Suhareka LAJM

Suhareka LAJM Numër {1} në informim, të saktë dhe të shpejtë!

Stafi i Autoshkolles VLORA jua uron festat e fundvitit duke ju dëshiruar çdo të mirë në 2024!🚨Dhe ju njofton për oferten...
28/12/2023

Stafi i Autoshkolles VLORA jua uron festat e fundvitit duke ju dëshiruar çdo të mirë në 2024!

🚨Dhe ju njofton për oferten e vitit...

50 kandidatët e parë që regjistrohen në autoshkollë do të kenë zbritje 50%!!!!!!

Urime e Gëzuar 2024!

Aksident trafiku në rrugën "Brigada 123" tek ura në Suharekë D.E
27/12/2023

Aksident trafiku në rrugën "Brigada 123" tek ura në Suharekë
D.E

Presidenti i FC Ballkani pasi që klubi nga Suhareka u shpall më i miri i vitit 2023:"KY ËSHTË VETËM FILLIMI!"
24/12/2023

Presidenti i FC Ballkani pasi që klubi nga Suhareka u shpall më i miri i vitit 2023:

"KY ËSHTË VETËM FILLIMI!"

Gëzuar Krishtlindja!Paçit gjithmonë shëndet, lumturi dhe begati në familjet tuaja.I juaji  Dr. Ardian Shala
24/12/2023

Gëzuar Krishtlindja!

Paçit gjithmonë shëndet, lumturi dhe begati në familjet tuaja.

I juaji Dr. Ardian Shala

Flamur Bytyçi uron krishtlindjet: Le të festojmë së bashku, duke e ndarë dashurinë dhe gëzimin me të gjithë ata që kemi ...
24/12/2023

Flamur Bytyçi uron krishtlindjet: Le të festojmë së bashku, duke e ndarë dashurinë dhe gëzimin me të gjithë ata që kemi rreth nesh

Flamur Bytyçi ka uruar krishtlindjet, në një mesazh të postuar në faqen e tij në facebook.
"Le të festojmë së bashku, duke e ndarë dashurinë dhe gëzimin me të gjithë ata që kemi rreth nesh." Ka shkruar asambleisti i
LDK-së në facebook.

Urimi plotë:

Urime Krishtlindjet!

Të gjithë miqëve të mi, ju uroj një Krishtlindje të mrekullueshme dhe një vit të lumtur!
Le të festojmë së bashku, duke e ndarë dashurinë dhe gëzimin me të gjithë ata që kemi rreth nesh.

Gëzuar!

Ardian Shala uron 34-vjetorin e themelimit: LDK mbetet e përkushtuar në vijën politike rugoviane  Kryetari i Degës së LD...
23/12/2023

Ardian Shala uron 34-vjetorin e themelimit: LDK mbetet e përkushtuar në vijën politike rugoviane

Kryetari i Degës së LDK-së në Suharekë, njëherësh anëtar i kryesisë në nivel qendror, z.Ardian Shala, ka përcjellë një mesazh urimi te strukturat, veprimtarët e simpatizantët e LDK-së, me rastin e 34-vjetorit të themelimit të LDK-së.

"Formimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989, nuk ishte thjeshtë një veprim e organizim politik. Ai ishte një mekanizëm i fuqishëm i cili edhe pse në kushte okupimi, arriti ta organizonte rezistencën civile kundër pushtetit çetnik serb." Ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook.

Urime 34 vjetori i Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Vizitat, nderimi, respektimi i veprimtarëve që punuan për të mirën e atdheut, organizimi i aktiviteteve në përkujtim të tyre, jo vetëm se përmbushë një pjesë të obligimit tonë njerëzor e politik, por edhe përqon tek masat e gjera dhe brezat e rinj se vendi ku sot po jetojmë pati një histori të bujshme, me ngjarje e aktivitete, përkushtime e sakrifica të jashtëzakonshme.

Formimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989, nuk ishte thjeshtë një veprim e organizim politik. Ai ishte një mekanizëm i fuqishëm i cili edhe pse në kushte okupimi, arriti ta organizonte rezistencën civile kundër pushtetit çetnik serb.

Gjithashtu vizioni politik i presidentit tonë historik dr. Ibrahim Rugova, arriti që ta orientonte Kosovën nga civilizimi perëndimor, veprim diplomatik ky që krijoi miqësinë e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërhyrja ushtarake e së cilës qe vrndimtare për lirinë e Kosovës!

LDK mbetet e përkushtuar në vijën politike rugovjane.

Nder, respekt e lavdi jetës e veprës së presidentit Rugova e të gjithë veprimtarëve që punuan, vepruan e u sakrifikuan për lirinë e atdheut!

Themelohet dega e shoqatës "Veteranë të pavarësimit të sportit të Kosovës 1991-1999" në Suharekë
23/12/2023

Themelohet dega e shoqatës "Veteranë të pavarësimit të sportit të Kosovës 1991-1999" në Suharekë

23/12/2023

Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe të varri i Rugovës

Lëvizja VETËVENDOSJE!, në Therandë organizon ndejën përmbyllëse për fundvitTë shtunën me 23 dhjetor, Qendra e Lëvizjes V...
22/12/2023

Lëvizja VETËVENDOSJE!, në Therandë organizon ndejën përmbyllëse për fundvit

Të shtunën me 23 dhjetor, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Therandë, organizon ndejën e fundvitit.
Lokacioni Restaurant ERO - afër NLB bank.

Ftojmë aktivistët, anëtarë dhe mbështetëtë na bashkohen në ndejën përmbyllëse të këtij viti.

Ju mirëpresim!

🖤🧡
21/12/2023

🖤🧡

Mirë se vini bashkëatdhetar!❤️Ju urojmë pushim të këndshëm!
21/12/2023

Mirë se vini bashkëatdhetar!❤️
Ju urojmë pushim të këndshëm!

Talentja e radhës, nga fshati Peqan i Suharekës është Arbresha Bytyqi e cila sjellë një ripërsëritje të muzikēs.Stafi yn...
21/12/2023

Talentja e radhës, nga fshati Peqan i Suharekës është Arbresha Bytyqi e cila sjellë një ripërsëritje të muzikēs.

Stafi ynë i uron suksese në angazhimet e saja...

🎤🎼

Recording/mix: Artan ElshaniVideo: Rinor Leart GashiInstrumental - SingKingKaraoke

ShKËLQIM SALIHU NGA MUSHTISHTI AVOKATI MË I RI NË KOMUNËN E SUHAREKËS ⚖👨‍⚖️Nga sot qytetit të Suharekës i shtohet edhe n...
20/12/2023

ShKËLQIM SALIHU NGA MUSHTISHTI AVOKATI MË I RI NË KOMUNËN E SUHAREKËS ⚖👨‍⚖️

Nga sot qytetit të Suharekës i shtohet edhe një avokat, ai është Shkëlqim Salihu, këtë e ka bërë të ditur vetë Salihu përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook.
"Kërkojeni diturinë nga djepi e deri në frymë e fundit. Mos harroni, kohnat e vështira të sprovojnë nuk të vrasin!" Ka shkruar AVOKAT Msc.Shkelqim SALIHU në Facebook.

