Campus Radio

Campus Radio Radio Campus
100.7 FM

Me fat Kurban Bajrami nga Campus Radio! 🩵Tune in 100.7 FM
16/06/2024

Me fat Kurban Bajrami nga Campus Radio! 🩵

Tune in 100.7 FM

Në  , i ftuar sot ishte drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, njëherësh edhe profesori i UBT-së, Halil Bashota.Me të b...
04/06/2024

Në , i ftuar sot ishte drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, njëherësh edhe profesori i UBT-së, Halil Bashota.

Me të biseduam lidhur me kampanjën më të re të lansuar nga UBT, kampanja “Leading the Way”, kampanjë kjo e cila synon që të ndihmoj maturantët të bëjnë përzgjedhjen e duhur për studime dhe për karrierën e tyre.

Përmes “Leading the Way” – UBT dëshmon se është institucioni lider dhe më i ranguar në rajon për cilësi, shkencë, teknologji, inovacion dhe ndikim pozitiv në shoqëri, dhe me këtë rast fton të gjithë të rinjtë , për të qenë pjesë e tij.

Campus AM, çdo ditë 10:00-12:00.
Dëgjoni online:
https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/ See less

Rubrika "Teknologji" në Campus Radio, me Edonën.Tune in 100.7 FM
20/05/2024

Rubrika "Teknologji" në Campus Radio, me Edonën.

Tune in 100.7 FM

3 Maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, datuar nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashku...
03/05/2024

3 Maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, datuar nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë ditë theksohet rëndësia e lirisë së shtypit e cila është e lidhur ngushtë me lirinë e shprehjes dhe informacionit duke u konsideruar si e drejtë themelore për një shoqëri demokratike.

TUNE IN 100.7fm 🎙
https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

Rubrika "Quote of the day" në Campus Radio, me Sarandën.Tune in 100.7 FM
02/05/2024

Rubrika "Quote of the day" në Campus Radio, me Sarandën.

Tune in 100.7 FM

Rubrika "R&B" në Campus Radio, me Edonën.Tune in 100.7 FM
02/05/2024

Rubrika "R&B" në Campus Radio, me Edonën.

Tune in 100.7 FM

Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në PunëPërmes aktiviteteve të ndryshme çdo vit shënohet dita e sigurisë dhe shënd...
29/04/2024

Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Përmes aktiviteteve të ndryshme çdo vit shënohet dita e sigurisë dhe shëndetit në punë e sot në studion tonë kishim Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, profesor Visar Krelani si dhe ekspertin e fushës nga po i njëjti drejtim profesor Hazir Çadraku për të na folur rreth sigurisë dhe kushteve në vendin e punës.

Profesor Hazir Çadraku theksoi rëndësinë e kësaj dite në përgjithësi sepse sipas tij siguria në punë është kusht, përfshirë edhe shëndetin, inspektimin e pajisjeve të punës, mbajtjes së trajnimeve por që vazhdon të mbetet sfidë globale. Ai gjithashtu tha se koncepti i parandalimit duhet të jetë parësor në këtë çështje.

Ndërkaq, profesor Visar Krelani tha se kjo temë gjen vend për diskutim çdo herë, madje ai përmendi Italinë si një vend mjaft i zhvilluar krahasuar me Kosovën, ku vitin e kaluar në Itali janë regjistruar rreth 1 mijë vdekje në vendin e punës.

Që nga viti 2013, Republika e Kosovës zbaton Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ligj ky që obligon punëdhënësit dhe punëtorët për masa të sigurisë në punë.

TUNE IN 100.7fm

Campus Radio, çdo ditë 14:00-16:00
Dëgjoni online: https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

Rubrika "Travel Today" në Campus Radio, me Edonën.Tune in 100.7 FM
23/04/2024

Rubrika "Travel Today" në Campus Radio, me Edonën.

