14/04/2024
Sonte nën organizimin e GVV-së Qendra Viti!, së bashku me kryetarin e qendrës Arsim Ademi, deputeten Mirlinda Tishukaj Sadiku, zv. ministrin Imri Demelezi, asambleistë, aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes, janë ndezur qirinjë në nderim të viktimës Erona Coklit.
Vrasja e grave e vajzave nuk mund të kalohet pa thirrje e reagim të organeve të drejtësisë që kryesit e këtyre krimeve makabër të marrin dënimin sa më të lartë.
Ndajmë dhimbjen me familjarët për humbjen e vajzës e nënës së tyre dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta me shpresë që Erona të jetë viktima e fundit e femicidit në Kosovë.
Drejtësi për Eronën!