🔸 STAFETA PORTOKALLI🔸
Nxënësit e shkollës ‘Kristo Isak’ morën pjesë në pedalimin në shenjë
sensibilizimi kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. 🚴♀️✨
Me veshjet portokalli, ata çuan një mesazh të qartë: “Asnjë justifikim
për dhunën ndaj grave dhe vajzave!”
Bashkë për një të ardhme më të drejtë dhe më të sigurt për të gjithë! 🌍💪
29/11/2024
📜🇦🇱 Konkurs - “Gjurmë Historie” 🇦🇱📜
Me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” u zhvillua konkursi i historisë me titullin “Gjurmë Historie”, organizuar nga mësuesja e historisë, Evis Baxhija.
Nxënësit testuan njohuritë e tyre mbi datat dhe figurat kryesore të historisë shqiptare, duke reflektuar mbi vlerat kombëtare dhe trashëgiminë tonë të çmuar. 🇦🇱✨
👏 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve për angazhimin dhe përkushtimin në mbajtjen gjallë të kujtimeve historike të kombit tonë.
28/11/2024
🇦🇱Gëzuar 28-29 Nëntorin nga shkolla “Kristo Isak”🇦🇱
Me krenari dhe emocion, nxënësit tanë rikthyen atmosferën festive me valle tradicionale dhe aktivitete që nderojnë këto dy data të rëndësishme për kombin tonë.
“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet.”
Duke kujtuar sakrificat e të parëve tanë, frymëzohemi për të kontribuar me vepra të mira dhe për të ndërtuar një të ardhme të ndritur.
Gëzuar Pavarësinë dhe Çlirimin!
26/11/2024
📌 Dhënia e Ndihmës së Parë në Kuzhinë 🩹👩🍳
Sot, nxënësit e klasës së 11-të në drejtimin Shërbim Social dhe Shëndetësor demonstruan aftësitë e tyre për dhënien e ndihmës së parë në raste emergjente në kuzhinë. Nëpërmjet një simulimi praktik, ata ofruan ndihmën e parë për nxënësit e klasës së 10-të, drejtimi Hoteleri-Turizëm, duke treguar profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.
Ky bashkëpunim midis drejtimeve të ndryshme synon të forcojë lidhjen mes teorisë dhe praktikës, duke përgatitur nxënësit tanë për situata reale në jetën dhe profesionet e tyre. 👏
🌟 Kristo Isak—duke ndërtuar të ardhmen, sot!
26/11/2024
📢 Sesion Informues për Nxënësit!
Në bashkëpunim me Zyrën e Punës Berat, nxënësit e shkollës “Kristo Isak” u njohën me mundësitë e trajnimit, punësimit dhe praktikave profesionale. ✅
🔍 Diskutuam:
• Si të përdorim portalin puna.gov.al
• Programet për nxitjen e punësimit
• Rëndësinë e regjistrimit të nxënësve mbi 16 vjeç si punëkërkues.
🎯 Synojmë t’u ofrojmë të rinjve një bazë të fortë për të filluar karrierën e tyre profesionale.
21/11/2024
📸 Java e Praktikave Profesionale 🌟
Në kuadër të Javës së Praktikave Profesionale, nxënësit tanë patën mundësinë të ndërlidhin teorinë me praktikën:
✨ Klasa e 10-të, Shërbim Social dhe Shëndetësor realizoi një vizitë në institucionet partner Qendra Lira dhe Kopshti Drita e Dijes.
📈 Drejtimi Ekonomi-Biznes një vizitë pranë Posta Shqiptare dhe Supermarket Spar, duke përjetuar nga afër botën e shërbimeve dhe menaxhimit.
🏛️ Nxënësit e drejtimit Hoteleri Turizëm, Realizuan një guidë në lagjet muzeale Mangalem dhe Goricë, duke ndihmuar në promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.
🎓 Këto aktivitete janë dëshmi e angazhimit për t’u ofruar nxënësve eksperienca të pasura dhe praktike.
Së bashku për të ndërtuar të ardhmen e profesionistëve të rinj! 💼✨
20/11/2024
📚💻 mesovet.al , rutina jonë e re!
Në shkollën tonë, platforma mesovet.al është kthyer në një pjesë të rëndësishme të mësimdhënies dhe të nxënies. 🙌✨
👏 Me ndihmën e mësuesve tanë specialistë, Nertila Dundo dhe Bledar Vendresha, janë realizuar orë të hapura në drejtimin “Ekonomi-Biznes”, duke u fokusuar në veprimtari praktike dhe të dobishme për të ardhmen profesionale të nxënësve tanë. 📈📊
💡 Nxënësit, të pajisur me kompjuterë dhe telefona, logohen lehtësisht në llogaritë e tyre, të motivuar për të përmbushur detyrat dhe për të integruar njohuritë e marra në klasë. 🖥️📱
20/11/2024
🌾 Vizitë në Agroturizmin Ago 🌿
Nxënësit tanë të viteve të larta, të cilët tani janë pjesë aktive e tregut të punës, ndanë përvojat e tyre me nxënësit e vitit të parë në kuadër të Javës së Praktikave Profesionale.
