07/12/2023
Kur'ani famëlartë thotë:
“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira.
Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit“. (Sureja Nahl, 125).
“Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos Allahut, e (si hakmarrje) të fyejnë Allahun nga armiqësia duke mos ditur (për Madhërinë e Tij).” (Sureja El En’amë, 108).
-----------------------------------------------------------------------------
Para 1400 vitesh muslimani urdhërohet të ketë etikë në të folur dhe mos ta tejkaloi në kritikat drejtuar besimeve të tjera në çfarë ata konsiderojnë të shenjtë. Asnjë shtet me shumicë muslimane nuk ka lejuar ndonjëherë përdhosjen e simboleve fetare të feve të tjera në territorin e saj. Akoma sot, disa vende perëndimore që pretendojnë civilizim nuk kanë vendosur limite. Herë pas herë i sulmojnë muslimanët në emër të lirisë së fjalës. Djegja e Kur'anit para disa muajsh në Danimarkë ishte provokimi i radhës.