Pranvera Qerimi bashkë me nxënësit e saj vizitoi Nënën Ferdonie, një nënë shembull që ka Kosova dhe gjatë këtij takimi i dhuroi revistën "Uji", ku ka botuar poezitë kushtuar asaj.
“A nuk t’kam thanë?
A nuk t’kam thanë mos shko atje?
A nuk t’kam thanë që ty, veç unë të njoh?
A nuk t’kam thanë në këtë vend të vorfën, unë jam burimi i jetës tande?
Nëse nji ditë m’idhnohesh
Dhe merr kryet e shkon në nji vend njimijë vjet të largët
Vendi që do bashkohesh kur ki mu kthy, jam unë, a nuk ta kam thanë?
A nuk t’kam thanë mos u kënaq me këta çka duket
A nuk t’kam thanë unë jam ai që ta ka ndërtu tendën që t’ka hije ty
Unë jam ai që ta kam zbukuru e stolisun atë, a nuk t’kam thanë?
A nuk t’kam thanë që unë jam nji deti
Ti je nji peshk, a nuk t’kam thanë?
A nuk t’kam thanë mos shko në ato vende t’thata,
Unë jam deti jot i pastër, a nuk t’kam thanë?
Mos bjer’ në kurthe si zogjtë, a nuk t’kam thanë?
A nuk t’kam thanë që unë jam ai që ta ka mundësu me fluturu,
Unë jam krahu jot, a nuk t’kam thanë?
A nuk t’kam thanë që ta presin udhën,
A nuk t’kam thanë që të ftofin ty.
E unë jam zjarmi jot, unë jam ngrohtësia jote, a nuk t’kam thanë?
Të thojnë lloj-lloj gjanash, a nuk t’kam thanë?
Fiton sjellje të këqija, a nuk t’kam thanë?
E hup burimin e pavdeksisë, a nuk t’kam thanë?
Pra më hup mu, a nuk t’kam thanë?
Ma thuej, a nuk t’i kam thanë tona këto?”
-Hz.Mevlana
"Thanie të zgjedhuna nga Mesnevia"
🎤 Kosovare A. Ramadani Mehmeti
"Ki me e msu zemra jem
ki me e msu..
Qe dynjaja asht mall,
e deka vusllat.."
-Hz.Mevlana
Forca e gruas...
Gratë janë shtylla që mbajnë familjet dhe komunitetet duke dhënë kujdes dhe dashuri.
Gratë janë burimi i pandalshëm i fuqisë, mbështetjës në çdo askpekt të jetës, qoftë në fushën familjare, profesionale apo politike.
Gratë me talentet, mençurinë dhe qëndrueshmërinë e tyre mund ta ndryshojnë botën dhe të krijojnë mundësi të reja për brezat që vijnë...
Ferdane F. Sahiti- "Guxo"
E diela vlen- Pyetje dhe përgjigje rreth dhe jashtë letërsisë.
Ferdane F. Sahiti & Jonna Bajraj
Fatjoni, më i riu i revistës 'Uji'
"Punoni fort që të jeni shembull për të rinjtë",
është një thënie që nënkupton rëndësinë e angazhimit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për t'u bërë një model pozitiv për brezat e rinj.
...dhe kjo nënkupton se individët që janë të suksesshëm dhe punojnë me përkushtim, shpesh bëhen burime frymëzimi për të rinjtë që shohin te ta mundësinë për të arritur synimet e tyre.
Podcast me Jonnën- Poezi nga:
Lulzim Tafa: Sllavisha me Yugo të Kuqe
Interpretuar nga: Kosovare A. Ramadani Mehmeti