Postimi plotë:👇

Kërkojeni diturinë nga djepi e deri në frymë e fundit. Mos harroni, kohnat e vështira të sprovojnë nuk të vrasin!
Nga sot zyrtarisht i licencuar nga Oda Avokatëve të Kosovës.
Falenderoj familjen dhe gjithë ata që më mbështeten gjatë këtij rrugëtimi.
Sinqerisht, AVOKAT Msc.Shkelqim SALIHU.⚖️
[email protected]
049-045 38 38 33📞

Ky është burri nga Suhareka që e vrau shtatzënën në ItaliBujar Fandaj nga Suhareka është 41-vjeçari që dyshohet se e ka ...
19/12/2023

Ky është burri nga Suhareka që e vrau shtatzënën në Itali

Bujar Fandaj nga Suhareka është 41-vjeçari që dyshohet se e ka goditur me thikë disa herë një grua 26-vjeçare në Itali të martën, në shtëpinë e saj pranë Trevisos, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas asaj që raportohet, shtetasi kosovar dyshohet se e goditi së paku shtatë herë me thikë Vanessa Ballanin, që ishte disamuajshe shtatzënë, në pragun e shtëpisë së saj.
Vrasësi i dyshuar ishte klient i supermarketit ku punonte gruaja. Gruaja që mbeti viktimë e kishte raportuar për ndjekje në të kaluar kosovarin.
Policia është në kërkim të autorit të dyshuar./Paparaci

REAGIM ME "SHKAS" NGA RUGOVISTI I PËRBETUAR I LDK-së NË THERANDË, FEIM GASHI Reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje...👇Sot "...
19/12/2023

REAGIM ME "SHKAS" NGA RUGOVISTI I PËRBETUAR I LDK-së NË THERANDË, FEIM GASHI

Reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje...👇

Sot "Ukë Ibrahim Rugova"djali i arkitektit të Pavarësisë së Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës , ishte në Therandën e Ukë Bytyçit, dhe nuk e di apo ndjehet i turpruar, sot kaloj si nëpër vorreza, dhe nuk u ndal asnjë minut në zyret e LDK-së, aty ku është vula Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovës, të pakten me pyet ku i ka zyret LDK-ja, a ka Kryetar LDK-ja e Therandës a jo.
E kjo foto po flet sa 1000 fjalë, që do të thotë Ukë Rugova gjeti kohë që t'a takoj Kryetarin e Komunës që po qeveriset nga AAK-ja.

I juaji,Feim Gashi!

LDK-Suharekë: Muharremaj në përpjekjet e tij për t’i ikur drejtësisë ka harruar të qeverisë e të ushtroi mandatin që qyt...
19/12/2023

LDK-Suharekë: Muharremaj në përpjekjet e tij për t’i ikur drejtësisë ka harruar të qeverisë e të ushtroi mandatin që qytetarët i kanë dhënë

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka akuzuar kryetarin Muharremaj, që përmes propagandës po tenton të kriojë imazh pozitiv tek qytetaret.

"Çdo ditë ai e stafi propagandues i tij mendojnë se si të krijojnë një imazh pozitiv për të, por çuditërisht këtë imazh nuk po arrin ta krijojnë përmes punës, sepse skandalet janë të mëdha. Andaj po vazhdon përpjekja propaganduese përmes imazheve fiktive fallce dhe vetëm me qëllim propagandues." Ka shkruar LDK-Suharekë në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Propaganda nuk e shpëton dot këtë pushtet

Tashmë është një e vërtetë, kryetari Muharremaj në përpjekjet e tij për t’i ikur drejtësisë ka harruar të qeverisë e të ushtroi mandatin që qytetarët i kanë dhënë.

Çdo ditë ai e stafi propagandues i tij mendojnë se si të krijojnë një imazh pozitiv për të, por çuditërisht këtë imazh nuk po arrin ta krijojnë përmes punës, sepse skandalet janë të mëdha. Andaj po vazhdon përpjekja propaganduese përmes imazheve fiktive fallce dhe vetëm me qëllim propagandues.

Fatkeqsisht, në këtë angazhimin propagandues sot p***a ra pre edhe Ukë Rugova. Përpjekja që përmes këtij takimi të mbuloj angazhimin e tij kundër kërkesës qytetare për vendosjen e shtatorës së presidentit Rugova në sheshin e qytetit është e kotë, ashtu siç janë të kota të gjitha angazhimet propaganduese të kësaj qeverisje komunale.