📍 Agroturizmi Ago ishte mikpritësi i kësaj vizite, ku nxënësit patën mundësinë të mësojnë nga eksperiencat e punës praktike dhe të zhvillojnë njohuritë e tyre në një ambient të frymëzuar nga tradita dhe natyra.
🗣️ Një falënderim i veçantë për menaxherin Petrit Myftari, i cili ndau njohuri të vlefshme mbi menaxhimin dhe përvojën në këtë sektor.
🚀 Kjo vizitë është një hap përpara për nxënësit tanë drejt zhvillimit profesional dhe përgatitjes për të ardhmen! 💼✨
18/11/2024
📢 Sesion Informues për Javën e Praktikave Profesionale 🌟
Sot, në Njësinë e Zhvillimit, nxënësit e klasave të 10-ta morën pjesë në sesionet informues, të realizuara nga Gentjana Hazinedari, Përgjegjëse e Njësisë së Zhvillimit dhe Koordinatore e Marrëdhënieve me Biznesin! 🤝
👉 Nxënësit u njohën me aktivitetet dhe biznese partnere që do të jenë pjesë e këtij rrugëtimi, duke i ndihmuar të përgatiten për përvojat e ardhshme profesionale. 🗓✨
📄 Këshillim në Karrierë, drejtuar nga koordinatorja Nertila Dundo e cila trajnoi nxënësit mbi krijimin e një CV-je dhe një letre motivimi, të dobishme jo vetëm për praktikat profesionale, por edhe si një hap i parë drejt aplikimit për vende pune në të ardhmen. Në këtë trajnim nxënësit plotësuan dokumentacionin me të dhënat e tyre dhe u ndalën në rëndësinë e këtyre dokumenteve si mjete kyçe për promovimin e vetes në tregun e punës. 💼🚀
📌 Këto aktivitete janë një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së nxënësve për të ndërtuar karrierën e tyre dhe për të përfituar nga çdo mundësi që ofron praktika profesionale. 🌟
02/11/2024
Kam një 🎃 e ndaj me…
30/10/2024
26/10/2024
24/10/2024
📢 Marrëveshje Bashkëpunimi.
Sot nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me “01 Restorant,” një nga bizneset më të reja në industrinë e turizmit në Berat.
Ky bashkëpunim do të ofrojë mundësi të mira për nxënësit e Drejtimit Hoteleri-Turizëm, duke ju dhënë përvojën e duhur në një ambient real pune. 👩🍳👨🍳
Falenderojmë bizneset partnere për mbështetjen e tyre në formimin e profesionistëve të rinj! 💼🌟
24/10/2024
📢 Marrëveshje Bashkëpunimi.
Sot nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me “01 Restorant,” një nga bizneset më të reja në industrinë e turizmit në Berat.
Ky bashkëpunim do të ofrojë mundësi të mira për nxënësit e Drejtimit Hoteleri-Turizëm, duke ju dhënë përvojën e duhur në një ambient real pune. 👩🍳👨🍳
Falenderojmë bizneset partnere për mbështetjen e tyre në formimin e profesionistëve të rinj! 💼🌟
🌟🏃🏃♀️
22/10/2024
Investimet janë një element thelbësor në edukimin financiar të nxënësve.💼📊
Workshop-i i organizuar në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Investimeve solli një mundësi të veçantë për nxënësit e klasës XI - Ekonomi Biznes. Ata patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre financiare përmes simulimeve të tregut dhe situatave reale, duke i përgatitur për të menaxhuar financat në mënyrë më të ndërgjegjshme dhe për të bërë zgjedhje më të mira për të ardhmen. 💡💰
“Të mësosh të investosh është të mësosh të krijosh të ardhmen.” 🌱🚀
09/10/2024
🗓️09/10/2024 | Moduli: Dhënia e Ndihmës së Parë në rast aksidenti🚑
Nxënësit e klasës së 10-të gjatë modulit Dhënia e Ndihmës së Parë me mësuese Silvin dhe mbështetjen e infermieres Bruna. 🙌
Duke mësuar hapat dhe teknikat e duhura për të reaguar në situata emergjente, duke u përgatitur për t’u bërë profesionistët e ardhshëm në drejtimin Shërbim Social dhe Shëndetësor.💙
Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Profesionale “Kristo Isak” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Contact The Business
Send a message to Shkolla Profesionale “Kristo Isak”:
Videos
👩🏻🍳👨🏻🍳Klasa XII - Kuzhinë Pastiçeri
“Përgatitja e Risotto me Fileto Pule dhe Panna”
Instruktor: Likon Bilçari
#kristoisak #berat #arsimiprofesional #albania #fyp #akpa #praktikaprofesionale #edukim #vetschools
Kam një 🎃 e ndaj me…
#halloween #party #creativity #ideas #berat #albania
🌍 Sot në Ditën Europiane të Gjuhëve të Huaja me energji dhe entuziazëm! 🎉
👩🏻🏫Mësuese Ersa ndau me ne pse gjuhët e huaja janë një dritare drejt botës, duke na frymëzuar të mësojmë dhe të zbulojmë më shumë.