Tune in 100.7 FM

Rubrika " Retrospektive" në Campus Radio me Sarandën. 🎙Tune in 100.7 FM
23/04/2024

Rubrika " Retrospektive" në Campus Radio me Sarandën. 🎙

Tune in 100.7 FM

Rubrika "Cover Time" në Campus Radio, me Marigonën. 🎙Tune in 100.7 FM
23/04/2024

Rubrika "Cover Time" në Campus Radio, me Marigonën. 🎙

Tune in 100.7 FM

Me fat Bajrami! ✨Tune in 100.7fm 💙
10/04/2024

Me fat Bajrami! ✨

Tune in 100.7fm 💙

Edicioni i pasditës me Sarandën zhvillohet nga e hëna në të premten duke filluar nga ora 14:05 deri në orën 16:00 në kat...
09/04/2024

Edicioni i pasditës me Sarandën zhvillohet nga e hëna në të premten duke filluar nga ora 14:05 deri në orën 16:00 në katër pjesë të ndara me informacione nga më të ndryshmet. 🎙️

Gjatë kësaj periudhe keni mundësi që në pjesën e parë të emisionit të informoheni rreth ngjarjeve aktuale të fundit në nivel vendi, në pjesën e dytë rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve në UBT, ndërkaq në dy pjesët e fundit mund të dëgjoni lajmet nga kultura, showbizzi dhe teknologjia. ✨

Pjesë përbërëse e emisionit janë rubrikat retrospektiva, cover time dhe top 3 këngët e javës, duke ju përcjellur edhe muzika në sfond. 🎶

Çdo ditë pune, nga ora 14:00 deri në 16:00.

Tune in 100.7 FM

Follow us on Instagram:7fm

Programi “N’pikë t’mëngjesit” me Edonën fillon në orët e hershme, për të nisur ditën bashkë me dëgjuesit besnik të Radio...
09/04/2024

Programi “N’pikë t’mëngjesit” me Edonën fillon në orët e hershme, për të nisur ditën bashkë me dëgjuesit besnik të Radio Campus. ☀️

Gjatë dy orëve të transmetimit të drejtpërdrejtë, diskutohet për të rejat e fundit nga vendi dhe bota dhe paralajmërohet kalendari ditorë me agjendën e institucioneve kryesore të vendit.✨

Minutat e vlefshëm të programit të mëngjesit përqendrohen edhe në hulumtimet nga studiuesit e fushës së shëndetësisë, duke ju sjellë informacione për një jetesë të shëndetshme.🌻

Çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në 09:30.

Tune in 100.7 FM

Follow us on Instagram:7fm

Campus AM me Marigonën, emision me theks të veçantë në zhvillimin profesional dhe personal.☀️Përmes 120 minutave të këti...
08/04/2024

Campus AM me Marigonën, emision me theks të veçantë në zhvillimin profesional dhe personal.☀️

Përmes 120 minutave të këtij emisioni, ju mësoni më shumë për mundësitë për zhvillim në karrierë, përmes trajnimeve të ndryshme që organizohen në UBT.🥇

Gjithashtu, vëmendje Campus AM i jep edhe studimeve dhe hulumtimeve përmes të cilave kuptohen detaje interesante për të jetuarit shëndetshëm në aspektin fizik dhe psikologjik. 📚

Çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në 12:00

Tune in 100.7 FM 💙

Follow us on Instagram:7fm

Në kuadër të programit të mëngjesit, e ftuar ishte Prof. Dr. Alma Lama, dekane e Fakultetit të Gjuhës Angleze në UBT, me...
26/03/2024

Në kuadër të programit të mëngjesit, e ftuar ishte Prof. Dr. Alma Lama, dekane e Fakultetit të Gjuhës Angleze në UBT, me të cilën bashkëbiseduam për aktivitetet e rëndësishme që ky drejtim vazhdimisht realizon së bashku me stafin dhe studentët.👩🏽‍🏫

Fakulteti i Gjuhës Angleze ka mirëpritur Dr. Sc. Christopher Allen, një mësimdhënës nga Universiteti i Linnaeus në Suedi.
Gjatë dhjetë ditëve, në UBT janë organizuar një sërë aktivitetesh, përfshirë tema nga lëndët e ndryshme, punëtori të shumta dhe ligjërata me rëndësi.📚

Një nga prezentimet e Dr. Allen gjithashtu ka nxitur shkëmbimin e stafit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe inicativa të synuara në promovimin e kuptimit ndërkulturor dhe përforcimin e lidhjeve mes Universitetit Linnaeus dhe UBT - Higher Education Institution.🏫

TUNE IN 100.7fm
“N’pikë t’mëngjesit”, çdo ditë 07:30 - 09:30.
Dëgjoni online: https://www.ubt-uni.net/.../media-dhe.../ubt-radio-kampusi/

Shënohet Dita e Botërore e Ujit në UBT 💧Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, Katedra e Inxhinierisë së Ujërave...
22/03/2024

Shënohet Dita e Botërore e Ujit në UBT 💧

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, Katedra e Inxhinierisë së Ujërave ka organizuar një forum në Ditën Botërore të Ujit me temë “Ujë për Paqe”.