Ai tashmë po përballet çdo ditë me shkeljet ligjore të tij. Theqafjen e pushtetit të tij nuk mund ta ndalin më propagandat sado të sofistikuara të tyre.

Shpresojmë dhe besojmë që drejtësia shumë shpejt do të j*p fjalën e vet dhe komunës tonë do t’i kthehet demokracia dhe zhvillimi demonratik i saj.

19/12/2023

Qytetarët ankohen për kualitetin e dobët të punimeve në një rrugë në fshatin Mushtisht

Dy persona arrestohen për vjedhje në xhaminë e fshatit GjinocPolicia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy perso...
19/12/2023

Dy persona arrestohen për vjedhje në xhaminë e fshatit Gjinoc

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhjen në xhaminë e fshatit Gjinoc.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekës më 18 dhjetor përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit M.A (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar) dhe L.SH (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një rast vjedhje e rëndë që ka ndodhë në xhaminë e fshatit Gjinoc të Suharekës, ku në këtë rast të dyshuarit kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtoreve të Q.P.S-ë dhe pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdesur për krime të rënda janë liruar. Rasti nën hetime.

Nexhat Ramadani "nokauton" Bali MuharremajnKy është postimi i nënkryetarit të LDK-së pa ndërhyrje:👇Një tjetër përpjekje ...
19/12/2023

Nexhat Ramadani "nokauton" Bali Muharremajn

Ky është postimi i nënkryetarit të LDK-së pa ndërhyrje:👇

Një tjetër përpjekje për kamuflim,por e kotë.
Tashmë njerzitë e kanë kuptuar se është ujku!
Ja ndjejnë aromën,ia njohin qimen,ia shohin e ia njohin lëvizjet.!
Nuk mund të jenë Rugovist ata që për qëllime e përfitime u larguan nga LDK, duke krijuar parti politike menjëher pas lufte dhe duke qenë kundershtar të ish kryetarit Ukë Bytyqi.Të njëjtit pasi dështuan të arrijnë qëllimet e tyre,u kthyen në LDK në mënyrë edhe jo shumë statutore e me ndihmen e disave brenda LDK-s.
Pas qëndrimit një kohë brenda LDK-s,me 2009 ata përsëri bënë levizje dinake (ujq të maskuar me lëkurë qengji)duke kaluar në AAK dhe duke kandiduar kundër kandidatit të LDK ,e duke rrëzuar nga pushteti partinë e Ibrahim Rugovës në Suharekë.
Më pas ai veprim lidhur me shtatoren e Preidentit, për të cilën nuk dua të flas përseri.
Rugovizmi është filozofi politike që në thelbin e saj ka respektin e dashurinë për njeriun,shoqërin e kombin pa kushte.Rugovizmi është mishërim i respektit, mirëkuptimit,përgjegjsisë,tolerancës,guximit e sakrificës ndaj shoqërisë dhe vendit.
Politika Rugoviste në thelb ka vyrtytin dhe moralin .
Këta veq të këtillë nuk janë!
Djali i Presidentit me gjasë ka rënë viktimë e levizjeve dinake të pseudorugovistit,na vije keq.
Kjo përpjekje më kujton ato përpjekjet e atyre politikanëve të dështuar që përpiqen që duke montuar fotografi me lider të ndryshëm mundohen të mashtrojnë qytetarin se ata janë dikush.
E kotë !
Megjithatë më vjen keq për këtë nivel!

