Mat Televizion

Mat Televizion "Mat Tv eshte i popullit te Matit dhe jo i grupimeve politike apo i personave te vecante"

Address

Rr. Kuvendi I Dukagjinit Perballe Shkolles 31 Korriku
Burrel
8001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mat Televizion posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Mat Televizion:

Share

Si lindi dhe u rrit Mat Tv

Një nismë e vështirë, por e bukur. Të konkurosh në tregun mediatik nuk është e lehtë, sepse duhet lënda e parë, specialistët, intelektualët, gazetarët, krijuesit, inxhinierët, operatorët. Në vjeshtën e vitit 1998, kur Burrelit i vinte akoma era barut dhe krismat e armëve dëgjoheshin ngado, vëllezërit Vani vendosën të hynin në historinë mediatike matjane si themeluesit e parë të një stacioni televiziv privat lokal. Më 10 shtator 1998, Tv Mati, me mbishënimin "Prova", hyri në shtëpitë e matjanëve me një programacion modest.

Transmetimi i parë me spiker, në mënyrë të drejtpërdrejtë, u bë më 26 shtator 1998. Nën peshën e emocioneve të mëdha, spikerja Mira Hasula, e bindur se po e ndjekin sytë, veshët, mendjet dhe zemrat e mijëra teleshikuesve, lexoi këtë hapje programi në Tv Mati:

“Të nderuar teleshikues matjanë! Ndjehem tepër e nderuar dhe e emocionuar që më jepet rasti që për herë të parë tju përshëndes të gjithëve nga ekrani i Tv Matit, me pronarë vëllëzërit Vani, që falë përkushlimit të tyre mundën më në fund që edhe Mati ynë, me tradita të hershme patriotike e kufturore, të komunikojë brenda vetes e me të tjerët, nëpërmjet ekranit të tij të vogël, me hapësira të gjera njerëzore, ku do të përfshihet gjithë Mati ynë me mozaikun e tij shpirtëror. Doemos, ju jeni njohur prej gati një muaji me provat tona, që së shpejti do të fillojmë rregullisht, duke u bërë edhe më interesantë me kërkesat e sugjerimet tuaja për ekranin tonë. Edhe njëherë përshëndetje të gjithëve!”

Pas afro një muaji transmetimesh “Provë”, nisi emetimi i rregullt i programacionit të stacionit televiziv Mat Tv në datën 20 tetor 1998. Frojdi ka thënë: “Kush di ti mendojë qartë gjërat, di dhe t’l konkretizojë mirë ato”. Sakrifica ë vëllezërve Luftim dhe Afrim Vani do të gjente menjëherë mbështetje, pasi terreni, ku po lindte ky televizion, ishte nga ata terrene, që asnjëherë nuk i kanë munguar krijuesit, njerëzit e punës e të përkushtimit për të dhënë gjithçka për përparimin shoqëror. Dhe… ku ka bletë, ka edhe mjaltë. Drejtori i Mat Tv, Luftim Vani, ruan shumë kujtime e mbresa, të cilat, -thotë ai, -s’ka “roman që t’i përshkruajë”.