Banorët e Bllacës janë mbledhur vetë për shuarjen e zjarrit por është e pamundur sepse zjarri gjatë mbrëmjes ka marrë përmasa të mëdha. Banorët i kërkojnë ndihmë atoriteteve pasi situata ka dalë jashtë kontrollit.
Video është sjellë nga vetë banori i Bllacës
Një minator është plagosur gjatë paradites së sotme më një nga galeritë private në Zonën D të minierës së Bulqizës.
Sipas policisë lokale e cila po kryen hetimet mësohet se minatori Naim Alla është aksidentuar gjatë punës teksa punonte për nxjerrjen e kromit.
I aksidentuari fillimisht është pikasur nga kolegët e tij të cilët kanë bër të mundur nxjerrjen e minatorit nga galeria dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë edhe ndihma e parë.
Sipas mjekëve të spiatalit të Bulqizës i aksidentuari kishte marrë plagë në kokë dhe në trup gjë që i kanë detyruar ta nisin drejt spitalit të traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuat pasi në spitalin e Bulqizës ka mungesë të mjekëve kirurg.
Më në fund dritë jeshile për hapjen e tunelit në rrugën e Arbrit në fund të dhjetorit.
Shupenza vuan për uj vaditës
Ish-minatori shet prodhime në rrugë
Gurra e Madhe me rrugë skandaloze, ankohen drejtuesit e automjeteve
Sistemohen rrugët rurale në Bashkinë Dibër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 07.00, në fshatin Shalës në Konispol. Gjatë një konflikti për motive të dobëta një 69-vjeçar ka vrarë me mjet prerës që dyshohet të jetë sëpatë bashkëshorten e tij 66 vjeçe.
Pas aktit të rëndë autori 69-vjeçar është konfliktuar me djalin e tij, i cili ka shtyrë 69-vjeçarin nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve që ka marrë edhe ky i fundit ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia e Konispolit, ka shkuar në vendngjarje ku ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar. Ndërkohë hetuesit dhe shërbimet e policisë po kryejnë hetimet dhe veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje tejet të rëndë.
Zjarri i fuqishëm rrezikon kurorën e Liqenit të Zi në Bulqizë, flakët shkrumbojnë pisha shekullore
Festohet 81-vjetori i Zerqanit, e pranishme kryebashkiakja e Bulqizes
Albulena, o mor prita, prita”, Meta ia merr këngës në majë të shkëmbit, më pas hidhet në lumë
Situata e zjarreve në Shëngjin është përkeqësuar në orët e fundit, duke bërë që flakët të përfshijnë jo vetëm zonat pyjore, por ti afrohen edhe rezorteve buzë detit.
Ankohet për ujrat e zeza pranë pallatit ku jeton/Qytetari: Nuk gjej dot zgjidhje askund