehapur, mbrëm...
26/01/2025

Një mbrëmje letrare me Ben Blushin dhe romanin "Parajsa artificiale"

Nën një atmosferë të ngrohtë dhe mendjehapur, mbrëmja e organizuar në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog ( ) u kthye në një takim të paharrueshëm mes lexuesve dhe shkrimtarit Ben Blushi. Nën moderimin e drejtores së COD, gazetares Jetona Koçibelli, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë thellësisht romanin e tij më të fundit, "Parajsa artificiale".

Një roman që sfidon të zakonshmen

"Parajsa artificiale" nuk është thjesht një histori, por një pasqyrë e fuqishme e dilemave dhe kontradiktave të epokës moderne. Luftërat, inteligjenca artificiale dhe ndikimi i religjioneve përplasen në faqet e këtij romani, duke ndërtuar botë paralele që shembin realitetin dhe krijojnë pyetje të reja: A jemi të aftë të kontrollojmë atë që krijojmë?

Në këtë vepër, Blushi nuk i shmanget provokimeve intelektuale. Përkundrazi, ai e shtyn lexuesin të analizojë ndikimin e teknologjisë dhe të ideve të mëdha mbi jetën njerëzore. Përmes një gjuhe të pasur dhe narrative dinamike, ai krijon një univers që është njëkohësisht distopik dhe i mundshëm, duke i dhënë lexuesit hapësirë për të reflektuar mbi botën përreth.

Një debat i hapur dhe frymëzues

Pas leximit të pasazheve të zgjedhura nga romani, publiku u përfshi në një diskutim të gjallë dhe emocionues me shkrimtarin. Pyetje të tilla si "Si e parashikon Blushi të ardhmen e njerëzimit?" dhe "A mund të jetë inteligjenca artificiale një zëvendësim i besimit fetar?" ishin disa nga temat që ndezën diskutimin.

Të pranishmit, që përfaqësonin grupe të ndryshme shoqërore dhe intelektuale, sollën këndvështrimet e tyre mbi temat e ngritura në libër. Shkrimtari, me humor dhe zgjuarsi, i dha përgjigje të thelluara dhe shpeshherë provokuese, duke nxitur edhe më shumë reflektim tek të pranishmit.

Mesazhi i mbrëmjes

Takimi përforcoi idenë se letërsia nuk është thjesht argëtim, por një mjet i fuqishëm për të sfiduar mendimin e zakonshëm dhe për të hapur horizonte të reja. Me "Parajsën artificiale", Ben Blushi na fton të reflektojmë mbi realitetin tonë dhe të pyesim veten: Në çfarë bote duam të jetojmë?

Në fund të mbrëmjes, publiku u largua me jo vetëm një kuptim më të thellë të librit, por edhe me pyetje të reja që do t'i shoqërojnë gjatë leximeve të tyre të ardhshme. Kjo ishte një mbrëmje ku fjala, mendimi dhe bashkëbisedimi u ndërthurën për të krijuar një përvojë të veçantë letrare.

Address

Durrës

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zëri Online posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zëri Online:

Videos

Share