E mjerueshme: Kjo është gjendja e varrit të Adem Mikullovcit😢
18/12/2023

E mjerueshme: Kjo është gjendja e varrit të Adem Mikullovcit😢

Është ujku, është ujku, shkruan Nexhat Ramadani, nënkryetar i Degës së LDK-së në SuharekëËshtë ujku,është ujkuDerisa po ...
18/12/2023

Është ujku, është ujku, shkruan Nexhat Ramadani, nënkryetar i Degës së LDK-së në Suharekë

Është ujku,është ujku

Derisa po i lëshoja një sy facebook_ut më tërhoqi vëmendjen një postim i kryetarit të Komunës së Suharekës i cili kishte dalë në njē fshat malor të Komunës tonë për të bërë pozën e tij të kahmotshme me qizme,e për ta sh*tur pastaj qytetarëve si kujdes maksimal për qytetarin.
Ai madje kishte pozuar edhe me ca bagëti ,për ti sh*tur prap qytetarit kinse thjeshtësin e tij.
Duke e njohur mënyrën se si funksionon ky njeri,pasi kam qenë pjesë e institucioneve në mandatin e tij të parë,ajo që më shkoj ndërmend ishte
ajo prralla me ujkun dhe qengjin.
Ishte ajo thirrja ,,është ujku,është ujku"!
Edhe unë me këtë rast e ndjeva të nevojshme të informoja banorët e Maçitevës por edhe mbarë Komunës të bëjnë kujdes ,është ujku ,është "ujku me lëkur qengji".
Përse mendoj kështu ka shumë arsye,të cilat do mundohem ti rëndit më poshtë:
• Është ky kryetar që në administratën e udhëhequr nga ai kanë ndodhur mjaft skandale,që kanë kulmuar me zbarkimin e prokurorisë në Komunën tonë,për të hetuar shumë shkelje ligjore të bëra nga ai dhe zyrtarë tjerë ,gjithmonë në dije të tij.Disa nga këta zyrtar presin procesin gjygjsor ,për shkak të shkeljeve të bëra me urdhër të tij.E gjithë Komuna e di që të gjitha ndryshimet janë bërë dhe bëhen pikërisht nga ky kryetar,duke i rrezikuar zyrtarët komunal.
• Është ky kryetar që favorizon njerzitë e afërt të tijë duke i dhënë tender qindra mijëra euro më shtrenjët se ofertuesit tjerë(rasti shesh*t të qytetit dy herë ,e shumë raste tjera),ndërkohë që shumë shpesh thirret në atë se ligji i prokurimit i detyron t'ia j*pin ofertuesit me çmimin më të ulët.Në këto raste bëhen prejashtime!
• Është ky kryetar që shkel vazhdimisht vendimet e Asamblesë Komunale, duke devijuar investimet kapitale për përfitime politike.Me këtë ai shkel mbi dinjitetin e asambleistëve pa kurrëfar turpi.
• Është ky kryetar që në administratën e tij hartohen paramasa skandaloze,pa asnjë projekt, me vetëm një faqe, dhe ku sasitë janë jashtë çdo norme.
• Është ky kryetar që nën menaxhimin e tij kualiteti i punimeve ka degraduar tmerrsisht,ku punët kryhen shkel e shko dhe vend e pa vend.
• Është ky kryetar që deklaron se nuk di çka nënshkruan(Unë nuk shkruaj ,po nënshkruaj)!
• Është ky kryetar që thotë se unë jam më Rugovist se shumë të tjerë ,ndërkohë pengon projektin e vendosjes së shtatorës së Presidentit Rugova në sheshin e qytetit që mban emrin e tij.
• Është ky kryetar që mashtron edhe artistët ,si me rastin e vendimit për teatrin e qytetit,duke vërë në pozite te palakmueshme edhe asambleistët,ndonse e dinte mirë që ishte në kundershtim me ligjin.
• Është ky kryetar që shtron oborre dhe rrugë private me parat e qytetarëve ,sikur të ishin parat e tija,e në këtë mënyrë i blenë voten e tyre,me parat e tyre.
Ka edhe shumë arsye tjera që argumentojnë epitetin e "ujkut me lëkur qengji" të këtij kryetari.
Fatkeqsisht për të kamufluar natyrën e ujkut ndihmesë të madhe i bëjnë edhe portalet e disa media që në vend të plasimit të vërtetës, që në fakt do të duhej tē ishte misioni i tyre,ato kanë sh*tur shpirtin për një grusht lekē.
Për natyrën e vërtetë të tij e dijnë edhe shumë bashkëpunëtor të tij ,por që se kuptoj për cilat arsye heshtin.
Ne e dijmë qe ju e dini,thuajeni atë që e ndjeni,sa nuk është bërë vonë.
Padrejtësi bënë edhe atēherë kur nuk bënë asgjë" thotë një fjalë e urtë.
Që është mjeshtër i mashrimit dhe kamuflimit nuk ka dyshim.
Qytetarëve punëtor të komunës tonë i duhet kryetar i ndershëm,i sinqert dhe punëtor me plotë kuptimin e fjalës.
Qytetar të dashur është momenti i fundit të kuptoni se nën lëkurën e qengjit është ujku!
Është ujku,është ujku!

