EKSPERIMENTI ME BALON
NEVOJITEN :
- Sod bikarboni
- Uthull
- Shishe e zbrazët
- Balon
Who invented the SLURPEE ?
#slurpee #WHO #invention #invented
Manovroni një zhytës thellësie
“MANOFRONI NJË ZHYTËS THELLËSIE”
Duke e manovruar, një zhytës lodër do të zhytet në një shishe me ujë dhe do të dalë sërish në sipërfaqe. Ky zhytës funksionon njësoj si një nëndetëse ose si mjete tjera që zhyten thellë në det.
Ju nevojiten :
- kapak stilolapsi plastik
- plastelinë
- një gotë me ujë
- shishe plastike e tejdukshme
Hapat :
1) Krijoni një mjet zhytës, duke ngjitur një copë të vogël plastelinë në kapakun e stilolapsit.(Nëse kapaku i stilolapsit ka ndonjë vrimë, mbulojeni me plastelinë)
2) Vendoseni zhytësin në gotën me ujë. Shtoni ose hiqni plastelinë derisa kapaku të pluskojë.
3) Mbusheni shishen deri në grykë me ujë. Futni zhytësin brenda dhe mbylleni shishen fort me kapak.(Brenda kapakut të stilolapsit është ngujuar një fluskë ajri, ajo e ndihmon të notojë.
4) Shtypni fort anët e shishes. Zhytësi shkon në fund.(Në kapakun e stilolapsit futet ujë.Fluska bëhet me e vogël dhe nuk e mban më kapakun)
5) Mos e shtypni dhe mos e shtrëngoni më anët e shishes. Tani zhytësi ngrihet përsëri lart. (Uji ikën nga kapaku.Fluska e ajrit bëhet më e madhe dhe e ndihmon kapakun të pluskojë sërish.
Provojeni e zbavitni fëmijët në këto ditë karantimi
Fryni një balon duke krijuar një gaz
Fryni një balon pa përdorur as frymën dhe as pompën. Këtë mund ta bëni duke krijuar një gaz dhe duke e futur në balon. Ky gaz quhet dioksid karboni. Është ai gazi që del në formë fluskash në ujin e gazuar ose në pijet shkumuese.
Hapat e veprimit :
1) Mbushni me uthull çerekun e një shisheje me grykë të ngushtë.
2) Me anë të hinkës(apo diqka më formë të saj),hidhni në balon sodë buke pluhur(bikarbonat sodiumi).
3) Vëreni grykën e balonit në grykën e shishes.
*kini kujdes që soda e bukës të mos dal nga balona*
4) Ngrijeni balonin, në mënyrë që soda të bjerë në shishe. Uthulla fillon të shkumëzojë dhe balona nis të fryhet ngadalë.
Kjo ndodh sepse :
Duke futur më shumë gaz në balon,trysnia e tij shtohet dhe ai zgjerohet.
Uthulla vepron(reagon)me sodën e bukës dhe lëshon fluska të gazit dioksid karboni.
Për këtë eksperiment përdorim :
- Uthull
- Sodë buke(bikarbonat sodiumi)
- Balon
- Hinkë apo diqka krijojmë në formë të saj
- Shishe me grykë të ngushtë
Provojeni edhe ju
Dhuratë lodër Unicorn
Dhuratë për Princeshat e vogla të familjes.
Si të ndërtojmë një lodër Unicorn( kali njëbrirësh)
Relaxing Time
Të interesuarit për materialin e përdorur na shkruani në inbox dhe ju informojmë ku mund ta bleni
Shpërndajeni videon nëse ju pëlqeu dhe tag nenave tjera
Peshoja e ajrit
Eksperimenti shkollor “Peshoja e Ajrit”
Ajri i ngrohte me i lehte se ajri i ftohet.
Për pyetje dhe ndihmë na shkruani në inbox