16/09/2025
Shpat Dushi për një Prishtinë më aktive!
Shpat Dushi kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 174, po hyn në garën për Asamblenë Komunale të Prishtinës me energji, vendosmëri dhe vizion të qartë për të ardhmen e kryeqytetit.
Duke qenë pjesë e brezit të ri ai beson fuqishëm se Prishtina ka nevojë për më shumë dinamizëm, transparencë dhe angazhim të rinisë në vendimmarrje. Kandidatura e tij vjen si përgjigje ndaj kërkesës për një qytet më modern, më të drejtë dhe më të hapur për të gjithë.
Prioritetet e Shpatit
1.Rritja e pjesëmarrjes së rinisë në jetën publike.
2.Mbështetje për projekte zhvillimore dhe inovative në kryeqytet.
3.Transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në vendimmarrje.
4.Krijimi i një Prishtine më gjelbëruese, më të pastër dhe më të jetueshme dhe të tjera...
“Besoj në fuqinë e rinisë dhe energjinë që ne mund t’i japim qytetit. Me mbështetjen tuaj mund të sjellim ndryshimin real që Prishtina ka pritur prej kohësh”, thekson Dushi.
📌 Voto për një Prishtinë më aktive, më rinore dhe më të zhvilluar!
✅ ✅ ✅
️🟢POSTIM I SPONSORIZUAR🟢