Mos e le pa dal!Forca BALLKANI🧡🖤
17/12/2023

Mos e le pa dal!
Forca BALLKANI🧡🖤

Mirmëngjesi!Pamje dimërore nga bjeshkët e MAÇITEVËS  🎄🌨📸 S.A
17/12/2023

Mirmëngjesi!

Pamje dimërore nga bjeshkët e MAÇITEVËS 🎄🌨

📸 S.A

🔴Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në Prizren, tre të rinj humbën jetën. 😢
17/12/2023

🔴Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në Prizren, tre të rinj humbën jetën. 😢

Me nderim të thellë kujtojmë humanistin e shquar, Rexhep Kuçi.Në 3-vjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë me respekt vizion...
16/12/2023

Me nderim të thellë kujtojmë humanistin e shquar, Rexhep Kuçi.
Në 3-vjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë me respekt vizionin dhe angazhimin e tij për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Shpirti i tij humanist mbetet i përhershëm mes nesh!

15/12/2023

Ndërrimi i motmoteve në Suharekë

💣EKSKLUZIVE: KF Suhareka hynë në garë për top sulmuesin nigerian të Trepeces Moustapha BA
15/12/2023

💣EKSKLUZIVE: KF Suhareka hynë në garë për top sulmuesin nigerian të Trepeces Moustapha BA

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Kujtim Shala, i gëzohet fitores së Dinamo Zagreb ndaj Ballkanit🤔
14/12/2023

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Kujtim Shala, i gëzohet fitores së Dinamo Zagreb ndaj Ballkanit🤔

14/12/2023

Aksident trafiku mes disa veturave në hyrje të Suharekës tek Hisari

PERSON NË KËRKIM Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor, ...
13/12/2023

PERSON NË KËRKIM


Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor, të ndodhur me datën 22.11.2023 në argjendarinë në Suharekë.

Lidhur me këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhërarresti nga organet e drejtësisë.

Personi i cili po kërkohet është Korab (Zeqir) Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319.

Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme.

Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.



Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose permes

E-mail adresës elektronike: [email protected]

Të rinjtë e LDK-së në Suharekë i dërgojnë “Dhurata” Bali MuharremajtForumi i Rinisë së LDK-së, dega në Suharekë ka zhvil...
13/12/2023

Të rinjtë e LDK-së në Suharekë i dërgojnë “Dhurata” Bali Muharremajt

Forumi i Rinisë së LDK-së, dega në Suharekë ka zhvilluar një aksion duke dekoruar njërin nga bredhat që gjendet në oborrin e Komunës.

"Për dallim nga bredhat e zakonshëm, ku mbizotërojnë dritat ndriçuese apo shiritat vezullues, ky bredh u stolis me keqpërdorimet që e karakterizojnë këtë qeverisje lokale." Ka shkrur faqja e FR-LDK-së në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Bredhi dekorativ i keqpërdorimeve!🌲

Sot, Forumi i Rinisë, ditën e filloi me homazhe te shtatorja e ish-kryetarit të komunës Ukë Bytyqi. Mandej, në mënyrë simbolike, dekoroi njërin nga bredhat që gjendet në oborrin e Komunës së Suharekës.

Për dallim nga bredhat e zakonshëm, ku mbizotërojnë dritat ndriçuese apo shiritat vezullues, ky bredh u stolis me keqpërdorimet që e karakterizojnë këtë qeverisje lokale.

Në këtë fundvit, kur ndalemi e analizojmë "punët e mira" apo "projektet e suksesshme", të këtij pushteti, shohim që ekziston një performancë jashtëzakonisht e dobët. Pra, në vend të përmirësimit së mirëqenies apo investimeve në projekte të ndryshme kapitale, ky pushtet qytetarëve i ka ofruar vetëm keqpërdorim, keqmenaxhim, nepotizëm, shkelje ligjore etj.

Në vazhdim, mund të shihni disa "dhurata" apo keqpërdorime që Kryetari i Komunës u ofroi qytetarëve gjatë këtij viti.

📝
13/12/2023

📝

11/12/2023

GRUPI ME TË CILIN PRITET TË NDESHET KOSOVA NË MUAJIN JANAR JANË;

🇽🇰 Kosova
🇩🇪Gjermania ✈️
🇨🇭Zvicëra ✈️
🇫🇷 Franca ✈️

Tag; dajen/nipin që keni me shku me vizitu...

💣EKSKLUZIVE: Mbrojtësi Kroat i KF Fushë Kosovës, Dominik Ivkic është afër transferimit në FC Suhareka.
11/12/2023

💣EKSKLUZIVE: Mbrojtësi Kroat i KF Fushë Kosovës, Dominik Ivkic është afër transferimit në FC Suhareka.

Ra nga një lartësi, i moshuari që humbi jetën në Mushtisht varroset sotGazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të rë...
11/12/2023

Ra nga një lartësi, i moshuari që humbi jetën në Mushtisht varroset sot

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të rëndë që ka ndodhur në familje Bytyqi në Mushtisht të Suharekës, ku familjari i tyre 71-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga një pemë. Vdekja e tij është cilësuar aksidentale, teksa njoftimin për ndarjen nga jeta të Riza Bytyqit e kanë dhënë tashmë edhe të afërmit.
Nga Këshilli i fshatit kanë bërë të ditur se Bytyqi do të varroset sot, në ora 14:00, te varrezat e reja.
“Këshilli i Fshatit Mushtisht në emër të banorëve të Mushtishtit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi me rastin e vdekjes së familjarit të tyre të ngushtë dhe bashkëvendasit tonë të nderuar Riza (Ali) Bytyqi.
Ceremonia e varrimit është sot, me 11.12.2023 në ora 14:00, te varrezat e reja.
U prehtë në paqe shpirti i tij!”.
Edhe nga Policia Rajonale në Prizren e kanë konfirmuar rastin.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi.”

10/12/2023

Shumë qytetarë po e presin për kontrollë në QKMF, mjeku nuk është askund

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë shumë qytetarë po presin për të marrë shërbime të ndryshme shëndetësore, por një gjë e tillë nuk iu është mundësuar, pasiqe aty mungon mjeku.

Ata po presin për të marrë shërbime të ndryshme shëndetësore, të cilat do duhej t’i merrnin me kohë.

Pritje të tilla të qytetarëve të sëmurë nëpër QKMF veçse janë bërë të zakonshme në Suharekë.

Dr.Ardian Shala, anëtar i kryesisë së re të LDK-sëArdian Shala zgjedhet anëtar i kryesisë qëndrore të LDK-së, këtë e ka ...
09/12/2023

Dr.Ardian Shala, anëtar i kryesisë së re të LDK-së

Ardian Shala zgjedhet anëtar i kryesisë qëndrore të LDK-së, këtë e ka bërë të ditur faqja e LDK-së në Suharekë përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook.

"Me propozim të kryetarit Abdixhiku e miratim të Këshillit të Përgjithshëm kryetari i degës Dr. Ardian Shala zgjedhet edhe për një mandat si anëtar i kryesisë qëndrore të LDK-së." Ka shkruar faqja e LDK-së në Suharekë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Kryetari i degës Dr. Ardian Shala zgjedhet anëtar i kryesisë qëndrore të LDK-së

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot mbajti punimet e rregullta të tij. Në kuadër të punimeve të këtij Këshilli ndër të tjera u zgjodh edhe kryesia e re e LDK-së për mandatin e ri 4 vjeqar.

Me propozim të kryetarit Abdixhiku e miratim të Këshillit të Përgjithshëm kryetari i degës Dr. Ardian Shala zgjedhet edhe për një mandat si anëtar i kryesisë qëndrore të LDK-së.

Urime dhe suksese!

Një jetë në shërbim të popullit, pensionohet Infermierja Servete SahitajSot është pensionuar Servete Sahitaj pasi ka arr...
08/12/2023

Një jetë në shërbim të popullit, pensionohet Infermierja Servete Sahitaj

Sot është pensionuar Servete Sahitaj pasi ka arritur moshën për pension. Puna e saj ka qenë mjaft fisnike dhe në ndihmë të qytetarëve, me theks të veçant banorëve të fshatit Sopijë me rrethinë.
Puna e saj e palodhshmë deri në ditën e pensionimit, kulmoi në ditën e sotme me respektin e pa shoq që treguan të gjithë miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët e saj.
Urime pensionimin Servete Sahitaj!
Pleqëri të mbarë dhe të shëndetshme!

Bali Muharremaj i kryen favore ish-bashkëpartiakut, e shpërblen me mbi 1 milion euro kontratëPushteti i Bali Muharremajt...
07/12/2023

Bali Muharremaj i kryen favore ish-bashkëpartiakut, e shpërblen me mbi 1 milion euro kontratë

Pushteti i Bali Muharremajt ka shpërblyer me kontratë në vlerë prej 1.3 milionë eurove kompaninë e ish-kryetarit të Suharekës nga radhët e AAK’së, Blerim Kuçi. Kompania “Hidroterm sh.p.k”, pronë e Kuçit u përzgjedh për ndërtimin e shesh*t të qytetit. Blerim Kuçi ishte edhe minister i Ekonomisë dhe Ambientit në qeverinë Hoti, deputet i kuvendit dhe nënkryetar i AAK’së.
Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të shesh*t ‘Brigada 123‘ në Suharekë iu dha kompanisë “Hidroterm sh.pk.“, pronë e Blerim Kuçit. Vlera totale e kësaj kontrate është 1 milion e 388 mijë e 907 euro.
Kjo kontratë ka hyrë në fuqi që nga data e nënshkrimit me 13 nëntor 2023 dhe afati i implementimit është 160 ditë.
Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, aktualisht pronarë të kompanisë figurojnë dy fëmijët e Blerim Kuçit, Genc Kuçi dhe Blertë Kuçi.
Komuna e Suharekës ia kishte dhënë tenderin kësaj kompanie edhe në vitin 2019 për “Rregullimin e rrugës brigada 123 Qendër-Suharekë –Sheshi” në vlerë prej 1 milion e 740 mijë euro.
Kompania “Hidroterm sh.p.k” nuk kishte dorëzuar ofertën më të lirë për këtë tender. Kishin qenë edhe dy oferta më të lira. Por, që ofertat më të lira komuna i kishte eliminuar nga gara.
Në maj të 2020’ës, kësaj kompanie iu dha edhe një tender tjetër për punë shtesë në vlerë 79,943 euro për “Rregullimin e rrugës brigada 123 Qendër-Suharekë –Sheshi- Punë shtesë”.

Address

Suharekë
23000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Suhareka LAJM posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share


Other News & Media Websites in Suharekë

Show All