18/07/2020
Subvencionet 2020
Të nderuar fermerë, nga 20.07.2020 fillon faza e aplikimit për pagesa direkte – subvencione për këtë vit.
Ministria e Bujqësisë afatin për aplikim e ka paraparë që të jetë deri më 14.08.2020. Sikurse edhe vitin e kaluar Komuna e Rahovecit i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ky proces të përfundojë sa më mirë për fermerët tanë.
Aplikimi do të kryhet në tre lokacione, në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec, në zyrën e Gjendjes Civile në Krushë të Madhe dhe Zyrën e Gjendjes Civile në Ratkoc.
DBPZHR ka hartuar edhe planin operativ për funksionim të këtij procesi, ka bërë edhe ndarjen e vendbanimeve për aplikim:
1. Në zyrat e DBPZHR-së, në Rahovec do të aplikojnë fermerët e këtyre vendbanimeve:
• Rahovec, Bërnjakë,
• Opterushë, Zoqisht, Retijë, Retijë e Ulët, Hoçë e Madhe, Brestoc,
• Drenoc, Senoc, Zatriq, Pastasel, Kaznik,
• Bellacërkë, Pataqan i Epërm, Pataqan i Ulët, Sapniq, Nushpall.
2. Në zyrën e Gjendjes Civile në Krushë të Madhe do të aplikojnë fermerët e këtyre vendbanimeve:
• Krushë e Madhe, Nagafc, Celinë
• Hoçë e Vogël, Xërxë
3. Në Zyrën e Gjendjes Civile në Ratkoc do të aplikojnë fermerët e këtyre vendbanimeve:
• Ratkoc, Malësi e Vogël, Gexhë, Vrajakë,Bratotin, Dejnë, Polluzhë, Baboc,
• Çifllak, Dobidol, Kramovik, Guri i Kuq, Mrasor.
Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit afati për aplikim është më i shkurtër (25 ditë kalendarike), kur kësaj i shtohet edhe reduktimi i stafit si pasojë e gjendjes së krijuar me Pandeminë COVID-19, Kryetari i Komunës z. Smajl Latifi, ka marr vendim që nga data 20.07.2020 do do të punohet me orar të zgjatur duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 18:00. Poashtu do të punohet edhe ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në ora 14:00 me të vetmin qëllim që të gjithë fermerët e komunës sonë të kenë mundësi kryerjen e aplikimit.
Duke pasur parasysh situatën e krjiuar me Pandeminë COVID-19, kërkojmë nga të gjithë fermerët që të i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, duke respektuar distancën dhe mbajtjen e maskave, në mënyrë që të ruajm shëndetin tonë.
Vërejtje:
Fermerët që nuk janë të pajisur me maska, nuk do të pranohen për të kryer shërbimin e aplikimit!