🌟 Nxënësi ynë, Dean Doko, krijoi një mini-guidë plot pasion në spanjisht me nxënësit e klasës XI-A 🇪🇸, ndërsa Era dhe Alda na treguan si të jemi të sjellshëm dhe mikpritës me një dialog të këndshëm në anglisht në rolin e recepsionistit dhe klientit. 🏨
.
.
.
.
#europeandayoflanguages #KristoIsak #mesojmesebashku #gjuhetehuaja #kulture #aktualitet #arsimprofesional
📚✨ Ju ftojmë te ndiqni rrugën drejt suksesit me drejtimin Ekonomi-Biznes! ✨📚Nëse do të zhvillosh Aftësi analitike dhe komunikim të shkëlqyer, nëse ke pasion për shifrat, biznesin dhe ekonominë, ky është vendi i duhur për ty! 🌟✅ Mësimdhënie cilësore✅ Mundësi praktike dhe projekte reale✅ Mësues me përvojë dhe përkushtimPër më shumë, ndiqni eksperiencën e nxënëses së drejtimit Ekonomi-Biznes, Greta Ruçi! 🌟Bëhu pjesë e një komuniteti të suksesshëm dhe përgatitu për karrierën tënde në botën e biznesit! 📈🚀📅 Regjistrimet janë të hapura tani! Mos e humb këtë mundësi!#KristoIsak #EkonomiBiznes #EdukimiDrejtSuksesit #RrugaJoteDrejtKarrieres #zgjidhprofesionin #arsimiprofesional #school #vetschools #zgjidhkristoisak #fyp #sukses
📢 Regjistrimet për klasën e X-të në Arsimin e Mesëm Profesional hapen më 8️⃣ Korrik 2024!
👩💻 Aplikoni online përmes shërbimit “Regjistrim në klasë të dhjetë” në e-Albania.
🔧 Arsim Profesional - Çelësi për një karrierë të suksesshme!
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë 🧑💻 aftesi.puna.gov.al
🚀 Mos e humbisni këtë mundësi për të ndërtuar të ardhmen tuaj!
.
.
.
.
.
.
#arsimiprofesional #zgjidhzanatin #shkollakristoisak #profesion #arritje #sukses #future #professional #school #summer #berat #albania
🗺️"Zbuloni dhe shperndani" 🗺️
📌 Ju njohim me një aventurë të vërtetë turistike, të udhëtoni në një rrugëtim emocionues per të zbuluar pasionin për udhëtimet dhe industrinë e hotelierisë ne qytetin tone!
👨🎓Deani nxënës i vitit të parë në drejtimin Hoteleri-Turizem, pas disa muajsh praktikë në biznes, prezanton një guide turistike për të gjithë nxënësit e viteve të para.
Udhëtimi ynë fillon me një eksplorim të historisë dhe kulturës së qytetit tonë. Nëpërmjet ketij udhëtimi eksplorojme monumentet kryesore, atraksionet historike dhe pikat më të bukura natyrore. Duke u ndalur në hotele, restorante dhe lokale, nxënësit preken mikpritjen dhe u njohen me kulturën gastronomike të qytetit tonë. Nxënësit kishin rastin të njohin proceset e menaxhimit hotelier dhe të marrin përgjigje per pyetjet e tyre nga profesionistë të fushës.
Udhëtimi ishte një përvojë e pasur në njohjen e industrisë së turizmit dhe hotelerisë, si dhe një kujtim i veçante për miqësitë dhe aventurat e ndarë në klasë.
Urime Dean!👏
👏 Urime #Dean për përfaqësimin e shkëlqyer në ceremoninë e organizuar me rastin e 80-vjetorit të dëshmorëve.
📍 Dita Botërore e Autizmit 🧩 synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.
Është e vetmja me status të “Shkollë kombëtare“ në rajon, status e gëzon që prej viti 2001, e që i krijon mundësi financiare për të krijuar kushte shumë të mira në funksion te mësimdhënies dhe mësimnxënies.
E hapur për herë të parë në ‘1965, fillimisht me orientim ekonomik bujqësor dhe në vazhdim edhe me degët Zooveterinari, Perime, Frutikulturë deri në fillimet e viteve 1990.
Vendndodhja e shkollës është në Lagja “Vakëf“ (më vonë lagja “Kushtrim„), një nga lagjet e vjetra të qytetit të Beratit dhe sot lagja “Jani Vruho“
Shkolla jonë ndiqet si nga nxënësit e qytetit edhe të zonave rurale të qarkut Berat, Skrapar, Fier etj. Nxënësit me vendbanime të largëta akomodohen në dy konviktet e shkollës (të djemve dhe të vajzave), të cilët kanë kushte shume të mira studimi, fjetje, ushqimi, sistem ngrohje etj.
Ne jemi e vetmja shkollë në rajon që ofrojmë për nxënësit Drejtimet: