Revista Flatra

Revista Flatra Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Revista Flatra, Magazine, Rr. Rrustem Statovci, Pristina.
(13)

Një hapësirë e artit dhe kulturës, e përditshmërisë sonë dhe realitetit social, e letërsisë dhe e librit, e lindur në një periudhë ku mediat e shkruara po pësonin një rënie globale.

In memoriam Martin CamajVendit temKur te vdes , le te bahem bar Ne malet e mia ne pranvere Ne vjeshte do te bahem fare. ...
12/03/2022

In memoriam Martin Camaj

Vendit tem

Kur te vdes , le te bahem bar
Ne malet e mia ne pranvere
Ne vjeshte do te bahem fare.

Kur te vdes, le te bahem uje
E fryma eme avull
Ne fush do te bie shi.

Kur te vdes , le te bahem gur
Ne skajin e vendit tem
Te qindroj kufi.

5 Marsi, risjelle ne kujtesen tone kombetare, sakrificen, dashurine sublime te njerezve te rralle si familja Jashari. Pe...
05/03/2022

5 Marsi, risjelle ne kujtesen tone kombetare, sakrificen, dashurine sublime te njerezve te rralle si familja Jashari. Perhere mirenjohes ndaj vepres se tyre!

Në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, një homazh për të gjithë ata që nuk janë më, shembuj për ata që e çmojnë lir...
17/02/2022

Në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, një homazh për të gjithë ata që nuk janë më, shembuj për ata që e çmojnë lirinë. Një përjetësim i kujtimeve për heronjtë që mundin edhe kohën. Sepse këta janë martirë të ideve, të cilat i mbijetojnë kohës dhe hapësirës. Për gjeneratat e reja, një frymëzim për një të ardhme më të mirë! Për vajzat dhe djemtë me flatra, të cilët lartësojnë çdo ditë emrin e atdheut tonë!
Gëzuar përherë 🇽🇰

Madam Flutur...Dua Lipa
10/12/2021

Madam Flutur...Dua Lipa

"Ushtar shqiptar”. Kapele e prere pa buzë njihet si qeleshe, forma e së cilës përcaktohej kryesisht nga rajoni. Jeleku, ...
07/12/2021

"Ushtar shqiptar”. Kapele e prere pa buzë njihet si qeleshe, forma e së cilës përcaktohej kryesisht nga rajoni. Jeleku, i njohur edhe si xhamadan, zbukurohej me gërsheta të qëndisura prej mëndafshi ose pambuku. Ngjyra dhe dekorimi i saj tregonin rajonin nga vinte dhe rangun e tyre shoqëror. Viti 1910.
Ky portret eshte pjese e portreteve të emigrantëve të Ishullit Ellis SHBA, 1906-1911, qe shërbeu si stacioni më i madh i emigracionit deri në 12 milionë njerëz midis 1892 dhe 1954. Këto foto historike janë realizuar nga fotografi Augustus Sherman. I magjepsur nga origjina e ndryshme dhe prejardhja kulturore e subjekteve të tij, Sherman krijoi një seri portretesh tërheqëse, duke u ofruar shikuesve një perspektivë bindëse për këtë periudhë dinamike në historinë amerikane.

Një duartrokitje e madhe per kampionen ⭐️🇽🇰🇦🇱
06/12/2021

Një duartrokitje e madhe per kampionen ⭐️🇽🇰🇦🇱

Shkrimtarë, kritikë letrarë dhe akademikë të njohur i kanë vlerësuar si  veprat më me ndikim dhe të pakohë. Këtu ata na ...
06/12/2021

Shkrimtarë, kritikë letrarë dhe akademikë të njohur i kanë vlerësuar si veprat më me ndikim dhe të pakohë. Këtu ata na shpjegojnë përse?!
“Odiseja “ Homeri
Poema epike e Homerit e shekullit 8 para Krishtit, kryesoi listën e veprave më me ndikim në botë. Pse ishte zgjedhja e parë? Sipas shkrimtares Natalie Haynes: "se është një nga mitet themelore të kulturës perëndimore; sepse pyet se çfarë do të thotë të jesh hero; sepse ka karaktere të guximshme të grave, përveç burrave. Për shkak se është e mbushur me perëndi dhe djaj…Sepse na detyron të pyesim dhe të supozojmë se e njohim luftën e pastaj kthimin në shtëpi pas shumë kohësh.” Ndërkohë, Bethanne Patrick, redaktor i Lit Hub, zgjedh një tjetër arsye. "Unë besoj se udhëtimi i Odisesë përcaktohet si një akt individualizmi ndaj kulturës perëndimore që ka ndikuar në shumë ndryshime në botë - të mira dhe të këqija".
“Frankenstein” Mary Shelley
Eshtë "historia e botës moderne", thotë Roger Luckhurst, një "rikonfigurim i dhunshëm i jetës dhe vdekjes", sipas romancierit dhe kritikut letrar, Lev Grossman. Historia bindëse e shkencëtarit, i cili sjellë një krijesë në jetë është bërë një nga figurat më emblematike në letërsinë bashkëkohore dhe më gjerë dhe përbindëshi shërben si "metaforë përfundimtare".

“Nineteen Eighty-Four” (George Orwell, 1949)
Një roman dystopian i George Orëell-it, ishte një zgjedhje e të gjithëve. Pse? "Sepse kap një të vërtetë rreth totalitarizmit dhe historisë njerëzore", thotë kritikuesi i librit Alex Clark. Romancierja Rebecca Steinitz, komenton se si historia dhe "temat e totalitarizmit, teknologjisë dhe mbikëqyrjes janë dhe kanë qenë interesante”. Adam Thorpe, kritik dhe autor, tregon për përzierjen unike të së kaluarës dhe të ardhmes në këtë vepër të Orwellit. Të gjithë ata që zgjodhën kryeveprën e Orwellit duket se bien dakord për një gjë - predikimi i frikshëm i romanit. "Big Brother merr gjithë vëmendjen," thotë kolumnistja Nilanjana S Roy. "Por kjo është pjesa tjetër, padurimi për t'i bashkuar turmat që ajo të bindet”.

“Don Kishoti” Miguel de Cervantes
Ekzistojnë opinion se Don Kishoti i publikuar në dy vëllime, në vitin 1605 dhe 1615, është romani i parë. Terri Hong, kritik në Qendrën Aziatike-Paqësore-Amerikane, është i sigurt se Perëndimi u “themelua” me këtë pjesë letrare që nuk plaket asnjëherë. Kritikja letrare Susan Larson nga The New Orleans Advocate, ka një sqarim se pse kjo vepër I ka rezistuar kohës: “Kjo kryevepër komike ka frymëzuar shkrimtarë të panumërt dhe lexues nga tërë vendet e botës përgjatë shekujve me këmbënguljen dhe sharmin modern të protagonistit të veprës dhe shërbyesit të tij besnik.”
“Hamleti” William Shakespeare
Ndoshta është befasuese, por Shekspiri është cilësuar si një nga tre shkrimtarët më të popullarizuar në top 100 të shkrimtarëve botëror (dy të tjerët janë Virginia Woolf dhe Franz Kafka). Por është tragjedia dhe definimi i saj që e bënë kaq unike këtë vepër. “Disa nga historitë letrare janë future në botën e kulturës dhe kanë ndikuar në mënyrën sesi mendojmë për veten ,” thotë autori Adam Thorpe. Sipas poetes Elizabeth Rosner, kjo vepër zbulon njohuritë e theksuara të autorit rreth psikikës njerëzore dhe nuancës së saj esktreme. “Tema, personazhet, madje edhe vet drama është e strukturuar në atë mënyrë që vë në pah sabotimin e vetes sonë, aftësinë për të dashur dhe urryer, kreativitetin dhe shkatërrimin.”

“100 vjet vetmi” Gabriel García Márquez
Shumë prej tyre u përqendrua në atë se si kjo vepër ka ndihmuar që të krijojnë një pamje më të qartë globale. “Ishte mënyra se si bota për herë të parë e vë re Amerikën Latine”, thotë Oscar Contardo, duke iu referuar Makondos-qytetit në zemër të romanit. “Nuk ka rëndësi se a je kilian, argjentinas apo kolumbian, gjithmonë do të mbetesh një qytetar i Makondos për pjesën tjetër të botës.” “Ndryshon mundësinë e rrëfimit modern dhe I jep formë vetëdijes prej një pozicioni eurocentrik tek një pozicion më i globalizuar,”, thotë romancieri egjiptian Ahdaf Soueif. Një vepër që ndikoi botën me stilin e papërsëritshëm të autorit, që frymëzoi shkrimtarë nga e mbarë bota të gjurmojnë më shumë tek rrënjët dhe ta bëjnë atë pjesë të letërsisë botërore.

Lamtumira e Angela Merkelit, fundi i një epoke të papërsëritshme. Pragmatizmi, forca dhe kufiri i saj.... Në 16 vite të ...
03/12/2021

Lamtumira e Angela Merkelit, fundi i një epoke të papërsëritshme. Pragmatizmi, forca dhe kufiri i saj.... Në 16 vite të karakterizuara nga krizat, ajo ka forcuar ekonominë, ka modernizuar partinë dhe ka mbajtur BE-në të bashkuar.
Në një rrugë qendrore të kryeqytetit gjerman, ditët e fundit është shfaqur një tabelë e madhe, e tillë që vetëm krijimtaria e Berlinit mund ta konceptojë. Shihen dy duar në formë rombi, busti pa kokë i një gruaje me një xhaketë sportive të gjelbër dhe fjalët "Tschüss Mutti". Gjermanët largohen nga nëna e kombit, e cila për gati dy dekada i ka mbrojtur ata, duke shmangur rreziqet dhe kërcënimet, duke garantuar prosperitet dhe siguri. Dhe në atë "bye-bye" paksa ironike dhe gazmore nuk ka vetëm nostalgji dhe mirënjohje, por edhe ndjenjën se është koha për të parë përpara, për të lënë pas një epokë të lumtur, por jo më të qëndrueshme.

Historia e Fahrijes... rilindur falë një recete, nga fshati Krushë, e treguar nga filmi Zgjoi, është një histori e forcë...
01/12/2021

Historia e Fahrijes... rilindur falë një recete, nga fshati Krushë, e treguar nga filmi Zgjoi, është një histori e forcës, solidaritetit femëror dhe shpërblimit, e cila themeloi kompaninë ku ka punesuar 27 gra për prodhimin e ajvarit, salcës së pashmangshme të tavolinave ballkanike ....Duhet durim, por në Kosovë është e paimagjinueshme të përballosh stinën e ftohtë pa një qilar plot me kavanoza me ajvar. Është një traditë e transmetuar në shekuj, brez pas brezi: gjyshet, nënat dhe vajzat, çdo vit në fillim të shtatorit, angazhohen të bëjnë sa më shumë salcë për familjet, miqtë dhe fqinjët e tyre. Një mundësi për të kaluar kohë së bashku, në natyrë dhe për t'u organizuar për ardhjen e dimrit, që këtu nuk është shaka, në shumicën e muajve të ftohtë temperaturat bien nën zero dhe shpesh bie borë.

Vedova del villaggio kosovaro di Krusha, quella di Fahrije Hoti - raccontata dal film Hive - è una storia di forza, solidarietà femminile e riscatto, che è passata attraverso una cooperativa agricola che impiega 27 donne per la produzione dell'ajvar, l'immancabile salsa delle tavole balcaniche

Çdo 28 Nëntor reflekton krenari. Pasqyron identitet. Të kujton vuajtje dhe sakrifica. Shpreh besim te rrënja kombëtare. ...
27/11/2021

Çdo 28 Nëntor reflekton krenari. Pasqyron identitet. Të kujton vuajtje dhe sakrifica. Shpreh besim te rrënja kombëtare. Frymon thellësinë e ndjenjës së dëlirë të lirisë dhe shqiptarisë. Nxjerr në pah konsensusin më të madh ndër shqiptarët: kombi është mbi gjithçka! Prandaj edhe vetë festa është spontane, plot gjallëri dhe energji, ku ndërthuren këndshëm mënyra dhe modele bashkëkohore të të festuarit me ato tradicionale dhe ku tingujt kombëtarë ngjyrosin me shije dizajnet moderne të vendeve urbane, ku, pa dallim moshe, njerëzit mblidhen të respektojnë sakrificën e të parëve, shijojnë shoqërinë e njëri - tjetrit dhe i dhurojnë vetes kujtime të pashlyeshme, që janë gurët e rëndë të radhës në vetëdijen kolektive dhe përgjigjen e pyetjes "kush jam unë?".
Gëzuar nga Revista Flatra!

Address

Rr. Rrustem Statovci
Pristina
10001

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 18:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Revista Flatra posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Revista Flatra:

Videos

Share

Category

Our Story

Një hapësirë e artit dhe kulturës, e përditshmërisë sonë dhe e realitetit social, letërsisë dhe librit...

Nearby media companies


Other Magazines in Pristina

Show All

You may also like