Për këtë ngjarje, në studio kishim Dekanin e këtij fakulteti, Prof.Dr. Visar Krelani i cili na foli për rëndësinë e ujit si burim themelor në jetesën e njeriut duke dhënë detaje nga diskutimi i sotëm.

Ai tregoi se në aktivitetin e mbajtur në Campusin inovativ të UBT-së, ishin dy panele të ndara të cilat më pas kaluan në debate të rëndësishme, ku i pranishëm ishte edhe Zëvendësministri në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, përfshirë prezencën dhe interesimin e studentëve dhe profesorëve të ndryshëm.

Dita Botërore e Ujit është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor të vitit 1992 dhe ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në vende të ndryshme të botës.

TUNE IN 100.7fm
Edicioni i pasditës, çdo ditë 14:00-16:00

Dëgjoni online:
https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

Në  , i ftuar sot ishte drejtuesi i Institutit të Ballkanologjisë në UBT, njëherësh edhe profesori i UBT-së, Blerim Cana...
20/03/2024

Në , i ftuar sot ishte drejtuesi i Institutit të Ballkanologjisë në UBT, njëherësh edhe profesori i UBT-së, Blerim Canaj.

Canaj na tregoi lidhur me aktivitetet të cilat organizon ky Insitut, i formuar rishtazi dhe që fokus ka hulumtimin dhe shkencën. Në këtë kontekst në kuadër të hulumtimit do të mblidhen persona që kanë përvojë dhe njohuri në aspektin politik dhe publicistik me qëllim kryesor ndarjen e përvojave me studentët dhe pjesëmarrësit e këtyre diskutimeve.👩‍🎓👨‍🎓

Në sesionin e parë do të jetë pjesëmarrës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, dhe do të ligjërojë rreth temës: "Germany and Kosovo - a special relationship on the path of Kosovo's integration into Euro-Atlantic structures".

📍Ngjarja mbahet nesër me datë 21.03.2024 me fillim në ora 14:30 në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan.

Ndërkaq, sipas Canaj, tutje Instituti do të organizoj edhe diskutime të tjera të hapura me personalitete të tjera, të cilat do të bëhen publike ndërkohë .

Campus AM, çdo ditë 10:00-12:00.
Dëgjoni online:
https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

Profesori Arsim Gërxhaliu emërohet kryetar i Këshillit Shkencor të Institutit të Forenzikës në UBTSpecialisti dhe njëher...
18/03/2024

Profesori Arsim Gërxhaliu emërohet kryetar i Këshillit Shkencor të Institutit të Forenzikës në UBT

Specialisti dhe njëherësh ish-Drejtori i Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ishte mysafir në edicionin e pasditës për të diskutuar rreth Institutit të Forenzikës në UBT, rreth punës shumëvjeçare në Mjekësi Ligjore dhe ndau disa nga përvojat personale.

Gjatë intervistës ai tregoi se kjo fushë ka përgjegjësi të madhe dhe ndikon drejtpërdrejt në psikologjinë dhe gjendjen emocionale të njeriut. Gjithashtu ai shpalosi detaje dhe shifra nga gërmimet që janë kryer në Serbi në lokacione të ndryshme, në të cilat prezent ishte mbi 400 herë që nga paslufta.

Në Kongreset e Mjekësisë Ligjore, Gërxhaliu përmendi disa terme që përdoren në mënyrë figurative për të shfaqur rëndësinë e hulumtimit të kësaj fushe si “Gjysma e autopsisë është vendi i ngjarjes”, “Avokat i viktimës” etj.

TUNE IN 100.7fm
Edicioni i pasditës, çdo ditë 14:00-16:00

Dëgjoni online:
https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

Aktivitetet për 8 marsin, ditën e gruas🌹 Edhe këtë vit organizohen aktivitete për nder të ditës së gruas ku në studio e ...
08/03/2024

Aktivitetet për 8 marsin, ditën e gruas🌹

Edhe këtë vit organizohen aktivitete për nder të ditës së gruas ku në studio e ftuar ishte njëra nga studentet përfaqësuese nga Fakultetit i Psikologjisë në UBT, Njomza Krasniqi e cila ka shpalosur më tepër detaje për vizitën e grave në Shoqatën “Have Hope”.

Kjo shoqatë në krye me zonjën Arnisa Osmani, merret me ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin rreth kancerit të gjirit, përkrahjen e grave të prekura, luftimin e stereotipeve gjinore ku janë të regjistruara rreth 200 gra, e që gjatë vizitës kolektivi i studentëve kanë dhuruar tortë dhe kartolina.

Njomza shtoi se si psikologe e së ardhmes thotë se dëshiron që të mbështes secilen grua për jetë, karrierë dhe vizion, duke theksuar se çdo vajzë, nënë, grua duhet që fillimisht të pranoj veten ashtu siç është dhe se ato duhet të luftojnë për ëndrrat e tyre deri në fund.

TUNE IN 100.7fm
Edicioni i pasditës, çdo ditë 14:00-16:00

Dëgjoni online:
https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

Në Ditën Ndërkombëtare të gruas, bashkëbiseduam me Ardianë Pajaziti, themeluese e KultPlus, një grua e suksesshme e cila...
08/03/2024

Në Ditën Ndërkombëtare të gruas, bashkëbiseduam me Ardianë Pajaziti, themeluese e KultPlus, një grua e suksesshme e cila ka dhënë kontribut të gjatë në fushën e medias. 📰

Ardiana na tregoi për hapat e parë të zhvillimit të KultPlus, portal i cili merret me kulturën në përgjithësi dhe i cili ka arritur të ndikojë në shoqëri. Ajo tregoi se në KultPlus angazhohen 90% e stafit femra, duke i dhënë hapësirë gruas si prioritet brenda hapësirave punuese. 📤

Ardiana uroi të gjitha gratë, duke inkurajuar ato që të vazhdojnë rrugën drejt realizimit të objektivave që kanë. 🌼

TUNE IN 100.7fm
“N’pikë t’mëngjesit”, çdo ditë 07:30 - 09:30.
Dëgjoni online: https://www.ubt-uni.net/sq/media-dhe-evente/ubt-radio-kampusi/

Ditën e 8 marsit e nisëm me Prof. Dr. Denis Çelçima, autoren e librit më të ri “Mbi Motivimin në Mësimdhënie” (Studime p...
08/03/2024

Ditën e 8 marsit e nisëm me Prof. Dr. Denis Çelçima, autoren e librit më të ri “Mbi Motivimin në Mësimdhënie” (Studime psiko-pedagogjike në ndihmë të mësuesve në sistemin arsimor Shqipëri-Kosovë). 📚

Ky libër u promovua më 7 mars, me bashkë autoren Diana Sejdiu Shala, në Ditën e Mësuesit, si dhuratë për këtë datë historike dhe për fushën më të rëndësishme të vendit, arsimin. Në libër jepet motivim për të vazhduar tutje mësimdhënien nga të gjithë ata që japin shumë për brezat e rinjë. 📖

Prof. Çelçima gjithashtu i uroi të gjitha grave festën e 8 marsit, duke theksuar që nuk ka paragjykim që mposht vullnetin për të vazhduar përpara! 🌺

TUNE IN 100.7fm
“N’pikë t’mëngjesit”, çdo ditë 07:30 - 09:30.
Dëgjoni online: https://www.ubt-uni.net/.../media-dhe.../ubt-radio-kampusi/

Zbulimi i busteve të heronjve Salë Jashari dhe Hamit Jashari në PrekazNë ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, në studio e ...
06/03/2024

Zbulimi i busteve të heronjve Salë Jashari dhe Hamit Jashari në Prekaz

Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, në studio e ftuar ishte Sala Jashari, mbesa e heronjve Salë dhe Hamit Jashari për të ndarë momente shoqëruar me emocione për zbulimin e busteve të gjyshërve të saj në hyrje të Prekazit.

Sala fillimisht foli pak për historikun e familjes Jashari, kontributin e babait dhe gjyshërve të saj, duke përmendur karakteristikat e nanës Salë si grua e fortë, e quajtur edhe Tringa e Prekazit e madje edhe grua që ka pasur njohuri për armët.

Në mesin e këtyre rrëfimeve Sala u shpreh se nana Salë ishte një nënë e cila i ka mbrojtur ushtarët deri në fishekun e fundit, dhe 26 vjet pas luftimeve tek familja Jashari u gjet arma e Salë Jasharit, e cila për vite me radhë u bëri roje ushtarëve të UÇK-së.

TUNE IN 100.7fm
Edicioni i pasditës, çdo ditë 14:00-16:00

Dëgjoni online:
https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

05/03/2024

Në datën historike 5 mars, nga Radio Campus ju flet Nusret Pllana 🇦🇱

17/02/2024

Nga Radio Campus, xhudistja Majlinda Kelmendi uron 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës 💙

Urime Dita e Pavarësisë 🇽🇰💙 TUNE IN 100.7fm
17/02/2024

Urime Dita e Pavarësisë 🇽🇰💙

TUNE IN 100.7fm

Në këtë pasditë bashkëbiseduam me njërin nga anëtarët e ekipit Tour De Friends, Jon Haziri i cili së bashku me grupin re...
16/02/2024

Në këtë pasditë bashkëbiseduam me njërin nga anëtarët e ekipit Tour De Friends, Jon Haziri i cili së bashku me grupin realizojnë vizita, udhëtime me biçikleta në destinacione të ndryshme. 🚲

Joni na tregoi se ata funksionojnë si grup tash e një vit, ku këtë vit për nder të 17 Shkurtit Ditës së Pavarësisë, do të udhëtojnë drejt Prekazit tërë ekipi, duke ftuar edhe të tjerët të iu bashkohen atyre me biçikleta.

TUNE IN 100.7fm
Edicioni i pasditës, çdo ditë 14:00-16:00

Dëgjoni online:
https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

Dita Ndërkombëtare e Radios 🎧Në edicion të pasditës e ftuar ishte Gjylie Rexha, ligjëruese e radiogazetarisë në UBT, një...
13/02/2024

Dita Ndërkombëtare e Radios 🎧

Në edicion të pasditës e ftuar ishte Gjylie Rexha, ligjëruese e radiogazetarisë në UBT, njëkohësisht gazetare e radios.

Sipas gazetarës Gjylie, kjo ditë është festë për të gjithë ata që janë pjesë e radios duke përmendur edhe moton e këtij viti nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për 13 shkurtin: “ Një shekull informues, argëtues dhe edukues”, me theks në ndikim e saj të fuqishëm në një shekull të plotë.

Gjithashtu, ajo foli edhe për mbijetesën e radios ndër vite duke theksuar se në kohën e teknologjisë së avancuar edhe radio ka pësuar transformime mirëpo asnjëherë nuk është zhdukur.

TUNE IN 100.7fm
Edicioni i pasditës, çdo ditë 14:00-16:00

Dëgjoni online:
https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

Në Ditën Ndërkombëtare të Radios, kujtojmë punën e palodhshme të të gjithë gazetarëve, moderatorëve dhe kontribut dhënës...
13/02/2024

Në Ditën Ndërkombëtare të Radios, kujtojmë punën e palodhshme të të gjithë gazetarëve, moderatorëve dhe kontribut dhënësve të cilët përmes zërit të tyre, udhëtimet i bëjnë më të shkurtra, vozitjet më atraktive dhe qasjen në informacione aktuale më të lehtë. 📻

Radio Campus, tash e nëntë vite qëndron afër dëgjuesve, duke shtrirë frekuencën në mbarë vendin dhe duke funksionuar edhe në platformat online për të gjithë dëgjuesit. Me një program të pasur, edukativ dhe argëtues, përmes frekuencës 100.7 fm përçohen informacione, muzikë, argëtim, kulturë, sport, lajme dhe emocione të shumta. 🎙️

13 shkurti është zgjedhur Dita Ndërkombëtare e Radios nga UNESCO duke e promovuar radion si mediumin dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.📡

Për të gjithë dëgjuesit besnik ndaj frekuencave 100.7 fm, falënderim të veçantë për momentet që kaloni me ne! 🫶🏼

Address

Lagjja Kalabria, Prishtinë
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Campus Radio posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Campus Radio:

Videos

Share

Category

Nearby media companies


Other Radio Stations in Pristina

Show All

You may also like